Category: Showbiz

  • Kush eliminohet, Silvi apo Ledjona? Mes sherreve dhe debateve për pyetjet anonime, sot spektakli i ”Big Brother VIP”

    Kush eliminohet, Silvi apo Ledjona? Mes sherreve dhe debateve për pyetjet anonime, sot spektakli i ”Big Brother VIP”

    Në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3” dinamikat dhe debatet sa vinë e shtohen, teksa banorët janë përballur me sfida të shumta.

    Egla dhe Meritoni kanë nisur një sherr të madh!

    Mendimet anonime për njëri-tjetrin, kanë “ndezur gjakrat” në shtëpi! Kush do eliminohet, mes Silvit dhe Ledjonës?

    Këto dhe zhvillime të tjera, në spektaklin live këtë të martë në Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2” si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.

  • “I ke ngritur shumë puplat, uli pak”/ ‘Nxehen gjakrat’ në BBV, plas debat mes Ilnisa Agollit dhe Rike Rocit: Pse ke kaq tangërllik, çfarë të duket vetja ty moj

    “I ke ngritur shumë puplat, uli pak”/ ‘Nxehen gjakrat’ në BBV, plas debat mes Ilnisa Agollit dhe Rike Rocit: Pse ke kaq tangërllik, çfarë të duket vetja ty moj

    Debati mes Ilnisa Agollit dhe Rike Rocit në shtëpinë e Big Brother Vip 3, është rindezur sërish. Ndërsa qëndronin në kuzhinë, Rikja i është drejtuar Ilnisës të duke i thënë se i janë ngritur shumë puplat, ndërsa Ilnisa ka tentuar ta injorojë.

    Megjithatë, Rike ka vazhduar duke e pyetur se pse ka kaq tangërllik, dhe në përgjigje Ilnisa e ka ftuar të flenë bashkë. Kjo ftesë e ka nervozuar Riken duke bërë që debati të agravojë dhe më tej.

    Rike: I ke ngritur shumë puplat, uli

    Ilnisa: Po ç’pupla me ngrit me ty

    Rike: Ej pse je kaq me tangërllik, ca të duket vetja

    Ilnisa: Një gocë që nuk shkruan te pasqyra budalliqe

    Rike: Po ti i thua budalliqet, kaq po të them, mos më nervozo

    Ilnisa: Pse çfarë ndodh kur nervozohesh

    Rike: Mos më nervozo më se nuk jam duke ta varur fare, je ti që je duke më ngacmuar

    Ilnisa: Ça ndodh, o mirësia, o engjëll i shtëpisë ti

    Ilnisa: A do vish të flemë bashkë

    Rike: Nuk të mjafton Meritoni? Do të vij dhe unë

    Ilnisa: Do të mësoj si shihen ëndrrat

    Rike: Ku di ti çfarë janë ëndrrat. Të kam thënë unë ti je si ajo çapa e fundit në pjatë që mezi presin ta marrin. Ashtu je ti, more vesh

    Ilnisa: Aty e ke  pasyrën, shkruaj ndonjë gjë

    Ilnisa: Ca të të kthesh ty përgjigje

  • Neda Balluku mbron Heidin, sulmon Romeon me historinë e ngjashme në “Grande Fratello”

    Neda Balluku mbron Heidin, sulmon Romeon me historinë e ngjashme në “Grande Fratello”

    Opinionistja dhe ish-banore e “Big Brother” Neda Balluku ka komentuar ndarjen e Heidit dhe Romeos në “BBV”.

    Në disa postime në rrjete sociale, ajo i del në mbrojtje Heidit duke marrë si shembull historinë e Frederica Lepanto, banore e “Grande Fratello 14” e cila ndodhej në një situatë të ngjashme ku u dashurua brenda pak javësh me një nga djemtë e shtëpisë dhe më pas ai nisi ta largonte nga vetja, por në fund Lepanto u shpall fituese, edhe pse ju desh kohë të kalonte situatën e ndarjes nga djali që i rrëmbeu zemrën brenda shtëpisë.

    Me këtë histori, Neda shprehet se edhe Heidi mund t’ia dalë duke komentuar situatën e saj me Romeon, të cilët mbrëmjen e djeshme konfirmuan edhe ndarjen.

    Ajo ndër të tjera shprehet se Romeo mesa duket nuk mund ta pranojë që ish-partnerja e tij është lojtare më e fortë dhe ka vendosur ta ndajë pa marrë parasysh sesa mund të ndikojë emocionalisht tek Heidi.

  • ‘Ik se je me puçra’/ Françeska i ulet në fund të shtratit, Egla e rrëzon (Video)

    ‘Ik se je me puçra’/ Françeska i ulet në fund të shtratit, Egla e rrëzon (Video)

    Debatet brenda shtëpisë së ‘BBV3’ nuk kanë fund. Dy prej konkurrenteve të formatit të cilat shpeshherë debatojnë me njëra-tjetrën janë dhe Egla me Françeskën të cilat kanë bërë po të njëjtën gjë dhe ditën e sotme.

    Françeska është pozicionuar në fund të shtratit të Eglës, ku kjo e fundit ka qenë e shtrirë në të dhe i ka kërkuar Françeskës të largohej prej aty.

    Teksa Françeska nuk ka pranuar të lëvizi, Egla e ka shtyrë dhe e ka rrëzuar banoren.

    ‘Çohu se do vritesh zemra. Ik se je dhe me puçra mos më prek çarçafët. Ik se je me shumë puçra. Puçra o puçra!’- është drejtuar Egla për Françeskën.

  • Egla dhe Franceska, muhabet pord*sh në BBV, Heidi s’mban dot të qeshurat: Aty rri, e di sa gazra bëj unë? Do u marrësh erë (Video)

    Egla dhe Franceska, muhabet pord*sh në BBV, Heidi s’mban dot të qeshurat: Aty rri, e di sa gazra bëj unë? Do u marrësh erë (Video)

    Franceska i është ulur Eglës pranë krevatit të saj, teksa të dyja kanë nisur të flasin me ironi.

    Megjithatë, shumë shpejt diskutimi i tyre ka marrë një kthesë, jo të këndshme. Në fund, Heidi nuk ka mbajtur dot të qeshurën.

    Pjesë nga debati:

    Franceska: Këtu do të jem nuk iki

    Egla: Mos ik moj, e di sa gazra bëj unë? Do i marrësh erë

    Franceska: Aaa do i marr erë?

    Egla: Janë të ngrohta

    Franceska: Jam mjaftueshëm e ngrohtë

    Franceska: Të vjen për të qeshur Heidi?

  • Pas ”ju duam” me Bardhin, Sara poston foto edhe me nënën e tij

    Pas ”ju duam” me Bardhin, Sara poston foto edhe me nënën e tij

    Sara Gjordeni është kthyer në personazhin më të komentuar, edhe pse aventura e saj në ”Big Brother Albania Vip 3” përfundoi pak ditë më parë.

    Gjithçka nisi me daljen e Bardhit, përshkak se nëna e tij ishte shtruar në spital, dhe këtu lindën shumë drama dhe polemika mes Sarës dhe menaxherit të të dashurit të saj, Jetmirit.

    Teksa rrjeti zien ende, Sara ka shkuar në Kumanovë dhe në instastory ka hedhur këtë foto krah Bardhit, ku shkruan ”Ju duam”. Çifti vijon që të jetë bashkë, duke hedhur poshtë çdo lloj aludimi.

    Më vonë Sara postoi edhe një foto me nënën e Bardhit ku shihet që i ka kapur dorën, ku tregon edhe njëherë që aludimet me tyre janë shuar.

  • U akuzua se ka bërë buzët, reagon Bes Kallaku: “Jam bërë synet, ja t’jua nis një …”

    U akuzua se ka bërë buzët, reagon Bes Kallaku: “Jam bërë synet, ja t’jua nis një …”

    Bes Kallaku është shndërruar në nje personazh mjaft të komentuar së fundmi në media. Ka qenë pikërisht ndarja e shumë përfolur e tij me Xhensila Myrtezaj, për të cilën ende nuk kemi një komunikim nga ana e çiftit.

    Pavarësisht situatës së trazuar, Bes Kallaku shfaqet tepër i lumtur në postimet e bëra në Instagram, duke udhëtuar dhe njëkohësisht shumë i angazhuar me koncerte, kryesisht në Itali.

    Ditën e djeshme, aktori është bëra qendra e diskutimeve për shkak të një postimi të bërë në profilin e tij zyrtar në Instagram, ku shume ndjekës aluduan se Besi ka fryrë buzët.

    Lidhur me këto spekulime, Kallaku ka vendosur që të përgjigjet publikisht në një prej postimeve që qarkullon në rrjetet sociale, duke ironizuar akuzat.

    “Jam bërë synet, ja t’jua nis një foto në inbox”, ka shkruar këngëtari, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonat e të qeshurës.

    Pas këtij komenti, aktori ka bërë një tjetër postim në profilin tij, ku shihet në një restorant dhe bashkangjitur shkruan: “Qetësohuni, kontrolloni inbox”

  • Bledi Mane “plas bombën”: Dyshoj tek sek*ualiteti i menaxherit të Bardhit…

    Bledi Mane “plas bombën”: Dyshoj tek sek*ualiteti i menaxherit të Bardhit…

    Sot në emisionin “Live from Tirana ishte i ftuar në studio gazetari dhe ish-konkurrenti i “BBV” Bledi Mane. Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri banorëve iu është dhënë një sfidë ku duhet të përqafohen me banorët që kanë më inat dhe e gjitha kjo është kthyer në një situatë gazmore edhe për vet ata.

    Ndërkaq, pas daljes së Bardhit nga shtëpia e “BBV” ka pasur shumë polemika rreth vërtetësisë së sëmundjes së nënës së tij. Sara reagoi dhe e pa si të dyshimtë këtë gjë duke aluduar se ishte menaxheri i këngëtarit ai i cili kërkonte daljen e tij nga shtëpia. Si e komenton Mane të gjithë këtë situatë?

    Hakmarrja e femrës është shumë radikale, më goditëse se e meshkujve. Sara po hakmerret ndaj asaj se çfarë i ndodhi me partnerin e saj të supozuar sepse nuk kam besuar te dashuria e tyre. Nga ana e menaxherit të Bardhit, ka zgjedhur mënyrën më amatore të mundshme. Shqiptarët e Maqedonisë gënjekan shumë shëmtuar. Ajo se çfarë ndodhi me Bardhin dhe vëllain e tij ishte shumë amatoreske si skenë. Njerëzit duhet të sëmurën me zor që të të besoj bota. Unë jam me Sarën dhe nuk isha dakord për daljen e saj nga shtëpia. E shihja një treshe të lezetshme me Bardhin dhe Meritonin. Frika e një pseudomenaxheri me idenë që ma morën Bardhin. Sara më duket më me këmbë në tokë. Tani o ky menaxheri e dashuron Bardhin ose ka urrejtje ndaj Sarës. Kam dyshime tek seksualiteti i tij. Mendoj se është furnizuar me thashetheme dhe e kanë gënjyer aq shumë sa është liruar ndaj Sarës.

    Si e shikon Bledi çiftin Meritoni-Ilnisa?

    Meritoni po rritet shumë në lojë, është kudo me ngacmime dhe provokime. Fatjonin e detyroi të dalë jashtë, e trembi, kjo tregon që është një lojtar i fortë por jo dashnor i fortë. Po piqet në lojë, po bëhet një lojtar provokator, i sprovuar. Do të më pëlqente shumë Sara aty që të flirtonte me të dy, do të ishte spektakolare./TAR

  • Habit Anaidi: Nëna e Bardhit nuk është në spital, më 8 mars ishte duke kërcyer

    Habit Anaidi: Nëna e Bardhit nuk është në spital, më 8 mars ishte duke kërcyer

    Dalja e papritur e Bardhit nga shtëpia e Big Brother VIP ka shkaktuar polemika.

    Anaid Kaloti, i ftuar në “Shqipëria Live”, tha se e gjithë kjo ngjarje është e inskenuar dhe se mamaja e Bardhit ka ardhur nga Gjermania për të bërë foton.

    Sipas Anaidit, nëna e Bardhit është mirë nga ana shëndetësore dhe nuk ka qenë në spital natën kur reperi doli nga shtëpia.

    “Është e bukur barsoleta. Të marrësh një histori si puna e kësaj dhe ta tregosh, unë kisha informacion të paktën para, dhe ta tregosh që nesër do ta nxjerr dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi dhe e shet sikur është në spital. E ëma e Bardhit ka qenë duke kërcyer më 8 Mars te Gjyste Vulaj, në Stutgard, fotot i kam publikuar në rrjetet e mija sociale. Ka kaluar në kufi në 2 të drekës për në Kumanovë dhe ditën që ka qenë Prime, rezulton në Gjermani. Ka ardhur të nesërmen, ka bërë këtë foton e turpshme, është një vizitë normale. Nëse situata do ishte kaq serioze, gjënë e parë që do bënte është që do bënte foton në 5 të mëngjesit. Ka vetëm një mënyrë për të dalë nga shtëpia e Big Brother, nëse një nga familjarët është sëmurë, ti duhet të lajmërohesh dhe në Prime, ti del nga shtëpia”,tha Anaidi.

  • Familja e Bardhit pranon Sarën? Modelja poston foton e papritur

    Familja e Bardhit pranon Sarën? Modelja poston foton e papritur

    Ditën e djeshme ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Gjordeni, njoftoi se po shkonte drejt Kumanovës për të takuar partnerin e saj, Bardhin.

    Pas lajmeve që po qarkullojne prej ditësh tashmë se familja e këngëtarit nuk janë dakort për lidhjen e tyre dhe pas përplasjeve që ajo ka patur me menaxherin e partnerit të saj, Jetmir Agajn, Sara u nis drejt vendlindjes së Bardhit.

    Ndërkohë, së fundmi ajo ka postuar një foto ku shihet krah të dashur të saj, ose ndryshe ashtu si dhe vetë ajo e ka shprehur shpesh herë, pranë “babait të fëmijës” së saj.

    “Ju duam”, shkruan Sara krah fotos.

    A e ka takuar Sara familjen e Bardhit, a është shkrepur kjo foto në shtëpinë e këngëtarit, këtë nuk dimë ta themi, por ajo që është e sigurt është fakti që çifti janë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe “gojët e liga” (komentet e rrjeteve sociale) s’ kanë mundur që t’i ndajnë!

    Ndërkohë, theksojmë se deri më tani një “follw back” nga Bardhi nuk ka ardhur. Edhe pse ka disa ditë që ka lënë shtëpinë e “ Vëllait të Madh” dhe si rjedhojë është aktiv dhe në rrjetet sociale Bardhi ende nuk ndjek në “Instagram” partneren e tij, Sara Gjordenin. Madje, në llogarinë e tij nuk shohim asnjë foto me Sarën, ndryshe nga llogaria e kësaj së fundit e cila është e mbushur me foto krah Bardhit.