Category: Showbiz

  • “Bodyguard-i” i Dua Lipës i hedh telefonin nga duart fanses (VIDEO VIRALE)

    “Bodyguard-i” i Dua Lipës i hedh telefonin nga duart fanses (VIDEO VIRALE)

    Roja i sigurisë së Dua Lipës është vënë në qendër të vëmendjes pas një incidenti me fansen e yllit shqiptar. Lipa ndodhet në Paris me të dashurin e saj aktorin 34-vjeçar Callum Turner ku po shijojnë disa ditë pushimi

    Në një moment teksa dyshja dalin nga makina, një fanse i afrohet me nxitim Duas dhe në dorë mbante telefonin e saj, në insistim për t’i shkrepur foto.

    Megjithatë përpjekjet e saj dështuan kur roja i sigurisë e shtyu fansen duke i rrëzuar telefonin nga dora. Momenti është filmuar në kamera, ku shumica e fansave i kanë dhënë të drejtë “bodyguard-it” të Duas në këtë rast, por disa të tjerë e kanë cilësuar të tepër kundërpërgjigjen e tij.

  • Rikja zbulon sekretin e produksionit, tregon veprimin befasues që ka bërë(Video)

    Rikja zbulon sekretin e produksionit, tregon veprimin befasues që ka bërë(Video)

    Aludimet se banorët e BBV3 ,nuk janë plotësisht të izoluar nga të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një video virale qarkulloi në rrjet, ku Ilnisa i tregonte Meritonit që gjatë natës nuk kishte qenë në shtëpi.

    Videoja hodhi dyshime të forta mbi rregullat e BBV, ku banorët duhet të jenë të izoluar, pa pasur kontakt me askënd dhe asgjë jashtë mureve të shtëpisë. Por shpeshherë kanë qenë vetë banorët të cilët e kanë pranuar se komunikojnë me familjarët jashtë kamerave.

    Në një bisedë të zhvilluar mes Rikes, Rozës dhe Julit pranë pishinës, Rikja iu ka treguar atyre se ka dashur të largohet nga shtëpia pas zënkës me Meritonin, por ka qenë mamaja dhe motra e saj që e kanë bindur të mos e bëjë.

    Por ky takim mes tyre nuk ka ndodhur në asnjë Prime deri sot dhe nuk është transmetuar askund, duke hedhur dyshime se ato mund të jenë takuar me kamera të fikura.

  • Albano i revoltuar i bën apel fermerëve për grevë urie(Video)

    Albano i revoltuar i bën apel fermerëve për grevë urie(Video)

    Fermerët më të njohur në vend janë ngritur të mërzitur pasi skuadra e Albanos ka humbur sfidën.

    Sipas urdhrit të Agait grupi humbës ai blu duhet të pastrojë gjithë bajgat e kafshëve.

    Aktori Albano Bogdo duket se e ka marrë me sportivitet dhe e ka kthyer me humor duke i propozuar fermerëve të bëjnë grevë urie.

    “Hajde të hajmë tashi shpejt e shpejt të mbushim barkun me bukë e pastaj dalim në protest”, ka thënë në notat e humorit Albano.

    Për më tepër ndiqni videon:

  • “Të dua shumë!”/ Pas sherrit me njëri-tjetrin, Egla puthet me Meritonin në BBV: O vdiqa, u kënaqa… Ja reagimi i Ilnisës

    “Të dua shumë!”/ Pas sherrit me njëri-tjetrin, Egla puthet me Meritonin në BBV: O vdiqa, u kënaqa… Ja reagimi i Ilnisës

    Aktorja Egla Ceno, ka shkëmbyer një puthje në faqe me moderatorin Meriton Mjekiqi në shtëpinë e “BBVIP”, në sy të të dashurës së këtij të fundit, Ilnisa Agolli, edhe pse mes tyre këto ditë ka pasur përplasje dhe debate të ashpra.

    Ka qenë Meritoni i cili ka ngacmuar Eglën, duke i thënë “a më don mua? Pse s’më puth?”.

    Egla i është përgjigjur me ironi se do shumë, ndërsa i është afruar dhe e ka puthur në faqe.

    Veprimi i dyshes nuk i ka pëlqyer aspak Ilnisës, e cila teksa lante enët, i ka parë shtrembër.

    Egla: Po more hajde (Egla puth Meritonin në faqe)

    Meritoni: O vdiqa, u kënaqa… Unë nuk e putha, Egla më puthi.

    Kujtojmë se Egla dhe Meritoni janë përplasur ashpër me njëri-tjtrin pak ditë më parë, pasi ky i fundit iu drejtua me fjalën “teta”.

    Aktorja iu është kundërpërgjigjur duke e trajtuar si fëmijë dhe duke e “përkëdhelur në fytyrë”, gjest që nuk është mirëpritur nga Meriton Mjekiqi i cili i ka kërkuar disa herë që të mos e prekë me dorë në fytyrë.

    “Je bebush se ne kështu i drejtohemi fëmijëve. O zemra e tetës ti, je fëmijë dhe unë po të bëj një xhest koenfidencial”, u shpreh aktorja, duke iu drejtuar: “Thuaji mamit të të japë i çikë c*cë”, referuar gazetares Ilnisa Agolli.

  • Debat i fortë në “Big Brother”: Egla spërkat me ujë Ilnisën, ajo i derdh çajin(Video)

    Debat i fortë në “Big Brother”: Egla spërkat me ujë Ilnisën, ajo i derdh çajin(Video)

    Situata e tensionuar mes Eglës dhe Ilnisës, nuk ka munguar as mbrëmë në kuzhinë. Teksa Ilnisa ka qenë duke gatuar atje, Egla ka shkuar për të mbushur ujë në lavaman dhe Ilinisa nuk e ka lejuar atë të përdorë çezmën.

    Ilnisa: “Kur të mbaroj unë, mos i fut duart këtu”.

    Egla: “Kam nevojë për ujin”.

    Meriton: “Mos provoko, ma jep mua ta mbush ujin”.

    Ndërkohë që Egla ka tentuar të mbushë ujin me forcë, Ilnisa e ka pickuar.

    “Mos më prek mi budallaqe, mos më picko mua.

    Ta thërrasim Riken? Ordinere”.

    Pasi situata mes dy banoreve, ka agravuar në ofendime, Meritoni ka hyrë në mes të tyre për t’i ndarë.

    Egla filloi ta spërkasë Ilnisën me ujë, ndërsa kjo e fundit i merr xhezven e çajit që Egla mbushi me ujë dhe e derdh.

    Meriton: “Mos bëni lojë fëmijësh”.

    Egla: “Largohu kur afrohem unë këtu”.

    Ilnisa: “Merre tjetrën”.

    Egla: “Ti je histerike”.

    Meriton: “Definitivisht Egla je shumë e keqe. Mënyra si sillesh, si provokon, mos bëj kështu”.

    Kujtojmë se, Ilnisa dhe Egla, kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën para pak ditësh, ku Egla i përmendi emrin e vajzës Ilnisës.

  • “Kam bërë s*ks për herë të parë në moshën 35-vjeçare”- Aktorja e famshme rrëfen humbjen e v*rgjërisë: S’keni nevojë të nxitoheni

    “Kam bërë s*ks për herë të parë në moshën 35-vjeçare”- Aktorja e famshme rrëfen humbjen e v*rgjërisë: S’keni nevojë të nxitoheni

    Aktorja e famshme, Rebel Wilson ka folur për humbjen e virgjërisë teksa ka treguar se ka kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë në moshën 35-vjeçare.

    Rebel Wilson rrëfeu se kur ia përmendin këtë temë i vinte turp, teksa shtoi se ka gënjyer një miken e saj duke i thënë që e kishte humbur virgjërinë në moshën 23-vjeçare.

    “Thjesht për të shmangur pyetjet”, u shpreh ajo.

    Wilson foli më pas se si duhet të normalizohet të qenit aktiv seksualisht më vonë në jetë, në mënyrë që të rinjtë të mos “ndjejnë presion”. “Njerëzit mund të presin derisa të jenë gati ose të presin derisa të bëhen pak më të pjekur,” tha ajo. “Normalisht unë largohesha nga dhoma kur po hapej kjo bisedë. Njerëzit thoshin ‘Në moshën 23 vjeç, është kaq vonë’.”

    Por aktorja australiane theksoi se për të kryer marrëdhënie seksuale njerëzit duhet të presin derisa të jenë gati dhe më të pjekur.

    “Njerëzit mund të presin derisa të jenë gati ose të presin derisa të jenë pak më të pjekur,” tha ajo. “Dhe unë mendoj se ky mund të jetë një mesazh pozitiv. Padyshim që nuk duhet të prisni derisa të jeni në të 30-at si unë, por nuk duhet të ndjeni presion.”

    wilson, e cila mirëpriti fëmijën e saj të parë, Royce Lillian, në vitin 2022 përmes një gruaje surrogate me stilisten e njohur Ramona Agruma, shpjegoi se “ndoshta do të kishte eksploruar më shumë seksualitetin e saj nëse do të kishte lindur 20 vjet më vonë”.

    “Unë thjesht e dija se më tërhiqnin burrat dhe kjo ishte gjëja normale. Dhe pastaj vetëm vite më vonë, nisja të kisha ndjenja për grarë” tha Ëilson.

  • Puthje e ledhatime në shtrat, Romeo dhe Heidi rikthehen në krahët e njëri-tjetrit, momentet pasionante të çiftit

    Puthje e ledhatime në shtrat, Romeo dhe Heidi rikthehen në krahët e njëri-tjetrit, momentet pasionante të çiftit

    Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi janë rikthyer sërish me njëri-tjetrin. Çifi, që i dhanë fund romancës vetëm disa javë pasi u lidhën, duket se kanë sheshuar mosmarrëveshjet mes tyre.

    Aktori dhe banorja e BBV kanë kaluar momente intime në krevat teksa shkëmbyen puthje pasionate.

    Të dy po qëndronin duke biseduar në krevate e tyre, kur Heidi iu është drejtuar aktorit: “Hajde më puth i çikë”.

    “Çfarë do?”, iu e pyeti aktori dhe ajo iu përgjigj: “Një puthje”. Ndërsa Romeo u afrua drejt saj duke shkëmbyer puthje në buzë.

  • Plas keq në BBV, i përmendi vajzën, Ilnisa përplaset ashpër me Eglën

    Plas keq në BBV, i përmendi vajzën, Ilnisa përplaset ashpër me Eglën

    Një përplasje ka ndodhur mes Ilnisës dhe Eglës ku kjo e fundit i ka përmendur vajzën gazetares.

    A të dukem si Anaisi? Ishte pyetja e cila ka nervozuar tepër Ilnisen e cila i është afruar me tone kërcënuese. Ka qenë Meritoni ai i cili është përpjekur që ti qetësoj duke i thënë partneres së tij se nuk i takonte të futej në debat.

    Një pjesë nga biseda:

    Ilnisa: Jo nuk më dukesh si Anaisi

    Ilnisa: Për çfarë ma zë vajzën në gojë

    Ilnisa: Shpresoj që nëna dhe vëllezërit e tu të jenë krenar për motrën që kanë

    Meritoni: Mos bjer në nivelin e saj ec këndej, nuk të takonte të futeshe

  • Romeo i kërkon Heidit të dalin nga shtëpia, ajo pranon! (Video)

    Romeo i kërkon Heidit të dalin nga shtëpia, ajo pranon! (Video)

    Në prime e të martës u diskutua sërish ndarja e Heidit dhe Romeos.

    Ky i fundit i tha Heidit me shaka “a ikim zemra?” dhe ajo iu përgjigj “ikim… jo bëj shaka. Unë jam lojtare”.

    E teksa po e diskutonin këtë moment me banorët e tjerë pas përfundimit të prime, Romeo ia propozoi sërish si ide Heidit.

    Heidi pranoi dhe të dy të kapur dorë për dore u nisen për të dalë nga dera kryesore e shtëpisë.

    Kur Romeo provoi që të hapte derën, ajo ishte e mbyllur.

  • PAMJET / Heidi dhe Romeo kapen në momente intime, modelja i ulet në prehër dhe bën lëvizje provokuese

    PAMJET / Heidi dhe Romeo kapen në momente intime, modelja i ulet në prehër dhe bën lëvizje provokuese

    Dy banorët e spektaklit televiziv “BBVA3”, Romeo dhe Heidi duket se kanë lënë pas debatet dhe kanë kaluar disa momente intime me njëri-tjetrin.

    Heidi i është ulur në prehër Romeos, teksa ai po qëndronte i vetëm në oborr, dhe për disa çaste kanë shkëmbyer puthje dhe përqafime.

    Por, teksa u pyetën nga një banore tjetër në qoftë se janë pajtuar, ata u përgjigjën të dy “jo”.