Category: Showbiz

  • Daily Mail jehonë përplasjes fizike në familjen mbretërore shqiptare: Princ Leka thotë se është dhunuar, Elia Zaharia e mohon

    Daily Mail jehonë përplasjes fizike në familjen mbretërore shqiptare: Princ Leka thotë se është dhunuar, Elia Zaharia e mohon

    Pamjet e përplasjes fizike mes Princ Leka Zogu II dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia, kanë bërë xhiron e mediave botërore. E përditshmja britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull të gjatë sherrit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias të cilët me vendim gjykate u pajisën me urdhër mbrojtje dhe duhet të qëndrojnë 5 metër distancë nga njëri tjetri.

    “Princi i kurorës Leka II ka kërkuar ndërhyrjen e policisë pas një incidenti të dyshuar të dhunës në familje që përfshinte ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij. Një video u shfaq në internet të martën e Lekës, 41 vjeç, i cili dyshohet se ishte përfshirë në një përleshje fizike me Princeshën Elia, 41 vjeç, dhe babain e saj, Gjergj Polikron Zaharia, 73 vjeç. Kjo vjen dy muaj pasi dyshja, e cila ka një vajzë trevjeçare, Princeshën Geraldine, njoftoi fundin e martesës së tyre, duke thënë se bashkimi kishte ‘humbur funksionin e tij’”- thuhet mes të tjerash në artikull.

    Më tej, në shkrim janë përfshirë pretendimet e 2 palëve si dhe reagimi i Oborrit Mbretëror ku pretendohej se pamjet e përplasjes fizike mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias janë shpërndarë nga policia dhe kërkohej fshirja e tyre.

  • Konflikti fizik mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, grupi hetimor kërkon të administrojë pamjet e kamerave të sigurisë

    Konflikti fizik mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, grupi hetimor kërkon të administrojë pamjet e kamerave të sigurisë

    Një inspektor i komisariatit Nr. 1 në Tiranë ka dorëzuar një shkresë zyrtare pranë Pallatit Mbretëror, ku njoftonte se grupi hetimor kërkon të administrojë pamjet e kamerave të sigurisë.

    Grupi hetimor kërkon pamjet për të hedhur më tepër dritë për konfliktin fizik mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë pasditen e 5 marsit.

    Ndërkohë, në Gjykatën e Tiranës u mbajt këtë të enjte seanca për çiftin mbretëror tashmë në proces divorci. Gjykata aprovoi kërkesat për urdhër-mbrojtje të të dyja palëve.

    Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m nga njëri-tjetri, vendosi gjykata, fëmijën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të Elias, por të dados.

  • Shoqe me Elia Zaharian, aktorja Bitri: Ti nuk e baltose Lekën as kur të tradhtoi, por dora e atij burri…

    Shoqe me Elia Zaharian, aktorja Bitri: Ti nuk e baltose Lekën as kur të tradhtoi, por dora e atij burri…

    Drama dhe sherri në Pallatin Mbetëror ka përfshirë edhe njerëz që njohin Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten e tij, aktoren Elia Zaharia. Luljeta (Luli) Bitri, aktore dhe shoqe e Elia Zaharias, ka reaguar për të mbështetur mikeshën e saj pas incidentit të dhunës që tronditi familjen mbretërore. Me një mesazh të fuqishëm të postuar në rrjetet sociale, Bitri e përshkruan durimin dhe fortësinë e Elias gjatë periudhës së turbullt që ajo po kalon.

    “Lidhjet janë të ndërlikuara dhe nuk duhet kritikuar apo gjykuar nga jashtë”, shprehet Bitri. “Ndër arsyet që çon njerëzit së bashku ka edhe atë që i ndan ata. Por sot më bën përshtypje që ti, mikja ime e dashur Elia, bëhesh titull lajmi për shkak të dorës së atij burri, që ti e ke mbrojtur dhe mos e ke zbuluar tradhtinë e tij, duke fajësuar veten për mos-mjaftueshmërinë tënde për të lumturuar dikë që synon një tjetër.”

    Ajo shton se Elia në heshtje ka përballuar mungesën dhe neglizhencën e ish-partnerit, veçanërisht në netët kur vajza e tyre e kërkonte atë. “Unë nuk kam njohur ndonjë grua me kaq tolerancë dhe forcë për të mësuar faljen, jo urrejtjen”, vijon Bitri. “Kemi kaluar shumë kohë së bashku këto ditë dhe kam mësuar se sa fisnike je ti për të falur, sepse për ty ai është babai i vajzës dhe nuk ja dëshiron asnjë të keqe”.

    Postimi i plotë

    Gjithmonë kam menduar se mes një çifti nuk duhet të futet askush të gjykojë e të fajësojë. Për të njëjtat arsye që ata bëhen bashkë, mundet edhe që të ndahen! Por sot e dashura mikja ime Elia, më trishton shumë që ti bëhesh lajm nga vet dora e atij burri, për të cilin ti u kujdese aq shumë të mos e baltosje kur more vesh tradhetinë. Atij njeriu për të cilin fajesoje veten se mos nuk ke bërë mjaftueshëm për ta bërë të lumtur që u shty drejt një tjetre.

    Atij njeriu për të cilin u ndjeve sikur të kishte vdekur një pjesëtar i familjes kur ai i mungonte netëve kur vajza jote e kërkonte mes ngashërimash! Unë nuk kam takuar një grua me këtë tolerancë dhe force për ta edukuar veten me faljen dhe jo me urrejtjen.

    Kemi qënë shumë afër këto kohë dhe kam njohur fisnikërinë tënde për të falur sepse për ty ai është babai i vajzës dhe se nuk ja dëshiron kurrë asgjë të keqe. Sepse ti je bija e një babai të plagosur e të zhgënjyer e megjithatë ai të emocionon kur e sheh rrugëve të Tiranës duke iu dedikuar mbesës.

    Atij babai- gjyshi qe edhe pse duhet te jetë betuar se nuk do të shkelte më në atë shtëpi, në emër të dashurisë, ka qëndruar pa gjumë me ty dhe me të voglën, ( në vend të të atit) gjithë këto netët e ditët e kësaj javë, kur ti digjeshe nga temperatura në shtëpi. Duke ditur gjithë këto dhe duke të njohur mirë, unë të dërgojë një përqafim ty dhe babait tënd, për të cilin ti je krenare! Për babain tim do e ktheja botën përmbys. Mjerë kush nuk do i bëjë fëmijët e vet krenarë.

  • Zarf i Bardhë për banorët, ‘Vëllai i Madh’ i jep banorëve 100% buxhet por me një kusht të pazakontë (Video)

    Zarf i Bardhë për banorët, ‘Vëllai i Madh’ i jep banorëve 100% buxhet por me një kusht të pazakontë (Video)

    Ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother ka mbërritur një zarf i bardhë.

    ‘Vëllai i Madh’ ka vendosur të bëhet zemërgjërë me konkurentët duke i lejuar atyre 100% të buxhetit javor.

    Por pa dyshim që të arrihet ky buxhet ka një kusht për Vipat tanë.

    Se cili është kushti ndqini videon:

  • Bardhi këndon me banorët për Sarën , ish-konkurentja lë pa fjalë ndjekësit me komentin: Jam aty te…(Foto)

    Bardhi këndon me banorët për Sarën , ish-konkurentja lë pa fjalë ndjekësit me komentin: Jam aty te…(Foto)

    Në një video të publikuar në profilin zyrtar të Big Brother në Instagram shfaqet Bardhi sëbashku me banorët e tjerë teksa këndojnë këngën Ajo më mbyti të grupit legjendar “Fisnikët”.

    Mirëpo ndjekësit nuk kanë lënë pa komentuar për Sarën, të cilës i kanë bërë edhe tag duke e pyetur se ku është!

    Ajo që bie në sy është komenti i ish-konkurentes Sara Gjordeni:

    “ Jam te ai krevati me ty dhe pse ti s’më sheh”!

    Mesa duket ky është një sinjal për ndjekësit që ajo e do vërtetë Bardhin

  • Sherri me Princ Lekën në ‘Pallatin Mbretëror’/ Me duart në kokë, Gjergj Zaharia pret vendimin e Gjykatës (Video)

    Sherri me Princ Lekën në ‘Pallatin Mbretëror’/ Me duart në kokë, Gjergj Zaharia pret vendimin e Gjykatës (Video)

    Publikohet momenti kur Gjergj Zaharia, babai i Elias pret vendimin në gjykatën e dhomës civile në Tiranë.

    Sikurse duket në pamjet e siguruara nga gazetarja Anila Hoxha, ai qëndron i ulur dhe mban duart në kokë.

    Gjyqatari Artan Haradinaj vendosi që çifti të pajiset me urdhër-mbrojtjeje dhe të mbajnë një distancë 5 metra nga njëri-tjetri. Sipas vendimit, princ Leka do të takojë vajzën e tyre 3-vjeçare vetëm në prani të dados. Princ Leka në gjykatë u përfaqësua nga dy avokatët e tij, pa qenë vetë i pranishëm.

    Pas publikimit të videos së përplasjes fizike të një dite më parë mes Princit Leka dhe bashkëshortes së tij në proces divorci, Elia Zaharia, çifti është përballur sot në Gjykatën e Tiranës. Princ Leka dhe Elia Zaharia, që janë në proces divorci, pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri, ndërsa ky moment është filmuar edhe me video.

    Gjithçka ka nisur kur Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia. Siç rrëfen Princ Leka në dëshminë e tij, në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë. Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teksa Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.

    Madje, në dëshminë e tij, Princ Leka pretendon se është dhunuar me sende të forta si statuja e drurit, ndërsa thotë se ish-vjehrri i ka grisur edhe xhupin në sy të vajzës. Ai thotë se sherri nisi nga ana e Gjergj Zaharia që “ka filluar me fjale fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë t’i duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua”.

    Oborri Mbretëror reagoi duke kërkuar nga policia fshirjen e pamjeve, ndërsa vetë policia tha se po hetohet se kush i ka publikuar pamjet e dhunës, të filmuara nga vetë Princ Leka. Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimet për dhunë në familje.

  • Nuk ndalet Luiz Ejlli, këngëtari bën ndryshimin e pazakontë në pamje

    Nuk ndalet Luiz Ejlli, këngëtari bën ndryshimin e pazakontë në pamje

    Këngëtari Luiz Ejlli vazhdon të eksperimentojë me pamjen e tij. Sot për 7 mars këngëtari nëpërmjet një urimi për të gjitha mësueset, ai ndau me fansat ngjyrën e tij të re të flokëve. Kësaj radhe ai ka vendosur t’i lyejë flokët ngjyrë lejla. Në video ai thotë:

    Gëzuar festën të gjithëve mësuesve që na kanë dhënë edukatë, na kanë edukimin, të tëra. Kjo boja që po shihni nuk është sugjeruar nga asnjëri prej tyre. Thjesht ju uroj nga zemra gëzuar festën edhe ju paçim tërë jetën. Faleminderit për gjithçka.

    Kujtojmë se ai më parë i ka lyer flokët edhe ngjyrë jeshile dhe bjondë, për herë të parë brenda BBV2.

  • Sherri mes çiftit mbretëror, gjykata merr vendimin ndaj Princ Lekës dhe Elia Zaharisë

    Sherri mes çiftit mbretëror, gjykata merr vendimin ndaj Princ Lekës dhe Elia Zaharisë

    Për herë të parë pas raportimit të konfliktit, Elia Zahariaj shfaqet në dyert e gjykatës.

    Sherri mes çiftit mbretëror, gjykata merr vendimin ndaj Princ

    Këtë të enjte në Gjykatën Civile të Tiranës u mbajt seanca lidhur me 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë.

    Sipas Klan News për dy të parët se është aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.

    Çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra, nga njëri-tjetri, fëmijën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të Elias, por të dados.

    Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, e gjithashtu po kryhen hetime edhe për daljen e pamjeve filmike që Leka Zogu ll ia vendosi në dispozicion policisë si provë materiale.

  • “E mbajtëm në krevat Meritonin sepse Ilnisa…”- Sara Gjordeni shpërthen në ofendime ndaj ndjekësve pas përjashtimit: Kokëbosha, jeni rripa komplet

    “E mbajtëm në krevat Meritonin sepse Ilnisa…”- Sara Gjordeni shpërthen në ofendime ndaj ndjekësve pas përjashtimit: Kokëbosha, jeni rripa komplet

    Modelja, Sara Gjordeni, është komentuar mjaft në rrjet për afrimitetin e saj në Big Brother Vip me moderatorin Meriton Mjekiqi, ndërsa një foto e tyre teksa ajo i mban kokën në prehër u bë virale.

    Pas përjashtimit, Sara Gjordeni është përballur me komentet rreth marrëdhënies së saj me Meritonin, teksa pamjet e tyre janë bërë edhe meme.

    Por duket se nuk janë pritur aspak mirë nga ish-Missi, e cila me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, ka “shpërthyer” në ofendime duke iu drejtuar si “kokëbosha” dhe “mendjevyshkur”.

    “I vetmi për te cilin me vjen keq për dashakeqësinë e disave ne turme është Bardhi. Po si mor kokëbosha shikoni 2 meme për Meritonin dhe na gozhdoni si qorra?

    N.q.s. nuk e keni pare Big Brother 24/7 këto dite. Meritoni ka qene tmerrësisht i sëmure 4 ditët e fundit. Te vjella, temperature, ethe, gjendje te fikti te përsëritur, nuk hante me buke dhe shpesh here merrte infuzione.

    Meritoni rrinte ne krevatin tone sepse Ilnisa nuk e mbështeti ne situatën e rripit dhe po i mbante “qëndrim”.

    Asnjeri aq i lig nuk do bënte dua tek allahu bashke me Bardhin përpara prime për mosdaljen time duke u përqafuar te tre. Mendjevyshkur! Po ju jeni rripa komplet për vete! Se shpëlaheni mendërisht nga 3 meme dhe 7 analista rrjetesh”, shkruan Sara Gjordeni.

  • Egla ia thotë troç Bardhit: Sara e provoi në fillim lidhjen me Alfion, por…(Video)

    Egla ia thotë troç Bardhit: Sara e provoi në fillim lidhjen me Alfion, por…(Video)

    Gjatë një bisede në dhomën e gjumit mes Eglës dhe Bardhit, ata kanë diskutuar për lojën e Sarës në BBV3. Egla i thotë Bardhit që ajo e ka pasur si strategji që në fillim për të krijuar një histori brenda shtëpisë. Ajo i kujton atij afrimitetin që Sara krijoi në fillim me Alfion.

    Egla: Sara mu duk si gjuetare në fillim, se e provoi me Alfion.

    Bardhi: Ka qëndruar me Alfion dy ditë.

    Egla: Po e shihje në kërkim, mu duk si gjuetare, sikur e kërkonte një histori.

    Bardhi: Atë e kërkova unë. Po me mua ka qenë e kundërta, ikte prej meje. E pa që te Alfio s’ka kimi.