Category: Showbiz

  • E papritur! Ja ku do ta shohim Meriton Mjekiqin këtë sezon të ri televiziv

    E papritur! Ja ku do ta shohim Meriton Mjekiqin këtë sezon të ri televiziv

    Ish-banorin e ‘Big Brother VIP Albania’, Meriton Mjekiqin do ta shohim shumë shpejt në ekran. Mësohet se Meritoni do po përgatitet të sjellë në televizion programin e tij ikonik me intervista, i cili ka zbuluar jo pak talente të reja në fushën e repit. Ky emision, do të shfaqet në ekranin e ‘Top Channel’.

    Meritoni e bën prej vitesh këtë program në kanalin e tij në YouTube, por tani është koha ta shohim në ekranet shqiptare. Meritoni foli pak ditë më parë për emisionin me anë të një video në rrjetet sociale, megjithatë nuk zbuloi asnjë detaj lidhur me përgatitjet për nisjen e tij.

    Emri i tij u lakua në disa media, duke ngritur shqetësim për shëndetin e reperit pasi u aludua se ishte përfshirë në një aksident të rëndë. Duke përgenjeshtruar titujt që po qarkullonin, Meritoni tha se gëzon shëndet të plotë dhe po vijon punën për emisionin e tij që do të shfaqet në ekranin më të madh në vend.

  • Kiara Tito ka hequr nga “Portokallia” Salsano Rrapin? Aktori ‘paralajmëron’ moderatoren: Tani që më hoqe do..

    Kiara Tito ka hequr nga “Portokallia” Salsano Rrapin? Aktori ‘paralajmëron’ moderatoren: Tani që më hoqe do..

    Që kur u zbulua se Kiara Tito do të jetë moderatore e “Portokallisë”, u aludua se Salsano Rrapi nuk do të jetë më pjesë e spektaklit më të madh të humorit. Aludimet nga publiku ishin të shumta, duke nisur nga mos prania e aktorit dhe moderatorit në promon e “Portokallisë” e deri te ‘zënkat’ e Salsanos me Luiz Ejllin. Por këto thashetheme janë hedhur poshtë një ditë më parë nga Salsano dhe Kiara. Kjo e fundit ishte në një lidhje telefonike me emisionin “Ndryshe”, në Top Albania Radio, me Elona Duron dhe Rrapin.

    “Me thënë të drejtën jam habitur kur u zgjova atë mëngjes që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë ‘pse ke hequr Salsanon, ç’punë ke me Salsanon?”. U thashë ‘as vetë nuk e dija këtë gjë, edhe vetë po e shoh për herë të parë’. E konfirmoj se nuk e kam hequr Salsanon”, tha Kiara Tito.

    Ndërkohë aktori i dashur për publikun me humor ‘paralajmëron’ moderatoren se “tani që më hoqe mua mbaje mend se ç’ke për të hequr ti në “Portokalli””.

    Pjesë nga biseda:

    Elona: Më trembi lajmi, është Salsano, nuk është Salsano. Po vjen Kiara, mos ndoshta ka spostuar Salsanon. Çfarë ka ndodhur mes Kiarës dhe Salsanos?

    Salsano: Mund t’a sqarojmë këtë histori?

    Elona: Kiara Tito mirëmbrëma

    Kiara: Përshëndetje

    Salsano: Kiara pse më hoqe nga “Portokalli”?

    Kiara: Me thënë të drejtën jam habitur kur u zgjova atë mëngjes që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë ‘pse ke hequr Salsanon, ç’punë ke me Salsanon?”. U thashë ‘as vetë nuk e dija këtë gjë, edhe vetë po e shoh për herë të parë’. E konfirmoj se nuk e kam hequr Salsanon

    Salsano: Edhe para dy sezoneve ka ndodhur e njëjta gjë. Unë nuk isha në spot dhe thjesht aluduan. Por nuk e di se pse këtë vit u bë lidhja me ty, erdhe ti dhe më hoqe mua. E gjithë logjika nuk shkon, pse duhet të më hiqje ti?

    Kiara: Mbase ngaqë isha unë që mbaja portokallin, e thanë ‘ç’ne kjo këtu’.

    Elona: Thellë-thellë Kiara ti ke menduar se ardhja jote në “Portokalli” mund të ketë spostuar moderatorë, është e vërtetë?

    Kiara: Jo, kurrë, kurrë

    Salsano: E para e punës unë i duhem Kiarës. Se pastaj thanë edhe për Luizin, ka thënë hiqe atë.

    Kiara: Jo, i hedhim poshtë edhe këto zëra. Madje jam shumë e lumtur që do të prezantojmë bashkë dhe besoj se do ia dalim më së miri.

    Salsano: Kiara, tani që më hoqe mua mbaje mend se ç’ke për të hequr ti në “Portokalli”. Shpresoj t’ia kalojmë shumë mirë sepse prurjet e reja janë dhe më të mira në “Portokalli”, vjen një frymë e re. Me Nevinën do të merremi vesh shumë mirë, pavarësisht Nevina ka një sezon që ka ardhur, besoj se do të bashkëpunojmë shumë mirë dhe do të kemi një sezon të mrekullueshëm bashkë.

  • Quhet ‘e vjetër’ tani që erdhi Kiara Tito në “Portokalli”? Ja si përgjigjet Nevina Shtylla…

    Quhet ‘e vjetër’ tani që erdhi Kiara Tito në “Portokalli”? Ja si përgjigjet Nevina Shtylla…

    Po me eksperiencat e tjera televizive, si ndihet ajo në “Portokalli”?

    Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë me një prej figurave më të pëlqyera të humorit shqiptare si edhe një prej personazheve më të dashura të televizionit. Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë që do t’ju sjellë gjëndje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj.

    Në emisionin e sotëm të “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro kanë qenë të ftuar aktorët dhe moderatorët e programit më të njohur të humorit “Portokalli”. Së bashku me Salsano Rrapi dhe Nevina Shtyllën, në këtë sezon do të jetë moderatorja dhe ish-banorja e BBV2 Kiara Tito. E pyetur nga Elona se si quhet ajo tani me prezencën e Kiarës, a quhet Nevina e vjetër? Ja si përgjigjet ajo:

    Se di. Mos ma bëj mua këtë pyetje. Ku e di unë e shkreta. Si më thërrisni ju mua? (u drejtohet aktorëve)

    Aktori Erdit Asllanaj u përgjigj me shaka:

    Je shumë e re, por me eksperiencë.

    Më tej, Nevina shtoi:

    Ndihem më e pjekur, më e zgjuar.

    Po me eksperiencat e tjera televizive, si ndihet ajo në “Portokalli”?

    Është komplet tjetër gjë. Ndryshon dukshëm normalisht që në tematikën që ka, por edhe energjia që ka komplet grupi, stafi, trupa. Është tjetër gjë./TAR

  • Fillon puna për “BBVA 4”, ja si do duket shtëpia e re këtë edicion (Video)

    Fillon puna për “BBVA 4”, ja si do duket shtëpia e re këtë edicion (Video)

    Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arrin të gozhdojë para ekranit teleshikuesit. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

    Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother Vip” deri më tani me banor VIP mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta. E teksa ka kaluar vetëm pak kohë nga përfundimi i edicionit të tretë, të gjithë janë kureshtar për “BBV4”. Lajmin e shumëpritur se “BBV4” do të nisë së shpejti e ka bërë vetë me dije producentja e “Big Brother”, Sara Hoxha, në një formë krejt të veçantë.

    Puna ka filluar dhe duket se tashmë po përfundojnë projektimet e shtepisë së re, e cila duket se do të ketë shumë ndryshime nga ajo e kaluara, ku dhe arrijmë të shohim pak nga fotot e publikuara një pjesë të shtëpisë.

    Shumë pikëpyetje dhe kureshtja e publikut është e madhe. Sa ndryshe do të jetë këtë vit edicioni i ri? Kush do të jenë banorët e rinj? A do të jenë përsëri Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj opinionistë? A do të jetë përsëri Ledion Liço moderatori i këtij reality show? Për përgjigjet e këtyre dhe shumë të tjera na mbetet vetëm të presim për të zbuluar më tepër…

  • Ronela Hajati, thotë se i njeh disa shqiptarë që kanë bërë veprime të njëjta si skandali i Diddy-t

    Ronela Hajati, thotë se i njeh disa shqiptarë që kanë bërë veprime të njëjta si skandali i Diddy-t

    Ronela Hajati ka trazuar edhe njëherë rrjetin me një Instastory ku pëAjo ka thënë se njeh disa shqiptar që janë sinonim i P.Diddyt.

    Dhe me këtë supozohet se edhe në shqipri ka festa të çmendura mes këngëtarësh ku ka drogë,orgji,dhunë,përdhunime dhe homoseksualitet mes tyre?

    Sepse Diddy për këto akuza është pas hekurave’I kam ca emra shqiposh, sinonim të atyre të P.Diddy’’, ka shkruar Ronela ne Instatory.

    Përmend skandalin që ka pushtuar botën rreth reperit P-Diddy.

  • “Kurrë s’kam pasur dëshirë të kem fëmijë”/ Këngëtari i njohur flet për vendimin për të mos u bërë baba

    “Kurrë s’kam pasur dëshirë të kem fëmijë”/ Këngëtari i njohur flet për vendimin për të mos u bërë baba

    “Kurrë s’kam pasur dëshirë të kem fëmijë”/ Këngëtari i njohur flet për vendimin për të mos u bërë baba
    Armend Rexhepagiqi dhe bashkëshortja e tij, Aida Baraku, prej 41 vitesh po shijojnë dashurinë e tyre. Por, çifti i këngëtarëve kanë vendosur që të mos bëhen prindër. Artisti, në një intervistë së fundmi, ka ka rrëfyer se nuk ka pasur kurrë dëshirë që të ketë fëmijë, ashtu edhe si bashkëshortja e tij.

    “Jo, kurrë nuk kam pasur dëshirë që të kem fëmijë”, tha Armend Rexhepagiqi.Këngëtari tregoi se ky ishte një vendim i dyanshëm dhe se nuk është bërë pishman, I pyetur në lidhje me arsyen, Armend Rexhepagiqi u shpreh se “kënaqem me fëmijët e tjerë, i dua shumë, kam mnjerëz në familje që kan fëmijë të vegjël, por me veten nuk e kam ndier shumë”.

    “Sepse nuk e kam pasur dhe nëse filloj ta shtjelloj, më duket se filloj të arsyetoj dhe justifikohem prandaj mendoj thjesht që mjafton vetëm që nuk ka ekzistuar dëshira as nga ana ime, as nga ana e bashkëshortes që të kemi fëmijë dhe ndoshta në shoqërinë tonë kjo është temë tabu, jam i sigurt për këtë, por ka qenë vendimi ynë i dyanshëm të cilin e kemi ndier dhe e kemi respektuar vendimin që kemi pasur.

    Sot nuk jam bërë pishman, jo sepse dua të pohoj që kam bërë, përkundrazi, kënaqem me fëmijët e tjerë, i dua shumë, kam njerëz në familje të cilët i kam shumë të afërt me të cilët kam fëmijë të vegjël ose krijoj raporte mirë, por me veten nuk e kam ndier shumë dhe unë mendoj që kjo është një e drejtë e njerëzve që të ndiejnë dhe mendoj se kjo është e rëndësishme edhe te femrat se në njëfarë mënyre automatike kuptohet që çdo femër duhet të ketë instikt amënor dhe ndoshta edhe mashkulli atë të babait, nuk është kështu.

    Unë të paktën e njoh veten, e kam ndier këtë dhe nuk jam handikap, nuk kam nevojë të justifikohem dhe në shoqërinë tonë nuk kam folur, i kam lënë njerëzit të kuptojnë çfarë të duan sepse nuk më ka lënduar fakti që nuk kam fëmijë. Artisti shtoi se ka ndier gjithnjë lirinë për të zgjedhur edhe nga prindërit e tij. Ata s’e kanë pyetur kurrë çiftin pse nuk kanë fëmijë dhe as nuk u kanë bërë presion për të pasur një”, tha ai.

  • Ervin Salianji kërkesë Gjykatës së Lartë për pezullimin e dënimit me burg

    Ervin Salianji kërkesë Gjykatës së Lartë për pezullimin e dënimit me burg

    TIRANË- Deputeti i PD,Ervin Salianji, ka kërkuar pezullimin e dënimit me burg.

    Mësohet se, Salianji, me anë të avokatëve të tij, i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Lartë, për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit.

    Në kërkesë thuhet se ai i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg ose ta shtyjë atë me 3 muaj. Më tej, në kërkesë thuhet se ky vendim ka pasoja shumë të rënda për të dënuarin, pasi ekzekutimi i menjëhershëm i këtij vendimit sjell mbarimin e mandatit të deputetit.

    Kërkesa drejtuar GJL-së:

    I nderuar Z. Kryetar, Të nderuar anëtarë të trupit gjykues, Kërkuesi Ervin Salianji është aktualisht deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ne datën 14.05.2018, rreth orës 11:30, në një konferencë për shtyp të organizuar në selinë e Partisë Demokratike, është publikuar një material audio, ku sipas njërit nga personazhet e regjistrimit (që është edhe i pandehur në këtë gjykim) në të paraqiteshin të dhëna mbi aktivitetin kriminal të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm të kohës). Publikimi është bërë nga deputetet Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, si dhe funksionari i PD-se në atë kohë, shtetasi Gazment Bardhi. Në këtë material paraqitej regjistrimi ambiental i zërit dhe i transkriptuar, i një personi të cilësuar si “Bashkëpunëtori X”, i cili kryente një bisedë telefonike në një automjet në ecje, me një person tjetër, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj. Më tej, së bashku edhe me komentet me shkrim, vazhdohet me një regjistrim “audio” të një bisede ambientale që paraqitet si e zhvilluar midis personit të cilësuar “Bashkëpunëtori X” dhe shtetasit Agron Xhafaj, tek lokali i këtij të fundit në qytetin e Vlorës.

    Pas këtij momenti, në datën 15.05.2018, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 3852, për veprën penale të “Kallëzimit të rremë”, parashikuar nga neni 305 i K.Penal. Regjistrimi i këtij procedimi penal, është kryer mbi bazën e kallëzimit të bërë më datë 14.05.2018, nga shtetasi (kallëzuesi) Geron (Agron) Xhafaj, ndaj shtetasve Ervin Salianji, Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj. Po ashtu, në datën 17.05.2018, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda regjistroi procedimin penal nr. 95, për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i K.Penal, Regjistrimi i këtij procedimi, u bë bazuar në denoncimin e kryer nga selia e Partisë Demokratike në datë 14.05.2018. Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka paraqitur pranë Gjykatë së Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkesën për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Albert Veliu i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Kallëzimi i rremë i kryer në bashkëpunim” të parashikuara nga nenet 297, 305 e 25 të K.Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzimi i rremë i kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal.

    GJYKIMI NË GJYKATËN E SHKALLËS SË PARË Gjykimi në gjykatën e shkallës së parë u zhvilluar nën ritin e gjykimit të zakonshëm. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 2900, date 18.12.2019 ka vendosur: – “1.Të deklarojë fajtor të pandehurin Albert Veliu për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe në bazë të nenit 297 te Kodit Penal, e dënon me 10 (dhjete) muaj burgim. – Të deklarojë fajtor të pandehurin Albert Veliu për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 te Kodit Penal, e dënon me 2 (dy) vjet e 10 (dhjete) muaj burgim. – Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, ne bashkim te dënimeve, dënimin e te pandehurit Albert Veliu me 3 (tre) vjet e 5 (pese) muaj burgim. – Afati i vuajtjes së dënimit për të pandehurin Albert Veliu fillon nga dita e kapjes së tij pasi ky vendim te marr forme te prere. – Vuajtja e dënimit për të pandehurin Albert Veliu, do kryhet në një nga burgjet e sigurise së zakonshme. – 2. Të deklaroje fajtor të pandehurin Fredi Alizoti për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 te Kodit Penal, e dënon me 2 (dy) vjet burgim. – Afati i vuajtjes së dënimit për të pandehurin Fredi Alizoti fillon nga data e masës shtrënguese personale “Arrest në burg”. – Vuajtja e dënimit për të pandehurin Fredi Alizoti, do kryhet në një nga burgjet e sigurise së zakonshme. – 3.Të deklaroje fajtor të pandehurin Jetmir Olldashi për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 te Kodit Penal, e dënon me 6 (gjashte) muaj burgim. – Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, të pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim dhe zëvendësimin e tij, me detyrimin e të pandehurit Jetmir Olldashi për të kryer 100 (njeqind) orë pune në interes publik. – Detyrohet i pandehuri te mbaje kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës të vendbanimit te tij. – Heqjen e masës se sigurimit “Detyrim për paraqitje ne policinë gjyqësore” te parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhënë me vendimin Nr. 2103 Regj.Them datë 12.11.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tirane. – 4.Të deklaroje fajtor të pandehurin Ervin Salianji për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 te K.Penal, e dënon me 1(një) vit burgim. – Vuajtja e dënimit për te pandehurin Ervin Salianji, fillon nga dita qe ky vendim merr forme te prere. – Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervin Salianji, do kryhet në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme. – Provat materiale të sekuestruar bazuar në nenin 190, pika 1, gërma “ç”, të K.Pr.Penale, konkretisht: – 1.Një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr. IMEI 356456094429945, kartë SIM 0685579637 – 2.Një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr. IMEI 35504904136882, kartë SIM 0676494091, t’i kthehen të pandehurit Fredi Alizoti. – Shpenzimet procedurale të fazës së hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore, jane në ngarkim të të pandehurve në mënyre solidare. – Kundër vendimit mund të bëhet ankim nga palët brenda 15(pesëmbëdhjetë) ditëve ne Gjykatën e Apelit Tirane duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi. Një kopje e këtij vendimi t’’i komunikohet përfaqësuesve te viktimës. – U shpall në Tirane, sot më datë 18.12.2019.” Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim i pandehuri Ervin Salianji, i cili ka kërkuar “Ndryshimin e vendimit penal nr. 2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë dhe deklarimin e tij të pafajshëm”.

    Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi më 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

  • Pas divorcit, Xhensila Myrtezaj gjen qetësi, lumturi dhe mbrojtje pranë këtij personi

    Pas divorcit, Xhensila Myrtezaj gjen qetësi, lumturi dhe mbrojtje pranë këtij personi

    Xhensila Myrtezaj kohës së fundit është një nga emrat me të lakuar në mediat rozë. Ajo pas ndarjes me Besin kohën e lira çdo herë e kalon me fëmijët e saj Ajken dhe Amen.

    Xhensila ka ndarë një foto ku shihet dora e djalit të saj, andaj shprehet se “Dora jote e vogël, mburojë për shpirtin tim”.

    Ndryshe dite me parë janë dal pamje teksa këngëtarja dhe Besi shihen në gjykatë për t’i dhenë fund martesës së tyre disa vjeçare.

  • Më i dashuruar se kurrë, Olsi dhe partnerja e tij e re shkëmbejnë puthje në publik

    Më i dashuruar se kurrë, Olsi dhe partnerja e tij e re shkëmbejnë puthje në publik

    Aktori i njohur Olsi Bylyku ka konfirmuar prej disa muajsh lidhjen e tij të re dashurie pas ndarjes nga Egli Tako, por ka zgjedhur të mbajë identitetin e partneres së tij të re në hije për një kohë të gjatë.

    Sidoqoftë, spekulimet kanë nisur kur u zbulua se ai është në një marrëdhënie me gazetaren Denada Lura, e cila ka treguar mbështetje të fortë për të gjatë periudhës së tij të vështirë, sidomos pas hatërmbetjeve të tij me “Top Channel” për shkak të aventurës në Big Brother VIP.

    Sot, Olsi ka ndarë me ndjekësit një foto romantike, e cila e tregon atë duke u puthur pasionant me Denadën, duke shtuar një dimension të ri marrëdhënies së tyre.

    Ky moment i ëmbël ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe fansave, duke konfirmuar se dashuria e tyre është më e fortë se kurrë.

    Denada, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe prezencën e saj karizmatike, duket se ka sjellë një erë të freskët në jetën e Olsit. Ndjekësit janë të emocionuar për këtë çift të ri dhe kanë filluar të spekulojnë për planet e tyre të ardhshme së bashku. Një dashuri që po lulëzon publikisht, Olsi dhe Denada duken të lumtur dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, duke lënë prapa të kaluarën dhe duke shijuar momentet e bukura që ofron jeta..

  • Ronela Hajati lëshon ‘b*mbën’: I kam disa EMRA shqiptarësh, sinonim të Diddy

    Ronela Hajati lëshon ‘b*mbën’: I kam disa EMRA shqiptarësh, sinonim të Diddy

    Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka trazuar rrjetin me një Instastory ku përmend skandalin që ka pushtuar botën rreth reperit P-Diddy. Ajo shkruan se njeh disa shqiptare që janë sinonim i Diddy.

    ’I kam ca emra shqiposh, sinonim të atyre të P.Diddy’’, ka shkruar Ronela në Instastory.
    Pra, me këtë nënkuptohet se edhe në Shqipëri ka personazhe të njohur e me pushtet, që kanë kryer skandale si ai i reperit Diddy.

    Ky i fundit ndodhet pas hekurave, pasi akuzohet nga shumë burra dhe gra për trafik seksual, abuzim, sulm seksual dhe përdhunim. Diddy, organizonte festa orgjish, të ashtuquajturat Freak Offs, me vajza të mitura dhe drogë. Skenari mbizotërues deri tani është se festat e mëdha që ai organizoi, të quajtura edhe White Parties, kishin një listë të madhe të ftuarish, nga të cilët një rreth shumë më i vogël e ndoqi atë më vonë në mbrëmje në Freak Offs.

    Emrat e të famshmëve që kanë qenë të lidhur me White Party-t e tij (pa u sqaruar nëse disa kanë marrë pjesë edhe në Freak Offs, disa e kanë mohuar tashmë) janë Beyoncé, Justin Bieber, Jennifer Lopez (e cila ishte edhe partnerja e Diddy-t), Leonardo DiCaprio, Ashton Kutcher, Paris Hilton, Howard Stern, Kim Kardashian, Russell Brand, Mariah Carey, Russell Simmons, Megan Fox, Kelly Osbourne, Aretha Franklin, Martha Stewart, Tommy Lee, Pamela Anderson, Regis Philbin, Vera Wang.