Category: Showbiz

  • Ndarjet e bujshme të Xhensila-Besi dhe Elia-Leka, flet kuzhinieri që u bëri dasmat

    Ndarjet e bujshme të Xhensila-Besi dhe Elia-Leka, flet kuzhinieri që u bëri dasmat

    Ditët e fundit mediat rozë janë vërshuar nga dy ndarje të bujshme, ajo e aktorit Bes Kallaku me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, si dhe ndarja e çiftit mbretëror Princi Leka dhe Elia Zaharia.

    Këta të fundit, sot janë bërë protagonistë të një ngjarjeje të pakëndshme, pasi janë konfrontuar fizikisht.

    Lidhur me këto dy ngjarje të bujshme, nuk ka kursyer një koment edhe kuzhinieri dhe sipërmarrësi i njohur Altin Prenga.

    Ai thotë se “Mrrizi i Zanave” ka organizuar gatimet vetëm për dy dasma, pikërisht atë të Besit me Xhensilën dhe Princit Leka me Elian, e që fatkeqësisht të dyja kanë shkuar në ndarje.

    Prenga thotë se për këtë arsye ka vendosur të mos marrë më përsipër asnjë dasmë, pasi siç duket, “nuk sjell shans”.

    Në historinë Mrizit ne kemi marrë përsipër vetëm dy dasma të mdhaja dhe te dyja tek Pallati i Brigatave sepse ne Mriz s’kemi hapësira për dasma.

    Njëren të mikut tim Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezajt dhe tjerën tek Pric Lekës me Elia Zaharia. Të 4 njerëz të mrekullueshëm.

    Më vjen keq për situatat e kohëve të fundit seriozisht.

    Ne refuzojmë me qindra kërkesa për dasma por kjo është një arsye më tepër se përse nuk do marrim përsipër dasma, me çfarë shohim nuk sjellim as shans.

  • Elia Zaharia reagon pas sherrit të bujshëm me Princ Lekën

    Elia Zaharia reagon pas sherrit të bujshëm me Princ Lekën

    Elia Zaharia ka reaguar pas sherrit të bujshëm me Princ Lekën. Të gjitha akuzat për dhunë janë hedhur poshtë nga Elia dhe kjo e fundit pretendon se ajo dhe babai i saj janë viktimat në këtë mes.

    Në reagim Elia shprehet se situata është e vështirë dhe se nuk e ka të lehtë të shohë Princin teksa dhunon babanë e saj të moshuar.

    Sipas Elias konflikti i videos nuk ka ndodhur për arsye të saj dhe se është përfshirë vetëm për të stopuar sherrin. Ajo përfundon reagimin duke thënë se po ndjek rrugën gjyqësore.

    Reagimi i plotë:

    “Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë po ndjek rrugën gjyqësore.”

  • Divorci i bujshëm mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, avokatja zbulon se çfarë do ndodhë me Pallatin Mbretëror: Ja si do të ndahet pasuria

    Divorci i bujshëm mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, avokatja zbulon se çfarë do ndodhë me Pallatin Mbretëror: Ja si do të ndahet pasuria

    Avokatja Margarita Kola ka komentuar në një program televiziv procesin e divorcit të Princ Lekës dhe Elia Zahrisë.

    Kola tha se më 18 mars do ketë një seancë gjyqësore, ndërsa u ndal edhe në atë çfarë parashikon ligji për ndarjen e pasurisë.

    Avokatja thotë se pasuritë e trashëguara, si Pallati Mbretëror, nuk futet në listën e pasurive që ndahen mes çiftit.

    “Është një proces gjyqësor i hapur. Në lidhje me zgjidhjen e martesës, edhe në kushtet kur zgjidhet, si konsensus apo ndërmjetësimin, do shkosh në gjykatë. Ka një proces gjithmonë në gjykatë. Urdhri i mbrojtjes nuk ndikon, ligjërisht nuk ndikon. Të shkon mendja mos bëhet për ndarje pasurie. Ligji e ka të qartë. Çdo pasuri e vënë gjatë martesës ndahet 50 me 50 nëse pala tjetër nuk vërteton në gjykatë. Pallati është i trashëguar që nuk futet në objektet që do ndahen. Çdo gjë tjetër që vihet gjatë martesës dhe vjen si rezultat i kontributit të martesës ndahet 50 me 50. Nëse çifti ka rënë dakord se do e ndajmë në x mënyrë, shkohet në gjykatë dhe vendoset”, tha avokatja.

  • “Mos më prek mua me dorë”/ Nuk përmbahet Egla “shpërthen” në ofendime ndaj Jetmirit: Surrat i poshtër (Video)

    “Mos më prek mua me dorë”/ Nuk përmbahet Egla “shpërthen” në ofendime ndaj Jetmirit: Surrat i poshtër (Video)

    Influencierja Sara Karaj është futur në pishinë për të mos lejuar banorët t’i marrin shiritin, e cila do ta penalizonte nga loja e dhënë nga Vëllai i Madh.

    Teksa ajo ka tentuar të dalë ka qenë Meritoni ai i cili se ka lejuar, vetëm për të arritur ta nxjerrë atë jashtë lojë.
    Të dy kanë nisur të debatojnë, ndërsa më pas është përfshirë Egla.

    Ajo ka mbështetur Meritonin dhe është shprehur se Sara do të rrijë në pishinë sepse kështu zgjodhi, pavarësisht temperaturave të ulëta.

    Duke parë situatën e agravuar, mes atyre të treve, ka ndërhyrë Jetmiri, i cili ka tentuar të prekë Eglën tek bluza, duke i kërkuar të qetësohen.

    Jetmiri: A ka mundësi të qetësoheni?!

    Egla: Mos më prek mua me dorë. O budalla.

    Meritoni: Mos e prek me dorë.

    Jetmiri: Qetësohuni.

    Egla: Kë prek ti me dorë ore kacami. Surrat i poshtër. Si prek me dorë burrë je ti.

    Jetmiri: Vazhdo viktimizohu.

  • Policia e Tiranës i përgjigjet Oborrit Mbretëror: Video nuk ka dalë nga ne, ia përcollëm …

    Policia e Tiranës i përgjigjet Oborrit Mbretëror: Video nuk ka dalë nga ne, ia përcollëm …

    Policia e Tiranës ka reaguar pas akuzave të Oborrit Mbretëror, që në një deklaratë për media pretendoi s video e sherrit mes Princit Leka dhe familjes Zaharia ka dalë nga uniformat blu.

    Oborri Mbretëror tha në reagimin për mediat se Leka i dorëzoi pamjet që ai vetë kishte filmuar, në Policinë e Tiranës, dhe më pas ato përfunduan në të gjithë mediat dhe rrjetet sociale.

    Por sipas Policisë, video nuk ka dalë prej tyre, pasi uniformat blu kanë kryer procedurat duke sekuestruar pamjet filmike, që më pas i janë përcjellë prokurorisë.

    REAGIMI I POLICISË:

    Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se:

    Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

    Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë.

  • “Skenar shumë i dobët i një princi që bën viktimën me një plak të thinjur, çfarë do t’i thotë të bijës kur të rritet”

    “Skenar shumë i dobët i një princi që bën viktimën me një plak të thinjur, çfarë do t’i thotë të bijës kur të rritet”

    Elia është artiste. E kam duartrokitur kur e kam ndjekur në skenën e teatrit. Kam kënduar njëzëri teksa e ndiqja nga televizori kur performonte me grupin “Spirit Voice”. Ajo që sot del në portale nuk e përcakton Elian. Elia dhe çdo grua nuk e meriton atë!

    Një divorc nuk është thjesht mbyllja e një marrëdhënie dhe ndarja e pasurisë, është më komplekse se kaq. Lëndon, mërzit dhe lë shenjë. Aq më tepër kur në mes ka fëmijë. Unë nuk marr përsipër të flas se çfarë ka ndodhur mes çiftit. Të dy pretendojnë dhunë dhe kanë kërkuar mbrojtje. Por, filmimi i një gruaje në dhimbje, të lënduar, të prekur dhe hedhja e pamjeve për konsum në median online nuk është aspak fisnike e aq më tepër mbretërore.

    Një burri 2 metër nuk i shkon të bëjë viktimën me një plak të thinjur që vuan po aq sa e bija dhe me nënën e fëmijës së tij. Atë grua artiste që sot ka hematoma në dorë e krahë.

    Medemek Princi përpara se të kapte celularin për të xhiruar të kujtohej për vogëlushen 3-vjeçare që me siguri dëgjonte të qarat e nënës së saj.

    Një xhaketë e tërhequr me forcë a e justifikon atë që pasoi? Filmin me metrazh të shkurtër të një akti “dhune” nga një grua që thotë “mos më prek babin që të ka mbajtur me bukë”; denoncimin; kërkimin e urdhërit të mbrojtjes dhe servirien në pjatë argjendi të fabulës “Dhunohet Princi”, në median online.

    Aspak fisnike! Aspak mbretërore!

    Edhe nëse ka pasur një reagim të ashpër nga ajo që ka ndarë shtratin për 1 dekadë dhe ai burri me thinja që sheh sot të bijën të lënë mënjanë, a ishte aq e vështirë të mbyllej ajo derë dhe komunikimi të riniste një moment tjetër?! Sakrificë e madhe është?

    Skenar shumë i dobët që të besohet se nga hiçi dy njerëz u turrën me statuja druri e shkelma. Nuk di kur të rritet e bija çdo t’i thotë për të shkuarën! Do të nisë t’i tregojë se çfarë ka bërë stërgjyshi i saj, gjyshi etj. Si do t’i tregojë se në 2000 u bë trashëgimtar i fronit dhe në 2024 u bë një njeri i vogël fare, shumë larg emrit dhe statusit?

    U mata shumë të shkruaja apo jo për këtë çështje. Vendosa të shkruaj për Elian. Për shumë Elia të tjera që i takoj e lexoj në komunikata policie.

    Tradhtohen, përbuzen, divorcohen dhe për interesa të atij që dikur kishin bashkëshort pas emrit të tyre vijnë epitete “e dhunshme”, “agresive”, “me probleme të shëndetit mendor”.

    Ky burri që zakonisht ka para, shokë e njohje i merr durimin, rininë në fund dhe fëmijët në gjykatë sepse investohet shumë që të sigurojë prova për ato mbiemrat që përmenda më parë.

    Ta gëzoni Marsin tuaj të dashura gra dhe vajza! Mos heshtni!

  • Organizoi eventet për Besin me Xhensilën dhe Lekën me Elian, habit kuzhinieri i njohur: Nuk marrim më dasma përsipër! Nuk sjellim shans…

    Organizoi eventet për Besin me Xhensilën dhe Lekën me Elian, habit kuzhinieri i njohur: Nuk marrim më dasma përsipër! Nuk sjellim shans…

    Ditët e fundit mediat rozë janë vërshuar nga dy ndarje të bujshme, ajo e aktorit Bes Kallaku me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, si dhe ndarja e çiftit mbretëror Princi Leka dhe Elia Zaharia.

    Këta të fundit, sot janë bërë protagonistë të një ngjarjeje të pakëndshme, pasi janë konfrontuar fizikisht.

    Lidhur me këto dy ngjarje të bujshme të shoëbizit shqiptar, nuk ka kursyer një koment edhe kuzhinieri dhe sipërmarrësi i njohur Altin Prenga.

    Ai thotë se “Mrrizi i Zanave” ka organizuar gatimet vetëm për dy dasma, pikërisht atë të Besit me Xhensilën dhe Princit Leka me Elian, e që fatkeqësisht të dyja kanë shkuar në ndarje.

    Prenga thotë se për këtë arsye ka vendosur të mos marrë më përsipër asnjë dasmë, pasi siç duket, “nuk sjell shans”.

    Ja komenti i tij:

    Në historinë Mrizit ne kemi marrë përsipër vetëm dy dasma të mdhaja dhe te dyja tek Pallati i Brigatave sepse ne Mriz skemi hapsira për dasma.

    Njëren të mikut tim Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezajt dhe tjerën tek Pric Lekës me Elia Zaharia. Të 4 njerëz të mrekullueshëm.

    Më vjen keq për situatat e kohëve të fundit seriozisht.

    Ne refuzojmë me qindra kërkesa për dasma por kjo është një arsye më tepër se përse nuk do marrim përsipër dasma, me çfarë shohim nuk sjellim as shans.

  • “Pse më ngre zërin, unë po flas shumë qetë”/ Plas debat i ashpër mes Julit dhe Françeskës: Ti do të provokosh dhe të hedhësh kunja… (Video)

    “Pse më ngre zërin, unë po flas shumë qetë”/ Plas debat i ashpër mes Julit dhe Françeskës: Ti do të provokosh dhe të hedhësh kunja… (Video)

    Françeska Murati dhe Juljan Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë së Big Brother me disa nga banorët e tjerë. Kjo ka ardhur si pasojë e provokimeve që ka bërë Françeska, gjë që nuk është pëlqyer aspak nga aktori.

    Një pjesë nga debati:

    Juli: Ku bën një provokim ti automatikisht ke shpallur një fërkim. Por ai fërkim, e bën më tepër dhe op, op, op.

    Françeska: Po çfarë të them, është aftësia ime për të provokuar.

    Juli: Të gjithë dinë të provokojnë, nuk është ndonjë aftësi e madhe.

    Françeska: Për çfarë e quan ti Big Brotherin lojë nervash?

    Juli: Unë nuk po them që je gabim.

    Françeska: Po të pyes, nuk po të bërtas more Juli. Pse më ngre zërin. Unë po flas shumë qetë.

    Juli: Ti do të provokosh, të hedhësh kunja dhe pretendon që tjetri të ta kthejë në të njëjtën mënyrë duke qeshur, pro që nuk ndodh kjo.

    Françeska: Kjo është kultura ime britanike, kunji kthehet me kunj.

  • Pamje të rënda/ Sherri mes Princit Leka Zogu dhe gruas së tij në vilën mbretërore (Video)

    Pamje të rënda/ Sherri mes Princit Leka Zogu dhe gruas së tij në vilën mbretërore (Video)

    Një filmim i bërë nga vetë Leka Zogu është publikuar në mediat online, ku ai duket qe ka filmuar me smartphone e tij momentin kur Elja Zaharia e ndjek nga pas duke i bërtitur “Ti ke dhunuar babin tim, që të ka mbajtur me bukë”, “Ti të prekësh me dorë prindin tim?” “70 vjeç babi im, i ke gjuajtur babit tim?”.

    “S’kam prekur asgjë. Fare!” dëgjohet të thotë Leka Zogu ndërsa largohet dhe tenton të mbrohet nga ish-bashkëshortja e tij e cila është duke qarë për dhunën ndaj të atit.

    Në një moment Leka Zogu dëgjohet që rënkon, ndërsa një person tjetër tenton të hyjë mes çiftit.

    “Unë do të të çoj në gjyq ty. Mos më bëj mua viktimën. Falsifikator. Ti ke falsifikuar diplomën. Ti nuk ke shkollë. Je me katër klasë shkollë”, dëgjohet të thotë Elja Zaharia në videon më poshtë.

  • Kjo është arsyeja e ndëshkimit të Mozzik me 500 mijë euro gjobë

    Kjo është arsyeja e ndëshkimit të Mozzik me 500 mijë euro gjobë

    Këngëtari nga Kosova, Mozzik ka rrëfyer për herë të parë se ka marrë një gjobë të majme nga autoritetet në Kosovë.

    Ai ka treguar për herë të parë se është gjobitur nga Administrata Tatimore Kosovë me plot 500 mijë euro për evazion fiskal.

    Gjatë intervistës, Mozzik ka pretenduar se nuk ka shmangur tatimet dhe se ende nuk e kupton plotësisht bazën e vendimit për dënimin. Ai ka theksuar se ka qenë në kontakt me zyrtarët përkatës për të sqaruar situatën dhe se është duke e paguar gjobën në mënyrë të rregullt çdo muaj.

    Reperi gjithashtu ka thënë se ka biseduar me personat përkatës “për këtë punë” dhe po e paguan gjobën çdo muaj.