Category: Showbiz

  • Heidi pa të brendshme në BBV? Dalin FOTOT “e nxehta” të modeles teksa harron dhe hap këmbët para kamerave

    Heidi pa të brendshme në BBV? Dalin FOTOT “e nxehta” të modeles teksa harron dhe hap këmbët para kamerave

    Banorja e Big Brother, Heidi Baçi është “tradhtuar” nga fustani i saj gjatë spektaklit të së martës, duke zbuluar më shumë se ç’duhet para kamerave.

    Konkurrentja ndodhej e ulur në divan së bashku me ish-partnerin, aktorin e humorit Romeo Veshaj, në pritje të një telefonate nga nëna e saj.

    Në momentin që banorja e BBV nisi të flasë me të ëmën u ngrit në këmbë, por “harroi” që kishte veshur fustan.

    Teksa po ngrihej nga divani në living, Heidi Baçi hapi këmbët duke zbuluar më shumë se ç’duhej para kamerave.

  • Kriset miqësia mes Egla Cenos dhe Heidi Bacit, aktorja e zhgënjyer: Më ka shitur në dhomën e rrëfimit, duhet ta lëmë në dëshpërimin e vetë

    Kriset miqësia mes Egla Cenos dhe Heidi Bacit, aktorja e zhgënjyer: Më ka shitur në dhomën e rrëfimit, duhet ta lëmë në dëshpërimin e vetë

    Miqësia mes Egla Cenos dhe Heidi Baci mësa duket është krisur. Aktorja, në një bisedë me Jul Dedën në oborrin e shtëpisë së Big Brother Vip 3, është shprehur se Heidin duhet ta lënë në dëshpërimin e saj, pasi po bën lojë.

    Egla, ndër të tjera është shprehur Heidi ndryshe i ka folur përballë dhe ndryshe në dhomën e rrëfimit.

    “Më ka shitur në dhomën e rrëfimit dy herë”, u shpreh ndër të tjera ajo.

    Pjesë nga biseda:

    Juli: Isha duke i thënë (Heidit), ti vajzë kur e ke dëgjuar atë duhet të reagojë, nuk të dua në grup unë ty. Kurrë s’ia kam kërkuar të më mbështesë, thjesht ka qenë respekt.

    Egla: Ajo nuk ka punë respekti, po luan lojën e vetë. Ajo duhet lënë në dëshpërimin e vetë se është ndarë nga i fejuari. Radha, hec. Mua më shiti për herë të dytë dje në dhomën e rrëfimit. Ma ka mërzit keq fare veshin. Këtej para bën si kështu, me mbajt gjënë se di si më. Në dhomë të rrëfimit ma ka futur gjithmonë ajo goca.

    Juli: Nuk është ideja se dua të ngre atë, se me dashtë me ngrit dikë, po ngre një tjetër, po zihem me Ledjonën.

    Egla: Mënyra sesi sillesh po e ngre.

    Juli: Po zhihem me Ledjonën, po ngre atë.

    Egla: Po ku ngrihet Ledjona, Ledjona është e trashë.

  • “Si peshku pa ujë”! Ish-banori i BBV ‘thumbon’ keq Romeon: E ka ulur veten, mbeti pa dashnore e pa…

    “Si peshku pa ujë”! Ish-banori i BBV ‘thumbon’ keq Romeon: E ka ulur veten, mbeti pa dashnore e pa…

    Ilir Beqiri, ish-banori i BBV në një lidhje direkte për një emision televiziv, është shprehur i zhgënjyer nga loja e Romeos brenda shtëpisë.

    I zhgënjyer sepse ai e njeh Romeon dhe karakterin e tij nga jashtë dhe nuk e priste që loja e tij të ishte kaq e ulët.

    Ilir Beqiri: Për Romeon e kam shprehur, më ka zhgënjyer komplet si personazh, se duke e njohur nga jashtë me atë karakterin që ka Romeo dhe pastaj aty brenda hyn dhe bën veprime të tilla, më ka zhgënjyer jashtëzakonisht shumë. Në një live dje në rrjetet sociale me miqtë, kam shprehur se Romeo mbeti pa dashnore dhe pa miq atyre brenda, si peshku pa ujë. Në qoftë se këtë javë nuk bën reagime të zgjuara, reagime prej lojtarësh, atëherë Romeo do humbasë jashtëzakonisht shumë pikë tek publiku. Unë Heidin nuk e konsideroj fare si lojtare, ndërsa Romeo e ka ulur shumë veten, sepse nuk është dashuri ajo që ndjen për Heidin. Është mungesë respekti për formatin kur Heidi thotë se dikush tjetër është lojtar më i fortë se mua. Më fal po t’i çfarë do ti aty brenda?

  • “S’kam hyrë mes jush, për të çuar ty në krevat”- Heidi shpërthen në lot, plas keq mes Julit dhe Romeos: O manjak, i pafytyrë! Ke vajzën sa mosha e saj

    “S’kam hyrë mes jush, për të çuar ty në krevat”- Heidi shpërthen në lot, plas keq mes Julit dhe Romeos: O manjak, i pafytyrë! Ke vajzën sa mosha e saj

    Aktori Jul Deda është përfshirë në sherr me Heidi Baçin dhe Romeo Veshajn, pasi këta dy të fundit e akuzuan se ka ndërhyrë në lidhje e tyre duke i çuar drejt ndarjes.

    Gjatë një bisede me Heidin, Juli iu drejtua duke i thënë “nuk kam hyrë mes jush për të çuar ty në krevat”. Por ky koment nuk është pritur mirë nga konkurrentja, e cila shpërtheu në lot.

    Pjesë e sherrit u bë edhe aktori Romeo Veshaj, i cili e quajti Jul Dedën maniak dhe të pafytyrë.

    Pjesë nga sherri mes banorëve:

    Juli: Unë nuk kam hyrë mes jush për të çuar ty në krevat, kjo është me qenë Elena e Trojës.

    Heidi: Në çfarë ujërash po shkon o Jul? S’ta tha në atë mënyrë, qyqja!

    Juli: Kështu po merret tani.

    Heidi: Jo o Jul. Kaq larg ju ka shkuar muhabeti? E e di sa e rrezikshme është kjo mo? Ti je i tmerrshëm

    Heidi: Paska shkuar muhabeti deri këtu që Elena do të shkojë në krevat…

    Romeo: Po jo moj është tjetër muhabet, çfarë po më thua? Kush po t’i thotë këto?

    Juli: Viktimizohu, qani të dy tani. Tju shoh duke qarë

    Romeo: O mashkull i keq! O manjak, ti ke vajzën në moshën e saj.

    Juli: Pusho mos e përmend gocën tim. Mos u merr me gocën time.

    Romeo: Si stë vjen zor, je gjithë ai burrë

    Juli: Je pis, çfarë ke me gocën time. Do të përdorësh edhe fëmijët e mi. Mu largo, mbaj distancë,

    Romeo: I pafytyrë,

    Juli: Ti përdor vëllain tënd, fëmijët e mi

  • Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother VIP Albania! Ja data kur do të futet sërish

    Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother VIP Albania! Ja data kur do të futet sërish

    Moderatori i Big Brother VIP Albania 3, Ledion Liço, ka konfirmuar pjesëmarrjen e Luiz Ejllit në spektaklin e së shtunës me 16 Mars.

    Në përfundim të puntatës së kaluar, ai bëri të ditur për prezencën e fituesit të edicionit të dytë. Liço tha se kohët e fundit është përfolur shumë për këtë gjë, por që do të ndajë mendimet dhe opinionet e tij për situatat në shtëpi.

    “Është përfolur më së shumti këtë kohë, a do të hyjë, çfarë do të bëjë. E kam fjalën për fituesin e edicionin të kaluar të Big Brother VIP. Luiz Ejlli do të jetë i ftuar të shtunën, ku do të na shoqërojë gjatë gjithë mbrëmjes”, tha prezantuesi.

    Në nominim për këtë javë janë Françeska Murati, Ilnisa Agolli, Roza Lati dhe Sara Karaj. Votimi për publikun është për banoren që duan të shpëtojnë.

    Në ndërkohë, si liderë të shtëpisë u zgjodhën: Romeo Veshaj dhe Julian Deda.

  • S’të çova te krevati i atij”/ Plas keq në BBV, Heidi shpërthen në lot pas debatit me Julin

    S’të çova te krevati i atij”/ Plas keq në BBV, Heidi shpërthen në lot pas debatit me Julin

    Dita e sotme në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka nisur me debate. Raporti i Heidit dhe Romeos vazhdon të përflitet nga banorët dhe kjo temë ka ndezur debat mes Julit dhe Heidit. Kjo e fundit më herët është shprehur se provokimet e Julit kanë bërë që raporti i saj me Romeon të kriset.

    Nga ana tjetër Juli sot i është drejtuar banores teksa i thotë se nuk është futur mes saj dhe Romeos për ta çuar në krevatin e tij, deklaratë nga e cila Heidi është ndjerë e fyer dhe më pas ka shpërthyer në lot. Romeo ka ndërhyrë duke e ka veçuar Heidin nga banorët e tjerë për ta qetësuar.

  • “Kur s’ia ka dhënë dorën askush, unë ja kam dhënë”/ Kriset miqësia në BBV, Meritoni zbulon si e ka ndihmuar Romeon

    “Kur s’ia ka dhënë dorën askush, unë ja kam dhënë”/ Kriset miqësia në BBV, Meritoni zbulon si e ka ndihmuar Romeon

    Gjatë një bisede mes Jetmirit dhe Meritonit, ky i fundit shprehet mjaft i zhgënjyer nga Romeo, me të cilin ka pasur një miqësi jashtë BBV3. Reperi tregon se ka qenë Meritoni, që i ka krijuar njohje Romeos në Kosovë në kohën kur nuk e ka besuar aksush.

    Meriton: Kur s’ja ka dhënë dorën askush, unë ja kam dhënë. Nuk po flas vetëm për këtë. Po flas për profesionalizëm. S’i ka shkuar askush nëpër studio. Kur se ka njohur Prishtinën, e kam sjellë në Prishtinë, e kam njohur me biznesmenë,e kam bërë shok me njerëz që ia ka parë hajrin. Ka edhe gjëra shumë më të thella. S’i ka besuar askush. Kam qenë në televizione që s’i ka qëndruar askush afër. Unë i di vetë reperat kur më kanë marrë në telefon.

  • Ledion Liço zbulon surprizën e të shtunës: Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother VIP

    Ledion Liço zbulon surprizën e të shtunës: Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother VIP

    Moderatori Ledion Liço ka zbuluar se në spektaklin e së shtunës do të jetë i ftuar fituesi i edicionit të kaluar, Luiz Ejlli.

    Liço tha se kohët e fundit është përfolur shumë për këtë gjë dhe lajmet janë të vërteta. Luizi do të ndajë mendimet dhe opinionet e tij për situatat në shtëpi.

    “Është përfolur më së shumti këtë kohë, a do të hyjë, çfarë do të bëjë. E kam fjalën për fituesin e edicionin të kaluar të Big Brother VIP. Luiz Ejlli do të jetë i ftuar të shtunën, ku do të na shoqërojë gjatë gjithë mbrëmjes”, tha moderatori.

  • “Rritur jetime me nënën gjallë”/ Shpërthen Sara: O njerëz, mamaja s’më ka braktisur…

    “Rritur jetime me nënën gjallë”/ Shpërthen Sara: O njerëz, mamaja s’më ka braktisur…

    Para disa ditësh Sara ka rrëfyer historinë e dhimbshme të jetës së saj, ku ka folur më shumë rreth dhunës së babait dhe rritjes larg nënës së saj në moshën 2-vjeçare. Por mesa duket kjo e fundit është kuptuar nga fansat si një braktisje e Sarës nga nëna e saj.

    Në një Instastory ajo ka sqaruar për ndjekësit se kur ajo ka qenë në moshën 2-vjeçare, nëna e saj ka emigruar për t’i siguruar asaj një jetë më të mirë.’E kam lexuar disa herë këtë gjë. O njerëz nuk më ka braktisur nëna. Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë 2 vjeçe.

    Ajo është kujdesur për mua financiarisht shumë e shumë vite. Kush është nga Kuçova e di shumë mirë që kur mami im dërgonte gjëra, duhej ndihma e lagjes për t’i ngritur qeset e valixhet. Kam një nënë pak të thuash të fortë dhe heroinë. Mjaft me këto keqkuptime skandaloze’, ka shkruar Sara.

  • “Merre të fluturosh…”, Juli i shkon me presh në dorë, Romeo: I pafytyrë, të të vijë zor nga vetja

    “Merre të fluturosh…”, Juli i shkon me presh në dorë, Romeo: I pafytyrë, të të vijë zor nga vetja

    Disa prej banorëve i janë kundërvënë Romeos pas spektaklit, ndërsa qëndronin në oborr. Sipas tyre banori e ka përdorur për lojë lidhjen e tij me Heidin, brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

    Juli: Kur të dalësh nga kjo shtëpia do të merresh me ushtarë.

    Egla: Ti nuk e di çfarë janë ushtarët.

    Romeo: Të të vijë zor nga vetja, përdorues të shpifur

    Erjola: Ti merr këshillat nga gocatJuli: Mere të fluturosh

    Romeo: Të pafytyrë

    Jetmiri: M’a mëso si ta bëj.

    Romeo: Merr një kungull të fluturosh, ça i ke këto argumente.

    Juli: Një lule për ty

    Romeo: Ça e keni këtë lojë?

    Juli: Këtë meriton sot.