Category: Showbiz

  • Bledi Mane ngre dyshime të forta për menaxherin e Bardhit: Ai ka xhelozi profesionale dhe mendore, Sara i mori…

    Bledi Mane ngre dyshime të forta për menaxherin e Bardhit: Ai ka xhelozi profesionale dhe mendore, Sara i mori…

    Gazetari Bledi Mane ishte i ftuar në “Fun Club”, ku diskutuan mbi ngjarjen e Bardhit, i cili u largua nga Big Brother pasi mori lajmin se nëna e tij nuk ishte mirë.

    Ai filloi duke i uruar nënës së Bardhit shëndet, dhe më pas bisedën përqendron te Bardhi, e gjithashtu edhe te menaxheri i tij, Jetmiri.

    “Uroj që nëna e Bardhit të jetë shëndosh e mirë dhe ta kalojë këtë situatë në qoftë se është e vërtetë, por si ish-banor dhe si ish-opinionist, unë ngre hije dyshimi”, tha Bledi.

    “Më duket sikur brenda ka një lloj xhelozie tjetër, menaxheri i Bardhit, Jetmiri, unë nuk e njoh por çfarë kam pyetur, duket një xhelozi nga ana e tij. Të gjitha edhe profesionale edhe mendore. Sara i mori Bardhin. Sepse të sakrifikosh në këtë lloj mënyre është paksa e rëndë”, tha më tutje Bledi.

    “Ledioni thotë në dijeninë e tij se nëna është në shtëpi, mbas gjysmë ore na doli nëna që është në spital, Bardhi tha është në Gjermani, tjetri tha në Maqedoni, pra ishte një mosakordim mashtrimesh nga mendja djallëzore e bërjes së kësaj loje, dhe shpresoj që nëna është mirë dhe kjo të mos jetë e vërtetë”, përfundoi ai.

  • Sara Gjordeni hodhi dyshime për daljen e tij papritur nga BBV, a do ta vijojë Bardhi lidhjen e ish-banoren edhe nëse ka familjen kundër? Ja si u përgjigj këngëtari

    Sara Gjordeni hodhi dyshime për daljen e tij papritur nga BBV, a do ta vijojë Bardhi lidhjen e ish-banoren edhe nëse ka familjen kundër? Ja si u përgjigj këngëtari

    Bardhi Idrizi ndërpreu mbrëmjen e djeshme garën e tij në “Big Brother VIP 3” pasi mori lajmin se nëna e tij ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, por duke ngritur dyshime tek e dashura e tij, Sara Gjordeni, se diçka e tillë mund të jetë e stisur.

    Në një intervistë pasi la shtëpinë, Bardhi është shprehur pwr “Fan Club” se pretendimet e Sarës nuk i ka dëgjuar, ndërsa shtoi se do t’i gjykojë situatat pasi të takohet me familjen.

    Ndër të tjera, ai është pyetur edhe nëse do të vijojë lidhjen me Sarën nëse familja e tij është kundër, ku u shpreh se “dua të dij si është nëna, për këto pyetjet e tjera nuk kam koment”.

    Sarën e ke quajtur edhe nënë e fëmijëve të tu, a do të vinte keq nëse familja jote nuk do ta përqafonte këtë romancë?

    Bardhi: Po do më vinte keq, por do pres, do takoj me familjen pikë së pari se nuk di si janë, si është gjendja e nënës se ajo është primare.

    Do shkoje kundër aprovimit të tyre ?

    Bardhi: Dua të dij si është nëna, për këto pyetjet e tjera nuk kam koment, as që po mundem ti mendoj.

    Vazhdimisht në Prime, Sara hodhi vazhdimisht dyshime se ndoshta familja juaj nuk është ndoshta dakord me lidhjen tuaj, si u ndjeve?

    Bardhi: Këtë nuk e paska dëgjuar se nuk isha aty, mezi po pres ti takoj dhe me i gjyku në mënyrë të drejtë.

    A do jeni bashkë ti edhe Sara?

    Bardhi: Shpresoj edhe besoj që po.

  • Është e shtruar apo jo? Ja çfarë thotë stafi i spitalit për nënën e Bardhit (Video)

    Është e shtruar apo jo? Ja çfarë thotë stafi i spitalit për nënën e Bardhit (Video)

    Dalja e Bardhit nga BBV3 ka shkaktuar polemika dhe diskutime të shumta në rrjet.

    Disa personazhe aluduan se ai u nxorr jashtë nga menaxheri i tij, ndërsa të tjerë e kanë besuar faktin që nëna e tij është sëmurë.

    Së fundmi Anaid Kaloti ka publikuar një video në Instagram-in e Foli.al ku telefonon spitalin e Kumanovës dhe pyet nëse nëna e Bardhit është e shtruar aty.

    Përgjigja nga spitali ishte se nëna e tij nuk ishte e shtruar aty, siç u tha në spektakël.

    Anaidi: Përshëndetje si kaloni? Jam një gazetar nga Foli.al. A është shtruar nëna e Bardhit në spital se ka një deklaratë publike që është në spitalin e Kumanovës?

    Këtu te ne jo.

    @albanian_youtubers Foli.al Kontakton me spitalin e Kumanovës për tu informuar mbi gjëndjen e nënës së Bardhit . . Lexo më shumë në 🔗 Foli.al . . . . #foli.al #news #lajme #media #exclusive #interview #showbiz #lifestyle #teknologji #interviste #kuriozitete #risi #bigbrother #bigbrothervipalbania #bigbrithervip ♬ original sound – Albanian Youtubers

  • Dyshoj se nëna e Bardhit nuk është e sëmurë? Menaxheri i këngëtarit reagon ndaj Sarës: Asnjë fëmijë nuk… (Foto)

    Dyshoj se nëna e Bardhit nuk është e sëmurë? Menaxheri i këngëtarit reagon ndaj Sarës: Asnjë fëmijë nuk… (Foto)

    Këngëtari i njohur Bardhi Idrizi mbrëmjen e djeshme ka lënë me dëshirë shtëpinë e “BBVIP”, pas vizitës së të vëllait i cili i tregoi se nëna e tyre është në një gjendje të keqe shëndetësore.

    E dashura e artistit, Sara Gjordeni ngriti dyshime se lajmi mund të mos jetë i vërtetë, duke “thumbuar” menazherin e Bardhit, Jetmir Agaj.

    Megjithatë rreth këtyrë aludimeve ka reaguar vetë menaxheri, i cili ka përcjellur fjalët e motrës së Bardhit.

    Ajo ka treguar se gjenjda e nënës së këngëtarit është e njëjtë, dhe për këtë gjë nuk duhet të dyshohet.

    “Pershendetje miq dhe familjare.. Ju detyrohem nje shpjegim te gjitheve per gjithcka qe degjova sonte ne prime.

    Gjendja e mamit eshte e njejte ..Jam tmerrsisht e deshperuar nga fjalet dhe vetem nga dyshimi i cili behet per Nënën te cilen asnje femije nuk e perdore per nje loje qe aspak ska rendesi ne jeten tone!!!!!!”- ka shkruar ai.

  • Ilnisa feston 37’ vjetorin/ Urime nga banorët por veprimi i Rikes nuk kalon pa u vënë re (Video)

    Ilnisa feston 37’ vjetorin/ Urime nga banorët por veprimi i Rikes nuk kalon pa u vënë re (Video)

    Banorja e BBV, Ilnisa Agolli festoi 37 vjetorin e saj të lindjes brenda shtëpisë.

    Të gjithë banorët kënduan dhe ja uruan ditëlindjen përveç Rikes.

    Rike ishte prezente teksa po këndohej kënga e urimit por nuk çohet ta takoje dhe të ja urojë ditëlindjen Ilnisës.

    Nuk dihet nëse vazhdon krisja mes banoreve por veprimi i Rikes la një shije jo miqësore.

  • U largua nga BBVIP mes dyshimeve dhe spekulimeve, reagon për herë të parë Bardhi Idrizi: Miqtë dhe familja ime janë…

    U largua nga BBVIP mes dyshimeve dhe spekulimeve, reagon për herë të parë Bardhi Idrizi: Miqtë dhe familja ime janë…

    Bardhi Idiriz u largua nga Big Brother VIP pas lajmit se nëna e tij është e sëmurë. Vendimin artisti e mori pasi brenda në shtëpi hyri vëllai i Bardhit, i cili i komunikoi edhe lajmin.

    Por menjëherë pas dalje, e dashura e tij Sara Gjordeni, e cila edhe kjo u largua pak ditë më parë ka hedhur dyshime, duke thënë se “ka rezerva ndaj palëve të treta”.

    Bardhi është pyetur për këto dyshime të Sarës, por ai tha se “miqtë e mi, familja ime janë dakord me çdo gjë që kam vendosur unë”.

    “Unë tani duhet të jem shumë e kujdesshme me fjalët… Nëse çështja është ashtu si mendoj unë, unë nuk do të hesht. Kam rezervat e mija ndaj palëve të treta që nuk janë familjarë të Bardhit”, deklaroi ish-banorja Sara Gjordeni nga studioja e Big Brother VIP.

    Pjese nga diskutimi:

    Ledion Liço: I duket disi e dyshimtë kjo situatë

    Sara Gjordeni: Jo, jo e dyshimtë! Nuk doja të flisja para kohë. Thjesht mënyra dhe disa rezerva sepse unë kam qenë në kontakt me Jetmirin.

    Ledion Liço: Pra i duket disi e dyshimtë mënyra si është menaxhuar nga ana e menaxhimit tënd kjo situatë. Në asnjë moment nuk ka dashur të insinuojë që kjo gjëja të jetë një hiperbolizim i situatës, por ka frikën se mos pëlqimi i menaxhimit tënd artistik për lidhjen tuaj mund të këtë çuar në këtë gjë. Sara thotë se nëse është ashtu do më vinte shumë keq dhe nuk do doja të hështja, apo jo?

    Sara Gjordeni: Jo totalisht kështu, por të respektojmë situatën e Bardhit dhe të lamë atë të flasë

    Bardhi Idrizi: A kemi kohë të bëjmë këtë bisedë,

    Ledion Liço: Po kemi

    Bardhi Idrizi: Nëse mami është mirë

    Ledion Liço: Po patjetër

    Bardhi Idrizi: Unë nuk jam duke menduar asnjë nga situatat që thatë. Miqtë e mi, familja ime janë dakord me çdo gjë që kam vendosur unë.

  • “Përdori pikën time të dobët”/ Ilnisa i drejtohet Eglës: Nuk meriton as të të shoh në sy

    “Përdori pikën time të dobët”/ Ilnisa i drejtohet Eglës: Nuk meriton as të të shoh në sy

    Egla dhe Ilnisa kanë pasur një debat gjatë ditëve të fundit, i cili agravoi mes dy banoreve.

    Ilnisa u shpreh se Egla i përmendi dhe të bijën, e cila edhe për lojën është e gatshme ta prekë në pikën e dobët. Gjatë “prime”-t, ky debat u komunikua kështu:

    “Më përdori emrin e vajzës. Arrin deri në pikën time të dobët dhe e përdori deri në pikën më të fundit. Egla është gjithmonë në lojë këtu brenda. Ndihet mirë në çdo rol negativ që merr. Në këto momente, nuk meriton as të të shoh në sy.”- tha Ilnisa.

    “Është kuadri që vizaton ti, deri para dy ditësh më ke sjellë lule tek vaska. Pastaj, papritur pe errësiren e lakuriqit të natës.”- tha Egla.

  • Bardhi lë shtëpinë, Sara bën deklaratën e papritur: Nëse kjo situatë shkon siç kam menduar, unë nuk do të hesht…

    Bardhi lë shtëpinë, Sara bën deklaratën e papritur: Nëse kjo situatë shkon siç kam menduar, unë nuk do të hesht…

    Vëllai i Bardhit, Petriti, ka hyrë në shtëpi, për ti treguar këngëtarit se nëna e tyre është në spital, dhe ka nevoj për të.

    Ajo vuante prej kohësh nga tensioni, por sipas Petritit, gjendja e saj është rënduar dhe se aktualisht ndodhet në spital, por në gjendje të stabilizuar momentalisht.

    E gjithë kjo situatë bëri që Bardhi të largohet nga shtëpia i panikosur, për të shkuar sa më shpejt pranë nënës së tij.

    Pavarësisht kësaj situate të vështirë, një deklaratë e papritur ka ardhur nga Sara, që përfshiu edhe palë të treta.

    “Unë dua që Bardhi të bëj atë që totalisht i do zemra,dhe në qoftë se zemra e tij e ndjen që duhet të jetë pranë nënës, absolutisht që ka marrë vendimin më të mirë. Por unë jam jasht, kam parë dhe kam dëgjuar. Dhe nëse kjo situatë shkon ashtu siç unë kam menduar, unë nuk do të hesht. Dua të jem shumë e kujdesshme, nuk është momenti, duhet respektuar ajo që Bardhi është duke bërë, dhe arsyen pse po e bën. Kam rezervat e mia ndaj palëve të treta që nuk janë familjarët e Bardhit”, tha ajo.

  • Nëna në spital, Bardhi le shtëpinë e Big Brother, por Sara bën deklaratën e fortë

    Nëna në spital, Bardhi le shtëpinë e Big Brother, por Sara bën deklaratën e fortë

    Mbrëmjen e sotme, vëllai i Bardhit ka hyrë në BB VIP për të lajmëruar Bardhin se është nëna sëmurë dhe ndodhet në spital.

    Ai ka treguar se ajo ndodhet për shkak të tensionit dhe madje kanë ardhur në Kumanovë nga Gjermania.

    Kaq ka mjaftuar që Bardhi të vendosë të ndërpresë rrugëtimin.

    Kështu që Bardhi menjëherë ka vendosur të largohet nga shtëpia, gjë që ka përlotur banorët.

    Ndërkohë Sara nga ana tjetër duket se nuk është prekur, por ka thënë: Unë jam dakord dhe respektoj arsyen pse Bardhi po e ben dhe uroj që nëna të jetë mirë, por une kam dëgjuar dhe se nëse kjo situatë shkon ashtu siç ka menduar unë nuk do të hesht. Kam rezervat e mia për palë të treta që nuk janë familja e tij duke patur fjalën për menaxherin e tij.

    Ndërkohë Bardhi pasi është takuar me Sarën Ledioni e lajmëroi për atë ç’ka tha Sara. Më tej Bardhi tha që s’po mendon për asnjë situatë vetëm për mamin.

  • Lahet nudo , Jetmiri tregon arsyen, si reagojnë banorët

    Lahet nudo , Jetmiri tregon arsyen, si reagojnë banorët

    Dushi nudo që banori i ri Jetmiri ka bërë në “BBV” shokoi shumë nga banorët. Banori ka pranuar se e ka bërë për vëmendje dhe është kritikuar sërish nga banorët, mes tyre, Meritoni, Egla, Rike.

    “Mbase e bëra për të tërhequr vëmendje”, tha Jetmiri.

    “Isha duke hyrë në tualet dhe pashë që hoqi të mbathurat dhe thashë çfarë ndodhi. Ndoshta unë kam më shumë turp dhe për vajzat e shtëpisë dhe që më sheh mami, motra, mbesa. I thashë kamerës kthehu, e kisha për vajzat e shtëpisë. E ktheva me të qeshur sepse nuk doja ta bëja dramatike”, u shpreh Meritoni gjatë spektaklit.

    “Mua më bëri për të qeshur dhe me këtë gjest tregoi që çdo kush ka vullnetin për t’ju afruar, salla ka qenë bosh. Ai dushin e ka bërë tek xhami që është i mbuluar. Edhe kamerat e zgjehdin vetë që duan ta transmetojë apo jo. Meritoni ishte mashkull dhe ishte dëshmitar”, theksoi Roza Lati.

    Rike Roçi shtoi: “Mua më duket e gabuar sepse unë e bëra të madhe”.