Category: Showbiz

  • Roza “hakmerret” ndaj Meritonit duke i përmendur djalin se pse ky i fundit “i shau” qenin që i ka ngordhur

    Roza “hakmerret” ndaj Meritonit duke i përmendur djalin se pse ky i fundit “i shau” qenin që i ka ngordhur

    Moderatorja Roza Lati dhe producenti Meriton Mjekiqi janë përfshirë në debate të forta gjatë ditëve të fundit, ku nuk kanë munguar ofendimet dhe përmendja e situatave nga jashtë.

    Në lidhje me këtë, gjatë spektaklit të sotëm, Roza është shprehur se Meritoni e ka prekur në plagën më të madhe dhe ajo ia ka kthyer me të njëjtën monedhë.

    Nga ana tjetër, Meritoni tha se Roza ishte e para që i përmendi djalin. Ata të dy treguan se njihen që jashtë dhe kanë qenë miq.

    Roza: Debatin e kthehu Meritoni vetë. Unë personalisht nuk dua të qasem me të, por jetojmë në një shtëpi dhe për shkak të rregullave duhet të flas me të. Nuk mund të flasm e të si shok, siç kemi qenë dikur. As këtu, as jashtë.

    Jashtë jemi takuar disa herë tek studio ku ai ka emisionin e vet, unë e kam ftuar tek emisioni im, jemi takuar në plazh etj. I nijhnim historitë e njëri-tjetrit nga jashtë. Nuk po i përdorim për të avancuar në lojë këto histori.

    Kemi shoqëri të përbahskët, unë kam marrë informacione për këdo që është këtu në shtëpi. Unë e kam pyetur Meritonin për jetën e tij. Kam pasur informacion për jetën e tij.

    Meritoni: Unë en joh Rozën, di për të aq sa më ka treguar apo çfarë thuhet në media. Roza nuk e njeh familjen time. Nuk e di pse unë jam narë nga nëna e djalit apo pse unë nuk jam pjesë e jetës së djalit tim.

    Roza: Jam munduar të respektoj shoqërinë që kemi pasur. Meritoni më ka sulmuar që në fillim për t’i mbajtur anën Romeos. Unë të kap në pikën më të dobët pasi më ke sulmuar. Meritoni më ka sulmuar në pikën më të dobët. Roza Lati nuk ka fëmijë, kam vetëm nënën time dhe ata dy qenusha që i kam futur në dhe. Unë ata i kisha si fëmijë, kur të kem fëmijë do jetë ndryshe. Ai më ka sulmuar aty ku më dhemb. Shpiku gjëra për mua, sikur më ka parë se e kam dhunuar. Është tjetër gjë të thuash se e ke rrahur qenin tënd dhe tjetër të thuash që e ke goditur tek byça. Juli e ka përmendur por e ka lënë me aq kur unë i thashë mos u fut aty. Meritoni ka vazhduar dhe më ka prekur tek një plagë ende e pambyllur. Ai bën pyetje seksuale, ordinere në një orë të papërshtatshme. Unë e kam injoruar sepse nuk jam ai nivel. Janë shumë situata që janë mbledhur.

    Meritoni: Unë mendo jqë e ka bërë sepse është në nominim dhe ka interes për mua. Nominimi e ka ndryshuar. Do ishte më mirë që brenda kësaj shtëpie, të më pyesje për ndarjen, nënën e fmëijës etj. Ti vetë e fute Sashën, e riktheve vetë. Vetë ma përmende djalin. Çfarë të duhet ty se çfarë bëj unë me djalin tim? Ku më njeh ti mua? Ku e di ti çfarë kam në shpirt unë?

    Roza: Ti më përmende nënën time, më preke ku më dhemb dhe unë ta ktheva.

  • “Kam mamin me kancer”, historia e trishtë e Çiljetës (Video)

    “Kam mamin me kancer”, historia e trishtë e Çiljetës (Video)

    Këngëtarja e mirënjohur Çiljeta Xhilaga ka bërë një rrëfim prekës mbrëmjen e sotme në “Ferma Vip”. Në një bashkëbisedim me Elsa Lilën, Çili ka treguar se mami i saj vuan nga kanceri dhe aktualisht po ndjek seancat e kimioterapisë.

    Këngëtarja, e prekur, thotë se merakun më të madh e ka tek psikologjia e nënës së saj, në këtë kohë kur asaj po i bien flokët nga mjekimet.

    “Kjo e mamit ishte një shok shumë i madh. Me zotin para, ka për ta kaluar shumë shpejt. Kam merakun e flokëve, sepse është kjo procedura që po I bien flokët dhe a do e përballojë dot. I kam thënë që do i dalin prapë. I kam porositur edhe një paruke. Është në fazë kimio dhe nuk bën të marrë vitamina.

    Unë prej mamit hyra këtu, se më tha ik futu se do të shikoj 24 orë. Se unë e kisha ndarë mendjen për jo. Të gjitha takimet, me orare, me data ja kam lënë të gjitha gati. Fat i madh që kam nusen dhe çunat e xhajës në Itali se po të kishte qenë vetëm me mua nuk do ja dilnim dot. Unë më tepër isha shoqëruese psikologjike. Ikin bashkë bëjnë kimiot dhe kthehen prapë bashkë”, tha Çiljeta.

    Elsa Lila, teksa i ka shprehur mbështetjen e saj, e ka këshilluar që të kujdesen sa më shumë për psikologjinë e mamit, në këto momente dhe ta bëjnë sa më të lumtur.

    “Deri tani me sa thua ti parametrat janë shumë mirë, në këto raste, ilaçi kryesor është psikologjia. Nëse ajo është e lumtur me vajzën dhe nipin e saj…”, tha Elsa Lila.

  • “Lotët më mësuan si të jem e fortë vetë”, projekti i ri i Xhensilës dedikim për Besin? Këngëtarja: Ti je dashni e vjetër

    “Lotët më mësuan si të jem e fortë vetë”, projekti i ri i Xhensilës dedikim për Besin? Këngëtarja: Ti je dashni e vjetër

    “Lotët më mësuan si të jem e fortë vetë. A e di sa zemrën ma ke vrarë. Ike, shumë shpejt ti ike, zemrën ma le bosh. Ike, o sa kam qarë, me lot jam larë. Edhe sa dhimbje do mbajë kjo zemër, se ti je dashni e vjetër, si ty nuk shoh unë dikën tjetër.”

    Këto janë disa nga vargjet e këngës më të re të publikuar ditën e sotme nga Xhensila Myrtezaj dhe padyshim mund të themi që është një deidikim për Besin, mes thashethemeve se janë ndarë.

    Projekti i ri i këngëtares titullohet “Lotët”.

    Edhe pse çifti nuk ka bërë asnjë deklaratë punlike, prej kohësh në media po qarkullon lajmi se janë në proces divorci. Thuhet se çështja është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit. Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej kohësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

    Përveç kësaj, Xhensila dhe Besi nuk janë parë bashkë prej javësh në evente apo ambiente të përbashkëta. Madje dyshja kanë fshirë dhe fotot më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

    Kjo nuk është kriza e parë e çiftit të njohur. Edhe disa muaj më herët, u përfol për një ndarje dhe lajmin e hodhën poshtë të dy, duke u puthur në një koncert./albeu.com

  • Nga koteci i pulave, tek delet dhe derrkucat, Dionisi dhe Xhesika “takojnë” kafshët: Po bëjnë twerk, gomari është shumë i zgjuar (Video)

    Nga koteci i pulave, tek delet dhe derrkucat, Dionisi dhe Xhesika “takojnë” kafshët: Po bëjnë twerk, gomari është shumë i zgjuar (Video)

    Dijonis Biba dhe Xhesika Polo, pjesë e “Ferma VIP”, gjatë pasdites kanë bërë xhiro nëpër fermë, duke hyrë dhe dalë në çdo cep ku ndodhen kafshët.

    Duke dalë nga koteci i pulave, ata kanë shkuar edhe tek delet dhe derrkucat, ndërsa kanë pasur edhe një bashkëbisedim mjaft komik mes njëri-tjetrit.

    Dijonisi, teksa tenton të provojë aftësinë e Xhesikës në punë fshati, e pyet atë nëse ka mjelë ndonjë herë lopë. Mes humorit që e karakterizon, Biba thotë se ai kur ka qenë më i vogël ka mjelë gjithë lopët e fshatit, pasi gratë kishin frikë dhe i sillnin tek ai.

    Pjesë nga diskutimi:

    Dijonisi: Hajde të shikojmë se çfarë kemi tjetër, lopët…

    Xhesika: Jo, jo, lopët janë aty

    Dijonisi: Delet…oj dele

    Xhesika: Ku mi goca. Frikacaket e dreqit. Kjo është Panda. Shi si tundet, bën tëerk.

    Dijonisi: Po këtu mbrapa çfarë ka? Uuuu janë derkucat më duket. O derkuc. Kuci kuci. Sa qenka

    Xhesika: Sa të bukur që janë

    Dijonisi: Kështu do zihemi edhe ne për çmimin e madh

    Xhesika: Mos shkel ndonjë bajgë aman. Edhe lopët që kemi janë shumë të mëdha.

    Dijonisi: Ke mjelë lopë ndonjëherë? Unë kam mjelë gjithë lopët e fshatit, të gjitha gratë i sillnin tek mua se kishin frikë

    Dijonisi: Gomari është shumë i zgjuar, të betohem.

  • “Më ngacmoi PRONARI i një TELEVIZIONI të njohur”, Megi Pojani: Më kërkonte…, shumë i pështirë!

    “Më ngacmoi PRONARI i një TELEVIZIONI të njohur”, Megi Pojani: Më kërkonte…, shumë i pështirë!

    Rasti i denoncimit të Egla Cenos, për ngacmim seksual, duket se ka shtyrë dhe vajza të tjera të ekranit që të pranojnë ngacmimet që u janë bërë.

    Kështu moderatorja Megi Pojani, ka denoncuar ngacmimin që i është bërë nga pronari i njjë televizioni, ku kishte shkuar për intervistë pune.

    Ajo ka treguar se ai ka insistuar që të dilnin për darkë, dhe ka qënë shumë ngacmues ndaj saj.

    Gjë e cila kishte shtyrë moderatoren që të hiqte dorë nga projekti që do të shfaqte në televizionin në pronësi të tij.

    “Në momentet që kam pasur të bëj me burra, dhe kam pasur marrëdhënie me burra, ka pasur ngacmim dhe flirt, por e quaj të shëndetshëm kur nuk merr përgjigje mbrapsht, dhe nuk më pengon në punë, përveç një rasti.

    Ta them? Para pak kohësh kam bërë një intervistë në një televizion tjetër dhe më shkruan në IG pronari i televizionit, emër shumë i njohur. Unë akoma e ndjej sikur jam 15 vjeç dhe më duhet t’i respektoj dhe të jem e sjellshme ndaj një personi që ka ndërtuar disa gjëra.

    Më shkruan dhe më thotë se stafi të do shumë, intervista ishte shumë e bukur, do doja të të takoja. I thash faleminderit dhe kaq. Për një muaj ai më shkruante çdo ditë dhe më kërkonte që të takoheshim.

    Në asnjë moment nuk mendova se po më ngacmonte. Ajo që po më bezdiste ishte që më kërkonte darkë, sepse unë darkat në një takim pune, mbi të gjitha me një burrë, nuk i preferoj. Mes rreshtash shkruante herë pas here për punë. Nuk kisha diçka në dorë dhe thash pse mos ta takosh dhe ta humbësh si mundësi, dhe i them ta takoj për drekë. Ishte takimi më i çuditshëm që kisha pasur në jetë. Ai më fliste vetëm për pushtetin e tij, sa para bënte te ky projekt…

    Gjatë takimit ai më pyeste nëse do dilnim për darkë atë natë dhe unë për ta hequr qafe i thash që do shkoja në Korçë me shoqet e mia. Pasi mbaruan drekën, ai ishte shumë i pështirë me mimikat që bënte dhe ishte shumë tendencioz, dhe kur u largova nga restoranti, ai më shkruan një roman ku më tregonte sa mirë kishte kaluar me mua dhe që donte të më takonte prapë”, tregon Megi në podcastin e saj.

  • Çfarë e përloti Romeon? Nuk përmbahet banori, surpriza nga produksioni e lë pa fjalë (Video)

    Çfarë e përloti Romeon? Nuk përmbahet banori, surpriza nga produksioni e lë pa fjalë (Video)

    Teksa presin të bëhen gati për ‘Primen’ e rradhës, produksioni i BBVA ka vendosur ti bëjë një surprizë moderatorit Romeo Veshaj.

    Në një nga ato ece jakjet e tij nëpër shtëpi ai ka dëgjuar këngën e tij dhe ish-banores Arta Kabashi.

    Romeo është përlotur teksa ka përshëndetur këngëtaren duke e shijuar në maksimum krijimin e tyre.

    Për më tepër ndiqni videon:

  • “Është mësuar të ndajë partnerin me të tjerat”- Ilnisa Agolli e ftoi t’i bashkohej në krevat me Meriton Mjekiqin, Lediona Xheladinaj: Është e tepërt, me mua… Moderatori: O idiote

    “Është mësuar të ndajë partnerin me të tjerat”- Ilnisa Agolli e ftoi t’i bashkohej në krevat me Meriton Mjekiqin, Lediona Xheladinaj: Është e tepërt, me mua… Moderatori: O idiote

    Gazetarja Lediona Xheladinaj ka vazhduar përplasjen me Ilnisa Agollin, pasi kjo e fundit e ftoi t’i bashkohej në shtratin ku ndodhej së bashku më partnerin e saj, Meriton Mjekiqin.

    “Ndoshta është një femër që është mësuar që ta ndajë partnerin me të tjerat”, u shpreh gazetarja drejtuar Ilnisa Agollit.

    Në sherr është përfshirë edhe Meritoni i cili iu është drejtuar Ledjonës duke i thënë: “O idiote çfarë është ajo fjalë?”.

    Ndërsa Lediona u shpreh se ishte e tepërt që të dëgjonte komentet e Ilnisës.

    Pjesë nga biseda:

    Ledjona: Ndoshta është një femër që është mësuar që ta ndajë partnerin me të tjerat, por me mua jo

    Ilnisa: E tmerrshme

    Julia: Ledjona, çfarë ishte kjo

    Meritoni: Po çfarë i bie kjo, partnerin me nda me të tjerët? O idiote, çfarë është ajo fjalë?

    Julia: Është e tepërt kjo fjalia që sapo the

    Ledjona: Po e tepërt nuk të duket që të thotë hajde futu në mes?

    Julia: Po çfarë është ajo futu në mes?

    Ledjona: Më tha, hajde futu në krevat këtu

    Meritoni: Ku është ajo gruaja që lufton për të mbrojtur të drejtat e grave?

    Julia: Ia përmendi shumë krevatin, jorganin etj…

    Ledjona: Është e tepërt unë që dëgjoj apo ajo që e thotë?

  • Debate dhe xhelozi, si mori fund në “heshtje” lidhja 1-vjeçare e Era Istrefit dhe Amir Rrahmanit! Çifti “zhdukin” çdo gjurmë të njëri-tjetrit

    Debate dhe xhelozi, si mori fund në “heshtje” lidhja 1-vjeçare e Era Istrefit dhe Amir Rrahmanit! Çifti “zhdukin” çdo gjurmë të njëri-tjetrit

    Pas gati 1 vit lidhje, Era Istrefi dhe Amir Rrahmani i kanë dhënë fund lidhjes së tye. Çifti, që muajt e fundit e bënë këtë lidhje publike, duket se kanë mbyllur këtë raport tërësisht në qetësi.

    Vetëm pak muaj më parë, dyshja ëmbëltonte “Instagram”-in, me postimet e tyre dhe dedikimet plot romanticitet, por duket se tashmë të gjitha gjurmët e kësaj lidhjeje janë zhdukur. Madje, këngëtarja dhe kapiteni i skuadrës së Kosovës, nuk ndiqen më në rrjetet sociale, duke na zbuluar kështu se lidhja e tyre ka marrë fund.
    Burime pranë tyre flasin se shkak janë bërë përplasjet e fundit që dyshja ka patur dhe duke mos gjetur më gjuhën e përbashkët, të dy kanë marrë vendimin që t’i japin fund kësaj historie.

    Ndonëse gjërat mes tyre ishin serioze, të dy nuk e kanë menduar dy herë për t’i dhënë fund.
    Pas shumë muajsh dyshime dhe aludime në shtypin rozë, Amir Rrahmani dhe Era Istrefi më në fund kanë vendosur të dalin hapur me lidhjen e tyre disa muaj më parë. Kapiteni i Kosovës përflitej prej kohësh se shoqërohej me këngëtaren e njohur kosovare. Por deri më atëherë, nuk kishte sinjale të qarta se të dy ishin bashkë, ndonëse ajo shfaqej vazhdimisht në stadiumin e Napolit për të ndjekur ndeshjet e mbrojtësit.

    “Provat” i kanë publikuar të dy në rrjetet sociale, teksa kanë postuar foto nga çmimi i madh i Austrisë në “Formula 1”. Rrahmani dhe këngëtarja kanë pozuar bashkë në bokset e skuderisë “Ferrari”, duke bërë të qartë se nuk ishte një vizitë rastësore. Dyshimet për këtë histori nisën në verën e vitit të shkuar, ku Era dhe Amiri kishin vetëm pak ditë që e kishin nisur këtë raport dashurie.

    Fillimisht, në rrjet u përfol shumë një fotografi e Era Istrefit nga stadiumi “Diego Armando Maradona”. Këngëtarja që po qëndronte në Itali, ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Napolit dhe Inter, përballje kjo që u fitua 3- 1 nga Napoli. U pikas se Era dhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram”. “Prive.al” mësoi se Era bëri pushimet bashkë me një prej shoqeve të ngushta të saj në Capri.

  • E papritur! Dua Lipa thyen rekordin e radhës

    E papritur! Dua Lipa thyen rekordin e radhës

    Ylli me origjinë shqiptare Dua Lipa do të performojë në Kroaci në qershor të këtij viti dhe biletat u shitën brenda pak minutash në Pula Arena. Pasi u njoftua pak ditë më parë se Dua Lipa do të mbajë një koncert në Pula Arena më 9 qershor, biletat dolën në shitje mëngjesin e djeshëm dhe u deshën vetëm 10 minuta për t’u shitur.

    Biletat fillonin nga 79 euro çmimi minimal deri në 490 euro më e shtrenjta. Në turin e ri, këngëtarja me origjinë shqiptare do të shfaq premierë live këngët e albumit të saj të tretë “Radical Optimism”, të cilat nuk do të publikohen deri në maj.

    Publiku do të ketë gjithashtu mundësinë të dëgjojë hite si “New Rules”, “Levitating”, “One Kiss” dhe “Dance The Night”, e cila është kolona zanore e filmit të famshëm “Barbie” si dhe hiti i fundit ” Houdini” me Tame Impala.

    Informacioni se ajo do të këndojë në Kroaci u bë i ditur që në janar, ndërsa mediat kroate pohuan se ajo do të performojë dy ditë radhazi. Këngëtarja deri më tani ka paralajmëruar vetëm një performancë. Përveç Lipës, yje të shumtë botërorë do të performojnë këtë vit, duke filluar nga Ed Sheeran, Lenny Kravitz, Avril Lavigne dhe Sting.

  • “Kam ndenjur 5 vjet pa folur me Gentian Zenelajn”/ Juli zbulon si nisi sherri mes dy shokëve: Nuk i kemi thënë asgjë…

    “Kam ndenjur 5 vjet pa folur me Gentian Zenelajn”/ Juli zbulon si nisi sherri mes dy shokëve: Nuk i kemi thënë asgjë…

    Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Julian Deda u shpreh mbrëmë se ‘gjërat që lindin në Big Brother VIP, vdesin aty’. Sipas aktorit të njohur, në jetë i zgjedhim vetë kë duam të takojmë, ndërsa brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri jo.

    Por banorët e tjerë e sidomos Romeo Veshaj nuk ishte aspak dakord me këtë. Aktori i humorit u shpreh se njeh raste që njerëzit i vazhdojnë edhe jashtë inatet.

    Nga ana tjetër, Juli u shpreh se të ndodh që të mos flasësh edhe me miqtë për një kohë dhe më pas të rregullosh marrëdhëniet. Madje ai tregoi edhe rastin e tij me kolegun, Gentian Zenelaj.

    Juli: Gjërat që lindin këtu, vdesin këtu

    Romeo: Kush tha? Njoh unë që e vazhdojnë konfliktin, s’po flas për konfliktin fizik, inate, gjëra

    Juli: Se në jetë vendosim unë dhe ti për t’u takuar apo jo, këtu nuk vendosim ne

    Juli: Këtu mbaron. Nëse vendosim për t’u takuar në jetë, nuk vendosim që të takohemi për të bërë sherr

    Romeo: I bie që qëndrimet që mban këtu janë false

    Juli: Ty nuk të ka qëlluar në jetë me u zënë me një shok dhe me u takuar pas 2 vitesh? Unë kam ndenjur 5 vjet pa folur me Gentian Zenelajn

    Juli: Edhe kur jemi takuar, jemi takuar sikur nuk ekzistonin këto 5 vite

    Romeo: Po shokut nuk ia them të fundit

    Julit: Ne si kemi thënë asnjë gjë njëri-tjetrit, po kemi qëndruar 5 vite pa komunikuar