Category: Showbiz

  • Çfarë ndodhi!? Menaxheri i Bardhit ‘kërcënon’ Sarën? Jetmiri: Kush do famë, ia jap…

    Çfarë ndodhi!? Menaxheri i Bardhit ‘kërcënon’ Sarën? Jetmiri: Kush do famë, ia jap…

    Teksa Bardhi i ka dhënë fund aludimeve për daljen e tij nga Big Brother Vip 3, duke postuar foton e nënës së tij nga spitali, menaxheri i tij vijon të thumbojë Sarën.

    “Famën ky e ka marrë me punë dhe me këngë, jo më skandale. Por ju premtoj që kush mundohet me përdor kështu situatash kam me ia dhënë famën, por për keq”, shkruan menaxheri i Bardhit, Jetmiri, në një postim që e ka shpërndarë edhe vetë këngëtari.

    Duket se përplasja u thellua më tepër pas një deklarate të Sarës pas daljes së Bardhit, e cila aludoi se porblemet shëndetësore të nënës së tij nuk ishin arsyeja, madje duke thënë “unë e dija më parë” që do dilte.

  • Pasi doli nga Big Brother VIP, Bardhi publikon FOTON e nënës në spital dhe lutet

    Pasi doli nga Big Brother VIP, Bardhi publikon FOTON e nënës në spital dhe lutet

    Bardhi ka publikuar një foto të tregon se nëna e tij ka pasur probleme shëndetësore, dhe se kjo ka qenë arsyeja e vërtetë që la garën e Big Brother Albania Vip 3.

    Më herët u aludua shumë se diçka e tillë nuk ishte e vërtetë, por është vetë këngëtari që e ka konfirmuar një gjë të tillë.

    Ai ka publikuar foton e nënës së tij në shtratin e spitalit, teksa thotë se qëndron pranë saj në çdo rrethanë.

    Për fat të mirë, nga ajo që shkruan këngëtari, nëna e tij nuk ka shqetësime serioze.

    Mesazhi i Bardhit:

    Pranë teje në krejtë rrethanat, ti je arsyeja me krejtë meritat për djalin që une jom! I lumtur që je më mirë! Falenderues për krejt njerëzit që m’kan shkru për gjendjen shëndetësore të nanës! Kërkoj falje për krejtë ata adhurues që u dëshpruan nga dalja ime e parakohshme, por në fund të dites shëndeti i gruas më të rëndësishme në jetën time vendosi ndryshe!

    Shihemi shumë shpejtë!

  • “Dola si kuçedër”, Heidi flet për debatet me Romeon: Isha si ajo lojtarja e madhe që të përdori për lojë dhe të hodha, nuk më pëlqeu kur më the…

    “Dola si kuçedër”, Heidi flet për debatet me Romeon: Isha si ajo lojtarja e madhe që të përdori për lojë dhe të hodha, nuk më pëlqeu kur më the…

    Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj kanë folur sot për debate që kanë ndodhur mes tyre gjatë natës së djeshme të spektaklit të BBV, ku sipas saj, ajo ka dalë si “kuçedër”.

    “Unë dje dola një kuçedër”, tha ajo, duke bërë autoironi ndërsa shprehet: “dola si lojtarja madhe që të përdori ty për lojë dhe kur nuk të desha më, të hodha”.

    Ndërsa Romeo është shprehur se ajo nuk ka pse të shqetësohet, pasi ai nuk e mendon diçka të tillë.

    Ndër të tjera, banorja ka thënë se nuk i ka pëlqyer komenti i Romeos në lidhje më Julin, për të cilin i tha ‘ai të do të mirën’, koment të cilin ajo e ka marrë si ironi.

    Heidi: Unë dje dola një kuçedër

    Romeo: Shqetësohu kur e mendoj unë. Dje dola një kuçedër?

    Heidi: Lojtarja madhe që përdori ty për lojë dhe kur nuk të desha më, të hodha.

    Romeo: Unë kam pikat e mia kur jam thyer, s’ka lidhje…

    Heidi: Ironia s’më pëlqeu ‘ai të do të mirën’ (për Julin), se ke bërë kurrë këtë. Më thuaj një raste që ma kë thënë, se unë nuk e kam vën re. Nuk ma ke thënë herë tjerë kështu duke qesh, siç bën më të tjerët ku i tall

  • Motra e Bardhit reagon ndaj deklaratës së Sarës pas dyshimeve për shëndetin e nënës: Jam tmerrësisht e …

    Motra e Bardhit reagon ndaj deklaratës së Sarës pas dyshimeve për shëndetin e nënës: Jam tmerrësisht e …

    Bardhi është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP ditën e sotme për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij. Vëllai i tij shkoi në shtëpi për ta takuar dhe për t’i dhënë lajmin se e ëma ndodhet në spitalin e Kumanovës.

    Para se ai të shkonte në studio, Sara Gjordeni tha:

    “Duhet të tregohem e kujdesshme me atë që them, por nëse kjo është për atë që mendoj, unë nuk do të hesht!” Me këtë, Sara hodhi dyshime se situata për daljen e Bardhit vetëm pak ditë pas eliminimit të saj, mund të jetë krijuar nga palët e treta (menaxherët artistikë).

    Por ditën e sotme motra e Bardhit, Afërdita ka reaguar. Shkrimi i saj është shpërndarë edhe nga menaxheri i Bardhit, Jetmir Agaj.

    “Përshëndetje miq dhe familjarë…

    Ju detyrohem një shpjegim të gjithëve për gjithçka që dëgjova sonte në `prime’. Gjendja e mamit është e njëjtë… Jam tmerrësisht e dëshpëruar nga fjalët dhe vetëm nga dyshimi i cili bëhet për nënën te cilën asnjë fëmijë nuk e përdor për një lojë që aspak s’ka rëndësi në jetën tonë!”

  • Elia Zaharia reagon publikisht për herë të parë për videon e sherrit me Leka Zogun

    Elia Zaharia reagon publikisht për herë të parë për videon e sherrit me Leka Zogun

    Elia Zaharia ka thyer heshtjen, ndërsa ka reaguar pas konfliktit fizik me Princ Lekën me të cilin është në proces divorci.

    Mesazhi

    Miq dhe dashamirës,

    Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time!

    U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!

  • “Nëse familja nuk është dakord…” / Çfarë ndodhi me Sarën pas daljes së papritur nga Big Brother VIP?

    “Nëse familja nuk është dakord…” / Çfarë ndodhi me Sarën pas daljes së papritur nga Big Brother VIP?

    Bardhi ka dhënë intervistën e parë pas daljes së papritur nga Big Brother VIP.

    Ai menjëherë sapo është larguar nga shtëpia dhe më pas nga studioja, është takuar me Sara Gjordenin, ku janë puthur dhe përqafuar.

    Ish-banori u shpreh për Fan Club se do t’i vinte keq nëse familja e tij nuk do të ishte dakord me lidhjen që ai ka krijuar me Sarën.

    “Unë nuk dola për Sarën dola për mamin dhe mezi pres që ta shoh. Përpara familjes nuk vjen asgjë tjetër. Do më vinte keq nëse familja nuk do të ishte dakord me lidhjen time me Sarën. Pres të takoj familjen se ende nuk di asgjë. Nëna është primare për momentin. Unë i qëndroj atyre gjërave që kam thënë brenda shtëpisë. Sara sapo dola më tha që duhet të jesh këtu dhe se të shkoj të takoj mamin. Më tha vetëm gjëra pozitive”, u shpreh Bardhi.

    Gjatë intervistës artisti është parë i shqetësuar dhe në padurim për të shkruar pranë nënës së tij, e cila po përballet me probleme shëndetësore, shkaku që edhe Bardhi la shtëpinë e Big Brother VIP.

  • “Gjëja që mua ma ka shpifur më shumë kur kam dalë jashtë…”, Sara rrëfen dhimbjen: Ka ardhur nga Zoti (Video)

    “Gjëja që mua ma ka shpifur më shumë kur kam dalë jashtë…”, Sara rrëfen dhimbjen: Ka ardhur nga Zoti (Video)

    Sara, ish-banorja e BBV, e cila u eleminua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri mbrëmjen e së martës , është shndërruar në një ndër personazhet me të komentuar së fundmi në media.

    Ditën e sotme, ajo ka qenë e ftuar në programin “Big Brother Fan Club”, ku ka folur për eksperiencën e saj ne BBV, e cila zgjati 52 ditë.

    Sara ka folur gjithashtu edhe për komentet negative me të cilat ajo është përballur kur ka dalë jashtë, kryesisht rreth rrëfimit të saj humbjen e një fëmije.

    “Gjëja që mua ma ka shpifur më shumë kur kam dalë jashtë, ishin komentet ku thuhej se si mund të rrijë Bardhi me një femër të tillë, e cila heq një fëmijë cdo muaj, turp t’i vijë. Këto komente kanë qenë nga femrat. Për të sqaruar dicka, fëmija ka qenë shumë i planifikuar, shumë i dashur nga të dyja palët. Kam qenë në një marrëdhënie shumë të rregullt.Ka ardhur nga Zoti, ka ardhur nga problemet e mia shëndetësore, të cilat ishin të ludhura me shqetësimin mbi dicka tjetër që po më ndodhte në familje dhe ka qenë dicka shumë spontane, e ardhur nga Zoti. Nuk kam shkuar unë ta bëj këtë gjë, nuk do e bëja kurrë”.

  • “Ledioni thotë se nëna është në shtëpi”/ Ish- konkurenti i BBV ‘thumbon’ produksionin: Dalja e Bardhit ishte mashtrim dhe hyrja e vëllait shumë amatoreske, të sakrifikosh në këtë mënyrë është e…

    “Ledioni thotë se nëna është në shtëpi”/ Ish- konkurenti i BBV ‘thumbon’ produksionin: Dalja e Bardhit ishte mashtrim dhe hyrja e vëllait shumë amatoreske, të sakrifikosh në këtë mënyrë është e…

    Gazetari Bledi Mane ishte i ftuar në Fun Club, ku diskutuan mbi ngjarjen e Bardhit, i cili u largua nga Big Brother, pasi mori lajmin se nëna e tij nuk ishte mirë.

    Ai filloi duke i uruar nënës së Bardhit shëndet, dhe më pas bisedën përqendron te Bardhi, e gjithashtu edhe te menaxheri i tij, Jetmiri.

    “Uroj që nëna e Bardhit të jetë shëndosh e mirë dhe ta kalojë këtë situatë në qoftë se është e vërtetë, por si ish-banor dhe si ish-opinionist, unë ngre hije dyshimi”- tha Bledi.

    “Më duket sikur brenda ka një lloj xhelozie tjetër, menaxheri i Bardhit, Jetmiri, unë nuk e njoh por çfarë kam pyetur, duket një xhelozi nga ana e tij. Të gjitha edhe profesionale edhe mendore. Sara i mori Bardhin. Sepse të sakrifikosh në këtë lloj mënyre është paksa e rëndë.” – tha më tutje Bledi.

    Gabimi i vogël i produksionit ishte se ka shumë aq shumë korrespondentë në Maqedoninë e Veriut, sa një prej tyre do të ikte te spitali që të intervistonte njënga familjarët e Bardhit, por edhe hyrja e vëllait të Bardhit ishte shume amatoreske.

    Bledi pastaj rrëfen: “Ledioni thotë në dijeninë e tij se nëna është në shtëpi, mbas gjysmë ore na doli nëna që është në spital, Bardhi tha është në Gjermani, tjetri tha në Maqedoni, pra ishte një mosakordim mashtrimesh nga mendja djallëzore e bërjes së kësaj loje, dhe shpresoj që nëna është mirë dhe kjo të mos jetë e vërtetë.

  • “E para që e bëri pis ishe ti”/ Sara shuan kureshtjen: Kemi folur deri në mëngjes, nëna e Bardhit…

    “E para që e bëri pis ishe ti”/ Sara shuan kureshtjen: Kemi folur deri në mëngjes, nëna e Bardhit…

    Dalja e papritur e Bardhit mbrëmjen e djehsme nga Big Brother VIP solli një reagim edhe të Sarës jo vetëm në atë moment, por edhe gjatë ditës së sotme në Fan Club.

    Ish-banorja e Big Brother VIP deklaroi se ka folur me Bardhin deri në orët e para të mëngjesit dhe se nëna e tij është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Ndër të tjera shtoi se me Jetmirin, menaxherin e artistit, ajo ka komunikuar ditëve të fundit vetëm për punë.

    “Kemi qenë më në fund duke biseduar me Bardhin pa kamera dhe mikrofona. Kemi biseduar me telefon deri në orët e para të mëngjesit. Nëna e tij është shumë mirë nga gjendja shëndetësore. Shumë njerëz thonë që unë dje u nxitova dhe u shpreha në mënyrë të gabuar. Unë isha në dijeni më parë që Bardhi do ta linte shtëpinë e Big Brother VIP.

    Mendoj se nga stafi i tij i menaxhimit mund të kishte një menaxhim më të mirë të situatës. Përveç bardhit dhe familjes së tij nuk më intereson më asnjë palë e tretë. Unë me Jetmirin kam marrëdhënie neutrale dhe ditëve të fundit kemi folur vetëm për punë. Ai ka qenë një ndër njerëzit e parë që kam kontaktuar”, tha Sara.

    Në lidhje me dyshimet që lindën mbrëmë nga Sara, gjatë deklaratës së papritur, duke se nuk janë pëlqyer nga opinionistja e Fan Club, Ina Kollçaku.

    “Do të më kishte pëlqyer të mos reagoje në atë momente. Edhe sikur të ishe e bindur mund të mos flisje në aspektin televiziv. Mund ta lije të ndodhte, se sikur u bë pis, se personi i parë që hodhi dyshime ishe ti”, tha Ina Kollçaku.

  • Hodhi dyshime për daljen e Bardhit nga Big-u, Sara Gjordeni zbulon të vërtetën (Video)

    Hodhi dyshime për daljen e Bardhit nga Big-u, Sara Gjordeni zbulon të vërtetën (Video)

    Spektaklin e së shtunës, Bardhi u largua nga Big Brother VIP Albania 3. Kjo pas lajmit që i dha vëllai se nëna e tij nuk ishte mirë dhe se ndodhej në spital.

    E para që dyshoi për këtë ishte partnerja e tij, Sara Gjordeni me të cilën gjithashtu u njoh në këtë format. Ajo ka qenë e ftuar në ‘Fan Club’, ku ka folur për të gjitha këto dhe për raportin me Bardhin.

    “Nëna e Bardhit është shumë mirë. U nxitova, fola para kohe. Isha në dijeni paraprakisht që Bardhi do e linte shtëpinë, thjesht mendoj që stafi i tij do kishte pasur një menaxhim më të mirë të situatës”, u shpreh ajo.

    Modelja e njohur theksoi: “Përveç Bardhit dhe familjes së tij, nuk më intereson se çfarë mendon një palë e tretë. Thjesht më intereson edhe mënyra se si ndihet Bardhi, ka pasur një dëshirë shumë të madhe për të qenë në Big Brother”.