Category: Showbiz

  • Je e dashuruar me një burrë të martuar? Ilnisa i bën pyetjen pikante, Egla ‘ja pret shkurt’!

    Je e dashuruar me një burrë të martuar? Ilnisa i bën pyetjen pikante, Egla ‘ja pret shkurt’!

    Një nga dyshet që kanë përplasje më të shumta në shtëpinë e Big Brother Vip është Egla dhe Ilnisa. Situata e pyetjeve dhe dënimeve është “nxehur” brenda mureve të shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ishte Ilnisa ajo që e pyeti e pyeti Eglën nëse kishte marrëdhënie me një burrë të martuar. Pyetjes, Egla i është përgjigjur thjesht “jo”. Por si ‘kunjë’ ka marrë një pyetje nga banori tjetër, Jetmir Salaj. Të njëjtën pyetje, i është përgjigjur me “jo” edhe vetë Ilnisa.

    Pjesë nga biseda:

    Ilnisa Agolli: Si është raporti yt jashtë?
    Egla Ceno: Nga e di ti që kam raport jashtë
    Ilnisa Agolli: Po a ke lidhje jashtë dhe a ke lidhje me një të martuar?
    Egla Ceno: Jo, absolutisht. Kategorike.
    Jetmir Salaj: Ke bërë s*ks me ndonjë burrë të martuar.
    Ilnisa Agolli: Jo nuk kam bërë.

    https://www.instagram.com/reel/C4oYAAisNcb/?igsh=dHc3dHR1eWpmcnp5

  • Olta Gixhari tregon përjetimet e shtatzënisë, aktorja zbulon si po e pret bebin e dytë

    Olta Gixhari tregon përjetimet e shtatzënisë, aktorja zbulon si po e pret bebin e dytë

    Disa muaj më parë Olta Gixhari bëri me dije publikisht se është në pritje të ëmbël për herë të dytë gjatë një prej spektakleve të “Dancing with the stars”.

    Gjatë kësaj periudhe, aktorja normalisht që ka marrë një kohë pauzë nga ekrani dhe projektet e saj, megjithëse është përpjekur të jetë aktive në rrjetet sociale

    Së fundmi, Olta ka dhënë një intervistë për “Bordo”, ku ka folur edhe për përjetimet e kësaj shtatëzanie të dytë.

    Olta, si po shkon kjo shtatëzani e dytë?

    E vërteta është se shtatzëninë e dytë po e shijoj shumë më shumë, se sa të parën. Here pas herë sillem “sikur nuk jam shtatzënë” dhe kështu e shijon më shumë pa stres. Të parin kam qenë më shumë e kujdesshme, seç duhet. Por, më kanë thënë që te fëmija e dytë bëhesh nënë prej vërteti.

    Më kanë thënë që fëmijët bëhen shumë xhelozë. E di jam përgatitur deri diku psikologjikisht për këtë gjë, për Amarin. Jam duke i folur, jam duke punuar shumë me të, por të shohim deri në momentin që do të vijë. Jam e bindur që nuk do të jetë e thjeshtë, se Amari është një fëmijë shumë i përkëdhelur.

  • Ke bërë dashuri me ndonjë burrë të martuar? Si u përgjigj Ilnisa pyetjes së dyshimtë (Video)

    Ke bërë dashuri me ndonjë burrë të martuar? Si u përgjigj Ilnisa pyetjes së dyshimtë (Video)

    Ke bërë dashuri me ndonjë burrë të martuar? Si u përgjigj Ilnisa pyetjes së dyshimtë

    Situata e pyetjeve dhe dënimeve ka qenë e nxehtë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

    Ishte moderatorja Ilnisa Agolli e pyeti aktoren, Egla Ceno nëse kishte marrëdhënie me një burrë të martuar.

    Pyetjes, Egla i është përgjigjur thjesht “jo”.

    Por Ilnisa ka marrë një pyetje nga banori tjetër, Jetmir Salaj. Ky e pyeti gazetaren nëse ka bërë dashuri me ndonjë burrë të martuar.

    BISEDA MES TYRE:

    Ilnisa Agolli: Si është raporti yt jashtë?

    Egla Ceno: Nga e di ti që kam raport jashtë

    Ilnisa Agolli: Po a ke lidhje jashtë dhe a ke lidhje me një të martuar?

    Egla Ceno: Jo, absolutisht. Kategorike.

    Jetmir Salaj: Ke bërë seks me ndonjë burrë të martuar.

    Ilnisa Agolli: Jo nuk kam bërë.

  • A ka ndjenjë mes Heidit dhe Romeos? Eksperti i gjuhës së trupit ‘zbërthen’ çiftin: Ai duket i frikësuar, vajza e di çfarë do!

    A ka ndjenjë mes Heidit dhe Romeos? Eksperti i gjuhës së trupit ‘zbërthen’ çiftin: Ai duket i frikësuar, vajza e di çfarë do!

    Ekspert i gjuhës së trupit, Ksenofon Ilia, ka bërë një analizë të historisë rozë të Heidit dhe Romeos brenda në shtëpinë e ‘Big Brother Vip 3’.

    Nga studio e Fun Club ai tha se nga gjuha e trupit dallon se mes tyre ka afrimitet. Ai thotë se ndarjen mund ta kenë bërë edhe si një strategji për të tërhequr më shumë vëmendjen.

    Ndërkohë që Heidin thotë se duket një preson që di se çfarë do, ndërsa tha se Romeon e shikon pak të frikësuar.

    “Me ato që pashë, po, kishte afrimitet. Ndjenja të forta, nuk mund të them, por kishte një afrimitet. Ajo që më çudit në fund, ai i ulur në gjunjë dhe ajo po qante, kishte një pozicion të bukur, ku ajo kishte nevojë për përfaqim, ai nuk ia jepte.

    Shikimet që i japin njëri-tjetrit, kanë ndjenjë. Ajo e di se çfarë bën. Djali është pak i frikësuar… ndoshta kanë bërë dhe pak që kështu tërheqin më shumë.

    Të dy janë lojtar nëse kanë bërë marrëveshje që hajt të ndahemi. Te gjuha e trupit, ajo që ne ç’kodojmë është kur fjalët nuk bien dakord me gjuhën e trupit…”, tha ai.

  • ‘Ishte për prokurori’, Meri Shehu bën deklaratën e fortë për Sarën, tregon ç’ndodhi në shtëpi

    ‘Ishte për prokurori’, Meri Shehu bën deklaratën e fortë për Sarën, tregon ç’ndodhi në shtëpi

    Meri Shehu ka bërë një deklaratë të fortë për Sara Gjordenin duke thënë se ajo ka qenë një tip që kërcënonte brenda në shtëpi.

    Duke folur në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, Meri tha se më parë nuk e ka ngritur zërin për këtë, por se edhe banorët e tjerë e kanë kuptuar që Sara kërcënonte.

    “Po e them tani, se nuk e kam ngritur më parë zërin, Sara ishte tip kërcënues, ishte për prokurori… Kur kam qenë në lojë, e kanë parë të gjitha kamerat që ishte tip kërcënuese”, u shpreh Meri.

  • Meri Shehu bën deklaratën e fortë për Sara Gjordenin, tregon ç’ndodhi në shtëpi: Ishte për …

    Meri Shehu bën deklaratën e fortë për Sara Gjordenin, tregon ç’ndodhi në shtëpi: Ishte për …

    Meri Shehu ka bërë një deklaratë të fortë për Sara Gjordenin duke thënë se ajo ka qenë një tip që kërcënonte brenda në shtëpi.

    Duke folur në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, Meri tha se më parë nuk e ka ngritur zërin për këtë, por se edhe banorët e tjerë e kanë kuptuar që Sara kërcënonte.

    “Po e them tani, se nuk e kam ngritur më parë zërin, Sara ishte tip kërcënues, ishte për prokurori… Kur kam qenë në lojë, e kanë parë të gjitha kamerat që ishte tip kërcënuese”, u shpreh Meri.

  • Mes Meritonit dhe Romeos, ja kë mbështet Bardhi nga dy miqtë e tij

    Mes Meritonit dhe Romeos, ja kë mbështet Bardhi nga dy miqtë e tij

    Dy banorët e Big Brother VIP, Romeo dhe Meritoni, të cilët kanë deklaruar më herët që kanë qenë miq të ngushtë prej vitesh, janë në një marrëdhënie të krisur, e shoqëruar me debate dhe përplasje.

    Shoku i tyre i përbashkët, Bardhi, i ftuar në “Fun Club”, tregoi se kujt i jep më shumë të drejtë.

    Debatet e ashpra kanë filluar edhe në prime të djeshëm, ku të dy kanë shpërthyer në debate të ashpra, duke i përmendur të kaluarën njëri-tjetrit.

    Në debatin Meriton Romeo kë mbështet?

    “Mesa kam parë unë, mbështes Meritonin”, u përgjigj Bardhi.

    “Uau”, reagoi Ina, e cila mesa duket u habit nga zgjedhja e tij.

  • “Jam ishi i Sarës”/ Përballje e fortë mes Bardhit dhe Silvit, këngëtari kërkon të lërë studion: Nëse do vazhdojë kështu…

    “Jam ishi i Sarës”/ Përballje e fortë mes Bardhit dhe Silvit, këngëtari kërkon të lërë studion: Nëse do vazhdojë kështu…

    Dy ish-konkurrentët e Big Brother VIP janë përplasur me njëri-tjetrin në studion e “Fun Club”, për shkak të deklaratës që Silvi ka bërë për Sarën, pak para se të futej në shtëpi.

    Sipas Bardhit, deklarata e Silvit se ka pasur një flirt me Sarën, me të cilën këngëtari është në një lidhje tashmë, e quajti si zhgënjyese. Silvi mohoi të ketë thënë diçka të tillë ndërsa theksoi se nuk ka pasur asnjë lidhje me të, por vetëm njohje.

    Bardhi: Doja t’i thoja që atje brenda ia kemi kaluar mirë, kam menduar që je djalë i mirë, por jashtë më ke zhgënjyer shumë, nuk e vlerësoj atë që e ke bërë me Sarën. Njëherë ke ndenjur me atë dhe ke dhënë atë deklaratë.

    Silvi: Unë në asnjë moment nuk kam thënë që kam qenë ishi i Sarës, as nuk kam thënë që kam pas flirtuar. Më kanë pyetur disa herë kë njeh dhe kam thënë që kam një foto me të. Kam thënë që nëse do kisha një ish të dashur, nuk do isha futur. Dua të kërkoj ndjesë, mendoj që Sara është gocë super, kam besuar te dashuria e tyre dhe nëse është keqkuptuar, kërkoj ndjesë publikisht.

    Dy opinionistët, Ina dhe Ronaldo iu kundërvunë ish-banorit, duke shprehur se nuk ka pse të keqkuptohet kur ai vetë është shprehur që ka pasur një flirt mes tyre.

    Bardhi: Ideja është të zgjidhte këtë problem, e pashë që e ka bërë për vëmendje.

    Silvi: Pasi kam dalë nga BIG-u kam vazhduar jetën time, jam me një gocë që ka një jetë shumë private. Për hir të respektit të asaj nuk dua ta vazhdoj më këtë diskutim. Unë e pranoj atë video dhe kërkoj falje. Nuk ka asgjë të keqe të flirtosh.

    Teksa moderatorja e programit, Enxhi Nasufi po i shpjegonte që nuk ka asnjë transformim të fjalëve që ai ka thënë në “Fun Club” përpara se të futej në BBV, Silvi kërkoi të largohet nga emisioni.

    Silvi: Nëse do vazhdojë kështu kjo intervistë më mirë ta lemë këtu. Të çohem të iki? Më mirë kështu? Ju thash që nuk doja ta vazhdoja.

    Enxhi: Nuk detyroj askënd të rrijë në këtë program.

  • Luizi e ironizoi, Zhaklin Lekatari e ofendon: Si i quajmë shqip këta …

    Luizi e ironizoi, Zhaklin Lekatari e ofendon: Si i quajmë shqip këta …

    Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli u rikthye mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Fillimisht Luizi qëndroi i ulur në karrigen e opinionistit të këtij spektakli, ku komentoi lojën e banorëve të këtij sezoni.

    E teksa po komentonte debatin mes Romeos dhe Meritonit, këngëtari nuk la pa përmendur me ironi as ish-opinionisten e sezonit të kaluar, Zhaklin Lekatari.

    “Tani e kuptoj pozicionin e Arbrit kur thonte e kemi të vështirë edhe ne si opinionista, Zhakun jo, por shyqyr që nuk është këtu për të mirën e saj”, u shpreh Luizi.

    Mirëpo mesa duket rreth kësaj deklarate ditën e sotme ka reaguar vetë Zhaku, e cila përmes një postimi në InstaStory ka ofenduar Luizin.

    “Si i quajmë në shqip, ata që paguhen për të bërë një punë që s’dinë ta bëjnë? Të paaftë, b*thlëpirës, apo investim i gabuar”, ka shkruar Zhaklina.

  • ‘Vajzat e bashkëshortit më fshijnë lotët’, Rudina Dembacaj rrëqeth me rrëfimin prekës: Kur kalova një situatë të vështirë, njëra më mbante dorën, tjetra…

    ‘Vajzat e bashkëshortit më fshijnë lotët’, Rudina Dembacaj rrëqeth me rrëfimin prekës: Kur kalova një situatë të vështirë, njëra më mbante dorën, tjetra…

    Rudina Dembacaj i konsideron vajzat e bashkëshortit të saj, si vajzat e veta.

    Mes lotëve ajo ka rrëfyer në “S’e luan topi” me Erjona Rusin, se është me fat që ka ato dy vajza në jetën e saj dhe nuk e imagjinonte se do i donte sikur të ishin vajzat e saj.

    Madje ajo tregon se i ka mbështetje, në momentet më të vështira asaj ia kanë mbajtur dorën dhe ia kanë fshirë lotët.

    Erjona Rusi: Kush t’i fshin lotët ty Rudina Dembacaj? Kush ta mban dorën kur je në momente të vështira?

    Rudina Dembacaj: Kohët e fundit fëmijët e mi të mëdhenj Erta dhe Mara, kurrë nuk e kam menduar sepse ta shohësh nga jashtë janë fëmijët e bashkëshortit, por ata janë sinqerisht fëmijët e mi. Në fillim Erjona ju drejtohesha fëmijëve duke menduar sikur unë nuk jam dhe si do doja që dikush t’i drejtohej Viktorias. E imagjionoja dhimbjen që do përjetonte Viktoria nëse nuk do jetoja më. Me këtë mendim kam krijuar marrëdhënien me ta që mendoj se kam dy mikesha të jashtëzakonshme si Marën dhe Ertën dhe një dashuri të vogël si Nardin, me të cilin vetëm përkëdhelemi. Ka qenë shumë e çuditshme dhe e pa preceptueshme se si mund të ishte një familje me tre mbiemra, por unë mendoj që ajo është oazi më i bukur i dashurisë që kam përjetuar ndonjëherë. Unë kalova një situatë të vështirë që nuk ishte aq e vështirë, por në momentin në të cilin ndodhi, unë nuk e përjetova mirë. Unë i kisha të dyja ato, njërën në njërën dorë dhe tjetra më fshinte lotët. Dhe i kam thënë Zotit faleminderit, paskam qenë një njeri shumë i mirë që kam merituar këtë të mirë, çfarë kam bërë unë që të meritoj këta fëmijë të mrekullueshëm dhe këtë marrëdhënie kaq të pastër.