Category: Showbiz

  • Bes Kallaku konfirmon ndarjen, Xhensila bën lëmsh rrjetin me reagimin e saj(Foto)

    Bes Kallaku konfirmon ndarjen, Xhensila bën lëmsh rrjetin me reagimin e saj(Foto)

    Xhensila dhe Besi tashmë kanë zyrtarizuar ndarjen. Lajmi ka qenë kryefjalë së fundmi në mediat rozë, kjo pasi dyshja ishin një nga çiftet më simpatikë dhe shpesh në postimet e tyre në rrjete sociale shihnim një panoramë të lumtur familjare, bashkë me vajzën e tyre Ajkën dhe djalin Amen.

    Disa media raportojne se dyshja kanë nisur edhe procesin e divorcit dhe duket se po mbyllin një kapitull në jetën e tyre. Megjithatë për hir të fëmijëve, situata mes çiftit në sytë e ndjekësve apo publikut do të duket kaotike.

    Ashtu si edhe një veprim i fundit i Xhensilës që nxit spekulime për një ribashkim dhe se ndarja mund të jetë thjeshtë një fasadë për vëmendje. Ajo ka bërë “like” disa komente që janë bërë në klipin e këngës së saj më të fundit, ku fansat kërkojnë rikthim me Besin.

  • Skandal në BBV, produksioni konsideron Julian Dedën si më të shpifurin në ‘reality show’(Foto)

    Skandal në BBV, produksioni konsideron Julian Dedën si më të shpifurin në ‘reality show’(Foto)

    Faqja zyrtare e Big Brother VIP Albania poston vazhdimisht video në rrjetet sociale nga momentet e banorëve në shtëpi, teksa së fundmi në një video ku shfaqet Jul Deda ka komentuar një ndjekëse.

    “Jul Deda më i shpifuri aty”, shkruan komentuesja ndërsa veprimi i faqjes së BBV i ka habitur të gjithë.

    Komenti është pëlqyer nga vetë faqja, gjë që është vënë re menjëherë.

    Ndoshta personi që menaxhon faqjen e BBV e ka pëlqyer padashje komentin, por kaq është dashur që të nisin replikat.

  • “S’është arritje se hape këmbët”/ Dalina ironizon për debatin Ilnisa-Egla

    “S’është arritje se hape këmbët”/ Dalina ironizon për debatin Ilnisa-Egla

    Debateve në shtëpinë e “Big Brother Vip” duket se nuk i shpëtojnë askujt. Kjo për shkak se banorët kthejnë çdo situatë në gjykime personale dhe ofendime nga më të rëndat, situata të cilat nuk duken bukur në “sytë” e publikut.

    Në lidhje me debatin e fundit të zhvilluar mes dy Eglës dhe Ilnisës, ku kjo e fundit iu drejtua aktores duke i thënë: “S’ta ka dhënë Zoti mundësinë të kesh fëmijë”, ka reaguar dhe Dalina Buzi, e cila vitin e kaluar ka qenë një komentuese e rregullt e Big Brother.

    Në reagimin e saj, Dalina thekson se të bërit fëmijë nuk është arritje e për më tepër ka shumë nëna të papërgjegjshme që janë bërë me fëmijë.

    “Për mua nuk ka sens që ti të mburresh për një gjë që nuk është ndonjë arritje e madhe sepse nuk është e jashtëzakonshme të kesh fëmijë. Nuk është arritje se hape këmbët dhe bëre fëmijë. Arritje është ca zgjedhje bën në jetë, si ja del në kohë të vështira etj. Ç’janë këto shprehje ‘Të ka lënë Zoti kastile pa fëmijë’. Po sa idiotë e të paaftë ka me fëmijë. Po kjo Ilnisa, 30 e ca vjeç, gazetare, mes Tiranës, ç’i ka këto lloj argumentash. E quan dhunti që ka fëmijë dhe atë tjetrën e ka lënë Zoti pa fëmijë. Është shumë budallallëk! Të mburresh se hape këmbët dhe bëre fëmijë!”, tha Dalina.

  • “E kam të sigurt finalen”/ Ja si reaguan banorët nga deklarata e Romeos

    “E kam të sigurt finalen”/ Ja si reaguan banorët nga deklarata e Romeos

    Romeo Veshaj është shprehur i bindur se do të kapë finalen e “Big Brother VIP3”. Gjatë një bisede me Ledjona Xheladinajn, kjo e fundit e pyeti se pse e ka të sigurt këtë dhe aktori i njohur u përgjigje se “mund të luftoj më shumë”.

    “Ti po rri. Po diskutohet marrëdhënia jote që është e mbaruar. Çfarë loje po bën?”– tha Ledjona duke nënkuptuar lidhjen me Heidi Baçin, megjithëse sipas Romeos vetë gazetarja po përfiton nga kjo marrëdhënie.

    Romeo: Unë e kam të sigurt finalen

    Ledjona: Pse e ke të sigurt finalen?

    Romeo: Sepse mendoj që mund të luftoj më shum

    Ledjona: Çfarë ke luftuar ti? Ti po rri

    Ledjona: Po diskutohet marrëdhënia jote që është e mbaruar. Çfarë loje po bën?

    Ledjona: Po flet për marrëdhënien

    Romeo: Ja çfarë po të them unë dhe ti shko e flet për marrëdhënien

    Ledjona: S’po del për gjë tjetër në prime

    Romeo: Po ti çfarë po del në prime se po diskuton marrëdhënien time

    Ledjona: Ore kjo punë kështu është, të përfitojmë nga njëri-tjetri

  • Produksioni i ‘Grande Fratello Vip’ i ‘bën gjëmën’ Heidit(Video)

    Produksioni i ‘Grande Fratello Vip’ i ‘bën gjëmën’ Heidit(Video)

    Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e madhe e këtij edicioni të “Grande Fratello”, ku në muajt e parë ka qenë banore edhe Heidi Baci. Kjo e fundit u largua vetë nga reality show italian.

    Ndërkohë mbrëmë teksa u dha një klip final me disa nga momentet më të veçanta të këtij edicioni, shumë ndjekës kanë vënë re se Heidi nuk u shfaq fare.

    Videoja përmbante momente të lezetshme puthjesh, por edhe debate, keqkuptime dhe rivalitete gjatë këtyre gjashtë muajve të “Grande Fratello”.

    Disa përdorues vunë re se dy persona mungonin. Bëhet fjalë për Heidi Bacin, e cila u tërhoq nga programi për arsye familjare dhe Monia La Ferrera, e cila u transmetua shumë pak.

    Shumë fansa të reality show-t pyesnin veten pse u mor ky vendim dhe në rrjet nuk mungoi as ironia. Nuk dihet ende pse produksioni mori një vendim të tillë, por mendohet se ky veprim mund të ketë ardhur si shkak i pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP3”.

  • “S’kam fjetur kurrë me një burrë në krevat! Ishte terror”/ Ilnisa flet për jetën e saj intime pas ndarjes nga bashkëshorti

    “S’kam fjetur kurrë me një burrë në krevat! Ishte terror”/ Ilnisa flet për jetën e saj intime pas ndarjes nga bashkëshorti

    Ilnisa Agolli ka folur për jetën e saj intime pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, me të cilën ka edhe një vajzë Anaisi.

    Banorja e Big Brother Vip ka rrëfyer se prej 10 viesh nuk ka fjetur me një burrë në krevat, duke u shpreh se ishte “terror”.

    Ajo u shpreh se i kishte munguar një puthje, teksa u shpreh falenderuese që njohu Meritonin brenda shtëpisë.

    “Meritonin që zbulova këtu brenda, nuk e prisja ndonjëherë në jetë të më vinte një e mirë. E kisha ndarë mendjen, iu përkushtova punës, vajzës, qejfeve dhe netëve pa gjumë duke menduar si o Zot mbeta vetëm, si nuk gjeta një njeri që unë e dua. E çmoj shumë puthje, e kam të shenjtë dhe më paska munguar një puthje pas kaq shumë kohësh.

    Unë nuk kam fjetur me një burrë në krevat kurrë pas 10 viteve. Dhe në kishte terror, ishte të krijoja një raport intesiv dhe ta pranosh veten, e të hapësh zemrën që mund të duash një njeri në jetë”, tha Ilnisa Agolli.

  • “Sot ti më ke vr*rë!”/ Çfarë ndodhi mes çiftit? Ilnisa e zhgënjyer nga Meritoni

    “Sot ti më ke vr*rë!”/ Çfarë ndodhi mes çiftit? Ilnisa e zhgënjyer nga Meritoni

    Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, kanë kaluar një moment delikat mes tyre në “Big Brother VIP”, pas një diskutimi që kanë pasur me njëri-tjetrin.

    Gjithçka duket se ka nisur që nga një konfrontim që Meritoni ka pasur me Egla Cenon, ku ka ndërhyrë edhe Ilnisa.

    Pas kësaj situate, Meritoni i ka thënë Ilnisës të mos përfshihej se do të t’i përdorin kundër këto situata, gjë që mesa duket Ilnisën e ka prekur.

    Ajo është shprehur e zhgënjyer dhe e lënduar nga partneri i saj, i cili sipas saj ka krahasuar situatën me Eglën më raste të tjera, ku ajo nuk ka ndërhyrë.

    Ilnisa: Mua ti sot më vrave dhe më lëndove.

    Meritoni: Por jo sa u vrava unë.

    Ilnisa: Unë kam qenë gjithë ditën e mbyllur në vete.

    Meritoni: Po unë nuk kam qenë i lënduar?

    Ilnisa: Se të më krahasosh historitë, më prek, se i kam dy fjalë edhe me të tjerët…

    Meritoni: Mos u kthe tek situata, a ta kam thënë ndonjëherë pse nuk hyn në situatat e mia? A të kam thënë ndonjëherë unë që pse nuk ndërhyre për Loarin? Thjesht të dhash një mendim.

    Ilnisa: Si të guxoj unë pa guxuar ti. Mënyra krahasuese sot më lëndoi.

    Meritoni: Thjesht po te them që kujdes se sot po ta përdorin. Kujdes nga njerëzi që afron se edhe ata ta përdorin. A ki besim tek unë?

    Meritoni: Një ‘Po’ e madhe!

    Ilnisa: A duhet të jetë e madhe patjetër kur unë jam me ty?

    Meritoni: Ka një botëkuptim timin.

    Ilnisa: Po unë sot jam e mërzitur, shumë e mërzitur se nuk kam folur…

    Meritoni: Mendon ti që unë nuk jam i mërzitur? Edhe unë jam i mërzitur.

  • Debatet e forta në ‘BBV’, thumbon ‘Ferma VIP’: Nuk do lëmë nam duke pështyrë, po bëjmë garë me qytetari

    Debatet e forta në ‘BBV’, thumbon ‘Ferma VIP’: Nuk do lëmë nam duke pështyrë, po bëjmë garë me qytetari

    “Big Brother VIP” këtë vit është komentuar shumë për sherret dhe skandalet mes banorëve, por këto dy fjalë deri tani nuk njihen aspak nga banorët e “Ferma VIP”.

    Përkundrazi fermerët kanë treguar qytetari dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin.

    Megjithatë opinionistja Sonila Meço u ka thënë sot në prime se ata duhet të jenë më konkurrues ndaj njëri-tjetrit pasi nuk po sheh garë.

    Menjëherë ka ndërhyrë Albano Bogdo, i cili tha se po e bëjnë garën me qytetari e jo me skandale.
    “Ndryshe nga pritshmëritë tuaja ne po e bëjmë garën me super qytetari dhe jemi shumë të sjellshëm”, tha Albano, deklaratë e cila u duartrokit nga publiku. “Na jepni dhe sfidat më të vështira, ne prapë do e bëjmë me qytetari. Nuk do lëmë nam duke sharë e të pështyhemi”, shtoi Albano.

  • “Sa shpejt i more gradat”/ Nisin debatet e para mes fermerëve, Robertit me tone të ashpra me Xhesikën e Gledisin: Kush je ti?(Video)

    “Sa shpejt i more gradat”/ Nisin debatet e para mes fermerëve, Robertit me tone të ashpra me Xhesikën e Gledisin: Kush je ti?(Video)

    Kanë nisur përplasjet e para në Fermën Vip.

    Roberti teksa ishte i acaruar me fermerët se po ngatërronin dhomën e ndejës me atë të gjumit, është kapur me Gledisin i cili i thotë se kush je ti që bën kështu.

    Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë Xhesika e cila duket se i ka ndezur tensionet akoma më keq

    Pjesë nga debati

    Roberti: Këtu është me fjetë jo

    Roberti: Kush don me ndejt tëshkojë në dhomë të ndejës, këtu është për me fjetë.

    Gledisi: Kush je ti?

    Roberti: Agai jam

    Xhesika: Sa shpejt i more gradat mor Robert,

    Roberti: Pse përzihesh gjithmonë?

    Xhesika: Sepse nuk jemi këtu për presion

    Roberti: Kush je ti?

    Për më tepër ndiqni videon:

  • Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila: Djalin e shoh rrallë…

    Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila: Djalin e shoh rrallë…

    Aktori i humorit Bes Kallaku, i njohur tashmë edhe si Kryeplaku, konfirmoi në “Ferma VIP” ndarjen nga Xhensila Myrtezaj.

    Gjatë bisedës me fermerët, ai tregoi se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten.

    “Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë, sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Por mërzitem ndonjëhere se njeriut i ndodhin disa situata në jetë që nuk i ka pritur. Është pak e vështirë. E rëndësishme është që të jenë më mirë, të jemi falenderues se ndodh që nuk vlerësojmë ditët e mira”.

    Gjithashtu, Besi rrëfeu se marrëdhënia e tyre ishte bërë e vështirë, duke e konsideruar Xhensilën “të huaj”.

    “Jam në shtëpi me nusen e jemi të huaj. E rëndësishme është t’i kesh mirë më shëndet. Këtë vlerësoj. O Zot faleminderit!”, u shpreh ai.