Category: Showbiz

  • Arrestimi i Liam Osmanit, Ori Nebiaj shpërthen në akuza ndaj Policisë së Shtetit: Donit të merrni vëmendje nga BBV…

    Arrestimi i Liam Osmanit, Ori Nebiaj shpërthen në akuza ndaj Policisë së Shtetit: Donit të merrni vëmendje nga BBV…

    Opinionistja dhe deputetja Ori Nebiaj, e ftuar në Top Story, tha se arrestimi i Liam Osmanit, pak para hyrjes së tij në shtëpinë e Big Brother VIP, ishte një show nga policia e shtetit.

    Sipas saj, policia gjeti momentin dhe vendin e duhur, për të marrë vëmendje dhe për të shtuar ndjekësit në rrjetet sociale.

    “U kërkua që të jenë më prezent të gjithë në rrjete sociale dhe morën vëmendjen maksimale. Momenti më i bukur, programi më i shikuar nga gjithë shqiptarët, në dy kanale live dhe morën vëmendjen maksimale. Shtojnë disa follow-ersa në Instagram në Facebook, heqim vëmendje nga diku tjetër”, tha Ori Nebiaj.

    Edhe Ferdinand Xhaferaj, nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, e aprovoi, duke thënë se “ i vetmi kriter i qeverisë është Facebook-u”.

    “E mira do ishte që ta merrnim informacionin që në momentin e parë, por edhe kur e morëm informacionin nuk është se mund ta linim”, tha zyrtari i policisë, Alket Shatro, i cili theksoi se ky arrestim nuk u bë për show.

  • Zbulohet emri, ja kush do e prezantojë ‘Ferma VIP’

    Zbulohet emri, ja kush do e prezantojë ‘Ferma VIP’

    Një reality show i ri pritet të nisë së shpejti në ekranin e Vizion Plus. VIP-at do të mblidhen për të jetuar bashkë, por jo në një shtëpi luksoze, por në një fermë gjigante e vendosur në mes të natyrës.

    Disa nga personazhet e famshëm që do shohim janë zbuluar, por rolet e tyre ende.

    Xing mëson se Fermën VIP do e prezantojë Fjoralba Ponari.

    Bes Kallaku gjithashtu do jetë pjesë e reality show-t.

    Çiljeta, Noizy, Sinan Hoxha do jenë disa nga konkurrentët që do të bëjnë jetën e një fermeri.

    VIP-at do kenë sfida dhe nominime gjatë spektaklit dhe jetesa e tyre në fermën më të famshme në Shqipëri do të transmetohet live 24 orë.

  • “Je shumë frikacak!”/ A do të dalësh nga BBV nëse përjashtohet Sara? Ja si i përgjigjet Bardhi

    “Je shumë frikacak!”/ A do të dalësh nga BBV nëse përjashtohet Sara? Ja si i përgjigjet Bardhi

    Ish-missi Sara Gjordeni, ka ngacmuar partnerin e saj Bardhi, nëse ai do e ndërpriste garën nëse ajo do të përjashtohej nga shtëpia e BBV, pas një sherri me tone të larta dhe konfrontimi fizik që ajo pati pak ditë më parë me Françeskën.

    Teksa ishin shtrirë për të fjetur Sara e pyet Bardhin duke i thënë “ti do dalësh po dola unë”, ndërsa ai është përgjigjur duke u shprehur “kam edhe unë qëllime dhe s’po dua ti ndal”.

    Më tej ajo e ka quajtur këngëtarin frikacak, ndërsa shtpi se ajo di dilte bashkë më të, nëse Bardhi do largohej nga shtëpia para saj.

    “Nëse unë dal, ti vazhdo qëllimet e tua unë të miat. Dua të të nxjerr ashtu siç je, që unë dal për ty e ti nuk del për mua”, u shpreh Sara.

    Pjesë nga biseda:

    Sara: S’do ti të iki unë? U përpoqa, e dua këtë lojën shumë shumë, paçka se ka momente dobësie plotë. Edhe po ika në shtëpi do jem.

    Sara: E di që nuk ka. Po nëse vendoset…

    Bardhi: Zarf i zi, zaf i kuq, u anulua televotimi, s’po di ca mund të jetë. Po çfarëdo që të jetë, jam krenar për ty.

    Sara: Ti do dalësh po dola unë?

    Sara: Nuk del ti, e di pas nuk del. Se nuk do vetë, jo se nuk dua unë. Se unë të lë, a do me ardh hajde. Unë gjithmonë e kam thënë për ty.

    Bardhi: Dhe unë e kam thënë për ty, por e kemi rënë dakord dakord për diçka tjetër.

    Bardhi: Nuk jam frikacak, por kam edhe unë qëllime dhe s’po dua ti ndal.

    Sara: Okej, vazhdoji. Nëse unë dal, ti vazhdo qëllimet e tua unë të miat. Dua të të nxjerr ashtu siç je, që unë dal për ty e ti nuk del për mua.

    Sara: Po, unë do e ndërprisja qëllimin tim për ty, ndërsa ti nuk do e ndërprisje qëllimin tënd për mua, është mëse e qartë. Kështu e mendoj. Ti je ky, unë jam kjo. Por, që edhe mund të ndodhi që mund të dal.

    Bardhi: Po zarf i zi ishte, kushedi çfarë është.

    Sara: Është një lojë, nëse kam thyer rregullat do iki në shtëpi. Të thash, do vish, jo, okej, ca do tani. Kjo ishte më shumë për të ditur unë ca bëhen në marrëdhënien tonë.

    Bardhi: Këtu ka vepra nuk ka fjalë, nëse e ke vënë re.

    Sara: Çfarë ndjen, e mendon se do dal.

    Bardhi: Se di, nuk ndjej asnjë, as se dal as që jo.

    Sara: Maksimumi do fle në shtëpinë time nesër në darke nëse kam bërë diçka gabim.

  • “S’i meritoje fjalët e ulëta që të thashë”/ Pas debatit të ashpër, Françeska i kërkon falje Sarës

    “S’i meritoje fjalët e ulëta që të thashë”/ Pas debatit të ashpër, Françeska i kërkon falje Sarës

    Ish-Missi, Françeska Murati dhe modelja Sara Gjordeni janë sqaruar me njëra-tjetrën, pas sherrit në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” që degjeneroi në përleshje fizike mes dy banoreve.

    Gjatë një bashkëbisedimi mes tyre, Françeska ka vendosur të sqarohet me Sarën duke i kërkuar falje për fjalët ofenduese që i tha, duke shtuar se veprimet agresive për të janë të patolerueshme.

    Murati u shpreh se nëse Sara donte të dilte në nominim me të, t’ia kërkonte pasi do e pranonte të futeshin të dyja së bashku brenda në tualet.

    Françeska: Kam shumë gjëra për të të thënë, por s’dua ta bëj. Situata mes nesh ka arritur maksimumin e asaj dhe nuk dua të arrij në atë nxehje të tepër. Më vjen keq për fjalën që të thashë, nuk e meriton as ti dhe askush në këtë shtëpi, me fjalët që përdora unë, apo fjalët e tjera që janë përdorur. më vjen shumë keq, jo vetëm fjala ime, por të gjitha fjalët e ulëta

    Sara: E vlerësoj këtë që bëre tani. Nuk kam asgjë me ty

    Françeska: Situata te banja për mua ishte e papranueshme, nëse doje që të dilje në nominim me mua, më dilje përballë, se kam aq shumë këllqe saqë isha futur si zonjë. Në atë pikë isha e shqetësuar, sepse nuk dua të viktimizohem. Është personale me mua dhe pse reagova ashtu. Veprimet agresive për mua janë të papranueshme. Njerëzore kam qenë dhe do të mbrohem. Këtu është një lojë. Ti e nise debatin me ty

  • Xhensila dhe Besi të divorcuar? Ja detaji që i nxori zbuluar(Video)

    Xhensila dhe Besi të divorcuar? Ja detaji që i nxori zbuluar(Video)

    Bes Kallaku ka postuar në Instastory një video ku shihet duke parë një ndeshje futbolli me mikun e tij.

    Në sekondat e fundit të videos dëgjohet një zë gruaje e cila thërret: “Shpirt”.

    Mendohet se ky zë në sfond mund të jetë i Xhensilës, duke shuar kështu edhe zërat për ndarje.

  • Çfarë ndodhi? Familjarët e Bardhit fshijnë të gjitha fotot me Sarën

    Çfarë ndodhi? Familjarët e Bardhit fshijnë të gjitha fotot me Sarën

    Të afërmit që menaxhojnë Instagram-in e Bardhit kanë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta me Sarën brenda “BBV3”. Aludohet se ky veprim mund të ketë ardhur pas afrimitetit të Sarës me mikun e Bardhit, Meritonin brenda shtëpisë.

    Dyshja kanë pasur konflikte brenda shtëpisë edhe më parë, por fotot e çiftit nuk janë fshirë asnjëherë deri sot. Mesa duket familjarët e Bardhit, nuk janë aq dakord sa këngëtari për lidhjen e tij me Sarën.

    Kujtojmë se edhe motra e Bardhit nuk pranoi ta takonte Sarën, kur surprizoi Bardhin brenda shtëpisë. Nga ana tjetër, Bardhi i tha Sarës ditën e sotme që e sheh atë si nënën e fëmijëve të tij.

  • Të gjithë banorët i kundërvihen Julit, çfarë bëri aktori? (Video)

    Të gjithë banorët i kundërvihen Julit, çfarë bëri aktori? (Video)

    Juli është përballur më të gjithë banorët pasditën e sotme dhe shkak është bërë prishja e misionit sekret që Vëllai i Madh i kishte dhënë Heidit dhe Eglës.

    Në sfidën e radhës, dy banorëve iu është kërkuar që duhet të nxirrnin jashtë çdo gjë që nuk ishte pjesë e shtëpisë.

    Lidhur më këtë mision, Egla ka menduar që të krijojë një situatë për banorët në shtëpi, në mënyrë që ata të mos e kuptonin misionin e tyre. Egla ka pretenduar sikur është sëmurë, duke shqetësuar të gjithë banorët.

    Mirëpo Juli ka prishur këtë mision, duke lexuar zarfin që ishte në dhomën e rrëfimit dhe këtë gjë e ka ndarë gjithashtu me Ledjonën.

    Përmes një zarfi të bardhë, Vëllai i Madh ka lajmëruar banorët se për shkak se Juli prishi lojën e organizuar nga Vëllai i Madh, banorët kanë fituar vetëm 10% të buxhetit.

    Kjo situatë ka krijuar shumë debate në shtëpi, ku ka qenë e para Ilnisa, ajo që i është drejtuar Julit se për shkakun e tij, buxheti i tyre është vetëm 10%.

    Ilnisa: Juli kam një pyetje, ishte e nevojshme që ti ta ndaje?

    Juli: Ty nuk të jap asnjë llogari.

    Ilnisa: Je përgjegjës për të gjithë ne. Dil edhe shpjegoje pse i the Ledjonës. Të duket për të qeshur

    Juli: Kjo më tha që kam një dyshim. Ajo nuk e di fare që unë e kam lexuar zarfin.

    Ilnisa: Mua 10% nuk më del për asgjë.

    Juli: Për çfarë po më kërkon llogari? Nuk dua të të jap.

  • Dështon misioni i Heidit dhe Eglës, Juli i bën ‘gjëmën’ banorëve, produksioni ndëshkon ‘Vipat’ (Video)

    Dështon misioni i Heidit dhe Eglës, Juli i bën ‘gjëmën’ banorëve, produksioni ndëshkon ‘Vipat’ (Video)

    Vëllai i Madh i dha një mision banoreve Egla Ceno dhe Heidi Baci të cilat duhet të nxirnin nga shtëpia kafshë apo sende që nuk i përkisnin atyre por pa u vënë re nga banorët e tjerë. Ky mision do ti dyfishonte buxhetin javor.

    Por aktori Julian Deda i bëri ‘gjëmën’ konkurrentëve teksa ka lexuar në dhomën e rrëfimit zarfin me të dhënat e misionit.

    Kështu që buxheti i tyre do të jetë 10%.

    Për më tepër ndiqni videon:

  • Arrestimi ‘VIP’ brenda BBV! E vërteta zbulohet sonte në Top Story, banorët do e ndjekin live

    Arrestimi ‘VIP’ brenda BBV! E vërteta zbulohet sonte në Top Story, banorët do e ndjekin live

    Mbrëmjen e sotme do të zbardhet e vërteta e arrestimit e banorit të Big Brother VIP, Liam Mandiaro.

    Pas një zhurme të madhe mediatike që shkaktoi arrestimi i tij, vetëm pasi u bë pjesë e shtëpisë më të madhe të Shqipërisë, sot në orën 21:45 në emisionin Top Story me Grida Duma në Top Channel do të zbardhet e gjithë dinamika e ngjarjes deri në arrestimin e tij.

    Do të jenë përfaqësues të lartë të Policisë së Shtetit, avokatët e ish-banorit të Big Brother dhe analistë në studio që do të sqarojnë të gjitha pikëpyetjet mbi ngjarjen që shokoi opinionin publik. Emisioni Top Story njëkohësisht do të ndiqet live edhe nga banorët e Big Brother të cilët ende nuk kanë dijeni mbi motivet e largimit të Liam Mandiaro nga shtëpia.

    E vërteta e shoqërimit nga Policia e banorit të Big Brother, Liam Mandiaro. Kur erdhi në Shqipëri dhe a kishte dijeni për problemet me ligjin? A ishte njoftuar për procesin gjyqësor ndaj tij dhe çfarë iu tha kur zbriti në aeroportin e Rinasit?

    Si u mësua për dënimin në mungesë dhe çfarë deklaroi ai para produksionit?

    Sot në orën 21:45 Top Story me Grida Duma në Top Channel.

  • Xhensila Myrtezaj në super formë, video teksa kërcen në skenë po “çmend” rrjetin

    Xhensila Myrtezaj në super formë, video teksa kërcen në skenë po “çmend” rrjetin

    Xhensila Myrtezaj është një personazhet më të komentuara të momentit nga mediat rozë, teksa përflitet se ajo është në proces divorci me aktorin Bes Kallaku.

    Çifti nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kanë fshirë fotot e tyre që kanë patur së bashku.

    Por duket se Xhensila ka vendosur që në një moment të vështirë për të, mos ta lë pas as karrierën. Ajo qenë e ftuar në disa koncerte dhe së shpejti pritet që të nxjerrë disa projekte muzikore.

    @__fabiana03__ @Xhensila Myrtezaj 🦋#xhensilamyrtezaj #parma #campusindustrymusicparma ♬ suono originale – __fabiana03__

    E ftuar në një koncert, këngëtarja është shfaqur në superformë, teksa ka zbuluar se shpejti do të publikojë këngën e saj me një nga reperin Noizy.

    “Kam një surprizë vetëm për ju. Është një këngë që do vi me këtë këngëtarin që do lançoj tani”, tha Xhensila dhe në sfond u vendos bashkëpunimi i saj i mëparshëm me Noizy.

    @__fabiana03__ @Xhensila Myrtezaj #xhensilamyrtezaj #noizy #parma #campusindustrymusicparma ♬ suono originale – __fabiana03__