Category: Showbiz

  • “Të erdhi nëna jote dhe nuk ndryshove”/ Nxehen gjakrat’ në BBV, plas debat mes Eglës dhe Ledjonës: E ke shpirtin të ndyrë (Video)

    “Të erdhi nëna jote dhe nuk ndryshove”/ Nxehen gjakrat’ në BBV, plas debat mes Eglës dhe Ledjonës: E ke shpirtin të ndyrë (Video)

    Pasditen e sotme një tjetër ‘përplasje’ ka ndodhur mes Eglës dhe Ledjonës, ku kjo e fundit ka përndjekur Eglën në dhomën e gjumit teksa e ka quajtur ‘njeriu me shpirtin më të kalbur në botë’.

    Pas debatit të fortë me Riken e cila i derdhi panë në kokë Eglës, kjo e fundit teksa ka dalë nga dushi është përfshirë në një debat të ashpër dhe me Ledjonën.

    Ja çfarë i ka thënë Ledjona, teksa Egla ka ruajtur qetësinë dhe është munduar të shmang fjalët dhe ofendimet e banores:

    Ledjona: O njeriu me shpirtin më të kalbur në botë. Po ty të erdhi nëna jote dhe nuk ndryshove, nuk reflektove. Si nuk të ndryshoi dhe ajo që është dashuria më e bukur në botë? Si nuk të ndryshoi o njeri i shtirur?

  • Plas debati i ashpër në shtëpinë e BBVA, Rikja ‘spërkat’ me pana Eglën: Laje gojën me Açe kur të flasësh për njerëzit e mi

    Plas debati i ashpër në shtëpinë e BBVA, Rikja ‘spërkat’ me pana Eglën: Laje gojën me Açe kur të flasësh për njerëzit e mi

    Një debat ka plasur mes Rikes dhe Eglës ku kjo e fundit e ka prekur duke i ofenduar familjarët.

    Nuk është hera e parë që vajzat debatojnë me njëra tjetrën por mesa duket kësaj rradhe sipas Rikes aktorja e ka mbushur kupën.

    Pas minutave të tëra debati Rikja ka marrë nga frigoriferi një kuti me qumësht pana dhe e ka hedhur atë mbi flokët e Eglës:

    “Pastro shpirtin” përpara se të flasësh dëgjohet të thotë Rikja, teksa vazhdon të lajë me pana aktoren Egla Ceno.

    Për më tepër ndiqni videon:

  • Çifti drejt një bashkëjetese? Sara publikon momente me Bardhin në shtëpi(Video)

    Çifti drejt një bashkëjetese? Sara publikon momente me Bardhin në shtëpi(Video)

    Raporti i Sarës me Bardhin pas daljes nga BBV3 është ndër më të komentuarit. Por mesa duket dyshja i kanë sqaruar të gjitha keqkuptimet dhe aludimet që u bënë në rrjet lidhur me menaxherin e Bardhit.

    Sara ka postuar një video ku shihet ajo duke thërritur Bardhin për të fjetur, ndërkohë që ai po sheh futboll. Në mbishkrimin e Instastory-t ajo shkruan:

    Unë thoja pse s’po vinte të shtrihej zotëria.

    Mesa shihet dyshja kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. Bardhi po i qëndron deri në fund deklaratës së tij që e quante Sarën “nëna e fëmijëve të mi”.

    Kujtojmë, se këto reagime deri tani, kanë ardhur vetëm nga ana e Sarës, pasi Instagram-i i Bardhit menaxhohet nga producenti i tij.

  • Çfarë ndodhi? Tayna i jep fund marrëdhënies me menaxherin e saj?(Foto)

    Çfarë ndodhi? Tayna i jep fund marrëdhënies me menaxherin e saj?(Foto)

    Rreperja e njohur, Tayna është ndër artistet më të kërkuara në estradën shqiptare.

    Por mesa duket së fundmi, personi që ka qenë pas saj, menaxheri Rinor Hykolli duket se nuk do të jetë më në rrugën e artistike të Taynas.

    Dyshohet se mes tyre ka një krisje pasi është vënë re se artistja nuk e ndjek më Rinorin në rrjetet sociale dhe as menaxheri Taynan, duke na bërë të mendojmë se dyshja janë ndarë dhe në një formë aspak formë paqësore. Madje rikujtojmë se ata janë folur edhe për një marrëdhënie dashurie, të cilën nuk e kanë pranuar dhe asnjë prej tyre nuk ka reaguar.

  • “O injorante, kafshë”/ Egla i thyen pjatën me tortën që kishte përgatitur për ditëlindjen e babait, shpërthen keq Erjola

    “O injorante, kafshë”/ Egla i thyen pjatën me tortën që kishte përgatitur për ditëlindjen e babait, shpërthen keq Erjola

    Moderatorja Erjola Doçi përgatiti një tortë me rastin e ditëlindjes së babait të saj të ndjerë.

    Por teksa qëndronte në oborr në me banorët e tjerë një zhurmë u dëgjua nga salloni.

    Egla thyu pjatën ku qëndronte torta e përgatitur nga konkurentja, gjë që e irritoi shumë Erjolën e cila ka shpërthyer në ofendime.

    Për më tepër ndiqni videon:

    VIDEO KETU

  • Habit banorja e BBV3: Kam patur dy lidhje paralelisht (Video)

    Habit banorja e BBV3: Kam patur dy lidhje paralelisht (Video)

    Ditën e sotme, Vëllai i Madh ka vendosur që të vendosë grupin e Romeos në tryezën e së vërtetës per sfiden “Thuaje ose Pije”.

    Sipas zarfit, të gjithë banorët do zgjedhin nga një pyetje të cilës duhet t’i përgjigjen por nëse nuk përgjigjen, ata do të pijnë “shots”.

    Teksa kanë qenë në oborr, rreth tavolinës të së vërtetës, Julia ka zgjedhur një pyetje tepër provokuese.

    ” A ke patur ndonjëherë dy lidhje paralelisht?”, shkruhej në letrën e përzgjedhur.

    “Ja më shihni në sy mua, si mendoni ju?”, ka qenë pyetja që ka shkaktuar të qeshura tek banorët.

    “Duke qenë se unë shumicën e viteve e kam kaluar vetëm dhe duke qenë se kam patur shumë eksperiencë në kurriz, sepse nuk jam as 25 vjec as 30 vjec, në momentet të caktuara, duke qenë se kam dashur gjëra të ndryshme, i kam marrë nga njerëz të ndryshëm. Kështu që po, kam patur dy lidhje paralele”, shton Julia.

  • Klea Huta “sulmon” Eglën dhe Ledjonën, merr në mbrojtje Romeon: S’po i bëni gjë, veçse e …

    Klea Huta “sulmon” Eglën dhe Ledjonën, merr në mbrojtje Romeon: S’po i bëni gjë, veçse e …

    Nëpërmjet dy postimeve në Instagram, moderatorja Klea Huta ka ndarë mendimin e saj lidhur me dy banore të ‘BBV3’.

    Bëhet fjalë për Eglën dhe Ledjonën, për të cilat Klea ka shkruajtur disa fjalë jo pozitive për to dhe lojën e tyre brenda shtëpisë.

    Pak orë më parë pati dhe një reagim nga bashkëshorti i Kleas, Elgit Doda, i cili doli në mbrojtje të mikut të tij, Romeos.

    Po të njëjtën gjë ka bërë dhe Klea teksa flet në story-n e parë lidhur me Eglën, duke thënë se e vetmja gjë që banorët po bëjnë është se po e forcojnë Romeon.

  • “Të ndahesh dhe të lidhesh prapë”/ Jul Deda krahason lidhjen e Romeos me atë të Donaldit dhe Trixës: Prit kur të vijë dikush nga jashtë

    “Të ndahesh dhe të lidhesh prapë”/ Jul Deda krahason lidhjen e Romeos me atë të Donaldit dhe Trixës: Prit kur të vijë dikush nga jashtë

    Jul Deda ka sulmuar Romeo Veshaj pas përfundimit të spektaklit në Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme.

    Teksa qëndronin në oborr, Juli i tha se Romeo krijoi një histori rozë për të kopjuar lojën e vëllait të tij, Donaldit në BBV1.

    Më tej ai ironizoi duke thënë që tani që Romeo u nda nga Heidi, duhet të presim të futet një vajzë tjetër me të cilën ai të krijojë një histori dashurie duke e krahasuar me trekëndëshin Donald-Beatrix-Bora në edicionin e parë.

    “Prandaj je lidhur për të bërë skemë. Se e ke shembullin. Prisni kur të vijë ndonjë nga jashtë. Të ndahesh dhe të lidhesh prapë”, tha Juli.

  • “Nuk di çfarë nxjerr nga goja”/ ‘Nxehen gjakrat’ në BBV, plas debat mes Romeos dhe Erjolës: S’ke cipë, njeri i keq (Video)

    “Nuk di çfarë nxjerr nga goja”/ ‘Nxehen gjakrat’ në BBV, plas debat mes Romeos dhe Erjolës: S’ke cipë, njeri i keq (Video)

    Siç është parë tashmë, Romeo është një ndër konkurrentët e ‘BBV3’ që ka urrejtje ndaj banorëve të tjerë dhe përfshihet në shumë debate të ndodhura brenda shtëpisë.

    Një debat i ashpër ka ndodhur pak momente më parë mes tij dhe Erjolës, ku Erjola është drejtuar me një ton tepër të lartë dhe me fjalë të papërshtatshme nga të dyja palët.

    Erjola: Mëso ndonjë fjalë të re!

    Romeo: E ke të ligën në kokë. Ai llojë njeriu je, kaq e pafytyrë je!

    Romeo: Shpresoj të të zëri gjumi natën. Ti ske fytyrë. Ik tani, njeri i keq.

  • Erjola ‘masakron’ Romeon për Heidin: E përdore si gjithë femrat e tjera, të intereson tregu italian i saj

    Erjola ‘masakron’ Romeon për Heidin: E përdore si gjithë femrat e tjera, të intereson tregu italian i saj

    Debatet janë ndezur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri menjëherë pas spektaklit të së martës. Kryefjala ka qenë ndarja e Romeo Veshajt me Heidi Bacin, ngjarje që ka bërë që banorët e tjerë t’i ktheheshin kundër aktorit.

    Mes tyre, ka qenë moderatorja Erjola Doçi, ajo që i ka përmendur edhe njëherë lidhjet e tij jashtë shtëpisë, duke e akuzuar si përdorues të femrave. Pikërisht në këtë moment është përfshirë edhe gazetarja Ledjona Xheladinaj.

    DEBATI MES TYRE:

    Erjola: E di ça më ka thënë, nëse ti del kundër meje, do të të përdor hallvën. Po më shantazhon i thashë. Ja ku e bëre * e pështyn… Ti bën plane sikur ndahesh duke përdorur gocën e huaj. Je bërë ti i zi. Do tentosh ta mbash tani me zor. Që të të shitet në Itali dhe Shqipëri.

    Romeo: Ti nuk je normale moj

    Ledjona: Një pyetje kam, edhe në jetë kështu shkon, duke përdorur ndonjë femër? Kështu ecën?

    Romeo: Jeni të ulët.

    Erjola: Ti s’ke një jetë. Nuk e shet për një lajm. Nuk e shet.

    Romeo: Ajo është mosmirënjohëse.

    Erjola: Mos u merr me femrat e tjera, merru me atë që i ke bërë gocës së huaj. O Romeo, viji gishtin kokës. S’ka lidhje 28 vjeç, edhe 40 kështu je ti. Nuk do të thotë që s’jam e kthjellët se nuk mendoj si ti. Të të vijë zor ty nga vetja. Ajo goca është përdorur nga ty. Turp të të vijë, kapi fansat e Italisë. Ty të intereson tregu italian i asaj vajzës. Të intereson fama, siç ta kam cekur, pika jote e dobët dhe e fortë janë femrat.