Category: Showbiz

  • “Uaaa, ç’më thua”, momenti kur Amos Zaharia mëson “live” për sherrin mes Elias dhe Princ Lekës (Video)

    “Uaaa, ç’më thua”, momenti kur Amos Zaharia mëson “live” për sherrin mes Elias dhe Princ Lekës (Video)

    Aktori shqiptar Amos Zaharia, ka mësuar ditën e sotme mbi sherrin që ka ndodhur në oborrin Mbretëror mes Princ Lekës dhe Elia Zaharia.

    Amos është kontaktuar këtë të mërkurë në një lidhje live nga një emision në RTSH, për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjen, por ka rezultuar se ai nuk kishte dijeni fare mbi sherrin që kishte ndodhur.

    Duke qenë se s’dinte gjë, gazetarja ka vendosur të publikojë të gjithë telefonatën “bruto”, siç komunikoi me të.

    “Unë jam në Prishtinë me xhirime, ti po më njofton, çfarë ka ndodhur? Uaaaa, ç’më thua! Tani po e marr vesh, ti po ma thua.” tha Amos.

    Amos la të kuptohej se nuk ishte në dijeni të videos dhe së lajmin e mori nga moderatorja e emisionit. Pas kësaj ai u pyet se çfarë mendimi kishte rreth kësaj por zgjodhi të mos e komentonte, pasi sipas tij nuk i takonte takonte të fliste.

    Pak çaste më pas, ai ka reaguar edhe në rrjetet sociale, duke postuar një fjalë të vetme: “Trishtim”.

  • Nuk u ndje mirë, Meritoni dërgohet në spitalin e Traumës

    Nuk u ndje mirë, Meritoni dërgohet në spitalin e Traumës

    Në spektaklin e natës së mbrëmshme, banori i “Big Brother Vip” Meriton Mjekiqi shfaqi probleme shëndetësore duke thënë se nuk ndihej mirë.

    Në një moment gjatë diskutimeve për ngjarjet e ndodhura në shtëpi, moderatori Ledion Liço i kërkoi të largohet në dhomën e rrëfimit për të marrë ndihmë mjekësore.

    Por tashmë raportohet se Meritoni ka dalë nga shtëpia e Big Brother mbrëmjen e djeshme dhe është transportuar në spitalin e Traumës.

    Ai ka qëndruar për rreth dy orë ku u është nështruar të gjithë ekzaminimeve. Megjithatë mbetet e paqartë se çfarë shqetësimi shëndetësor kanë konstatuar mjekët.

    Mesa duket, për fat të mirë nuk ka patur asgjë serioze, pasi ai është rikthyer sërish në shtëpinë e BBV.

  • “Më grisi xhupin, më goditi me statujën e drurit”- Zbardhet dëshmia e Princ Lekës! Si ndodhi konfrontimi fizik me babain e Elia Zaharisë

    “Më grisi xhupin, më goditi me statujën e drurit”- Zbardhet dëshmia e Princ Lekës! Si ndodhi konfrontimi fizik me babain e Elia Zaharisë

    Është zbardhur dëshmia e Princ Lekës në polici, i cili ka kallëzuar ditën e djeshme (6 mars) ish-bashkëshorten, Elia Zaharia dhe babain e saj, Gjergj Zaharia për dhunë, duke kërkuar urdhër mbrojtje.

    Panorama.al ka siguruar dëshminë e Princ Lekës ku ka treguar detaje nga konfrontimi fizik mes tyre në rezidencën e Familjes Mbretërore në rrugën “Murat Toptani”. Në padinë në komisariatin numër 1 të Tiranës, i ka deklaruar se ka shkuar në banesën e tij për të takuar vajzën, Princeshë Geraldinën, të cilën e ka me ish-bashkëshorten Elia Zaharia.

    Por, shtoi ai, në momentin që ka takuar të bijën 3-vjeçare është përballur me fyerjet dhe kërcënimet e ish-vjehrrit të tij, Gjergj Zaharia.

    Sipas Princ Lekës, babai i ish-bashkëshortes iu është drejtuar duke i thënë që: “Ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua”.

    “Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendojë e kërcënojë, sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën”, ka deklaruar ai, teksa shtoi se situata ka agravuar dhe ish vjehrri e ka dhunuar, duke e goditur me statujë dhe duke i grisur xhupin.

    “Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë (statujë druri) me të cilin më ka goditur”, pretendoi Princ Leka.

    Dëshmia e Princ Lekës:

    Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën “Murat Toptani” rezidenca familjes mbreterore Nr.6, Tirane për të takuar vajzën time te moshes 3 vjeçari, pasi me ish bashkeshorten shtetasen Elia Zogu jemi ne proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefi i administrates se Oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap qe ishte boshatisur ne kundershtim me marveshjen.

    Me pas une i kam kerkuar Syles qe te me shoqeronte deri tek vajza ime per ta takuar per te cilen me nje marrëveshje per zgjidhje martese kemi rene dakort me ish bashkeshorten.

    Une jam ngjitur siper se bashku me Sylen edhe kam gjetur vajzen time te vogel Geraldina Zogu e moshes 3 vjec e cila ka qene ne shoqerine e gjyshit te saj babit te ish bashkeshortes shtetasit Gjergj Zaharia.

    Në këtë momente une kam perqafuar vajzen time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjale fyese e kërcënuese ne drejtimin tim duke me thene ti duhet te nderosh rrugen kur te me shikosh mua

    Reagimi im para kesaj sitúate ka qene duke ju drejtuar Gjergjit qe te mos me ofendoj e kercenoj sidomos ne prani te vajzes edhe i kam kerkuar qe ai te largohet nga dhoma ku une po qendroja me vajzen.

    Ne keto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia me eshte afruar duke me shtyre e goditur me shkelma tek kembet e mia. Reagimi im ka qene vetem mbrojtes por Gjergji ka vazhduar duke me goditur edhe me ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe nje sende te forte(statuj druri) me të cilin më ka goditur’

  • Sara, Bardhi dhe Meritoni, treshja që po ‘bën namin’/ Shpërthejnë memet në rrjet

    Sara, Bardhi dhe Meritoni, treshja që po ‘bën namin’/ Shpërthejnë memet në rrjet

    Modelja Sara Gjordeni ka qenë kryefjala në mediat rozë gjatë këtyre ditëve.

    Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ajo krijoi një marrëdhënie me reperin Bardhi, me të cilin kanë kaluar shumë momente romantike, ndërsa kanë ndarë edhe shtratin së bashku.

    Por ditët e funndit ndjekësit kanë vënë re afrimitetin e Sarës dhe Meritonin, shokun e ngushtë të Bardhit.

    Të tre së bashku kalojnë shumë kohë pranë njëri-tjetrit, madje janë parë momentet kur Meritoni vinte kokën ën prehrin e Sarës dhe kjo e fundit e përkëdhelte teksa prezent ishte edhe Bardhi, apo edhe kur ishin shtrirë në krevat duke diskutuar për tema të ndyshme.

    Ky afrimitet nuk i ka përlqyer aspak fansave, të cilët e kanë “kryqëzuar” Sarën për tejkalimin e limiteve dhe kanë shpërthyer në meme në rrjet.

    Në sot po sjellim disa prej memeve të shpërndara për treshen Sara – Bardhi – Meriton.

    Sara, Bardhi dhe Meritoni, treshja që po ‘bën namin’/

    Sara, Bardhi dhe Meritoni, treshja që po ‘bën namin’/Sara, Bardhi dhe Meritoni, treshja që po ‘bën namin’/

    Sara, Bardhi dhe Meritoni, treshja që po ‘bën namin’/Sara, Bardhi dhe Meritoni, treshja që po ‘bën namin’/

    Sara, Bardhi dhe Meritoni, treshja që po ‘bën namin’/Sara, Bardhi dhe Meritoni, treshja që po ‘bën namin’/Sara, Bardhi dhe Meritoni, treshja që po ‘bën namin’/Sara, Bardhi dhe Meritoni, treshja që po ‘bën namin’/Sara, Bardhi dhe Meritoni, treshja që po ‘bën namin’/Sara, Bardhi dhe Meritoni, treshja që po ‘bën namin’/

    Sara, Bardhi dhe Meritoni, treshja që po ‘bën namin’/

    Sara, Bardhi dhe Meritoni, treshja që po ‘bën namin’/

  • Arrestimi i Liamit/ Ish-banori bën deklaratën e papritur: Më shumë duket si lojë e produksionit…

    Arrestimi i Liamit/ Ish-banori bën deklaratën e papritur: Më shumë duket si lojë e produksionit…

    Liam Osmani, banori i cili hyri në spektaklin “Big Brother VIP 3”, është arrestuar nga forcat Operacionale të policisë së Tiranës, pasi ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim.

    Ai ka hyrë në Shqipëri 10 ditë më parë, por sistemi në Rinas s’e ka kapur. Pikëpyetja që ngrihet: Përse nuk u arrestua kur është dënuar dy vite më parë dhe po dy vite më parë, prokuroria ka nxjerrë kërkesën për ekzekutimin e vendimit të gjykatës?

    Lidhur me këtë çështje, Ilir Beqiri, i njohur ndryshe si “Likja” i show-t televiziv “Big Brother 6” në një intervistë, komentoi arrestimin brenda shtëpisë së produksionit të Liamit.

    “Më shumë më duket si një lojë e produksionit, për të krijuar situata, pasi shikueshmëria e edicionit të këtij viti është shumë i ulët dhe duhej diçka spektakolare.

    Kjo edhe nga pamjet e arrestimit, kur Liami u shfaq i qetë teksa e shoqëronin.

    Sipas avokatit, Liami është arrestuar si qytetar shqiptar, ndërkaq që ai është një qytetar gjerman.

    Ndërsa lidhur me dhunimin e imazhit të tij si qytetar gjerman, edhe avokati e pohoi se kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

    Liamit i takon të kthehet në atë shtëpi dhe me çfarë kemi kuptuar deri tani, Liami dhe Jetmiri janë futur që të nivelohej disi loja brenda shtëpisë”, u shpreh ndër të tjera, Ilir Beqiri.

  • “E humbe fare, ti e ke fajin”/ Heidi dhe Romeo flasin pas përplasjes në ‘Prime’: Dramatik i qelbur, idiot…

    “E humbe fare, ti e ke fajin”/ Heidi dhe Romeo flasin pas përplasjes në ‘Prime’: Dramatik i qelbur, idiot…

    Heidi dhe Romeo u përballen me njëri tjetrin spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother VIP, në dhomën e rrëfimit.

    Pavarësisht gjendjes së tensionuar, ata nuk kanë gjetur as gjuhën e përbashkët në dhomën e rrëfimit. Gjatë kësaj kohe të dy kanë ngritur zërin dhe kanë treguar pakënaqësitë. Heidi gjithashtu nuk i ka mbajtur lotët, po ashtu më pas edhe Romeo.

    Më vonë, të shtrirë në dhomën e gjumit, çifti ka komentuar situatën, me Heidin që e akuzon se është dramatik.

    Romeo: Unë e nisa të thoja dy fjali, pastaj më pyeti Ledjoni, e filluam të akuzojmë njëri tjtetrin pastaj, se unë nuk doja që të debatonim

    Romeo: Edhe unë po flisja me duart poshtë, ça të bëj

    Heidi: Ti acarohesh, ti e humbe

    Romeo: Hajde moj ti, ti ishe e para që u përgjigje

    Heidi: Ti e fillove, ‘unë nuk po qesh më e’, ‘jam keq’, ‘jam i shkatërruar nga brenda.’.. dramatik i qelbur, idiot.

  • Armina Mevlani shtatzënë për herë të parë apo…? (FOTO)

    Armina Mevlani shtatzënë për herë të parë apo…? (FOTO)

    Bloegrja e njohur Armina Mevlani, ka qenë e ftuara e modeles së njohur Heidi Lushtaku. Kjo e fundit është shtatzënë dhe po pret fëmijën e dytë me futbollistin, Merih Demiral.

    Heidi dhe Armina, kanë pozuar të dya me barkun e rrumbullakosur duket bërë një foto qesharake, por që ka bërë ndjekësit të mendojnë se Armina është në pritje të ëmbël.

    Por ka qenë vetë blogerja që ka sqaruar se fotoja është bërë vetëm për shaka.

    “Njëra nga ne është thjesht e fryrë”, ka shkruar ajo krah fotos.

    Kujtojmë se Armina Mevlani, u martua me Shkëlzen Berishën në shtator të vitit 2022, pas 10 vitesh histori dashurie.

  • Ledioni ngec gjatë ‘Prime’-it, Jul Deda ia plas në sy: Aha, s’ qenke për këtë punë

    Ledioni ngec gjatë ‘Prime’-it, Jul Deda ia plas në sy: Aha, s’ qenke për këtë punë

    Jul Deda duket se i është ‘hakmarrë’ Ledion Liços gjatë prime-t të djeshëm në “BBV3”.

    Prime-in e së shtunës, Ledioni e ngacmoi Julin për deklaratën e tij të vjetër, ku e konsideronte “Big Brother-in” emisionin më amoral dhe i dëmshëm, ndërsa sot aktori ka përfituar nga situata për t’i dhënë një kundërpërgjigje Ledionit.

    Teksa moderatori po përpiqej të sqarohej me Eglën për fjalorin e saj të papërshtatshëm, aktorja i ka kërkuar Ledionit ta sqarojë më mirë pasi nuk po e kupton.

    Ledioni nuk dinte nga t’ia niste pasi nuk kishte si ta shpjegonte ndryshe dhe në këtë moment ndërhyn Juli ku i thotë: “Aha Ledion, s’qenke për këtë punë (e Big Brother)”.

    Këto fjalë të Julit, duket se nuk janë dëgjuar nga Ledioni pasi nuk ka patur një reagim.

  • Vëllai i Madh vendos të zgjedhë ndryshe liderin e shtëpisë, ja cili prej banorëve u zgjodh

    Vëllai i Madh vendos të zgjedhë ndryshe liderin e shtëpisë, ja cili prej banorëve u zgjodh

    Zgjedhja e liderit të shtëpisë është vendosur nga publiku, gjatë televotimit që u hap gjatë mbrëmjes së sotme.

    Ata kanë zgjedhur banorin më të ri të Big Brother VIP, pra lideri i kësaj jave është Jetmiri.

    Sapo iu komunikua vendimi, atij iu dha edhe detyra e parë, që ka lidhje me televotimin e së shtunës.

    Jetmiri do të ndante banorët në çifte, e më pas do të kalonin në nominim, po dyshe.

    Banori e bëri ndarjen si më poshtë:

    Egla-Ilnisa, Vesa-Juli, Bardhi-Romeo, Rike-Meritoni, Roza-Heidi, Julia-Erjola, Françeska-Sara Karaj dhe Silvi-Lediona.

    Nominimi është i hapur për publikun për çiftin që duan të shpëtojnë, ndërkohë që më pak i votuari do të kalojë në një televotim tjetër.

    Pra dy personat më pak të votuar do të duhet të kalojnë në nominim ‘kokë më kokë’.

    Në çifte mjafton të shkruhet emri i njërit prej banorëve rrjedhimisht përfiton edhe tjetri, me të cilin janë ndarë.

  • “Më ka b*llizuar, ia kam kthyer në të njëjtën mënyrë sepse ajo ashtu kupton”, Julia pas debateve të ashpra me Eglën

    “Më ka b*llizuar, ia kam kthyer në të njëjtën mënyrë sepse ajo ashtu kupton”, Julia pas debateve të ashpra me Eglën

    Julia dhe Egla kanë debaruar ashpër gjatë javës, për shkak të mënyrës së komunikimit.

    Banorja më e re në Big Brother VIP është ndjerë e bullizuar nga Egla, e për këtë debatet kanë qenë shumë të ashpra mes tyre.

    Julia u shpreh se ka vendosur që bullizmin Eglës t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë, pasi ashtu kupton.

    Julia: Unë kam folur me gocat edhe me Jetmirin dhe e kam hequr në kurriz vetë bullizmin. Çështja është që Egla ka testuar se sa mbaj unë.

    Egla: Unë nuk do rri të supozoj se çfarë ka kaluar Julia.

    Julia: T’i përgjigjem bullizmit me bullizëm, Egla kështu kupton.

    Egla: Nuk dua ta përmendi emrin tim për fenomene. Ledion të lutem nuk e dua këtë. Unë nuk e shpjegoj dot mllefin e Julias, kur nuk kemi pasur përplasje të drejtpërdrejtë.