Category: Showbiz

  • U aludua se e ka braktisur e ëma, reagon menjëherë Sara

    U aludua se e ka braktisur e ëma, reagon menjëherë Sara

    Para disa ditësh Sara ka rrëfyer historinë e dhimbshme të jetës së saj, ku ka folur më shumë rreth dhunës së babait dhe rritjes larg nënës së saj në moshën 2-vjeçare. Por mesa duket kjo e fundit është kuptuar nga fansat si një braktisje e Sarës nga nëna e saj. Në një Instastory ajo ka sqaruar për ndjekësit se kur ajo ka qenë në moshën 2-vjeçare, nëna e saj ka emigruar për t’i siguruar asaj një jetë më të mirë.

    ‘E kam lexuar disa herë këtë gjë. O njerëz nuk më ka braktisur nëna. Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë 2 vjeçe. Ajo është kujdesur për mua financiarisht shumë e shumë vite. Kush është nga Kuçova e di shumë mirë që kur mami im dërgonte gjëra, duhej ndihma e lagjes për t’i ngritur qeset e valixhet. Kam një nënë pak të thuash të fortë dhe heroinë. Mjaft me këto keqkuptime skandaloze’, ka shkruar Sara.

  • “Lufta” Ilnisa-Sara, ndërhyn Meritoni: Pse vjen pas meje?

    “Lufta” Ilnisa-Sara, ndërhyn Meritoni: Pse vjen pas meje?

    Debate tëashpra kanë pasur prime-n e sotëm të Big Brother VIP, Sara Karaj dhe Ilnisa, por u përfshi edhe Meritoni.

    Sara akuzoi Meritonin se ka pasir flirte edhe me vajza të tjera në shtëpi.

    Nga ana tjetër Meritoni i kërkoi llogari Sarës se përse i vjen mbrapa gjatë gjithë kohës.

    Ilnisa: Mënyrën se si iu referove marrëdhënies sime me Meritonin, që unë jam vetëm për një teke këtu.

    Arbër Hajdari: Sapo Sara hyri kanë nisur këto, se Meritoni pati afrimitet. Që në atë moment nisi sulmi nga ana e Sarës për Ilnisën. Ajo po sillej mirë, por se kuptoj pse mori atë orientim.

    Ledion Liço: Pse inatin e pate me Ilnisën, ndërsa në klip flisnin të tjerët për këtë?

    Sara: Unë thjesht i kam dëgjuar, i provokova për të kutouar si do sillen. Unë e kam parë që ka pasur flirte edhe me vajzat e tjera të shtëpisë. Ai është tip i lëvizur.

    Meritoni: Cila është arsyeja që vjen pas meje e më thotë fjalë të këqija?

    Sara: Nuk ta jap dot ty vëmendjen.

    Meritoni: Pse vjen pas meje?

    Sara: A je zgjuar nga gjumi Meriton se po sheh iluzione?!

  • “Deri ku mund të fluturosh me këtë ti?”- Debat mes banorëve në BBV, Jul Deda i jep presh Romeo Veshajt, aktori: Të ngeli në dorë, gjeja vendin, përdor fantazinë!

    “Deri ku mund të fluturosh me këtë ti?”- Debat mes banorëve në BBV, Jul Deda i jep presh Romeo Veshajt, aktori: Të ngeli në dorë, gjeja vendin, përdor fantazinë!

    Një debat me tone të larta ka ndodhur mes banorëve në BBV, ku Romeo është përplasur me Julin, Eglën, Erjolën dhe Ledjonën, lidhur me ndarjen e tij nga Heidi, për të cilën banorët mendojnë se Romeo e përdor për lojë.

    Gjatë përplasjes, Juli i është drejtuar Romeos duke i dhënë një presh, ndërsa ky i fundi i është përgjigjur duke i thënë “deri sa lart mund të fluturosh me këtë ti?”.

    Edhe Erjola ka reaguar tepër e revoltuar ndaj Romeos, duke i thënë “e vërtetove që nuk di të bësh gjë tjetër përveç se të përdorësh femrat”.

    juli preshi

    Pjesë nga debati:

    Juli: Merre (i drejton presh)

    Romeo: Deri ku mund të fluturosh me këtë ti? Ca i ke këto

    Juli: Një lule për ty, se këtë e meriton sot, të ka hyrë vetja në qejf.

    Egla: Juli lerë se gjynah. Po të këshilloj të mos më përmendesh më fjalën ushtar.

    Erjola-Romeos: E vërtetove që nuk di të bësh gjë tjetër përveç se të përdorësh femrat.

    Romeo: Je normale ti moj, zgjohu ma argumento si?

    Juli: Merr preshin, është në dëlir sot ky dhe po ja jap.

    Romeo: Pse të ka ikur ngjyra.

    Juli i fërshëllen dhe i drejton sërish preshin.

    Romeo: Po të ngeli preshi në dorë o lumadh, gjeji vendin, përdor fantazinë.

    Juli: Merre ti. O viktimë. Bravo, bravo (e duartroket).

  • Mes Silvit dhe Ledjonës, ja kush e mbylli rrugëtimin në “Big Brother VIP”

    Mes Silvit dhe Ledjonës, ja kush e mbylli rrugëtimin në “Big Brother VIP”

    Silvi është banori që ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP. Banori ishte në një nominim kokë më kokë me Ledjonën, kjo pasi ata ishin çifti më pak i votuar në krahasim me të tjerët.

    Ai u bë pjesë pak kohë më parë, ndërsa ra në sy të publikut për marrëdhënien e tij me Erjolën. Silvin nuk e shpëtoi dot as bileta “Lori Caffe”, që ia mori Meritonit të shtunën, pasi fitoi lojën me tortë.

    “Loja ndryshoi te Prime i të shtunës së kaluar, ku dolën disa banorë. Aty pata një ndryshim të lojës. Gjatë asaj jave edhe Ledjona ka qenë e ngarkuar. Javën e kaluar kam pasur temperaturë dhe të gjitha këto kanë ndikuar, në një nominim me një lojtare të fortë. Me Erjolën ka mbaruar si muhabet me daljen jashtë. Ndoshta ishte edhe një gabim”, u shpreh Silvi, pas daljes së tij.

    Sipas tij, Heidi fiton çmimin e madh të Big Brother VIP 3.

  • “Vendosi gishtin kokës”/ Çfarë tha Meritoni brenda Dhomës së Rrëfimit që krisi shoqërinë me Romeon?

    “Vendosi gishtin kokës”/ Çfarë tha Meritoni brenda Dhomës së Rrëfimit që krisi shoqërinë me Romeon?

    Raporti mes Romeos dhe Jetmirit është diskutuar mbrëmjen e sotme mes studios dhe banorëve brenda shtëpisë.

    Teksa biseda ka qenë me tone të larta, duket se ajo ka devijuar paksa nga ana e Romeos, i cili u kap me një koment të bërë nga Meritoni brenda Dhomës së Rrëfimit.

    “Jetmiri e ka matur me dy lëvizje”- kjo ka qenë fjalia e cila nxehu Romeon duke krijuar kështu mbase një krisje të mundshme mes shoqërisë që banori ka me Meritonin.

    “Nga Meritoni nuk e prisja fare. Prisja që të ma thoshte në sy jo të bënte lojën e Jetmirit në Dhomën e Rrëfimit. Ti merr guximin dhe thua gjithë ato budallalliqe për mua. Ti je ushtar. Ti hedh poshtë shoqërinë për lojë. Ja ky je ti, ushtar. Çfarë shoku je ti, ku ka shok si ty, ti je ushtar. Vendosi gishtin kokës se është turp ore.”– ka thënë Romeo dreëjtuar Meritonit me tone të larta.

  • E quajtën Romeon lojtar të dobët, reagimi me ironi i Donaldit për “lojtarët e fortë”

    E quajtën Romeon lojtar të dobët, reagimi me ironi i Donaldit për “lojtarët e fortë”

    Teksa ‘Prime-i’ i sotëm nisi plot debate dhe ‘përplasje’ mes dy protagonistëve të ‘BBV3’, Romeos dhe Julit, ky ku i fundit por dhe disa konkurrentë të tjerë e quajtën Romeon një lojtar të dobët, një reagim ironizues ka ardhur prej binjakut të Romeos, Donaldit.

    Nëpërmjet një postimi në Instastory, duke i dalë në mbrojtje të vëllait ai shkruan:

    ‘Po këta lojtarët e fortë e dinë që unë kam dy vite që kam dalë nga Big-u? E vetmja mënyrë që të kapin Romeon është tek unë dhe tek marrëdhënia e tij. Këta lojtarët e fortë them unë se Romeo është lojtar i dobët.’

  • “Më vjen keq, gjërat nuk i them dot siç…”/ Debati mes Julit dhe çiftit Romeo-Heidi, Ori ‘thumbon’ keq moderatorin: Nuk po luan…

    “Më vjen keq, gjërat nuk i them dot siç…”/ Debati mes Julit dhe çiftit Romeo-Heidi, Ori ‘thumbon’ keq moderatorin: Nuk po luan…

    Debati mes Julit dhe Romeos ka qenë i pari i diskutuar mbrëmjen e sotme në spektaklin e madh të ‘Big Brother VIP 3’, ndërkohë që një qendrim për këtë situatë kanë mbajtur dhe opinonistët Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.

    Sa i përketë Arbërit ai është shprehur se Juli ka qenë koherent në mendimin e tij, se Heidi është më e fort, ndërkohë që e ka konsideruar normale që lidhja mes çiftit të komentohet.

    Teksa sipas tij vendimin final e jep publiku dhe ai e gjykon secilin banorë.

    “Kemi patur raste që lidhjet janë prishur dhe kemi patur raste që dashuria ka mbijetuar.

    Në këtë rast për mua Juli është koherent sepse e ka thënë dhe më herët që Heidi është lojtare e fortë.

    Unë mendoj që është normale që Juli brenda shtëpisë të shpreh mendimin e tij në raport me një marrëdhënie brenda shtëpise. Siç komentohet brenda komentohet dhe jashtë. E ka komentuar apo përdodur nga Juli kjo është një gjë shumë e ulët por kjo është diçka që e vendos publiku. Më vjen keq që gjërat nuk i them dot siç duan banorët por do i them siç i mendoj unë.”- tha Arbëri.

    Ndërkohë që nga ana e saj edhe Ori ka dhënë mendimin e saj duke e vlerësuar se kjo situatë mes çiftit Romeo- Heidi është përdorur nga banorët e tij. Sipas Orit Romeo nuk është duke luajtur.

    “Romeo nuk po luan brenda shtëpisë, ai është i ndjeshëm, sensual i merr gjërat personale. Nuk po them që Juli vë gishtin në plagë sepse ai është në rregull me lojën e tij. Nëse kjo është linja qe Romeo ka zgjedhur duhet të jetë më konsistent.

    Në këtë mënyrë Romeo ekspozon dobësitë e tij. Juli dhe banorët e tjerë po e godasin Romeon në mënyrë që mua nuk më pëlqen. Heidi dhe Romeo të dy bashkë janë më të fortë se i shtojnë vlera njëri-tjetrit jo sepse Romeo është më i dobët.”- shton Ori.

  • Sara takon nënën e Bardhit dhe ndan momentin e veçantë me të

    Sara takon nënën e Bardhit dhe ndan momentin e veçantë me të

    Sara Gjordeni ka shkuar në Kumanovë për të parë nënën e Bardhit.

    Ish-banorja ndau fillimisht një foto me Bardhin e më pas një postim me nënën e tij.

    Sara shihet duke ia mbajtur dorën të ëmës së Bardhit ndërsa krahas postimit shkruan: “Nëna Selvie”.

  • “Çohu se je e rëndë”, Françeska i ulet në fund të shtratit, Egla e shtyn dhe e rrëzon

    “Çohu se je e rëndë”, Françeska i ulet në fund të shtratit, Egla e shtyn dhe e rrëzon

    Sërish debate dhe përplasje mes Françeskës dhe Eglës në shtëpinë e “Big Brother”.

    Françeska ka shkuar dhe i është ulur Eglës në krevatin e saj, teksa ajo qëndronte shtrirë. Egla i ka kërkuar që të largohet pasi do të flejë, por Françeska nuk i është përgjigjur dhe ka vijuar të qëndrojë e ulur.

    Më pas aktorja e ka shtyrë dhe e ka hedhur nga krevati, duke i agravuar edhe me keq situatat me Françeskën.

    https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9735437f-377b-4e94-9112-0163b3199dbd

  • “Krim i pastër shtetëror”/  Hoxha për çështjen ’21 Janari’: Kaseta është provë e jashtëzakonshme

    “Krim i pastër shtetëror”/ Hoxha për çështjen ’21 Janari’: Kaseta është provë e jashtëzakonshme

    Gazetari Artan Hoxha deklaroi në “Top Talk” për “Çështjen 21 Janari”, për të cilën foli edhe për provën e re, atë të kasetës së regjistrimeve.

    Ndër të tjera gazetari u shpreh se ngjarjen e 21 janarit e konsideron si krim shtetëror, për të cilën duhet të hetohet me detaje. Për sa i përket kasetës së regjistrimit Hoxha tha se regjistrimi i kasetës përfshin komunikimin në një kanal sekret të një rrethi të caktuar të Gardës.

    “Është një krim i pastër shtetëror dhe duhet të hetohet si i tillë. Nuk e hetonte dot prokuroria e Tiranës e vetme. Nuk kishte as burimet e mundshme, as njerëzore, as ato logjistike dhe as vullnetin për ta bërë. Që të hetosh të gjithë zinxhirin komandues të asaj kohe këtë gjë e bën vetëm SPAK-u dhe këmbëngulëm që këtë duhet ta bënte vetëm SPAK-u. Unë atë regjistrim ia kam çuar së pari babait të Aleks Nikës që ta dëgjonte. Për t’u bindur si ka ndodhur vrasja e djalit të tij. Nga aty kemi bërë një strategji se si do të kërkojmë që kjo çështje të shkonte në SPAK. Unë nuk ka tagrin ligjor. Ne nuk e hapim çështjen thonin ata se nuk kemi prova të reja.

    Pse duhet të kesh prova të reja, ti ke dy të vrarë pa autor. Ti nuk e ke hetuar ngjarjen. Aleks Nika dhe Hekuran Deda nuk kanë autorë. Sot autorë ka vetëm Ziver Veizi dhe Faik Myrto. Ziver Veizi është e provuar edhe shkencërisht me predhën e gjetur në trupin e tij që është shkrepur nga Shefi i Shtabit të Njësisë Speciale, Agim LLuko. Faik Myrto është vrarë nga pistoleta që ka qenë në përdorim nga Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi. Pra atje nuk ka vrarë një njeri i thjeshtë, por drejtuesit më të lartë të Gardës. Çfarë elementi sillte kaseta? Për mua si gazetar ajo është një provë jashtëzakonisht e madhe që dëshmon se vrasjet janë bërë nga shteti. Ne nuk ia vumë në dispozicion Strasburgut atë kasetë… Prokuroria, SPAK-u, duhet ta marrë atë sepse rrezikohet jeta e atij që ka bërë regjistrimin. Që ka regjistruar komandat sepse ata kanë folur në një kanal sekret, ka qenë një rreth i ngushtë personash që e kanë përdorur”, tha Hoxha.