Category: Showbiz

  • “Ti ke diçka që të mundon”- Heidi bisedon me Romeo për ndjenjat: Ndihem i thyer, nuk kam më besim për shkak…

    “Ti ke diçka që të mundon”- Heidi bisedon me Romeo për ndjenjat: Ndihem i thyer, nuk kam më besim për shkak…

    Heidi Baci dhe Romeo Veshaj kanë biseduar me njëri-tjetrin për situatën aktuale ku janë dhe për atë çfarë ndjejnë.

    Në një bidesë në dhomën e gjumit të shtëpisë së Big Brother Vip, Heidi i thotë Romes nëse ka diçka që po e mundon.

    Ai i thotë se ndihet i thyer dhe se nuk ka më besim.

    Pjesë nga biseda:

    Heidi: Ti ke diçka që të mundon.

    Romeo: Nuk është hera e parë që ta them, ta thash edhe pas darkës së 8 marsit. Dhe rasti që të pash të mërzitur, çfarë nuk kupton. Të thash dy meraket e mia

    Heidi: Unë të thash nëse ndjehesh në faj…ti the nuk është kjo dhe nuk më ke thënë gjë mo.

    Romeo: Ma hoqe atë merak që kisha, më the jam mirë. Okej.

    Heidi: Ça ndjen për mua ti Romeo

    Romeo: Ndjej atë që ta kam thënë që ditën…që ditën e parë që ta kam shprehur të biçikleta. Po nuk kam besim prej gjërave që kemi diskutuar

    Heidi: Okej!

    Romeo: Ndihem i thyer, kaq

  • Aktorja më e paguar e serialit? Rrëfehet si asnjëherë më parë Jonida Vokshi, zbulon pse është zënë me Elvanën dhe Ermal Mamaqin

    Aktorja më e paguar e serialit? Rrëfehet si asnjëherë më parë Jonida Vokshi, zbulon pse është zënë me Elvanën dhe Ermal Mamaqin

    Jonida Vokshi e ftuar në “S’e luan topi”, tregon nëse është apo jo aktorja më e paguar e serialit H.O.T.

    Gjithashtu moderatorja foli edhe për të vërtetën e sherreve me Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën.

    Është e vërtetë që je aktorja më e paguar në H.O.T?

    Jonida: Nuk e di nëse është e vërtetë, sepse nuk e di sa janë paguar të tjerët

    Po me Ermal Mamaqin si shkon? Me kanë thënë që jeni zënë?

    Jonida: Jo vetëm me Ermalin, në proces pune me kolegët edhe zihemi, për të mirë të procesit të punës. Unë Ermalin e kam mik shumë të vjetër. Është një vëlla shumë i mirë për mua.

    Jonida: Me Elvanën më së shumti. Zënkat me të ndizen dhe shuhen shumë shpejt. Jemi të dyja shumë pasionante në shprehjen e mendimeve, në reagime dhe situata. Ne e dimë se kush e ka bërë gabimin.

    Ermali i bëri edhe një surprizë Jonidës, në një videomesazh ai tha disa fjalë të ngrohta për mikeshën e tij.

  • “Jam mami i Heidit… “, Sara merr mesazhin e pazakontë, ja si i përgjigjet

    “Jam mami i Heidit… “, Sara merr mesazhin e pazakontë, ja si i përgjigjet

    Ish-banorja e BBV3 Sara Gjordeni ka postuar në Instastory një mesazh që nëna e Heidit i ka shkruar asaj.

    Nëna e Heidit i shkruan se “i vjen keq që doli nga shtëpia sepse i jepte shumë gjallëri”. Madje ajo e uron që të ketë shumë suksese dhe i dërgon përqafime.

    Sara nuk ka ngurruar ti përgjigjet me fjalët më të bukura që mund t’i thuash një nëne për fëmijën e saj.

    “Ke një vajzë FANTASTIKE! Aq sa njeriun më të shtrenjtë e lash në ‘dorë’ të saj. Emrin e Heidit e kam përmendur në çdo emision si fituese. U kam thënë publikut të mos e nënvlerësojë. Të përqafoj fortë dhe të uroj vetëm të mira e që Heidi t’ua gëzojë zemrën”, ishte mesazhi që i ktheu Sara.

  • “Eksitohesh se po të fejon…”/ ‘Nxehen gjakërat’ në BBV3, plas debati mes Eglës dhe Erjolës: Po se ule zërin do të mbaj zgupthi gjithë natën

    “Eksitohesh se po të fejon…”/ ‘Nxehen gjakërat’ në BBV3, plas debati mes Eglës dhe Erjolës: Po se ule zërin do të mbaj zgupthi gjithë natën

    Egla Ceno dhe Erjola Doçi janë përfshirë mbrëmë në një debat, i cili ka degraduar deri në ofendime të rënda.

    Aktorja është shprehur e bezdisur nga diskutimi mes moderatores dhe disa banorëve të tjerë, teksa ishte e shtrirë për të fjetur.

    Erjola: Pse do e ulim, do mundohemi

    Egla: Do të kërcesh gjithë natën, do të të mbaj zgupthi gjithë natën po s’e ule zërin.

    Erjola: Zgupthi avash, mbaj kë je mësuar ,e mbajt.

    Egla: Mos u eksito se po të fejon partia

    Erjola: Unë nuk kam tregu eksitim në këtë shtëpi, kujdes mënyrën se si më drejtohesh.

    Erjola: Të ishe grua kishe respekt. Kujdes mos eksitohesh ti.

  • 144 aktorë nënshkruajnë peticionin: Të fshihet video e Elia Zaharias dhe Princ Lekës

    144 aktorë nënshkruajnë peticionin: Të fshihet video e Elia Zaharias dhe Princ Lekës

    Një listë me 144 aktorë, duke nisur nga Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Roza Anagnosti, Luiza Xhuvani e të tjerë emra të rëndësishëm, janë publikuar në profilin e “Facebook” të Zamira Kitës.

    Aktorët kanë prezantuar një kërkesë për Autoritetin e Mediave Audiovizive, për të fshirë video-skandalin e Elia Zaharisë me Princ Lekën, që ka bërë xhiron e mediave jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë.

    Ky 8 MARS, do të ishte ironikisht “ideali” për të folur për të drejtat e grave.

    Kemi 48 orë që shohim sesi po i bëhet një gjyq publik një gruaje, një nëne, një artisteje, një aktoreje, që po përballet me një periudhë të vështirë familjare.

    Kush prej jush që po e lexon këtë shënim nuk ka provuar të shohë veten në një moment dobësie, konflikti, apo nuk ka thënë një fjalë më shumë, kush prej jush nuk është lënduar, zhgënjyer nga ai që ka dashur më shumë, le të hedhë gurin e parë!

    Video e bërë publike ku duket aktorja Elia Zaharia, që po ushqen me klikime portale e disa media, kërkon me urgjencë reagimin e AMA-s institucionit që ka përgjegjësi të plotë për fshirjen dhe bllokimin e saj.

    Shoqëria e internetit është tashmë një shoqëri e kontaminuar dhe që askush nuk ka kontroll mbi të, por do t’ju luteshim si njerëz, secili individualisht ta fshijë një koment negativ, dhe kështu, pikë-pikë mund të jemi duke kontribuar për një shoqëri më të mirë.

    Nesër mund të jesh ti protagonisti i kësaj fushate të cënimit të privatësisë dhe imazhit!

    Megjithë këtë baltë komentesh të hedhur mbi një grua, falenderojmë të gjithë ata që nuk janë bërë pjesë.

    Është e thjeshtë të jesh spektator, duke parë dhimbjen dhe jetën e tjetrit, por le të bëhemi nga ky 8 MARS, aktorët e një ndryshimi për mirë!

  • Ilnisa feston sot ditëlindjen, vëllai i gazetares zbulon se si dukej ajo në vegjëli(Foto)

    Ilnisa feston sot ditëlindjen, vëllai i gazetares zbulon se si dukej ajo në vegjëli(Foto)

    Ilnisa Agolli, është një ndër konkurrentet më të komentuara të shtëpisë së ‘BBV3’, jo vetëm brenda por dhe jashtë saj.

    Ditën e sotme, Ilnisa feston ditëlindjen dhe një urim shumë i veçantë për të ka ardhur dhe nga vëllai i saj, Kevin Agolli.

    Nëpërmjet një postimi në Instagram, shoqëruar me një fotografi të tyren në moshë fare të vogël ai shkruan:” 9 Marsi i parë ndryshe por gjithmonë krah teje! Gëzuar ditëlindjen binjaku im!

  • Çfarë i ka shkruar? Sara poston mesazhin që i ka dërguar mami i Heidit

    Çfarë i ka shkruar? Sara poston mesazhin që i ka dërguar mami i Heidit

    Sara Gjordeni është eliminuar prej formatit më të ndjekur në Shqipëri “Big Brother VIP 3” mbrëmjen e së martës. Që prej asaj dite, ish-banorja ka qenë pjesë e shumë intervistave, ku ka folur lidhur me eksperiencën brenda shtëpisë, marrëdhënien me banorët etj.

    Gjithashtu ajo ka qenë tepër aktive nëpër rrjete sociale, ku fillimisht bëri një sqarim lidhur me situatën e ndodhur mes saj dhe Françeska Muratit.

    Mbrëmjen e së premtes, Sara ka postuar në “Instastory”, një mesazh që mami i Hedi Bacit kishte shkruajtur për ish-banoren, me fjalë nga më të bukurat dhe duke i thënë se i ka ardhur shumë keq për eliminimin e Sarës.

    Dhe Sara i është përgjigjur:

    ‘Ke një vajzë FANTASTIKE! Aq sa njeriun më të shtrenjtë e lash në ‘dorë’ të saj. Emrin e Heidit e kam përmendur në çdo emision si fituese. U kam thënë publikut të mos e nënvlersojë. Të përqafoj fortë dhe të uroj vetëm të mira e që Heidi t’ua gëzojë zemrën!’.

  • Habit ish-banorja e BBV: Shpresoj që Sara dhe Bardhi të ndahen!

    Habit ish-banorja e BBV: Shpresoj që Sara dhe Bardhi të ndahen!

    Ish-banorja e BBV Fotinie ka qenë në një lidhje në Skype me “Breaking” në Top News, ku ka folur për çiftet e krijuara brenda shtëpisë.

    Sipas saj lidhja e Sarës dhe e Bardhit nuk ka për të funksionuar kur të dalin jashtë dhe shpreson që të ndahen.

    Fotinia shprehet se “Bardhi është një djalë shumë i mirë për Sarën”.

    Fotinia: Unë mendoj se është thjesht një fluskë e bukur për momentin, mund ta shijojnë pak kur të dalin, por unë mendoj që Sara dhe Bardhi… Sidomos Sara që është një person delirant dhe më vjen keq se për Bardhin kam një konsideratë të jashtëzakonshme dhe nuk e kam pritur që do e çonte deri në këtë pikë lidhjen. Shpresoj të mos vazhdojë kjo lidhje jashtë, për Bardhin se realisht e shoh më të mirin në situatën që kanë ata të dy. Gjëja më e mirë është Bardhi. Kështu që shpresoj që jo.

  • Xhensila Myrtezaj: Pas çdo gruaje të suksesshme është vetja e saj

    Xhensila Myrtezaj: Pas çdo gruaje të suksesshme është vetja e saj

    Ditën e djeshme, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ka bërë një set fotografik me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Ajo ka pozuar përqafuar me djalin e saj dhe mbeshur mban vetëm një xhaketë.

    “Pas çdo gruaje të suksseshme, është vetja e saj”, shkruhet në përshkrimin e fotos që shfaqet në profilin e saj.

    Në “InstaStory” këngëtarja shkruan:

    “Ajka dhe Amen më keni bërë gruan më të lumtur në botë. Krahët plot me ju. Gëzuar 8-Marsin të gjitha vajzave, grave”.
    Kujtojmë se prindërit e Ajkës dhe Amen nuk po kalojnë ditë të mira. Gjithandej po përflitet se Bes Kallaku dhe Xhensila janë drejt divorcit. Prej muajsh Besi dhe Xhensila, kanë një distancim total nga njëri-tjetri, duke fshirë edhe kujtimet më të mira bashkë.

  • Elvana Gjata sapo i bëri fansat të mendojnë për një rikthim me Flori Mumajesin

    Elvana Gjata sapo i bëri fansat të mendojnë për një rikthim me Flori Mumajesin

    Historia e Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit, e pakonfirmuar kurrë zyrtarisht nga dyshja, ende sot mbetet një histori dashurie e pamundur, por shumë e dashur për publikun shqiptar.

    Edhe pse kanë kaluar shumë vite qëmkur dyshja përflitej gjerësisht në rrjet për një histori dashurie, ende sot rrjeti ka po të njëjtin interes për ta.

    Kështu, fansat e dyshes përgatitën një video të edituar për Elvanën dhe Florin, të cilën e postuan në “Instastory”, ndërsa vetë Elvana e ka pëlqyer postimin.

    Kaq u desh që ky veprim i Elvanës, të bëhej viral në rrjet ndërsa komentet kanë qenë ‘unanime’ që shohin Elvanën dhe Florin si çiftin perfekt.