Category: Showbiz

  • Sfida nga “Vëllai i Madh”/ Banorëve të ‘Big Brother VIP’ iu kërkohet të kërcehet twerk me vallen e krushqve (Video)

    Sfida nga “Vëllai i Madh”/ Banorëve të ‘Big Brother VIP’ iu kërkohet të kërcehet twerk me vallen e krushqve (Video)

    Banorët e ‘Big Brother VIP 3”, janë vendosur gjatë ditës së sotme në disa sfida nga ‘Vëllai i madh”.

    Konkurrentëve i është kërkuar që të kërcejnë një bëjnë një kërcim sensual twerk, nën tingujt e valles së krushqve.

    Kjo situatë ka sjellë të qeshura tek banorët, të cilët janë përpjekur që të bëjnë lëvizjet sensuale nën tingujt e muzikës së dasmave shqiptare.

    Në fund, kjo sfidë është kaluar me sukses nga ata.

  • E papritur! Vëllai i Madh dënon banorët, ja çfarë ndodhi (Video)

    E papritur! Vëllai i Madh dënon banorët, ja çfarë ndodhi (Video)

    Një zarf ka mbërritur pasditen e sotme në ambientet e shtëpisë së ‘BBV3’, ku produksioni ka ‘dënuar’ banorët, kjo pasi konkurrentët nuk e kanë respektuar zërin e produksionit që jep komanda.

    Për këtë arsye Vëllai i Madh i ka vendosur përpara një sfide banorët dhe nëse nuk e arrijnë me sukses ata do e kenë të pamundur të dalin në oborr, të marrin rreze dielli, të konsumojnë cingare etj, dhe kjo do të ndodhë deri në një njoftim të dytë prej produksionit.

  • “Po te Saimiri do shkosh?” Familja e Egla Cenos shpërthen ashpër ndaj Ilnisës: Ke përfituar punë pa meritë, ke qenë ish e dashura e nën drejtorit…

    “Po te Saimiri do shkosh?” Familja e Egla Cenos shpërthen ashpër ndaj Ilnisës: Ke përfituar punë pa meritë, ke qenë ish e dashura e nën drejtorit…

    Pasi Egla Ceno tregoi se moderatori Saimir Kodra i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi punë, gjatë primet të së martës Ilnisa Agolli u dëgjua duke i thënë aktores: “Po te Saimiri do shkosh?”

    Rreth kësaj deklarate të gazetares kanë reaguar vetë familjarët e Eglës përmes një postimi në faqen e saj të Instagramit.

    Mes të tjerash familjarët e Eglës treguan se Ilnisa nuk ëstë përballur ndonjëherë me situata të njëjta si aktorja, pasi sipas tyre ajo është bërë e dashura e nën drejtorit duke përfituar kështu një vend pune pa meritë.

    “Ilnisa Egles: ‘Po te Sajmiri do shkosh?’ Nuk ka gjë më të shemtuar sesa të dëgjosh diçka të tillë sidomos kur janë situata kaq delikate me një tematike që prek femrat e gjithë botës. Ilnisa në këtë rast vërteton përsëri se sa e ligë është.

    Ndoshta “Ilnisat” si kjo Ilnisa në fjalë nuk kanë pasur nevojë të përballen me kto lloj traumash sepse e kane zgjidhur situatën mjaft lehtë duke u bërë e dashura e nën drejtorit dhe me këtë rast ka përfituar edhe një vend pune pa meritë. Jo të gjitha femrat e bëjnë ktë por përkundrazi respektojnë veten duke mos pranur kurrsesi një vend pune në këtë lloj forme dhe për më tepër kanë guxim të ngrejnë zërin për ta bërtitur si rast dhe për ti denoncuar kto lloj mostrash që përfitojnë nga detyra e tyre për egot dhe kënaqesine e tyre.’- kanë shkruar familjarët e aktores.

  • E pyeti Romeo, Erjola tregon për ndërhyrjen që ka bërë në gjoks: Kam hequr dhjamin nga barku dhe…

    E pyeti Romeo, Erjola tregon për ndërhyrjen që ka bërë në gjoks: Kam hequr dhjamin nga barku dhe…

    Gjatë një bisede me banorët në oborr, Erjola Doçi ka zbuluar për ndërhyrjen që ka bërë në gjoks. Moderatorja tregoi se ka hequr dhjamë në bark dhe e ka vendosur në gjoks.

    Ishte Romeo Veshaj ai që e pyeti nëse ka bërë gjoksin dhe Erjola tha ‘po, ka 8 muaj’.

    Romeo: Gjoksin e ke bërë?

    Erjola: Kam shtuar një masë me dhjamë, e kam thënë

    Romeo: Aaa me dhjamë

    Françeska: Si me dhjamë?

    Romeo: Mendova se ishte me proteza

    Erjola: E hoqa këtu dhe e futa këtu

    Françeska: Me vërtetë? Pse bëhet ashtu?

    Erjola: Nuk e di ti

    Françeska: Jo, nuk i di këto gjëra unë

    Erjola: Po ja po ta them unë

    Françeska: Domethënë nuk i ke false?

    Erjola: Jo. Ngaqë u dobësova shumë, që mu thaftë goja që hëngra për së dyti, kisha një problem unë. Një numër bën diferencën. Ti më ke parë edhe në verë, unë kam pasur gjithmonë. Ka 8 muaj, por nuk e kam problem e kam thënë edhe publikisht. E kam rritur një masë.

    Françeska: Unë pas gjidhënies jam petë

  • “Më shtyu me forcë dhe u rrëzova përtokë”/ Dëshmia e plotë e Elia Zaharias dhe Princ Lekës pas konfliktit fizik

    “Më shtyu me forcë dhe u rrëzova përtokë”/ Dëshmia e plotë e Elia Zaharias dhe Princ Lekës pas konfliktit fizik

    Bëhet publike dosja ku permban deklaraten e Elia Zaharia dhe princ Lekes.

    Elia ka dëshmuar se ajo nuk ka qenë prezente në nisje të sherrit mes babait të saj dhe Princ Lekës, por kur ka shkuar në shtëpi ka ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar babanë.

    Elia ka treguar se në atë moment, Princ Leka e ka shtyrë me forcë dhe ajo është rrëzuar përtokë, ku është lënduar në kokë. Madje sipas saj, Princ Leka i ka thënë “je aktore, bën kot”.

    “Unë kam disa ditë që kam qenë pa qejf dhe për këtë arsye babai im ka ardhur për të më ndihmuar me vajzën time të vogël 3 vjeç dhe për të më ndihmuar edhe mua.

    Sot unë kam qenë në prova, kam ikur ne shtëpi rreth orës 15:30 dhe kam parë biçikletën e babit tim të permbysur, jam futur brenda në shtëpi në katin e dytë dhe kam dëgjuar debat mes babait dhe Lekës nuk e di se çfarë i thoshin njëri tjetrit, kam parë Lekën i cili po shtynte me forcë babain tim.

    Unë e kam tërhequr Lekën me qëllim që ta largoja nga babai im dhe debati me të dhe duke u tërhequr me njëri-tjetrin kemi zbritur deri poshtë nga shkallët në një moment kur dola jashtë Leka më ka shtyrë me gjithë forcën e tij derisa unë kam humbur ekuilibrin dhe jam rrëzuar përtokë duke u vrarë dhe në kokë, Leka filloj duke më thën ‘je aktore po bën kot’.

    Ndërkohë që kërkoi ndihmë ambulancën ose pilicinë shtetasi Syl Mulosmani me ka thënë që ambulanca dhe policia të lajmërtohen nga babai jot Gjergji, ndërkohë që babai ishte akoma tek dhoma, Leka dhe Syla duke mos më dhënë asnjë ndihmë dhe më lanë në tokë, unë e kam mbledhur veten pasi kam ndenjur disa minuta përtokë, jam çuar vet duke mos më ndihmuar asnjë njeri edhe Leka ka vazhduar dhe më ka shtyre dhe me pas ai është larguar.”-thuhet në dëshminë e Elia Zaharisë.

    Ndersa Princ Leka Zogu sipas dosjes së gjykatës, në orën 16.40 minuta është paraqitur në polici i cili ka deklaruar: Unë jam paraqitur në Komisariatin e Policisë për të kallëzuar se sot rreth orës 15:20 minuta, unë kam qenë në banesën time në rrugën “Murat Toptani’ rezidenca familjare mbretërore nr.6, Tiranë për të takuar vajzën time të moshës 3 vjeçe, pasi me ish bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi ne proces divorci .Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.

    Më pas unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish bashkëshorten . Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylen dhe kam gjetur vajzën time Geraldina Zogu e moshës 3 vjeç e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj babait të ish bashkëshortes shtetasit Giergi Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time dhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese dhe kërcënuese në drejtimin tim duke me thënë se si duhet të ndërrosh rrugë kur të më shikosh mua. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos ofendojë dhe kërcënojë sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar të largohej nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën .Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergji Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës por Giergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si dhe ka marrë një send të fortë (statujë druri) me të cilën më ka goditur por unë jam mbrojtur me parakrah dhe jam goditur nga duart me të, më pas ka ardhur dhe ish bashkëshortja Elia Zogu e cila dhe ajo ka filluar që të më sulmoje fizikisht dhe duke më ofenduar dhe kërcënuar edhe ajo. Unë kam tentuar që ti largohem kësaj situate por gjatë largimit ish bashkëshortja ka vazhduar sulmin ndaj meje fizikisht edhe duke më kërcënuar më pas kam dalë jashtë oborrit për t’u larguar i ndjekur nga ish bashkëshortja e cila ka vazhduar edhe në bulevard duke më ndjekur. Me pas jam paraqitur pranë komisariat Nr.1 për të bërë kallëzim penal pasi kërkoj ndjekje ligjore të këtij problemi.

  • Çfarë po ndodh me shëndetin e Romeos në shtëpi? Rikja e shqetësuar për të, ja çfarë konstatoi

    Çfarë po ndodh me shëndetin e Romeos në shtëpi? Rikja e shqetësuar për të, ja çfarë konstatoi

    Duket se Romeo Veshaj po kalon një periudhë jo dhe aq të mirë ditët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

    Ndryshe nga hyrja në program, ku ishte mjaft i shëndetshëm dhe i stërvitur, Romeo së fundmi është dobësuar shumë, gjë që vihet re menjëherë.

    Madje këtë e ka vënë në dukje edhe një tjetër banore e shtëpisë, Rikja.

    Në një diskutim me Rozën, Rikja ndjehet e ‘shqetësuar’ për Romeon pasi ka humbur më shumë se 10kg.

    “Sikur është i stresuar, nervoz nuk e ka më atë dritën që ka pasur në javët e para”, është shprehur Rike.

  • “Mendova se ishte e vetmuar”/ Plas sherri në BBV, Ilnisa ‘përplaset’ keq me Françeskën: Lojtare skandaloze, vetëm duke ndarë çifte (Video)

    “Mendova se ishte e vetmuar”/ Plas sherri në BBV, Ilnisa ‘përplaset’ keq me Françeskën: Lojtare skandaloze, vetëm duke ndarë çifte (Video)

    Gjatë një bisede të zhvilluar pasditen e sotme në oborrin e shtëpisë më të ndjekur ‘BBV3’, Ilnisa ka komentuar me Liamin lojën e një prej banoreve të formatit.

    Bëhet fjalë për Françeskën, ku Ilnisa është shprehur se ajo është një lojtare skandaloze dhe di të luajë vetëm duke ndarë çifte.

    ‘I dola në mbështetje të plotë! Seriozisht mendova që ndihet e vetmuar, ka nevojë, gjithë mbështetjen time e kishte përmes Meritonit, dhe kur ti vjen vetëm me një qëllim të ndash, apo për të marrë vëmendje, siç e kërkon ajo, nuk luhet. Ajo është lojtare skandaloze, luan vetëm duke ndarë çifte.’- është shprehur Ilnisa.

  • “Martesat në moshë të vogël çojnë në divorc”/ Ledjona flet pa ‘dorashka’, tregon për ndarjen me ish- bashkëshortin: Lidhja ishte konsumuar dhe… (Video)

    “Martesat në moshë të vogël çojnë në divorc”/ Ledjona flet pa ‘dorashka’, tregon për ndarjen me ish- bashkëshortin: Lidhja ishte konsumuar dhe… (Video)

    Gjatë një bisede me banorët, Ledjona ka rrëfyer rrethanat e ndarjes nga ish bashkëshorti. Ajo shton se martesat në moshë të re janë arsyeja kryesore pse njerëzit mund të divorcohen.

    Ledjona: Jam martuar në një moshë të vogël ku askush nuk e dinte. Lidhja ishte konsumuar dhe nuk e dinim drejtimin e jetës e kupton?

    Në rastin tim, unë jam martuar në moshë shumë të vogël me ish bashkëshortin dhe kur jemi arsimuar kemi parë që ne nuk i kishim rrugët njësoj, jemi ndarë me marrëveshje.

    Martesat e vogla çojnë në divorc.

  • “Po mbylle pra, në gjumë letargjik je ti”/ Ilnisa debaton me Françeskën

    “Po mbylle pra, në gjumë letargjik je ti”/ Ilnisa debaton me Françeskën

    Mesdita e sotme në “Big Brother Vip” ka vijuar me debate. Banorët janë mbledhur në oborrin e shtëpisë ku kanë shijuar rrezet e diellit, ndërsa nuk kanë munguar as provokimet. Ilnisa i thotë Françeskës së nuk po bën asgjë në shtëpi dhe “është në gjumë letargjik”.

    Ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur duke i thënë se edhe ajo nuk bën asgjë përveçse ndjek veprimet e saj nëpër shtëpi.

    Pjesë nga debati:

    Ilnisa: Në gjumë je ti moj o Françeska, gjumi jot është letargjik.

    Françeska: Unë jam në gjumë?! Nëse quhet ky gjumë nuk e di. Po ik moj, një muhabet ke më shikon mua nga mbrapa, shikon kurrizin tim

    Biseda e plotë në videon më poshtë:

  • “Shiko sa i mirë është Romeo”/ Habit Heidi: Do të shkoja vetëm ta… (Video)

    “Shiko sa i mirë është Romeo”/ Habit Heidi: Do të shkoja vetëm ta… (Video)

    Heidi Baci dhe Romeo Veshaj krijuan një lidhje dashurie brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”. Por gjërat mes tyre nuk shkuan mirë dhe vendosën që të ndaheshin.

    E ndonëse të ndarë prej disa ditësh, duket se Heidi ka ende ndjenja për aktorin e humorit.

    Mëngjesin e sotëm, teksa po shikonte Romeon, Heidi i tha Ilnisa Agollit se do kishte shumë dëshirë që t’a përqafonte atë.

    “Atij i ka rënë bateria”– i tha gazetarja duke qeshur, megjithëse Heidi tregoi se e ka marrë shumë malli për Romeon.

    Heidi: Bo, shiko sa i mirë që është Romeo

    Ilnisa: Atij i ka rënë bateria

    Heidi: Jo, sa më merr malli. Uaaaa, vdiqa. Do të shkoja vetëm ta përqafoja tani