Category: Showbiz

  • ‘Turp, turp, turp’, Fation Kuqari nuk përmbahet ndaj Sarës dhe pastaj e fshin

    ‘Turp, turp, turp’, Fation Kuqari nuk përmbahet ndaj Sarës dhe pastaj e fshin

    Fation Kuqari ka qenë ndër të parët që ka reaguar për deklaratat e Sarës dhe aludimin e saj që gjatë ‘Prime’-t kur Bardhi la shtëpinë.

    Mirëpo, vazhdimi i historisë sot me postimin e Bardhit dhe deklaratat e Sarës kundër menaxherit të Bardhit, duket se e kanë revoltuar tej mase Fationin.

    Ai menjëherë ka reaguar përmes një Instastory, ndërsa nuk ndalet së përmenduri fjalën turp.

    “Uaa turp. Prapë s’ka të ndalur turp. Ça nuk bën për vëmendje Turp. Kur e do me zor fama dhe follow të marrin në qafë”, shkruan Fationi në postimin të cilin më pas e ka fshirë.

  • Tha se nuk ka bërë dasmë, dalin fotot e Ilnisës me bashkëshortin dhe vajzën

    Tha se nuk ka bërë dasmë, dalin fotot e Ilnisës me bashkëshortin dhe vajzën

    Në spektaklin e së shtunës Ilnisa ka emocionuar publikun me rrëfimin e jetës së saj. Ilnisa tregoi ndër të tjera se nuk ka bërë dasmë me ish-bashkëshortin e saj dhe se ai nuk është kujdesur për vajzën e tyre dhe as nuk e ka takuar.

    Më pas, në një bisedë me Romeon, gazetarja ka treguar se ish-bashkëshorti i saj ka pasur takime të shkurtra me vajzën, kur Ilnisa e ka nxjerrë 2-3 minuta poshtë pallatit.

    Mirëpo, në TikTok po qarkullojnë disa foto nga dasma e saj me ish bashkëshortin e më pas foto ku ish bashkëshorti i saj kalon kohë me vajzën e tyre.

  • “Hoqa dorë nga jeta, isha e izoluar”/ Aktorja e humorit shpërthen në lot në mes të emisionit, rrëfen momentin më të vështirë

    “Hoqa dorë nga jeta, isha e izoluar”/ Aktorja e humorit shpërthen në lot në mes të emisionit, rrëfen momentin më të vështirë

    Ajo njihet si aktore humori, që në fakt e shoqëron edhe në jetën personale kur zhvishet nga rolet që luan.

    Por Cubi Metkaj në një intervistë për ‘Mos i bjer me top’, tregoi një anë tjetër të saj që publiku nuk e ka parë shpesh.

    E pyetur se cili ka qenë momenti i saj më i vështirë në jetë, ajo ka veçuar një moment kur ka pasur probleme shëndetësore, teksa tha se në atë periudhë kishte hequr dorë dhe nga jeta…

    “Momenti më i vështirë ka qenë një episod në jetën time kur kam kaluar një problem të shëndetit tim fizik, kam hequr dorë nga çdo gjë, profesione, deri dhe nga jeta… kam qenë e izoluar për një periudhë të gjatë, ka qenë një moment delikat dhe për familjen dhe për mua, dhe forca më e madhe për mua kanë qenë prindërit”, u shpreh ajo e përlotur.

  • Sara paralajmëron menaxherin e Bardhit: Nuk arrite të na ndash, do të të shkatërroj figurën

    Sara paralajmëron menaxherin e Bardhit: Nuk arrite të na ndash, do të të shkatërroj figurën

    Pas postimeve nga menaxheri i Bardhit, Sara ka kërcënuar hapur këtë të fundit duke e paralajmëruar se nëse vijon me sulmet ndaj saj ajo do e “shkatërrojë”.

    “Jetmir Agaj, po duroj dhe po hesht vetëm për hatër të Bardhit. Nuk të kam asnjë borxh. Po mbaj në kurriz ofendime nga publiku, pa të drejtë, prej heshtjes por dije prapë për hatër të Bardhit. Edhe një postim sulm ndaj meje, do të të shkatërroj figurën dhe planet e tua vetëm me një postim dhe do kesh të gjithë shqiptarët kundër. Dorëzohu, nuk arrite të na ndash, është me e fortë se ty. Boll kërkove vëmendje me zor”, shkruan Sara.

    Reagimi i Sarës vjen pas postimeve të Jetmirit i cili shkruante:

    “Është çmenduri të përmendësh emrin tim, kur është në pyetje shëndeti i nënës së vet. Njerëz të sëmurë, psiqik, toksik, të kallur për famë, për vëmendje dhe lajme.”

  • Sara “thirrje publike” Bardhit që ta ndjekë në Instagram, shpërthen Fatjon Kuqari: Turp, e bën për…

    Sara “thirrje publike” Bardhit që ta ndjekë në Instagram, shpërthen Fatjon Kuqari: Turp, e bën për…

    Në dramë e re ka nisur në rrjet. Dalja e papritur e Bardhit nga shtëpia e “Big Brother Vip” dhe deklarata me polemika e Sara Gjordenit, ka nisur një zinxhir debatesh dhe reagimesh në rrjet. Ajo që dimë të themi është se situata mes çiftit është e komplikuar për momentin.

    Në postimet e fundit, ndërsa Sara e ruan foton e tij në faqen kryesore të “celularit” personal, Bardhi ende nuk i ka konfirmuar një “folloë-back” ish-banores me të cilën nisi një romancë në shtëpinë më të famshme.

    Së fundmi Sara ka publikuar në story, një foto nga një “folloëers” e saj duke i bërë thirrje Bardhit: Bëje folloë, mos ki frik.Lidhur me këtë situatë një reagim ka ardhur edhe nga ish-banori, Fatjon Kuqari i cili “shpërthen” ndaj Sarës duke e quajtur “paturpësi” për vëmendje çdo reagim që po bën.

    Pas gjithë kësaj situate e cila u ndez pasi Sara për shkak të përplasjeve me menaxherin e Bardhit, Jetmirin, hodhi dyshime gjatë spektaklit se Bardhi nuk është larguar nga shtëpia për shkak të gjendjes së rënduar të nënës së tij por për shkak se familjarët e tij dhe bashkëngjitur menaxheri nuk janë dakord që ai të vazhdojë lidhjen me Sarën dhe për këtë kjo e fundit u zotua se do të tregojë të vërtetën.

  • Thumb ndaj Sarës?! Reagon ashpër menaxheri i Bardhit: Njerëz të sëmurë, doni famë me skandale

    Thumb ndaj Sarës?! Reagon ashpër menaxheri i Bardhit: Njerëz të sëmurë, doni famë me skandale

    Menaxheri i Bardhit, Jetmir Agaj, ka reaguar pasi u akuzua se ishte ai shkaku që këngëtari u largua nga shtëpia e BBV. Teksa ka publikuar foton e nënës së Bardhit nga spitali, Jetmiri ka shkruar:

    “Famën ky e ka marrë më punë, me këngë, me sjellje jo me skandale. Por ju premtoj që kush mundohet të përdorë kështu lloj situatash, kam për t’ja dhënë famën por për të keq. Shërim të shpejtë!”

    Në një tjetër postim, ai shton:

    “Është çmenduri të përmendësh emrin tim, kur është në pyetje shëndeti i nënës së vet. Njerëz të sëmurë, psiqik, toksik, të kallur për famë, për vëmendje dhe lajme.”

  • Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë Ramazan, Luiz Ejlli ka një mesazh për të gjithë besimtarët Myslimanë

    Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë Ramazan, Luiz Ejlli ka një mesazh për të gjithë besimtarët Myslimanë

    Fituesi i Big Brother Vip Albania 2 Luiz Ejlli mbetet një nga personazhet më aktivë në rrjetet sociale.

    Pikërisht në ditën e parë të nisjes së muajit të shenjtë Ramazan, ai ka ndarë me ndjekësit e tij një mesazh për të gjithë besimtarët myslimanë kudo ndodhen.

    Për më tepër ndiqni videon:

  • “Unë jam finaliste!”/ Ilnisa tregon kë sheh në finalen e BBV dhe shpërthen ashpër ndaj Eglës

    “Unë jam finaliste!”/ Ilnisa tregon kë sheh në finalen e BBV dhe shpërthen ashpër ndaj Eglës

    Ilnisa Agolli, një prej banoreve të “Big Brother VIP 3”, ka treguar gjatë një bisede emrat e konkurrentëve që mendon që do të arrijnë në finale.

    Ajo u shpreh se në garë për çmimin e madh deri më tani sheh padyshim veten, Julin dhe Ledjonën.

    Ajo tregoi se Egla Ceno sipas saj nuk do e arrijë finalen, pasi mendon se aktorja “do ta bastardoj veten më shumë rënd se sa kaq, do rëndohet shumë.

    Ndër konkurrentet e tjerë që nuk do arrijnë në finale sipas saj ishin edhe Rikja me Vesën.

    “Unë jam njëherë, kështu mendoj. Edhe kjo Ledjona më vjen deri në këtë pikë të lojës. Po të bëj një analizë, Rike -Vesa, nuk i shoh, as Eglën, sepse ajo do ta bastardoj veten më shumë rënd se sa kaq, do rëndohet shumë”, u shpreh gazetarja.

  • “Ndjenja për Meritonin?”/ Sara Gjordeni përplaset ashpër me ish-banorin e BBV

    “Ndjenja për Meritonin?”/ Sara Gjordeni përplaset ashpër me ish-banorin e BBV

    Sara Gjordeni dhe Bledi Mane janë përplasur gjatë programit “E Diell”, pasi ky i fundit kishte publikuar foton e cila u bë virale në rrjet, ku ishte ish-banorja, Bardhi dhe Meritoni.

    Sara u shpreh se askush nuk ka të drejtë ta publikojë dhe të komentojë mbi atë moment.

    Bledi: Sarës unë ia thashë edhe tek grimi që nga afër dukesh 100 herë më mirë, ndoshta ekrani, si ish banor i Big Brother dhe ish opinionist, dua të thjem që ti ke bërë atë lojën tënde që rrallë herë banorë të tjerë e kanë bërë, mos u ndje e turpëruar se të jesh pak pervers nga natyra, pak gjuajtës është njerëzore, është e përditshmja jonë dhe strategjia jote ishte më natyrale, më organike se strategjia e shumë të tjerëve. Unë kam nxjerrë një foto, ishe ti kishe mbështetur kokën tek prehri i Meritonit, dhe Bardhi në qoshe të divanit, ishte mërzitur dhe dixhitura ime ishte ‘i ziu Bardhi’.

    Sara: Aaa ti paske qenë një ndër zërat që i paske dhënë më shumë…

    Fotini: Ishte kollaj e keqkuputeshme nga njerëzit.

    Sara: Nuk ju jep të drejtë t’i jepni zë.

  • Ofendime dhe ironizime mes Egla Cenos dhe Meritonit në “BBVIP”! Banori: Edhe të lëpihem! Aktorja: Shko te partnerja jote…

    Ofendime dhe ironizime mes Egla Cenos dhe Meritonit në “BBVIP”! Banori: Edhe të lëpihem! Aktorja: Shko te partnerja jote…

    Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi janë përshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Aktorja i ka thënë moderatorit që mos të ulet mbrapa saj pasi ai e intimidon, duke shkaktuar ofendime mes dyshes.

    Pjesë nga debati:

    Egla: Ti duhet të kesh ndonjë gjë mangu! Kujdes, mua mos më fol mua si gjarpërush

    Mertioni: Uuuu, po ti se ju flet të tjerëve

    Egla: Mua mos më bëj si manjak more

    Mertioni: Ja nise me situatën ë? Ki pak më shumë të japësh, jo kaq

    Egla: Do të shofësh më shumë

    Mertioni: Po

    Egla: Në rregull. Po nëse dëshiron të japë më shumë duhet të shumë duhet të vish e të flasësh dhe jo të sillesh si manjak

    Meritoni: Ti e para nuk ke argument dhe vjen të përfshihesh në diçka komplet tjetër

    Egla: Kujdes! Nuk dua të flas me ty. Kurt ë kesh ndonjë gjë për të folur do flasim

    Meritoni: Kur të sillesh ndryshe…

    Egla: Je i vogël ti të më tregosh sjellejen mua

    Meritoni: Do të lë pa gjumë në këtë shtëpi, me Vesën do ndrohemi. Edhe të lëpihem

    Egla: Po më kërcenon?

    Meritoni: Ti më intimidove. Unë do kënaqem me ty, ti je dashuria ime…

    Egla: Të këshilloj të shkosh te partnerja jote dhe nëse ke problem të shkosh afër saj

    Meritoni: Ti je idiote o Egla, u ule dhe më the pse më rrin mbrapa