Category: Showbiz

  • “Këshillat janë për njerëz me mendje të varfër”/ Egla bën plane me banorin e ri: Ku do të dalësh?

    “Këshillat janë për njerëz me mendje të varfër”/ Egla bën plane me banorin e ri: Ku do të dalësh?

    Egla Ceno ka biseduar me Jetmir Salajn, banorin më të ri të Big Brother Vip 3, të cilit i thotë të futet pak më shumë në lojë sepse nuk është në një shtëpi normale, por në një shtëpi televizive.

    Ai i kërkon ndonjë këshillë sesi të futet në lojë, por Egla refuzon t’ia japë duke i thënë se ‘këshillat janë për njerëz me mendje të vogël’.

    Pjesë nga biseda:

    Egla: Futu içik në grup

    Jetmiri: Si të futem, si mendon t’i ta bëj këtë gjë, nëse mund të më këshillosh

    Egla: Këshillat janë për njerëz me mendje të varfër. E di pse? Sepse unë ty nuk të njoh çfarë karakteri je, nuk ia lejoj vetes. Por e ndjej, nuk mund të rri robi të bëjë punët e shtëpisë, ka dhe ca dinamika të tjera bashkëjetesa

    Jetmiri: E vërteta është

    Egla: Besoj se nuk ke ndonjë kështu që të ka pritur me këmbët e para

    Jetmiri: Jo, jo

    Egla: …edhe pse energjia jote është yll fare. Po, ku do me dal?

    Jetmiri: Nuk dua të dal askund

    Egla: Po tani, robi del gjëkundi

    Jetmiri: Po ku të dal, thjesht po jetoj

    Egla: Për të jetuar jetojnë të gjithë. Jetesa s’është me më marr frymë dhe me heq pjata. Nuk je në një shtëpi normale, je në një shtëpi televizive

    Jetmiri: Kanë qenë disa situate intensive. Mendoj se duhet të ndalem pak.

  • Silvi çudit me deklaratën e pazakontë për Romeon: Me të dashurohesh edhe si mashkull

    Silvi çudit me deklaratën e pazakontë për Romeon: Me të dashurohesh edhe si mashkull

    Silvi është një nga banorët më të rinjë që i bashkuar shtëpisë së “Big Brother Vip”. Ndonëse kishte krijuar një përshtypje ndryshe nga jashtë, Silvi ka shprehur vlerësim për disa nga banorët të cilët i ka njohur më mirë në “BBV”. Në një bisedë me Rozën ai ka shprehur simpatinë për Romeon, tek i cili shikon tiparet e një miku të mirë.

    “Lisi duhet të ndiqte lojën e vetë brenda. Shiko çfarë ndodh me Romeon, me Romeon mund të dashurohesh si mashkull. Edhe si çun mund të dashurohesh me të në kuptimin e shoqërisë. E do si shok, si…pra e ke parasysh Fatjonin, ai kishte parimet e veta. Unë personalisht tek një shok dua këto parime,“-u shpreh Silvi.

  • Sherri që tronditi banorët, një zarf i zi mbërrin në ‘BBV’

    Sherri që tronditi banorët, një zarf i zi mbërrin në ‘BBV’

    Tensionet në shtëpinë e “Big Brother Vip” kulmuan këtë mbrëmje.

    Sara dhe Françeska thuajse kanë përfunduar në një përplasje fizike për shkak të debateve të tyre.

    Françeska i ka kërkuar Sarës që të rregullojë rrobat e saj, duke e quajtur zhulse.

    Këtë ofendim të Françeskes, Sara e ka pritur shumë keq dhe i është kthyer me të njëjtën monedhë, duke e ofenduar.

    Në momentin kur Françeska ka qenë në tualet Sara i ka shkuar pas derës, duke dashur të futet me zor, në mënyrë që të dyja të përfundonin në tualent dhe në këtë mënyrë do të shkonin kokë më kokë në nominim.

    Të gjithë banorët janë tronditur nga kjo ngjarje.

    Ndërsa vetëm pak minuta më parë, një zarf i zi ka mbërritur në shtëpisë, sipas së cilit, Vëllai i Madh ka deklaruar se nuk i toleron më aspak banorët. Sipas zarfit, është anuluar televotimi dhe njoftimi për banorët do të jepet të martën.

  • Ish- banorja e BBV në lidhje me biznesmenin e njohur nga Kosova?

    Ish- banorja e BBV në lidhje me biznesmenin e njohur nga Kosova?

    Nutricionistja e njohur Diola Dosti, është përfolur gjithmonë për jetën e saj personale. Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe e divorcuar.

    Diola ka qenë e hapur të flasë me ndjekësit e saj, për vështirësitë që i ka sjellë jeta.

    Por duket se së fundmi, çështjet e zemrës janë sistemuar.

    Ajo është duke shijuar një lidhje dashurie me biznesmenin Erolld Belegu.

    Mediat në Kosovë, thonë se dyshja janë parë të pandarë nga njëri-tjetri në kryeqytet kohëve të fundit.

    Sipas po të njëjtit burim, raportohet se Diola dhe biznesmeni, frekuentojnë të njëjtat vende dhe si Diola ashtu edhe Erolldi, janë parë në një gjendje të mirë shpirtërore.

    Gjithashtu, edhe postimet në Instagram nga e njëjta vendndodhje japin sinjale për një raport mes Diola Dostit dhe biznesmenit.

  • Përplasja fizike me Françeskën në BBV, Sara qan në krahët e Bardhit! Këngëtari: Ti je nëna e … (Video)

    Përplasja fizike me Françeskën në BBV, Sara qan në krahët e Bardhit! Këngëtari: Ti je nëna e … (Video)

    Modelja Sara Gjordeni ka qarë në krahët e Bardhit pas përplasjes fizike që pati me ish-Missin, Françeska Murati në BBV.

    sa

    Këngëtari iu është drejtuar duke i thënë se ajo është “personi më i mirë në botë për mua”.

    Ai theksoi se Sara do të jetë nëna e fëmijëve të tij, duke shtuar se është shembull në Big Brother.

    “Ti je personi më i mirë në botë për mua. Ti je nëna e fëmijëve të mi. E di se çfarë shembulli je këtu brenda?”, tha ai.

    Debati mes Sarës dhe Françeskës degradoi në ofendime të rënda dhe përplasje fizike, pasi modelja i mbylli derën e banjos ish-Missit dhe tentoi ta shtynte brenda bashkë me të.

    Sherri mes dy vajzave, ditën e djeshme, që nisi pjesën e pastërtisë, agravoi në tualet, ku Sara donte ta shtynte Françeskën në banjo bashkë me veten për të shkuar në nominim ‘kokë më kokë’.

    Edhe Françeska i është ‘kundërpërgjigjur’ duke e shtyrë Sarën, në mënyrë që të mos përfundonin brenda të dyja.

    “Më shtyve, unë do të të nxjerr me zarf të zi se më shtyve”, tha Sara.

    Pjesë nga sherri:

    Sara: Ajo ose s’del nga këtu sot për atë që tha ose…(I mbyll derën e banjos)

    Franceska: Pse më shtyn mua me u fut në banjo, injorante, debile, don me u fut me mua. Kush je ti injorante.

    Sara: Pse shtyn ti moj

    Franceska: Psikopate, ke dy ditë që do të përplasesh më mua, s’ke gojë të flasësh më mua zhulse. Psikopate femër.

    Sara: Zarf të zi, heç. Më shtyve ti. Kam aq guxim sa të dal më ty kokë më kokë. Hajde të të nxjerr nga shtëpia. Zarf të zi që sot, ose unë do iki vet nëse ajo nuk merr zarf të zi që sot.

  • Rezart Veleshnja e akuzoi se i ka 8.800 euro borxh, Ermali i prerë: Nuk i jap asnjë lekë më shumë…

    Rezart Veleshnja e akuzoi se i ka 8.800 euro borxh, Ermali i prerë: Nuk i jap asnjë lekë më shumë…

    Shtatorin e vitit 2023, Rezart Veleshnja akuzoi kolegun e tij, Ermal Mamaqi, se nuk është treguar korrekt pas bashkëpunimit të tyre dhe e ka paguar vetëm 200 euro, ndërkohë që i detyrohet edhe 8.800 të tjera.

    Edhe përpara filmit “2 Gisht Mjalt 2”, Veleshnja i bëri thirrje Ermalit që të paguajë borxhin ndaj tij.

    Por si nisi ky konflikt mes aktorëve?

    Ermal Mamaqi në një emision televiziv për të sqaruar për herë të parë dhe të fundit mosmarrëveshjen me Rezart Veleshnjën.

    Gazetarja: Prej disa muajsh Rezarti të akuzon se e ke paguar vetëm 20 euro, dhe i ke 8.800 euro borxh. Kur ke ndërmend t`ia paguash këtë borxh? (qesh)

    Ermal Mamaqi: Me Rezin jemi miq të mirë. Kemi bashkëpunuar për një rol. Ai ka patur një rol të vogël vetëm një orë, dhe për atë është paguar 200 euro.

    Gazetarja: Që ta sqarojmë, është kuptuar nga publiku sikur keni rënë dakord që t’i do ta paguash 10 mijë euro, dhe nga kjo shumë i ke dhënë vetëm 200…

    Ermal Mamaqi: Jo, nuk është e vërtetë. Përpara se të nis një bashkëpunim, fillimisht firmoset një kontratë. Unë nuk mund të paguaj cdo aktor 10 mijë euro, sepse jeta ime do të ishte shumë e vështirë.

  • Pyetja e gazetarit acaron aktorin: Ti do të më nxjerrësh bojën, nuk dal më në intervistë…

    Pyetja e gazetarit acaron aktorin: Ti do të më nxjerrësh bojën, nuk dal më në intervistë…

    Aktori i “Portokallisë”, Deivis Myslymi, teksa ishte i ftuar në programin “Mos i bjer me Top”, i është përgjigjur disa pyetjeve pikante të moderatorit Ronaldo Sharkës.

    Por, një nga këto pyetje e ka nervozuar, kur gazetari e ka pyetiur nëse mban kanabis si lule dekorative në shtëpi, Deivisi shprehet i nervozuar se tepelenasit nuk mbahen për hashash, por për burrëri dhe mikpritje.

    Pyetje: Një tepelenas si Devisi e mban kanabisin si lule dekorative në shtëpi?

    Deivis: “Ku e ke dëgjuar ti që tepelenasit e mbajnë kanabis”?

    Pyetje: Nuk e thashë unë, ti e the.

    Deivis: “Jo diku ti je përmbajtur, thoshe tani publikisht këtu”.

    Pyetje: Pse çfarë do më bësh? Po nuk e thashë çfarë do më bësh?

    Deivisi: “Tepelenasit nuk mbahen për hashash që të mos keqkuptohen njerëzit. Unë e di që të kam mik ty, kështu do ma nxjerrësh mua bojën. Tepelenasit mbahen për burrëri vëlla, për mikpritjen. Ti bëje një herë provë, hajde një herë në Tepelenë, thuaji kam ngelur jashtë dhe dua të fle një natë këtu, ne qoftë se tepelenasit nuk ta hapin derën, unë publikisht nuk dal më në intervistë. Mos më vendos në sedër mua se kështu më mërzit ti”.

  • Bledi Mane zbulon sekretin e Erjola Doçit: E mban të fshehtë, por është e lidhur me reperin e famshëm!

    Bledi Mane zbulon sekretin e Erjola Doçit: E mban të fshehtë, por është e lidhur me reperin e famshëm!

    Në programin e “Diell” në Top Channel, Ed Manushi ka pyetur Dean, ish-banoren e BBV3 se kë pëlqen Erjola Doçi brenda shtëpisë.

    Sipas Deas, Romeo kur shikonte Erjolën i bënin sytë xixa dhe ka dashur t’i shihte bashkë. Ka ndërhyrë Bledi Mane i cili shprehet se Erjola ka një të dashur jashtë dhe është një reper mjaft i famshëm.

    Ed Manushi: Kë pëlqen Erjola Doçi aty brenda?

    Dea: Me thënë të drejtën kur ka hyrë Erjola Doçi mu duk sikur Romeos po i bënin sytë xixa. Se Erjola është femër seksi, provokuese, kur hynte ajo në pishinë, të paktën unë Erjolën me Romeon i shihja.

    Bledi Mane: Ne e kemi Erjolën shoqe dhe ajo ka një lidhje jashtë.

    Ed Manushi: Ky qenka lajm, kë ka Erjola jashtë?

    Bledi Mane: Me një emër të njohur, po na ndjek nga Gjermania. Është emër i njohur i repit, kaq mjafton.

    Dea: Edhe shoku i Bardhit (qesh).

  • S*ks brenda shtëpisë së BBVIP? Gazi zbulon prapaskenat, ja çfarë thotë për Luiz Ejllin

    S*ks brenda shtëpisë së BBVIP? Gazi zbulon prapaskenat, ja çfarë thotë për Luiz Ejllin

    Gazi sapo ka dalë nga shtëpia më famshme në Shqipëri, është intervistuar nga Ronaldo Sharka, i cili i ka bërë disa pyetje pikante.

    I pyetur se nëse çiftet e krijuara kanë kryer marrëdhënie seksuale, Gazi shprehet se “nuk e beson një gjë të tillë”. Ndërsa i pyetur nëse Luiz Ejlli e ka mbështetur atë gjatë qëndrimit në BBV, Gazi shprehet se nuk e di, por dhe “nuk ishte nevoja që ta mbështeste”.

    Ronaldo Sharka: Gazmend Ujkashi vitin e kaluar ju keni suportuar shumë Luiz Ejllin në BBV. Mendon se këtë vit ta ka kthyer reston?
    Gazi: Nuk e di, edhe nuk ka nevojë të ma kthejë, unë e kam bërë për simpantinë dhe lojën që ka bërë. Them që ai është një lojtar goxha perfekt.

    Ronaldo Sharka: Në shtëpi janë tre çifte dhe tashmë ju ishin aty afër dhe e kuptonit më mirë situatën. Ka patur marrëdhënie seksuale brenda BBV?

    Gazi: Jo nuk besoj. Aty do bëhen pesë çifte sipas llogarisë sime, prandaj nuk ia vlente më të rija aty.

    Ronaldo Sharka: Kush janë të tjerët?

    Gazi: Një është ai djali i ri (Silvi) me Erjolën. I kam parë dhe vetë edhe Sara Karaj nuk rri vetëm pa gjetur dikë atje. Unë një burrë 60-vjeçar nuk kam çfarë bëj më aty.

  • Java fillon me reshje shiu dhe breshër

    Java fillon me reshje shiu dhe breshër

    Kalimet e herë pas hershme të disa qendrave me vlera të larta presioni me origjinë atlantike do të bëjnë që kjo javë në vendin tonë të dominohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Ditën e Hënë, të Martë dhe të Enjte reshjet e shiut do të bëhen prezente kryesisht gjatë orëve të mesditës në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

    Reshjet e dëborës do të jenë prezente në Alpe, në verilindje në lartësinë mbi 1400m dhe në juglindje mbi lartësitë 900m me intensitet të ulët deri mesatar.

    Ditën e Mërkurë dhe të Premte reshjet parashikohen të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët, ndërsa hera-herës shtrëngata të karakterit lokal.

    Megjithatë gjatë këtyre ditëve nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme kthjellimesh dhe orëve me diell

    Era ditën e Hënë shfaqet intensive dhe problematike me drejtim nga kuadrati I jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet e lugina 11-17m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5ballë

    Ditët e tjera era ndryshon drejtimin dhe ul intensitetin duke u bërë për pjesën më të madhe të kohës me drejtim juglindje-veriperëndim 1-6m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

    Vlen të theksohet prezenca e mjegullës/mjegullinës në zonat luginore e pjesërisht zonat e ulëta në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.