Category: Showbiz

  • Doris rrëfen sakrificat për lidhjen me Albi Nakon: Ika nga shtëpia pa lejen e babait

    Doris rrëfen sakrificat për lidhjen me Albi Nakon: Ika nga shtëpia pa lejen e babait

    Albi Nako dhe partnerja e tij, Doris kanë ndarë historinë e tyre të dashurisë. Të ftuar në “S’e luan topi”, balerini ka treguar se babi i saj nuk ishte dakort që ajo të lidhej me dike më të madhe në moshe dhe për këtë arsye nuk e ka miratuar asnjëherë raportin e saj me Albi Nakon.

    Mes lotësh ajo tregoi si u detyrua të largohej nga shtëpia, pa lejen e tij për të nisur bashkëjetësen me koreografin e famshëm.

    Pjesë nga biseda:Albi: Jam munduar ta mbaj diskrete si lidhje edhe për shkak të së shkuarës. Jam munduar ta jetoj këtë gjë në heshtje, por ne ishim përgatitur që do vinte ky moment. Familja e Dorisit nuk ishte dakort për rrugën e saj. Unë doja ta shkëpusja për shumë arsye nga famija e vet.

    Nuk ishte një vajzë e rritur mirë për arsye ekonomike, dhe kjo ka ardhur te unë pa lejen e të atit. Kishim frikë nga reagimi i tij. Ai nuk e përqafonte idenë e një njeriu më të madh në moshë dhe një njeri të artit për vajzën e tij. Këto gjëra paragjykohet shumë këto gjëra.

    Doris: Babi ka qenë shumë fantik dhe nuk pranonte bashkëjetesën. Mami e pranoi, por babit nuk ia thash. Ajo më dha bekimin e saj dhe mua kaq mu desh.

    Albi: Ajo çka na mbeti peng ishte se në kohën e Covidit, Dorisit i vjen lajmi që babi i saj ishte i shtruar në spital. Dhe ne shkojmë për ta vizituar, pasi mund të vdiste. Dhe aty komunikon për herë të fundit të të atin, kuptohet ishte komunikim me sy. Ai ndërroi jetë dhe Doris nuk mundi që t’ia thoshte, edhe pse ai e dinte. Për një gjë jam i sigurt, po të njiheshim do të kuptoheshim shumë mirë bashkë.

    Doris: Më ka ngelur peng që nuk hapa një rrugë komunikimi me të, si për baletin dhe si për Albin. Aty kuptova gabimin tim.

  • “Dhashë shtëpinë me qira dhe shita makinën”, Sara Gjordeni zbulon si hoqi dorë nga gjithçka para se të hynte në “Big Brother VIP”

    “Dhashë shtëpinë me qira dhe shita makinën”, Sara Gjordeni zbulon si hoqi dorë nga gjithçka para se të hynte në “Big Brother VIP”

    “Big Brother VIP 3” ishte një eksperiencë e kërkuar dhe e dëshiruar nga Sara Gjordeni, që erdhi në një moment të vështirë në jetën e saj.

    Në një intervistë për “MeKast” me Megi Pojanin, Sara rrëfeu se ftesa për t’u futur në shtëpinë më të fashmë i erdhi në çastin e duhur.

    “Kisha pasur një vit shumë të vështirë. Nisa një punë, e pashë që nuk po më plotësonte, mund të bëja diçka tjetër. Në momentin që m’u dha oferta për t’u futur në Big Brother, thashë më duhen këto emocionet e mëdha, më duhet ta kthej jetën time nga e para të shohim se ku do të dalë”.

    Madje, para se të bëhej pjesë e formatit, ajo zbulon se hoqi dorë nga shumë gjëra.

    “Përpara se të futesha në Big, kam nxjerrë shtëpinë me qira, kam nxjerrë makinën në shitje, hoqa dorë nga puna”.

    Megjithatë, ishte një provë që ia vlejti, pasi në “BBV” Sara nisi një romancë me Bardhin, që po e vazhdon edhe jashtë shtëpisë.

  • “Picirruke, surrat patate”- Egla Ceno debaton me Heidi Bacin. Aktorja: Je shumë budallaqe, do vetëm vëmendje!

    “Picirruke, surrat patate”- Egla Ceno debaton me Heidi Bacin. Aktorja: Je shumë budallaqe, do vetëm vëmendje!

    Një debat i ashpër në shtëpinë e Big Brother Vip 3 ka ndodhur mes Egla Cenos dhe Heidi Bacit. Aktorja i është drejtuar Heidit duke e cilësuar budallaqe që kërkon vetëm vëmendje.

    Heidi i është kthyer duke i thënë se nuk e ka pritur një sjellje të tillë nga ajo, dhe argumenton se qëllimi i Eglës është që ta nxjerrë jashtë shtëpisë.

    Pjesë nga debati:

    Miqësia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur sërish.

    Pjesë nga debati:

    Egla: Picirruke, ke nevojë gjithmonë për një Sarë me vete,

    Heidi: Nuk e prisja

    Egla: Unë nuk e prisja nga ty

    Heidi: Ke thënë që je italiane, fatkeqësisht prindërit e mi kanë ikur nga këtu.

    Egla: Ishte një këshillë dashamirëse

    Heidi: Kjo është jeta ime, ik mos më fol

    Egla: Ti the jam italiane, unë të thashë mos e thuaj në inat e sipër se të bën dëm! Je shumë budallaqe, ke mentalitet lufte, do vetëm vëmendje, do njerëz kundër, po të jepja një këshillë, ti je kaq e ngatërrume me veten tani sa nuk di ca flet.

    Heidi: E di sa njerëz vijnë këtu

    Egla: Surrat patate, nis shit bileta

    Heidi: Është bërë me Julin me atë të më nxjerrin mua, erdhe ti tek unë apo erdha unë tek ty! Nuk më qëndroi afër erdhi më goditi, me më ofendoi. Dashamirësia jote, e kemi parë, zhduku.

  • “Mos m’u afro”/ ‘Nxehen gjakrat’ në BBV, agravon debati mes Eglës dhe Heidit: Zhduku dil që tani

    “Mos m’u afro”/ ‘Nxehen gjakrat’ në BBV, agravon debati mes Eglës dhe Heidit: Zhduku dil që tani

    Debatet në shtëpinë e BBV3 nuk kanë të ndalur dhe së fundmi një tjetër situatë ka agravuar, ku protagoniste janë Egla dhe Heidi.

    Pavarësisht se dyshja shpesh herë ka patur biseda të sinqerta mes njëra-tjetrës, ditën e sotme Heidi dhe Egla kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën, ku diskutimi ka përfunduar me tone të larta.

    Mesa duket debati ka nisur pas një deklaratë që Heidi ka bërë, duke u shprehur “se jam italiane” mirëpo Egla ka thënë se Heidi ka bërë gabim që e ka thënë dicka të tillë dhe sipas saj ishte thjesht një këshillë dashamirëse.

    Biseda mes dyshes në dhomën e grimit:

    Egla: Merr frymë, nuk të godita. Po ta përsëris për të disatën herë. Erdha dhe të thashë një gjë dashamirëse por ti ke nevojë për vëmendje.

    Heidi: Mos m’u afro. Dashamirësia jote, e kemi parë. Zhduku, largohu!

    Egla: Ik mi idote, qetësohu. Mos më bëj skena princeshe. Jemi në distancë sigurie, o budallaqe.

    Egla: Je histerike. Nëse nuk e përballon dot, dil që tani

  • Replikat e ashpra me të atin, reagon Flori Mumajesi dhe i del në krah Sarës: Je motra ime (Foto)

    Replikat e ashpra me të atin, reagon Flori Mumajesi dhe i del në krah Sarës: Je motra ime (Foto)

    Babai i Sarës iu kundërpërgjigj akuzave të saj për dhunë duke treguar versionin e tij të historisë, nëpërmjet një videoje që u publikua në rrjetet sociale.

    Ai pretendoi se mamaja e Sarës e ka tradhtuar, prandaj ai është ndarë. Pas kësaj deklarate, ish-banorja ka reaguar ashpër ndaj akuzave të babait të saj duke e quajtur atë ‘monstër’.

    Nga ana tjetër, nuk kanë munguar edhe replikat e shumta në rrjet nga publiku dhe personazhet e njohur.

    Flori Mumajesi ka vendosur të reagojë gjithashtu lidhur me këtë temë, duke thënë se në këtë histori ai i jep të drejtë Sarës.

    “Ky e quan veten babë. Neveri. Sara Gjordeni në këtë histori je motra ime dhe jo vajza e një njeriu si ky”, shkruan Flori Mumajesi.

  • Kulmi në ‘BBV3’/ Egla-Ilnisës: Shkoj bëj ndonjë ‘ohh’ aty dhe mbylle sqepin

    Kulmi në ‘BBV3’/ Egla-Ilnisës: Shkoj bëj ndonjë ‘ohh’ aty dhe mbylle sqepin

    Ilnisa dhe Egla janë përfshirë në një debat tepër të ashpër me njëra-tjetrën orët e para të mëngjesit.

    Teksa ishin në dhomën e gjumit, biseda mes konkurrenteve ka degraduar duke përfunduar në ofendime tepër të rënda dhe të papërshtatshme për një format televiziv.

    Pjesë nga biseda:

    Egla: S’di ku të ha dhe ku të djeg. S’ke turp, nënë e një vajze të rritur, flet mbrapa krahëve për seksin e grave të tjera. O krevat dopio e Big-ut shkoj bëj ndonjë ohh aty dhe mbylle sqepin.

    Ilnisa: Ohhh ( Ironizon)

    Egla: Se po çmendesh ndoshta, del nëpër komshinj me fol për seks! Dashuria të zbukuron, nuk të bën gore.

    Ilnisa: Për modele si ty. Kthehu nga ana tjetër, o copë mishi

    Egla: Copë mishi e syve që të pëlcasin.

    Ilnisa: Debile

    Egla: Debile mashkull, ti je burrë mi. S’po të shkrin dot as ai.

    Ilnisa: Hajde të të puth një çikë.

    Egla: O zgavër që nuk të mbush asgjë (Mos më prek) Mos më prek mi o burrë, o zgavër njerëzore. Vjen erë e ndyrë kur afrohesh ti, vjen era ndyrësirë

  • Luiz Ejlli hyn sonte në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3”

    Luiz Ejlli hyn sonte në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3”

    Moderatori Ledion Liço zbuloi në ‘prime’-n të së martës se fituesi i edicionit të kaluar të Big Brother Vip, Luiz Ejlli do të jetë i pranishëm gjatë gjithë spektaklit këtë të shtunë.

    Ai tha se së fundmi është shumëpërfolur për pjesëmarrjen e Luizit në BBV3, dhe ky i fundit do të ndajë mendimet dhe opinionet e tij për situatat në shtëpi.

    Luizi mbrëmë publikoi këngën e re të titulliar “Kce”, këngë e realizuar nga SBS Entertainment me producent Çelik Lipën.

    Po ashtu, hyrja e tij u konfirmua edhe përmes një video në rrjetin social “Instagram” nga faqja zyrtare e “BBVA”.

  • Vajza e Eli Farës “djeg” rrjetin, shfaqet rrugëve me gjoksin zbuluar dhe veshje tepër provokuese

    Vajza e Eli Farës “djeg” rrjetin, shfaqet rrugëve me gjoksin zbuluar dhe veshje tepër provokuese

    Marina Fara, vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Fara ka lënë pa frymë fansat, teksa është shfaqur në rrjetet sociale tepër provokuese.

    Marina Fara ka publikuar pamjet në rrjetet sociale, ku shfaqet me gjoksin zbuluar dhe me një minifund provokues.

    Ajo shihet teksa ecën në rrugë, ndërsa nuk lë vend për imagjinatën.

  • Degjeneron debati në ‘BBV3’/ Egla përplaset ashpër me Ilnisën: Shko bëj ndonjë ‘ohh’ aty dhe mbylle sqepin

    Degjeneron debati në ‘BBV3’/ Egla përplaset ashpër me Ilnisën: Shko bëj ndonjë ‘ohh’ aty dhe mbylle sqepin

    Ilnisa dhe Egla janë përfshirë në një debat tepër të ashpër me njëra-tjetrën orët e para të mëngjesit.

    Teksa ishin në dhomën e gjumit, biseda mes konkurrenteve ka degraduar duke përfunduar në ofendime tepër të rënda dhe të papërshtatshme për një format televiziv.

    Egla: S’di ku të ha dhe ku të djeg. S’ke turp, nënë e një vajze të rritur, flet mbrapa krahëve për seksin e grave të tjera.
    O krevat dopio e Big-ut shkoj bëj ndonjë ohh aty dhe mbylle sqepin.

    Egla: Se po çmendesh ndoshta, del nëpër komshinj me fol për seks! Dashuria të zbukuron, nuk të bën gore.

    Ilnisa: Për modele si ty. Kthehu nga ana tjetër, o copë mishi

    Egla: Copë mishi e syve që të pëlcasin.

    Egla: Debile mashkull, ti je burrë mi. S’po të shkrin dot as ai.

    Ilnisa: Hajde të të puth një çikë.

    Egla: O zgavër që nuk të mbush asgjë (Mos më prek) Mos më prek mi o burrë, o zgavër njerëzore. Vjen erë e ndyrë kur afrohesh ti, vjen era ndyrësirë

  • Vëllai i Meritonin nuk takoi Ilnisën në BBV, reagon ashpër vëllai i moderatores

    Vëllai i Meritonin nuk takoi Ilnisën në BBV, reagon ashpër vëllai i moderatores

    Gazetarja Ilnisa Agolli, është një nga personazhet më të spikatur të BBV 3. Krahas strategjisë së saj, ajo ka rënë edhe më tepër në sy të publikut për lidhjen me Meriton Mjekiqin, 9 vite më i ri në moshë se ajo.

    Ajo që shokoi publikun ka qenë takimi i Meritonit me vëllanë e tij, Rinorin, ku ky i fundit vendosi të mos e takojë Ilnisën, madje reagoi shumë ftohtë kur iu propozua në mënyrë indirekte nga Ledion Liço.

    Sa i përket këtij gjesti nga ana e vëllait të Meritonit, ka reaguar për herë të parë Kevi Agolli, vëllai i Ilnisës.

    Ai zgjodhi emisionin “Glamour Zone” për të adresuar këtë ngjarje dhe shumë të tjera.

    Ester Bylyku: Përse mendon ti që vëllai i Meritonit zgjodhi të mos e takojë Ilnisën?

    Kevi Agolli, vëllai i Ilnisës: Nuk di të të them fiks përse, por për mendimin tim ka gabuar. Kjo është di sa ka ndikuar emocioni në pjesën tjetër të komunikimit të Rinorit.

    Unë nga ana ime nuk di të them pse ai vendosi të mos takojë asnjë aty, sepse nuk ishte vetëm Ilnisa në shtëpi. Nga ana ime, unë e kam shprehur që nuk do ta bëja atë gjë.

    Unë do ta takoja Meritonin nëse nesër do të futesha në shtëpi, edhe sikur të mos kishte asnjë marrëdhënie mes tyre, por si një person që i ka qëndruar pranë Ilnisës. Do ta takoja jo vetëm atë po të gjithë.