Category: Showbiz

  • Luiz Ejllit s’i del inati me Zhaklin Lekatarin, përmend Arbana Osmanin, si reagoi Ledion Liço

    Luiz Ejllit s’i del inati me Zhaklin Lekatarin, përmend Arbana Osmanin, si reagoi Ledion Liço

    Mbrëmjen e sotme, në spektaklin televiziv “BBVA3”, eshte ftuar për të dhënë opinionet e tij, Luiz Ejlli, fitues i edicionit te kaluar.

    Teksa po komentonte debatin mes Romeos dhe banorëve të tjerë ai tha:

    “Tani e kuptoj pozicionin e Arbrit kur thonte e kemi të vështirë edhe ne si opinista, Zhakun jo, por shyqyr që nuk është këtu për të mirën e saj.”Ledioni e ndaloi duke thënë që nuk është mirë të përmendim ato që nuk janë këtu.

    “Ke të drejtë, më fal Arbana, kështu Ledion”, i tha Luizi duke sjellur të qeshura në studio.

  • Bardhi: Do të jetë nëna e fëmijëve të mi! Sara: Kam takuar familjen e tij, më vjen keq…

    Bardhi: Do të jetë nëna e fëmijëve të mi! Sara: Kam takuar familjen e tij, më vjen keq…

    Në primen e sotëm, Bardhi dhe Sara janë rikthyer në studion e Big Brother VIP.

    Dyshja është shprehur për ditët e para së bashku jashtë shtëpisë më të famshme, teksa ka qenë Bardhi ai që ka marrë fjalën i pari.

    “Mami është mirë. Ishte një javë e sikletshme dhe jam ndjerë shumë keq me mënyrën si dola dhe me komenetet me rastin e nënës e familjen time. Mami është mirë dhe faleminderit ata që kanë pyetur.Ishte një javë shumë e vështirë sepse lexova komentet në rrjete… I pashë kryqëzimet që i kishin bërë Sarës, ishte gjykuar si e pamoralshme e shumë të tjera.

    Moralin e saj e njoh, e kam zgjedhur me dëshirë. Unë i qëndroj deklaratës që ajo do të jetë nëna e fëmijëve të mi”, tha Bardhi.

    Nga ana tjetër Sara ka rrëfyer përjetimet në takimin e parë me familjarët e partnerit të saj.

    “Më ka ardhur shumë keq për komentet. Kur kam shkuar në Kumanovë kam takuar familjen e Bardhit.

    Ata ishin të ngrohtë dhe mikpritës. Më duan dhe më respektojnë dhe Bardhi bën shaka se i duket që më duan më shumë se ai”, tha ish-banorja e Big Brother VIP.

  • “Na qitën sytë,” Rozana Radi shpërthen ndaj Ori Nebiajt: Ajo e ka humbur …

    “Na qitën sytë,” Rozana Radi shpërthen ndaj Ori Nebiajt: Ajo e ka humbur …

    Rozana Radi prej kohësh nuk është më pjesë e tregut muzikor me projekte të reja. Megjithatë, jeta e saj ka marrë një tjetër drejtim, që prej nisjes së këtij edicioni të Big Brother Vip, këngëtarja tashmë edhe prezantuese, komenton “Live” në platformat e rrjeteve sociale ndodhitë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Bashkë me Anaid Kalotin, Aulona Mustën dhe Sonila Meçon kanë dhënë mendimet e tyre për “Prime” e sotëm. Ajo çka i ka tërhequr vëmendjen Rozanës ka qenë sjellja e opinionistes Ori Nebijaj e cila u është “sulur” banorëve për lojën e ulët që po bëjnë në BBV.

    “Na qitën sytë. Po ajo(Ori Nebijaj) e ka humbur fare me banorët. Si mund te flasë ashtu. Ajo nuk është banore, por opinioniste. Po përdor një fjalor që nuk i shkon opinionistit,” tha këngëtarja.

    Më pas ka ndërhyrë edhe gazetarja Sonila Meço, e cila është përpjekur të justifikojë tensionin e Orit.

    “Ke shumë të drejtë, por tani aty është tensionuar shumë dhe të gjithë kanë humbur logjikën përfshire dhe Orin,” tha gazetarja.

  • “Moralin e saj e njoh, u lidha me dëshirë”- Bardhi nuk heq “dorë” nga Sara! Këngëtari i “prerë”: Do të jetë nëna e fëmijëve të mi

    “Moralin e saj e njoh, u lidha me dëshirë”- Bardhi nuk heq “dorë” nga Sara! Këngëtari i “prerë”: Do të jetë nëna e fëmijëve të mi

    Këngëtari i njohur, Bardhi ka shuar çdo dyshim në lidhje me marrëdhënien e tij me Sara Gjordenin, me të cilën krijoi një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

    Ai është shprehur se modelja është kryqëzuar me komente, teksa theksoi se i vjen turp nga fjalët që janë thënë ndaj partneres së tij. Por Bardhi shtoi se “moralin e saj e njoh më së miri” dhe se Sara Gjordeni do të jetë nëna e fëmijëve të tij.

    “I pashë kryqëzimet që i kanë bërë Sarës, më erdhi turp nga fjalët që janë thënë, e kanë etiketuar si të pamoralshme. I vihet Bardhit nga pas për lekë, i shkon në shtëpi me zor. Moralin e saj e njoh më së miri dhe jam lidhur me dëshirë. Do të jetë nëna e fëmijëve të mi”, tha këngëtari Bardhi në studion e BBV, duke bërë komentin e tij të parë pasi u largua nga shtëpia papritur për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të nënës së tij.

    Ndërsa modelja deklaroi se familja e Bardhit e ka mikëpritur në shtëpinë e tyre, teksa shto se i ka ardhur keq për komentet ndaj saj.

    “Na ka ardhur keq për komentet. Kur shkova në Kumanovë, ata ishin aq të ngrohtë dhe thoshin pse ky opinon që nuk të duan. Bardhi thotë me shaka që ‘më duket se të duan më shumë se mua’. Më vendosin partnerë që nuk i kam njohur kurrë”, tha Sara Gjordeni.

  • “Mjaft të kemi dëgjuar”, Ledioni “i tërheq veshin” Romeos: Të betohem nuk ta përsëris më, a ka…

    “Mjaft të kemi dëgjuar”, Ledioni “i tërheq veshin” Romeos: Të betohem nuk ta përsëris më, a ka…

    Debati mes Eglës dhe Heidit bëri që Romeo të nervozohej dhe të flasi sipër banorëve të tjerë.

    Kjo gjë bëri që moderatori i spektaklit televiziv “BBVA3”, Ledion Liço ta ndalonte, dhe “t’i tërhiqte veshin duke i thënë:

    “O Romeo seriozisht e kam. Ti e ke të pamundur të dëgjosh o burr i dheut. Mjaft të kemi dëgjuar, kemi 1 orë që të dëgjojmë ty. Të betohem nuk ta përsëris më, a ka mundësi të dëgjojmë personin që i drejtova një pyetje. Nuk ka rëndësi se çfarë po thotë, rëndësi ka ta dëgjoj unë. ti mos e dëgjo, mbyll veshët.”

  • Luizi sjell të qeshura në studio, ngatërron Ledionin me Arbanën dhe përmend Zhakun: Shyqyr që nuk është…

    Luizi sjell të qeshura në studio, ngatërron Ledionin me Arbanën dhe përmend Zhakun: Shyqyr që nuk është…

    Mbrëmjen e sotme, në spektaklin televiziv “BBVA3”, ka qenë i ftuar për të dhënë opinionet e tij, Luiz Ejlli.

    Teksa po komentonte debatin mes Romeos dhe banorëve të tjerë ai tha:

    “Tani e kuptoj pozicionin e Arbrit kur thonte e kemi të vështirë edhe ne si opinista, Zhakun jo, por shyqyr që nuk është këtu për të mirën e saj.”

    Ledioni e ndaloi duke thënë që nuk është mirë të përmendim ato që nuk janë këtu.

    “Ke të drejtë, më fal Arbana, kështu Ledion”, i tha Luizi duke sjellur të qeshura në studio.

  • “Merresh me gratë e shokëve”- Akuza të ndërsjellta mes Romeo Veshajt dhe Meriton Mjekiqit: Ty të kanë dalë video në TikTok

    “Merresh me gratë e shokëve”- Akuza të ndërsjellta mes Romeo Veshajt dhe Meriton Mjekiqit: Ty të kanë dalë video në TikTok

    Miqësia mes Romeo Veshajt dhe Meriton Mjekiqit është prishur. Mbrëmjen e sotme në Big Brother Vip 3 ata kanë patur një debat të ashpër.

    Romeo iu drejtua Meritonit duke i thënë se merresh me gratë e shokëve. Moderatori i është përgjigjur Romeos duke i thënë: ‘Ti merresh me gra të shokëve, ty të kanë dalë dhe video TikTok’.

    Pjesë nga diskutimi:

    Meritoni: U ndatë, s’u ndatë, spo kuptoj a jeni ndarë apo jeni bashkë

    Romeo: Po ç’të duhet ty o, shiko gruan tënde

    Meritoni: Mos përmend gra

    Romeo: Ti merrësh me gratë e shokëve, o gjigant. Iku Sara, po merrshesh me Heidin.

    Meritoni; Ti e përmende të dashurën. Ti merresh me gra të shokëve, ty të kanë dalë dhe video TikTok për gra të shokëve. Ti je përmend për gra të shokëve, jo unë

    Romeo: Për kë? Po flet për Cllevion. Sa e poshtër, sa djalë i keq je

    Edhe më herët patën një diskutim, ku pas deklaratave të Meritonit në dhomën e rrëfimit, Romeo i cilësoi njeri pa pikë dinjiteti dhe që s’i thotë gjërat në sy.

    Pjesë nga diskutimi:

    Romeo: Ka pasur disa situata Meritoni, por ai i harron shumë shpejt…

    Meritoni: Jo, ti i harron shumë shpejt.

    Romeo: Ka qenë situata e dasmës. Ngrita dorën, mori votat për të marrë dasmën. Nuk ftoi Sarën dhe Vesën, të gjithë e dinë si shkoi situata… Pasi i kërkoi falje Sarës, ajo nuk e besoi, por unë shkova dhe e binda. Te situata e rripit, i kam qëndruar afër dhe unë mund të përfitoja. Te situata e hallvës i kam ndenjur në krah atij dhe Ilnisës.

    Meritoni: Te dasma, Romeo ka lënë ceremoninë e dasmës. Te pjesa e rripit, ishte Romeo që e bëri më të madhe situatën… E treta, në situatën e hallvës, ishte Romeo që e pa Erjolën të gatuante hallvën për Ilnisën dhe nuk erdhi të më thotë…

    Romeo: Unë mendoj që Meritoni ndikohet në këtë shtëpi… Meritoni do të dalë në prime. Një shok që të qëllon te dhoma e rrëfimit, që nuk ka pikë dinjiteti, që nuk t’i thotë gjërat në sy…

  • ‘I vetmi rast që s’ka nevojë për ADN, se dihet që është vajza jote’, Luiz Ejlli zbulon bisedën me gjinekologun gjatë kontrolleve të Kiarës

    ‘I vetmi rast që s’ka nevojë për ADN, se dihet që është vajza jote’, Luiz Ejlli zbulon bisedën me gjinekologun gjatë kontrolleve të Kiarës

    Fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli është i ftuar këtë natë në Big Brother VIP.

    I pyetur nga drejtuesi i spektaklit, Ledion Liço, ai rrëfeu për të gjithë disa detaje për vajzën që presin të vijë në jetë me Kiarën.

    Ledion Liço: A shkon me lëvizjet e bebit brenda barkut të Kiarës kënga? Si lindi si gjë?

    Luiz Ejlli: Është i vetmi rast më tha gjinekologu se s’po ia përmend emrin, është i vetmi rast që s’ke nevojë me bo ADN se dihet që është vajza jote se shihe e ke tërë kohën kështu (në lëvizje).

  • ‘Nxehen gjakrat’ në BBV, Juli i ashpër me Romeon: Ti je kopjac, në të dyja rastet kam parë romancë dhe viktimizim…

    ‘Nxehen gjakrat’ në BBV, Juli i ashpër me Romeon: Ti je kopjac, në të dyja rastet kam parë romancë dhe viktimizim…

    Por si i kanë komentuar banorët e tjerë të “BBV3” këtë raport?

    Jetmiri: Kam tentuar t’ua bëjë të qartë një shoqëri që këta kishin nuk duhej të prishej…

    Juli: Është e sikletshme të shohësh dy shokë të vjetër të flasin në këtë mënyrë. E jap me garanci që Meritoni nuk ndikohet nga unë. Duhet pasur kujdes situata… Ti je një kopjac, në të dyja rastet kam parë romancë dhe viktimizim…

    Ndërkohë, edhe opinionistët Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me ‘krisjen’ e raportit.

    Ori: Më vjen mirë për të dy djemtë që iu desh të vinin në Big Brother sesa me dinjitet apo pa dinjitet janë.

    Arbër: Raporti i miqësisë së tyre lidhet me pritshmërinë. Pritshmërinë që Meritoni ka patur nga Romeo. Romeo është përgjigjur duke i thënë se e ka mbrojtur, për mua nuk e ka bërë…

  • Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother, jep përgjigjen epike kur Ledioni e pyet kë ka të preferuar

    Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother, jep përgjigjen epike kur Ledioni e pyet kë ka të preferuar

    Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother 2 Vip është rikthyer në ‘prime’-n e kësaj të shtune në skenën e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri.

    Edhe pse ka kaluar gati një vit nga loja e tij që fitoi zemrat e mijëra shqiptarëve, Luizi nuk e kishte humbur sensin e batutave të bukura, kur Ledioni e pyeti se kë ka të preferuar brenda shtëpisë.

    Luizi: E kam shiju, me u rikthy në studio është kënaqësi, sepse kam qenë fitues. Uroj të njëjtën gjë edhe për ata.

    Ledioni: Kë ke të preferuar?

    Luizi: Unë vdes pas teje!

    Luizi nuk kishte se si të mos fliste për bashkëshorten e tij, Kiarën dhe foshnjen që pritet të vijë në jetë.

    “Është i vetmi rast që më tha gjinekologu s’ke nevojë me bë ADN se është gjithë kohën duke kërcy. Sido që t’ia vë emrin, nuk do i thërras në emër kurrë, se do i them o zemër, o shprit”, tha Luizi.