Category: Showbiz

  • Si rrallë herë, Krist Dragot ‘djeg’ rrjetin dhe poston foton e nxehtë me të dashurën

    Si rrallë herë, Krist Dragot ‘djeg’ rrjetin dhe poston foton e nxehtë me të dashurën

    Përveç nënës së tij, personi i dytë i preferuar Krist Dragotit është e dashura e tij.

    Këtë 8 mars si rrallë herë ai ka zgjedhur të publikojë një foto me të dashurën e tij duke u puthur.

    Ish-banori i spektaklit televiziv “Big Brother Vip 2”, më herët kur ka folur për lidhjen e tij të dashurisë, tha se është një marrëdhënie serioze e cila ka nisur në muajin korrik 2023.

    Lidhja e tyre ishte në distancë, pasi e dashura e tij jeton dhe studion në Londër, por mesa duket tani pritja për ta ka mbaruar.

  • “Babai më helmoi, donte të rrëmbente”- Nga dhuna në familje, tek vdekja e dy vëllezërve, Sara Gjordeni shokon me rrëfimin

    “Babai më helmoi, donte të rrëmbente”- Nga dhuna në familje, tek vdekja e dy vëllezërve, Sara Gjordeni shokon me rrëfimin

    Ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Gjordeni ka shokuar me rrëfimin e saj, teksa ka treguar kalvarin e vuajtjeve nga mosha 2-vjeçare, kur prindërit e saj u divorcuan, tek tentativa e të atit për ta rrëmbyer dhe vdekja e dy vëllezërve.

    Modelja dhe ish-Missi ka rrëfyer se pasi gjykata i dha kujdestarinë e saj të ëmës, i ati ka reaguar shumë keq dhe kur ishte 4-vjeçe tentoi ta helmonte, duke u shprehur se “për pak kam humbur jetën”.

    Gjithashtu tregoi se i ati tentoi ta rrëmbente tek shtëpia e gjyshërve, ku u rrit pasi e ëma u largua në emigrim dhe e ka shantazhuar me adresa në rrjetet sociale.

    “Im atë është gjallë por s’më ka kërkuar kurrë. Një herë që më ka kërkuar, më ka sjellë diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jetën në moshën 4 vjeçare. Kjo tregon mos besimin tim te njerëzit. Nëse im at ishte në gjendje ta bënte atë, çfarë të pres nga të tjerët. Për 4 vite me radhë me një llogari false jam shantazhuar, ofenduar kritikuar dhe imë më ishte gjykuar për mënyrën sesi më kishte rritur. Mora vesh që pas asaj llogarie ishte sërish im atë. Prandaj nga njerëzit kisha tërheqje. Ato gjëra lënë gjurmë. Gjithmonë ka deklaruar që më ka dashur shumë, kur Gjykata ka vendosur të qëndroja me nënën. Ka reaguar shumë keq.

    Njëherë e kam parë që ka vrapuar, i kam thënë dajës po më ndjek ky xhaxhi. Tim atë nuk e kam takuar kurrë. Nëna ime ka emigruar kur kam qenë 3 vjeçe. Im atë ka ushtruar dhunë ndaj sime më. Ka humbur veshkën atë natë, që prej asaj dite ka probleme me zemrën. Ka shkuar nga mali për në Greqi, ai që e ka çuar ka kaluar nga territori Kosovës.

    Mami me kujtonte vetëm mua, e sapo operuar ka arritur gjallë në Greqi. Mami kur është larguar, për herë të parë ka ardhur për ditën e parë të shkollës sime. Unë kam qenë në kuzhinë, më duhet të kaloja përmes korridorit kur ishte dera hapur. Te dera shoh një zonjë të veshur shumë mirë, shumë bukur. Ishte veshur shumë mirë dhe thashë “Teze ka ardhur një teta te dera…”, ka rrëfyer mes lotësh në “Ftesë në 5”.

    Sara Gjordeni ka treguar se nuk ka qenë fëmijë i vetëm, por ka pasur dy vëllezër që kanë ndërruar jetë, sipas saj, “nga pakujdesia e mjekëve”.

    Ndërsa ka folur edhe për hyrjen e ish të dashurit Endrik Beba në BBV dhe raportin me moderatorin Meriton Mjekiqi.

    “Unë nuk kam qenë fëmijë i vetëm. Sot do kisha dy vëllezër. Nëna ime ka humbur dy djem. Mbase prandaj më kanë djegur shpirtin me historinë e Meritonit. I shihja të dy shumë të afërt për mua. Prandaj shkoj më shumë te meshkujt për të gjetur diçka që më ka munguar gjatë jetës. Nuk ka filozofi dashnori dhe i dashuri. Nëse do bëja diçka për lojë, Endrik Beba Sara dhe Bardhi do kishin bërë një histori që do kishin lënë në hije çdo banor tjetër. Kjo historia e Meritonit është e tepërt. Ai djali ishte shumë i sëmurë, djemtë kanë bërë një DUA para se të fillonte prime. Çunat janë lutur për mos daljen time atë natë prandaj ishte aq emocionues. Kur shoh meme’t kur dal, ishte një zhgënjim që s’di çfarë emri t’i vendos. Vëllezërit kanë humbur jetën, pakujdesi e mjekësisë shqiptare”– rrëfeu modelja.

    Sara Gjordeni tregoi edhe se si është ndjerë pasi motra e Bardhit rezufoi ta takonte brenda shtëpisë së BBV.

    Ajo u shpreh se nuk i erdhi keq, duke shtuar se është e gatshme t’i takojë nëse ata duan ta njohin.

    “Nuk më erdhi keq që nuk më takoi. Unë isha e ndërgjegjshme për mënyrën se si mund të dukesha nga jashtë. Një prime më parë ne kemi pasur edhe një debat shumë të madh, pas disa konflikteve me Bardhin. Afërdita e ka parë këtë së bashku me familjarët. Nëse duan të më shohin jashtë jam mëse e gatshme që të më njohin”, tha Sara Gjordeni.

  • Nuk ‘zënë mend’. Pas përjashtimit të Sarës, tjetër përplasje fizike në BBV

    Nuk ‘zënë mend’. Pas përjashtimit të Sarës, tjetër përplasje fizike në BBV

    Një përplasje e fortë ka ndodhur mes Ilnisës dhe Eglës në shtëpinë e BBV3.

    Ilnisa nuk e priti mirë këtë gjë dhe iu kthye me ofendime, ku e quan atë “krijesë e mjerë”.

    Ilnisa: Mos e zër emrin e vajzës në gojë o krijesë e mjerë.

    Egla: Çfarë ke, para dy ditësh më ke thirrur me emrin e vajzës.

    Ilnisa: O krijesë e mjerë, o njeri i rënduar.

    Egla: Çfarë ke, kush ta shau vajzën?

    Ilnisa: Të ishin gratë si ty…

    Egla: Të ishin gratë si ty do ishte një dramë e madhe.

    Ilnisa: Ti je më keq se fjalët që më thua. Merre pasqyrën dhe shihe veten.

    Në një përplasje tjetër mes të dyjave, ka pasur dhe një konfrontim fizik.

    Egla: Mos më prek.

    Ilnisa: Po ç’të të prek unë ty, shiko si je ti? Unë di që nuk preket banori duke bërë rënkime të tilla. Ajo më gjuajti me bluzë në fytyrë.

  • Sara trondit me akuzën: Im atë më ka helmuar! Ka tentuar të më rrëmbejë dhe shantazhuar për 4 vite

    Sara trondit me akuzën: Im atë më ka helmuar! Ka tentuar të më rrëmbejë dhe shantazhuar për 4 vite

    Ish-banorja e Big Brother VIP që doli pas konfrontimit fizik me Franceskën, ka rrëfyer sot në “Ftesë në 5” një anë shumë të errët të jetës së saj.

    Sara rrëfeu mes lotësh se babai i saj nuk e ka kërkuar kurrë, por kur ishte 4 vjeç i ka sjellë diçka që e ka konsumuar dhe ka rrezikuar jetën. Kësaj ngjarje tronditëse Sara i faturon edhe sjelljen sot që është mosbesuese.
    Sara tregoi se babai jo vetëm ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë, por e ka përndjekur për 4 vite me radhë në rrjetet sociale.

    “Im ate është gjallë por s’më ka kërkuar kurrë. Një herë që më ka kërkuar, më ka sjellë diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jetën në moshën 4 vjeçare. Kjo tregon mos besimin tim te njerëzit. Nëse im at ishte në gjendje ta bënte atë, çfarë të pres nga të tjerët. Për 4 vite me radhë me një llogari false jam shantazhuar, ofenduar kritikuar dhe imë më ishte gjykuar për mënyrën sesi më kishte rritur. Mora vesh që pas asaj llogarie ishte sërish im atë. Prandaj nga njerëzit kisha tërheqje. Ato gjëra lënë gjurmë. Gjithmon ka deklaruar që më ka dashur shumë, kur Gjykata ka vendosur të qëndroja me nënën. Ka reaguar shumë keq. Njëherë e kam parë që ka vrapuar, i kam thënë dajës po më ndjek ky xhaxhi”-rrëfeu mes lotësh Sara.

  • Ja kush e fiton BBV3 sipas Sarës, dhe nuk është Bardhi!

    Ja kush e fiton BBV3 sipas Sarës, dhe nuk është Bardhi!

    Sara Gjordeni ka komentuar sot eksperiencën e saj të shkurtër por tepër energjike brenda shtëpisë së BBV3.

    Ajo ka folur për komentet për ish të dashurit që mediat kanë bërë teksa ishte brenda, si dhe për lidhjen me Bardhin, të cilin e ka vlerësuar si një njeri pozitiv por që nuk është i aftë të bëjë lojë dhe strategji brenda Big Brother.

    E pyetur në emisionin “Ftesë në 5”, se kë sheh si fitues të këtij edicioni të BBV, Sara u tregua realiste në përgjigjen e saj.

    “Heidi, ndoshta, e shof pozitive, neutrale me të gjithë, kush do doja të fitonte? Sigurisht do të doja Bardhi, por lojën dhe strategjinë nuk e ka”, tha ajo.

  • “Më fal s’kam qenë më i miri”/ Meritoni, mesazh ish-partneres

    “Më fal s’kam qenë më i miri”/ Meritoni, mesazh ish-partneres

    Dje, të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, kanë vendosur të mblidhen në oborr dhe të bëjnë dedikimet për femrat për të rëndësishme të jetës së tyre, me rastin e Ditës Ndërkomëbtare të Gruas. Një ndër personazhet që ka zgjedhur t’i kërkojë falje ish-partneres së tij, është Meritoni i cili ndër të tjera e falenderon për përkujdesjen e saj ndaj djalit të tyre Loar.

    “Dua të falenderoj Egestën, është nëna e djalit tim. Dua t’i them më fal që ndoshta s’kam qenë më i miri. Dua të falenderoj për Loarin, që kujdesesh për djalin tonë. Edhe pse unë nuk kam kontakt të mirë me ty prap së prap ka qenë djali që na ka mbajtur në raportin tonë”, tha ai

  • Jetmiri lahet i zhveshur lakuriq në ‘BBV3’, banorët reagojnë keq

    Jetmiri lahet i zhveshur lakuriq në ‘BBV3’, banorët reagojnë keq

    Së fundmi ai ka bërë një gjest që ka ngritur reagime të shumta jo vetëm në shtëpinë më të ndjekur por edhe jashtë saj. Sipas banorëve, Jetmiri ka bërë dush lakuriq në hapësirat e banjës së shtëpisë, një gjest i cili ka thyer rregullat e etikës së një spektakli që transmetohet 24/7.

    Gjatë një bisede me disa prej banorëve, Juli ka falenderuar djemtë e regjisë që nuk kanë kapur pamje të Jetmirit në ato momente.

    Juli: Shyqyr që nuk e kap kamera dhe faleminderit çunave të regjisë por puna është çfarë ndodh këtu. Po ja e kapi?

    Romeo: Po e kapi është halli i atij dhe nuk është më halli jot! Po ja kapi syri ndonjërës nga këto ça do…

  • Sherri në Oborrin Mbretërror/ Kush e publikoi videon në media? Klodiana Lala zbardh prapaskenat e bujshme: Policia po heton…

    Sherri në Oborrin Mbretërror/ Kush e publikoi videon në media? Klodiana Lala zbardh prapaskenat e bujshme: Policia po heton…

    Pamjet e përplasjes fizike mes Princ Leka Zogu dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia, kanë bërë xhiron e mediave në vend dhe jashtë saj.

    Gazetarja Klodiana Lala tha në një studio televizive se kallëzimi nga Leka i pretenduar për dhunë nga ish-vjehrri dhe ish-bashkëshortja u bë me datë 5 mars dhe video ka dalë dje. Sipas saj, policia po heton se kush është shpërndarësi i saj.

    “Princ Leka ka kërkuar ndërhyrjen e policisë pas një incidenti të dyshuar të dhunës në familje që përfshinte ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij. Një video u shfaq në internet të martën, më 5 mars i cili dyshohet se princi Leka ishte përfshirë në një përleshje fizike me princeshën Elia, 41 vjeç dhe babain e saj, Gjergj Zaharia, 71 vjeç.

    Tani policia ka nisur një hetim që të kuptoj nëse video është shpërndarë nga vetë poseduesi apo nga punonjësit e policisë.

    Princ Leka dhe Elia Zaharia me vendim gjykate u pajisën me urdhër mbrojtje dhe duhet të qëndrojnë 5 metër distancë nga njëri tjetri.

    Ai thotë se më ka goditur me një statujë me pas edhe bashkëshortja e tij dhe ai ka marrë celularin dhe e ka filmuar. Ky rast na tregon se dhuna nuk ndodh vetëm në familjet e varfra me probleme ekonomike, por edhe në ato familje, edhe pse posti është honorifik.

    Kërkesa për divorc mes tyre pret miratimin. Policia e Tiranës ka marrë një vendim simbolik që të mos afrohen deri në 5 metra dhe vajza të takohet në prani të dados.

    Pjesa e tretë që më shqetëson është fëmija. Për mendimin tim, duhet të ndërhyjnë autoritetet shtetërore. Gjëja e tmerrshme është se të gjithë janë bërë gjykatës në këtë vend”.-tha Lala.

  • I përmendi vajzën/ Ilnisa Agolli përplaset me Egla Cenon! Gazetarja: Monstër që sillet vërdallë

    I përmendi vajzën/ Ilnisa Agolli përplaset me Egla Cenon! Gazetarja: Monstër që sillet vërdallë

    Një debat i ashpër është zhvilluar mes Ilnisa Agollit dhe Egla Cenos në ‘Big Brother VIP3”, pasi aktorja përmendi emrin e vajzës së moderatores.

    Përmendja e emrit të vajzës nuk u prit mirë nga Ilnisa, e cila shpërtheu ndaj Eglës, duke e quajtur si provokuese të mjerë dhe se ardhmja do ta gjykojë.

    Po ashtu në debat u përfshi edhe Julia, duke e quajtur ‘monstër’.

    Debati:

    Ilnisa: Je kaq e errët

    Egla: Deri dje isha Anaisi

    Ilnisa: Nuk ia vlen

    Julia: Nuk ia vlen të merresh fare më të

    Ilnisa: Po si mundet që të më zëri vajzën me gojë?

    Julia: Është një monstër

    Ilnisa: Si mundet që të më zëri vajzën me gojë?

    Julia: Me këtë bën viktimën me atë që i tha Roza! Mos u mundo dhe mos u prek fare se vajzën shyqyr që e ke..

    Ilnisa: Si mundet?

    Julia: Kuptoje, nuk ia vlen të mendosh

    Ilnisa: Një …, s’dua të them asnjë fjalë se…

    Julia: Asgjë si bën përshtypje

    Julia: Një monstër si puna e saj

    Ilnisa: Një monstër që vardalliset në shtëpi dukë më përmendur emrin e vajzës, s’ke asnjë të drejtë

    Egla: Më ke thirrur vetë Anais

    Ilnisa: Ti je një provokuese e mjerë

    Egla: Fare

    Ilnisa: Uroj që publiku të gjykoj ashtu siç e ardhmja do të bëjë me ty

    Egla: Ti më ke thënë Anais, më ke puthur

  • Karamuço: Ja kush fshihet pas video-skandalit të Princit! Gazetarja Bezat: Pamjet ishin në USB…

    Karamuço: Ja kush fshihet pas video-skandalit të Princit! Gazetarja Bezat: Pamjet ishin në USB…

    Gazetarja Dorjana Bezat tha se Princ Leka e ka dorëzuar në formën e USB-së materialin.

    Mbetet ende enigmë se kush e publikoi video-skandalin ku përfshihej në konfrontim fizik Princ Leka me Elia Zaharinë.

    Sipas ekspertit Ervin Karamuço, ka disa burime nga mund të ketë dalë video, por celulari i Princ Lekës duhet të ishte sekuestruar që në momentet e para për të verifikuar se kujt i është dërguar kjo video.

    “Gjëja më e shëmtuar në këtë histori, unë kam qenë nga të parët që flas për rrjedhjen e informacionit nga policia dhe prokuroria. Jam sulmuar shumë kur kam folur për këto. Nuk mund ta them kush e ka nxjerr videon, nuk e them dot se nuk mund t’i godisnin…nuk mund t’i vë gishtin,. këtë duhet ta hetojë policia. Atë portal që gazetarja Bezat e bën në mënyrë individuale si gazetare investigative, duhet ta bëjë një institucion që paguhet nga ne, ta hetojë qëllimin, arsyen, ky e ka marrë, ku e ka blerë dhe kush e ka shitur. Policia duhet të kishte sekuestruar celularin e të ashtuquajtur Princ Leka, gishti nuk mund t’i vihet vetëm policisë”- u shpreh eksperti Karamuço.

    Gazetarja Dorjana Bezat tha se Princ Leka e ka dorëzuar në formën e USB-së materialin.

    ‘Nga verifikimet që unë kam bërë sot në mediat online, të gjitha e publikuan. Portali që e publikoi i pari në mënyrë ekskluzive, është i pari që e ka hequr. Ka mbyllur faqen e Youtube pasi reagoi Pallati Mbretëror. Më bën të dyshoj. Qëllimin ata e kryen, e bënë virale, tani është nisur nje hetim me rrjedhjen e videos. Ka pasur lajme të tjera ekskluziv me marrëdhënien e princit, i ka nxjerr në mënyrë ekskluzive. I njëjti portal me 600 ndjekës, faqen e tij të Fb dhe Youtube i ka mbyllur menjëherë pas bërjes virale. Jam në kontakt me gripin që verifikon rastin, ky material video është dorëzuar nga Princ Leka në formë USB. Nëse do dilte nga policia do ishte e xhiruar në një ekran, do video e pastër.”-u shpreh Bezat.