Category: Showbiz

  • E akuzoi se e ka dhunuar dhe i ka djegur shtëpinë, reagon për herë të parë babai i Sara Gjordenit: Nuk e prisja nga vajza ime, me gruan u ndava se më tradhtoi

    E akuzoi se e ka dhunuar dhe i ka djegur shtëpinë, reagon për herë të parë babai i Sara Gjordenit: Nuk e prisja nga vajza ime, me gruan u ndava se më tradhtoi

    Babai i Sara Gjordenit ka reaguar pas akuzave të bëra nga vajza e tij se ka tentuar ta helmojë dhe ta rrëmbente kur ishte e vogël.

    Sipas tij, divorcin me ish-bashkëshorten e ka bërë për shkak të tradhtisë, ndërsa mohon të gjitha deklaratat e Sarës për dhunë.

    “Po të dijë edhe këtë Sara, se po e them publikisht, babi mamanë tënde e ka lënë për tradhti bashkëshortore. Po ti nuk e ke pyetur ndonjëherë mamanë. Më tradhtonte, e kam kapur vetë

    Unë jam Artur Gjordeni, jam babai i Sara Gjordenit, po e jap këtë intervistë sepse nuk e prisja nga vajza ime. Më ka bërë kaq keq. Më ka akuzuar se kam djegur shtëpinë dhe e kam nxjerr jashtë bashkë me të ëmën. Pasi lindi Sara, kemi shkuar me shtëpi në Kuçovë, në ruajtje të një kushëriri tim. Më vonë, ai kushëriri më dërgon mesazh që para tre muajsh, më liro shtëpinë se do vij vetë. Qëlloi që erdhi tezja e Sarës, na la shtëpitë e saj, pa qira. Unë kam qenë punonjës policie në Berat dhe po t’i kisha bërë këto gjëra, do më kishte marrë policia direkt”.

    Pak ditë më parë, në një intervistë për “Ftesë në 5”, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, rrëfeu se nuk e ka takuar kurrë të atin, por di episodet e dhunës së tij ndaj nënës, tentativa për helmim dhe rrëmbim. Sara tregoi se babai iu largua kur ishte vetëm 2 vjeçe dhe se ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë, ndër të tjera e ka përndjekur për 4 vite me radhë në rrjetet sociale.

  • Heidi pëlqen Meritonin? Ja çfarë thoshte Jetmiri para se të futej në BBV dhe dyshimet për pyetjen anonime

    Heidi pëlqen Meritonin? Ja çfarë thoshte Jetmiri para se të futej në BBV dhe dyshimet për pyetjen anonime

    Një deklaratë e bërë nga Heidi ditën e djeshme ka ngjallur shumë debat mes banorëve.

    Teksa po bisedonte me Meritonin dhe Jetmirin, ky i fundit i kujtoi Heidit se ditët e para në shtëpi ka qenë mes Meritonit, Fationit, Romeos dhe Alfios.

    Në këtë moment, duke u kthyer pas në kohe, Heidi iu kthye Meritonit duke i thënë se ka qenë ai që ka flirtuar me të që ditën e parë. Meritoni nga ana tjetër e mohoi kategorikisht këtë gjë.

    Ai i tha Heidit se ajo ka flirtuar hapur me Fationin dhe më pas e hodhi poshtë atë dhe zgjodhi Romeon.

    Diskutimi u hap më pas edhe në prezencë të Romeos, i cili i kërkoi llogari Meritonit pse i është drejtuar Heidit në këtë formë.

    Prej ardhjes së Jetmirit në shtëpi, mes banorëve është hapur një temë që nuk ishte diskutuar më parë, ajo e raportit të Heidit me Meritonit. Fansat kanë aluduar se ka qenë ai që i ka bërë Heidit mesazhin anonim që i shkëlqejnë sytë me Meritonin më shumë se me Romeon në mënyrë që të hapë polemika të reja mes tyre.

    Kjo ka qenë një tezë që Jetmiri e ka mbështetur vazhdimisht edhe në live në instagram para se të bëhej pjesë e BBV, duke aluduar për një pëlqim mes Meritonit dhe Heidit.

  • “Më kapi burri, thosha sa mirë”/ Banorët zbulojnë kur kanë kryer marrëdhënie për herë të parë

    “Më kapi burri, thosha sa mirë”/ Banorët zbulojnë kur kanë kryer marrëdhënie për herë të parë

    Banorët e BBV3 gjatë një sfide në oborrin e shtëpisë kanë treguar se kur kanë kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë. Historitë e tyre ishin nga më të ndryshmet.

    Ledjona: Sa vjeç ishte kur ke bërë seks për herë të parë? Diku tek mosha 17 vjeç.

    Ledjona: S’kam qenë e lëvritur sepse më ka kapur burri që kalama. Kur më prekte tek krahu, thoja “o Zot sa mirë”. Po ti Juli kur?

    Françeska: Unë kam qenë 19 vjeç dhe ka qenë nata kur jam fejuar.

    Erjola: Mua më ka ardhur cikli për herë të parë 20 vjeçe dhe nuk e ndjeja anën hormonale të zhvilluar dhe në atë moshë jam detyruar të bëj marrëdhënie, pasi më ka ardhur cikli. Por kur kam qenë e lidhur nuk mund të them që nuk e kam shijuar, për të rikuperuar vitet. (qesh)

    Roza: Unë pasi e bëra këtë gjë me të dashurin tim i them mamit sepse mami është shoqja ime e ngushtë dhe për faktin që ia thashë bleu tortë.

    Jul Deda: Në çfarë moshe e ke ngrënë këtë tortë?

    Vesa: Unë në moshën 23-vjeçare.

  • Bardhi shuan dyshimet mes çiftit, takon vëllain e Sarës dhe…

    Bardhi shuan dyshimet mes çiftit, takon vëllain e Sarës dhe…

    Sara dhe Bardhi, janë dy ish-konkurrentë të formatit ‘BBV3’ të cilët krijuan një romancë brenda shtëpisë e cila vazhdon dhe jashtë saj.

    Çifti është kthyer në qendër të vëmendjes për mediat sidomos pas daljes së papritur të Bardhit nga formati.

    Pak ditë më parë Sara vizitoi Bardhin dhe familjarët e tij e ndërsa ditën e sotme ka qenë radha e Bardhit, ku Sara ka ndarë një fotografi me vëllain e saj dhe ‘burrin’ ku përbri shkruan: Mu bë vëllai shokë direkt me burrin miq, çfarë po ndodh?

  • “O Egla je për ilaçe”/ Roza ‘i thur këngë’, aktorja: Do dalësh keq, shko merr ndonjë qetësues!

    “O Egla je për ilaçe”/ Roza ‘i thur këngë’, aktorja: Do dalësh keq, shko merr ndonjë qetësues!

    Pas Rikes një tjetër banore ka debatuar me aktoren Egla Ceno në shtëpinë e Big Brother Vip në edicionin e tij të tretë.

    Bëhet fjalë për moderatoren Roza Lati e cila i ka ‘thurur’ aktores një këngë, ku Egla i është përgjigjur dhëmbë për dhëmbë.

    Pjesë nga debate:

    Roza: O Egla je për ilaçe, o Egla o psikopate

    Egla: Nuk e kap ‘Primen’ kështu shpirti do dalësh keq, shko merr ndonjë qetësues se je rëndë

    Roza: Unë do dal keq, këto janë fjalë që i thu vetë. Po ripërsëris fjalët e tua

    Egla: Knaqu shpirti bravo

    Për më tepër ndiqni videon:

  • “Kam alergji nga ty”/ Degradon sherri në BBV, Egla tështin disa herë me qëllim në fytyrën e Roza Latit (Video)

    “Kam alergji nga ty”/ Degradon sherri në BBV, Egla tështin disa herë me qëllim në fytyrën e Roza Latit (Video)

    Nuk kanë fund debatet në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Një incident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme mes aktores Egla Ceno dhe prezantueses Roza Lati, të cilat kanë patur një debat të ashpër që përfundoi me një gjest të pakëndshëm nga ana e Eglës.
    Gjatë një diskutimi në dhomën e gjumit, Egla, në një moment të tensionuar, ka teshtirë disa herë me qëllim në fytyrën e Rozës.

    “Kam alergji në fytyrën e saj”, i tha Egla-Rozës.

    Ky veprim ka ndezur reagime nga banorët e tjerë dhe nga publiku që ndjekin programin. Kjo situatë vjen pak orë pasi aktorja pati gjithashtu një përplasje fizike me Rike Roçin. Vajzat nuk u kursyen aspak me ofendime ndërsa për to do të merret një vendim përmes zarfit të zi që tashmë ka mbërritur në shtëpi.

  • “O gomar, o mushkë!”, Romeo dhe Meritoni debat në BBVA: Je mendjemadh! Ik se po…

    “O gomar, o mushkë!”, Romeo dhe Meritoni debat në BBVA: Je mendjemadh! Ik se po…

    Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, Meritoni dhe Heidi janë përfshirë në një debat, ku Meritoni e këshillon atë që të mos i shohë gjërat shumë emocionalisht, t’i marrë në kuadër të lojës dhe të tregohet e ftohtë.

    Gjatë kësaj bisede Meritonin e thirrën në dhomën e rrëfimit. Kaq donte Romeo që të niste ofendimet drejt tij, duke i thënë se “i ka lodhur njerëzit” dhe duke e quajtur atë “një mushkë”.

    Meritoni: Heidi shikoji ftohtë gjërat.

    Heidi: Jam e ftohtë unë.

    Meritoni: Mos i merrni gjërat vetëm personalisht, mendoji në kuadër të lojës të gjitha gjërat. Ji e sinqertë të lutem.

    Heidi: Jam e sinqertë në këtë pjesë o Meriton.

    Meritoni: Shihi ftohtë gjërat.

    Romeo: Ik or ik se i lodhe njerëzit, të morën në dhomën e rrëfimit, po ik.

    Meritoni: O dallëndyshe.

    Romeo: Ik se i lodhe njerëzit.

    Meritoni: O mendjemadh!

    Romeo: Ik o gomar. Ti je mushkë as gomar nuk je.

  • Të gjithë së bashku, Egla darkon e vetme, Romeo bën veprimin fisnik (Video)

    Të gjithë së bashku, Egla darkon e vetme, Romeo bën veprimin fisnik (Video)

    Dita e sotme ka qenë një ditë tepër e tensionuar për banorët e ‘BBV3’, sidomos për një prej banoreve.

    Bëhet fjalë për Eglën e cila është përfshirë në shumë përplasje dhe debate me banorët e shtëpisë.

    Teksa të gjithë janë ulur të darkojnë së bashku, Egla ka qëndruar dhe është ulur të hajë e vetme. Ka qenë Romeo i cili ka bërë një gjest shumë të bukur dhe e ka thërritur në tavolinë Eglën.

    Komentuesit e kanë vlerësuar tej mase gjestin human të Romeos.

  • “Je mbreti i blofeve në BBV”- Debat mes Julit dhe Romeos, aktori: Je kundërshtar i dobët! Të japin informacione nga jashtë se s‘di të luash

    “Je mbreti i blofeve në BBV”- Debat mes Julit dhe Romeos, aktori: Je kundërshtar i dobët! Të japin informacione nga jashtë se s‘di të luash

    Përplasjet mes Jul Dedës dhe Romeo Veshajt kanë vijuar edhe pasditen e sotme në BBV, ku Juli e ka cilësuar Romeon si lojtar të dobët.

    “Meritoni është kundërshtari më i fortë për mua, më i fortë se ty”, është shprehur Juli, ndërsa Romeo i është përgjigjur se ai nuk e beson as veten për gjërat që thotë.

    Në debat Juli ka përfshirë edhe Juljan, për të cilën tha se i jep informacione nga jashtë Romeos dhe e mëson se si të luaj.

    Pjesë nga debati:

    Juli: Romeo ka qejf ta bëjë këtë sikur e sulmojnë të gjithë. Unë kam kundërshtar burrat për momentin, Meritoni është kundërshtari më i fortë për mua, më i fortë se ty.

    Romeo: Ti as vetën nuk e beson, ke dal bllof gjithë këtë kohë.

    Juli: Bllof ke dalë ti, ti je mbret i bllofeve në Big Brother, nuk ka BBV në Shqipëri që ta kalon ty me bllofe. Ik e konsultohu me këtë ti (për Juljan) se kjo ka ardhur nga jashtë të jep informacione. Të mëson si të luash se nuk di

    Romeo: Juljan e kam zemër, ke inat

    Julja: Hajde hajde Juli. Unë s’kam ardhur për Romeon këtu akoma, se ke kuptuar. Ke ndonjë problem se unë flas me Romeon.

  • “Shala e gjatë e drejtorit më ciku gjurin…”, Alda Butka denoncon për ngacmim sek*ual Gjergj Zaharinë?

    “Shala e gjatë e drejtorit më ciku gjurin…”, Alda Butka denoncon për ngacmim sek*ual Gjergj Zaharinë?

    Një postim në rrjete sociale është shpërndarë në media duke ngjallur bujë dhe debate.

    Faqja e Facebook, “Mbretërorët” ka publikuar shënimin që mban si autore Alda Butka Aliçkën me profesion juriste dhe mbesa e historianit të njohur Uran Butka, e cila denoncon një ngacmim seksual, të ndodhur para shumë vitesh në Tiranë.

    Në shënim nuk përmend emër konkret për “ngacmuesin”, por fjalia “Ky drejtori, plak tashme, por qe me siguri, ia kishte vene syrin atij Pallatit te Pioniereve a Pallatit Mbreteror, qe atehere kur hynte ne Drejtorine Arsimore si ne shtepine e tij, tani banon pikerisht aty e gjuan me statuja”, të bën të mendosh se bëhet fjalë për Gjergj Zaharinë.

    Postimi në rrjete sociale

    Kur vajza ime ishte ne gjimnaz, shkova nje dite ne takim me prinder. Po dilja e gezuar.

    Sapo hapa deren e makines, me afrohet drejtori i shkolles:
    – A me con pak te Drejtoria Arsimore?
    – Posi jo!-u tregova e gatshme une.
    Rruges, dy shalet e gjata e te holla te drejtorit, m’u afruan aq shume, sa mezi i kontrolloja gazin e frenat.

    Kur hapi deren per te dale, mora fryme e lehtesuar.

    Nuk ishte e thene te merresha vetem me gezimin, qe me kishin sjelle rezultatet e mira dhe sjellja e vajzes sime!

    – Me prit pak- tha drejtori- vetem pese minuta pune kam dhe erdha.

    Vertet doli pas pese minutash. Drejtoria Arsimore ne ate kohe ishte tek Pallati Mbreteror, por qe ne vazhdonim i thoshim Pallati i Pionierit.

    – Pime nje kafe ketu, se nuk kam pire gjithe diten?!-tha drejtori kembegjate.

    – Ok- i thashe sa per miresjellje.

    U ulem tek Pallati i Kultures, jashte. Ai lokal kishte disa platforma rrethore prej cimentoje, te ngritura nja njezet centimetra nga toka, mbi te cilat qene vendosur karriket e tavolinat e vogla.

    Sapo erdhi porosia e u mata te ve filxhanin ne buze, ” faaap” shala e gjate e drejtorit, me ciku gjurin.

    U shtyva me gjithe karrike. Nderkohe drejtori, levdonte gjyshin tim, xhaxhallaret, kusherinjte, vellain tim.

    Meqe ishim “tanet”, cdo levdate, e shoqeronte me nga nje te zgjatur kembe drejt kofsheve te mia. Ai zgjatu e afrohu, une shtyu me gjithe karrike. Kur kishin mbaruar gjithe burrat e mrekullueshem te fisit tim, kthej koken mbrapa e shoh qe dy kembet e pasme te karrikes, kishin dale jashte platformes. Zoti me ruajti qe nuk u plasa me trurin ne beton!

    Qe te mos thoshit ju “Ke dashte vete”, meqe isha vetem 35 vjec, meqe sapo isha divorcuar dhe meqe mund te merziteshin te gjithe burrat e famshem te fisit tim nga pergojimet, nuk denoncova.

    Ky drejtori, plak tashme, por qe me siguri, ia kishte vene syrin atij Pallatit te Pioniereve a Pallatit Mbreteror, qe atehere kur hynte ne Drejtorine Arsimore si ne shtepine e tij, tani banon pikerisht aty e gjuan me statuja!

    Nejse, une shpetova paq atehere.

    Mendo nen c’presion mund te vinte nje adoleshente, nxenesen e tij ai, kur mua dhe sot, nuk me del e keqja e atyre veprimeve…

    Pa jua majti, thoni, thoni “Ke dash vet mi goc!”, se gati jom per sherr sot!!!/ Alda Butka Alicka/VOXNEWS.AL