Category: Showbiz

  • Rrëfimi i Elia Zaharia: Për hir të vajzës sime kam zgjedhur që…

    Rrëfimi i Elia Zaharia: Për hir të vajzës sime kam zgjedhur që…

    Aktorja Elia Zaharia, në një lidhje telefonike në emisionin “Zona Zero”, rrëfeu detaje nga situata e ndodhur mes familjes së saj dhe ish-bashkëshortit, Princit Leka.

    Zaharia tha se konflikti me ish-bashkëshortin ishte “një rrufe në qiell të hapur”, pasi deri në ato momente, procesi i ndarjes po shkonte paqësisht.

    Ajo tha se vajza e tyre Princesha Geraldina, ishte e pranishme në konfliktin e ndodhur mes Princit Leka, me babait të saj Gjergj Zaharia.

    Intervista:

    Pyetje: Si jeni njohur me Princin?

    Elia Zaharia: “Jemi njohur në Tiranë gjatë pushimeve verore, kur unë kthehesha një herë në vit për të takuar familjarët”.

    Pyetje: Kishe dëgjuar që nga oborri mbretëror ishte planifikuar që Princi të martohej me vajzën e ish presidentit Rugova, Teutën?

    Elia Zaharia: “Asnjëherë, nuk janë diskutuar këto gjëra. Nuk kam një koment se nuk është diçka që më përfshin”.

    Pyetje: Pse keni reaguar në mënyrë aq të rreptë apo agresive, në video?

    Elia Zaharia: “Unë arsyet i kam sqaruar edhe në organet përkatëse. Për shkak të konfrontimit që pashë midis ish-bashkëshortit tim dhe babait. Nuk do të kisha zgjedhur kurrë që kjo të ndodhte, dhe aq më tepër të servirej kjo, pasi është një moment intim, familjar. Përpos statusit, unë jam njeri prej mishi, gjaku dhe shpirti”.

    Pyetje: Reagimi yt lidhet me atë anë njerëzore…

    Elia Zaharia: “Po por nuk do të doja të zgjatesha për diçka që është në organet hetimore. Nuk ka asnjë arsye tjetër, çdo gjë ka qenë e sqaruar paraprakisht. Kjo që na ndodhi për familjen time ishte një rrufe në qiell të hapur, pasi ndarja po shkonte normalisht”.

    Pyetje: Vajza si e ka pritur këtë?

    Elia Zaharia: “Në konfrontimin tim me Princ Lekën, vajza nuk ka qenë e pranishme, por ka qenë e pranishme gjatë konfrontimit të tij me babain tim, për këtë jam e lënduar. Për hir të vajzës time kam zgjedhur të mos baltos kërkënd. Çdo gur që sot hidhet mbi mua apo babain e saj, nesër do të kthehet në peshë për të”.

  • Publikohet video ku dyshohet se Ilnisa dhe Meritoni bënë s*ks brenda shtëpisë

    Publikohet video ku dyshohet se Ilnisa dhe Meritoni bënë s*ks brenda shtëpisë

    Meritoni dhe Ilnisa jane cifti i vetem brenda shtepise se Big Brother dhe mardhenia e tyre ka shkaktuar komente e reagime te shumta.

    Në emisionin “Fan Club” diskutohen ngjarjet më të rëndësishme e më të komentuara të spektaklit televiziv “Big Brother”.

    Edhe këtë të diel është diskutuar për disa nga personazhet dhe për ish-konkurrentët e këtij formati.

    Një video që ka marrë vëmendje gjatë kësaj kohe është ajo e Ilnisës dhe Meritonit, ku dyshohet se dyshja kanë kryer marrëdhënie brenda shtëpisë.

    Këtë e ka ka komentuar edhe një ekspert i gjuhës së trupit, derisa ishte i ftuar në studio.

    Veprimet e çiftit kanë lënë të dyshohet, ndonëse në studio situata që u krijua shkaktoi shumë të qeshura.

    Në lidhje me këtë, Meritonit iu bë edhe një koment nga konkurrentët brenda, gjë të cilën e mohoi kategorikisht.

    “Të vijë turp, e shpifur dhe turp”, tha ai duke ngelur i habitur nga ky aludim.

  • ”Ajo që ndodhi ishte rrufe në qiell të hapur”, Elia Zaharia: Për hir të vajzës sime kam zgjedhur që…

    ”Ajo që ndodhi ishte rrufe në qiell të hapur”, Elia Zaharia: Për hir të vajzës sime kam zgjedhur që…

    Aktorja Elia Zaharia është kryefjalë e divorcit dhe sherrit të bujshëm me Princ Lekën. Në një lidhje telefonike në emisionin “Zona Zero”, ajo rrëfeu detaje nga situata e ndodhur mes familjes së saj dhe ish-bashkëshortit, Princit Leka. Zaharia tha për gazetarin Milaim Zeka se konflikti me ish-bashkëshortin ishte “një rrufe në qiell të hapur”, pasi deri në ato momente, procesi i ndarjes po shkonte paqësisht. Ajo tha se vajza e tyre Princesha Geraldina ishte e pranishme në konfliktin e ndodhur mes Princit Leka me babait të saj Gjergj Zaharia.

    Zeka: Si jeni njohur me Princin?

    Elia Zaharia: Jemi njohur në Tiranë gjatë pushimeve verore, kur unë kthehesha një herë në vit për të takuar familjarët.

    Zeka: Kishe dëgjuar që nga oborri mbretëror ishte planifikuar që Princi të martohej me vajzën e ish-presidentit Rugova, Teutën?

    Elia Zaharia: Asnjëherë, nuk janë diskutuar këto gjëra. Nuk kam një koment se nuk është diçka që më përfshin.

    Zeka: Pse keni reaguar në mënyrë aq të rreptë apo agresive, në video?

    Elia Zaharia: Unë arsyet i kam sqaruar edhe në organet përkatëse. Për shkak të konfrontimit që pashë midis ish-bashkëshortit tim dhe babait. Nuk do të kisha zgjedhur kurrë që kjo të ndodhte, dhe aq më tepër të servirej kjo, pasi është një moment intim, familjar. Përpos statusit, unë jam njeri prej mishi, gjaku dhe shpirti.

    Zeka: Reagimi yt lidhet me atë anë njerëzore…

    Elia Zaharia: Po por nuk do të doja të zgjatesha për diçka që është në organet hetimore. Nuk ka asnjë arsye tjetër, çdo gjë ka qenë e sqaruar paraprakisht. Kjo që na ndodhi për familjen time ishte një rrufe në qiell të hapur, pasi ndarja po shkonte normalisht.

    Zeka: Vajza si e ka pritur këtë?

    Elia Zaharia: Në konfrontimin tim me Princ Lekën, vajza nuk ka qenë e pranishme, por ka qenë e pranishme gjatë konfrontimit të tij me babain tim, për këtë jam e lënduar. Për hir të vajzës time kam zgjedhur të mos baltos kërkënd. Çdo gur që sot hidhet mbi mua apo babain e saj, nesër do të kthehet në peshë për të.

  • Diola Dosti bën publike lidhjen me biznesmenin e njohur, çifti shpërndan fotot

    Diola Dosti bën publike lidhjen me biznesmenin e njohur, çifti shpërndan fotot

    Biznesmeni Erolld Belegu ka postuar sot disa foto në Instastory duke zyrtarizuar lidhjen e tij me dietologen dhe ish-banoren e BBV, Diola Dosti

    Fillimisht ai ka postuar një fotografi ku shihet dora e Diolës dhe e tij si të lidhur dhe mandej një fotografi tjetër ku Diola e përqafon atë teksa lart fotografisë shkruan: “Thjesht Lumturi”.

    Kujtojmë se Diola veçse nutriciste dhe dietologe është edhe blogere, ndërsa vitin e kaluar ajo mori pjesë në Big Brother VIP Albania.

    Në atë kohë, ajo tregoi se ka tre vajza nga martesa e saj e mëparshme, martesë kjo po ashtu me një kosovar.

  • Agravon debati, Romeo dhe Juli i ulërasin njëri-tjetrit në fytyrë (Video)

    Agravon debati, Romeo dhe Juli i ulërasin njëri-tjetrit në fytyrë (Video)

    Dënimi i Vëllai të Madh për shpërdorimin e ushqimeve ka sjellë debate mes banorëve dhe kryesisht mes Romeos dhe Julit, të cilët kanë përfunduar duke i uluritur njëri-tjetrit në fytyrë.

    Ndërkohë që Romeo akuzon Ledjonën dhe njëkohësisht Julin që mbështet veprimin e Ledjonës, nga ana tjetër Juli akuzon Romeon se ka qenë ai që ka filluar i pari lojën e shpërdorimit të ushqimeve, fillimisht me përdorimin e orizit dhe mës pas me banane.

    Romeo ka ngritur zërin me të gjithë, duke mos lejuar askënd të flasë, më pas Juli ka thënë:

    “Prej teje kanë nisur kjo lojë, sepse je pa karakter dhe pa fytyrë”.

    Debati ka agravuar edhe më shumë, në momentin që Juli ka hipur mbi divan dhe i është afruar fytyrës së Romeos.

  • “Më ka shokuar ajo që pashë”, gazetarja zbulon detaje tronditëse: Kamerat e pallatit filmuan Princin Leka duke shkelmuar…

    “Më ka shokuar ajo që pashë”, gazetarja zbulon detaje tronditëse: Kamerat e pallatit filmuan Princin Leka duke shkelmuar…

    Gazetarja Dorjana Bezat ka zbardhur detaje të reja nga konflikti mes Princit Leka dhe familjes Zaharia.

    Bezat tha në emisionin “Zona Zero” në Top News, se ajo ishte shokuar nga shenjat e dhunës në trupin e babait të Elia Zaharias, Gjergj Zaharia. Ky i fundit ishte goditur me shkelma në këmbë aq shumë sa që kishte vështirësi të ngrihej për shkak të hematomave.

    “Akti ekspertimit mjeko ligjor, dhe një burrë që pretendon se është sulmuar nga një grua dhe një plak. Unë gërmova më tepër për të parë po kjo grua a është dhunuar? Nëse fizikisht jo, po psikologjikisht? Ajo kishte shenja dhune, fizike, psikologjike. Ajo që mua më ka shokuar kanë qenë shenjat e dhunës në trupin e një të moshuari. Ai burrë mezi është çuar në këmbë nga hematomat që ka në këmbët e poshtme”, u shpreh gazetarja Bezat.

    Ajo tha më tej se kamerat e sigurisë kanë filmuar Princin Leka të shkonte i nervozuar drejt banesës, madje duke shkelmuar një biçikletë që ndodhej në oborr, kjo para se të përballej me ish-bashkëshorten.

    “Nga kamerat e Pallatit Mbretëror del që princi e ka atë agresivitet pa u përballur me askënd. Fillimisht shkelmon një biçikletë e cila është e parkuar në oborr”, tha gazetarja Dorjana Bezat.

  • “A jam hot Heidi?”/ Nuk përmbahet Egla, bën lëvizje sensuale nën ritmet e muzikës ndërsa lahet në vaskë (Video)

    “A jam hot Heidi?”/ Nuk përmbahet Egla, bën lëvizje sensuale nën ritmet e muzikës ndërsa lahet në vaskë (Video)

    Egla ka shijuar disa momente vetëm në shtëpinë e Big Brother VIP, duke u larë në vaskë.

    Nën ritmet e muzikës, ajo ka nisur të shkumohet duke kërcyer dhe bërë lëvizje sensuale.

    “A jam hot Heidi? Nuk ka vdek njeri o Heidi”, tha Egla kur Heidi iu afrua.

    Kujtojmë se Egla është një prej lojtareve më protagoniste brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, e cila njihet për mënyrën agresive të lojës.

  • Rrëfehet Rikja, zbulon kush është personi që i ka ‘rrëmbyer’ zemrën (Video)

    Rrëfehet Rikja, zbulon kush është personi që i ka ‘rrëmbyer’ zemrën (Video)

    Rike Roci është një emër mjaft i komentuar i BBV3. Edhe pse brenda shtëpisë, Rikja ka krijuar disa miqësi dhe është përzierë shpesh në biseda, ajo ka qëndruar tepër hermetike sa i përket jetës private duke ndarë shumë pak detaje.

    Ajo që dinim deri tani, ishte që Rikja e ka një person jashtë, i cili duket se i ka ‘rrëmbyer’ zemrën. Djali në fjalë, me sa modelja vet është shprehur është shok i Meriton Mjekiqit.

    Gjatë mbrëmjes së sotme banorët kanë luajtur ‘e vërtetë apo sfidë’ dhe pyetja e Erjolës për Rike ishte të zbulonte emrin e ‘mëkatit’, pyetje së cilës Rike i është përgjigjur duke zbuluar kështur emrin e tij i cili është Trim.

  • Çfarë ndodhi? Plas sherri në ‘Për’puthen’, Buçi çohet të godasë konkurrentin: Për kokë të fëmijëve…(Video)

    Çfarë ndodhi? Plas sherri në ‘Për’puthen’, Buçi çohet të godasë konkurrentin: Për kokë të fëmijëve…(Video)

    Endi i njohur ndryshe si ‘Buçi’, dhe Driloni, janë përfshirë në një debat ditën e sotme në ‘Për’puthen’.

    Debati ka agravuar mes tyre, ku Buçi është ngritur në këmbë dhe për një moment ka dashur të godasë Drilonin.

    Mirëpo çunat e tjerë janë munduar të qetësojnë situatën dhe kanë mbajtur Buçin nga krahët.

  • Ledjona i theu Romeos vezën në kokë, ‘Vëllai i Madh’ vendos të dënojë banorët e shtëpisë së ‘BBV3’

    Ledjona i theu Romeos vezën në kokë, ‘Vëllai i Madh’ vendos të dënojë banorët e shtëpisë së ‘BBV3’

    Një zarf ka mbërritur pasditen e sotme në ambientet e saj. Ai u lexua nga Juli, e në brendësi flitej për shpërdorimin e ushqimeve që konkurrentët kanë bërë gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë.

    Për këtë arsye Vëllai i Madh i ka dënuar banorët. Produksioni ka bllokuar çdo frigorifer ku në dispozicion do të jenë vetëm disa ushqime bazike, deri në një njoftim të dytë, kur konkurrentët të kuptojnë rëndësinë e ushqimit dhe të mos e bëjnë atë pjesë të lojës së tyre pasi shumë herë banorët shfaqen duke sulmuar njëri-tjetrin me ushqime.

    Me herët, Ledjona i theu një vezë në kokë Romeos. Aktori nuk e priti aspak mirë, ndërsa Ilnisa tregoi mbështetje për Ledjonën. E gjitha ndodhi pasi Romeo përsëriste vazhdimisht një këngë.

    Romeo tha se Ledjona është e paaftë dhe nuk ka argument.

    Romeo: Ça ishte ky humor mo zemra? O çfarë humori

    Ilnisa: Bravo Ledjona!

    Romeo: A u dënua në prime kjo gjëja, ça po bën o zemra. Po bën të njëjtën lojë

    Ilnisa: Shumë mirë ta bëri se na çmende

    Ledjona: Meqenëse na bëre dele

    Romeo: Jeni komplet pa argument. Fuqia jote kjo është nuk flet dot ti. Ke zero argument

    Ledjona: Meqë me the dele, merre dhe pulën

    Romeo: Ti je e paaftë totalisht, vajzë e paaftë

    Ilnisa: Dil në diell tani ta skuqim