Category: Showbiz

  • Rrezikon dënimin me 4 vite burg, gjykata shtyn vendimin për Luiz Ejllin

    Rrezikon dënimin me 4 vite burg, gjykata shtyn vendimin për Luiz Ejllin

    Gjykata e Fierit ka shtyrë sërish seancën për këngëtarin Luiz Ejlli, i cili akuzohet për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim. Burime për mediat bëjnë me dije se shkak për shtyrjen e seancës, është bërë mungesa e gjyqtares.

    Ndërkohë, deri më tani nuk është bërë me dije data se kur do të zhvillohet seanca e radhës, në të cilët pritet që të jepet pretenca për artistin dhe fituesin e Big Brother Vip 2, Luiz Ejllin.

    Luiz Ejlli rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burg nëse shpallet fajtor për veprën penale për të cilën është marrë i pandehur nga Prokuroria e Fierit. Prej datës 26 dhjetor 2022, Luiz Ejlli zyrtarisht është i pandehur për drejtësinë shqiptare si person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim.

    Sipas nenit 186 paragrafi i dytë për të cilin ai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Lushnjës referuar kodit penal rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim, në rast se do të gjendet fajtorë. Procesi vazhdon aktualisht në Prokurorinë dhe Gjykatën e Fierit, pas hartës së re gjyqësore.

    Luiz Ejlli akuzohet se gjatë kohë që ka ushtruar profesionin e noterit ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.

    Pretenca do të jepet nga Prokuroria e Fierit më datë 26 Shkurt në orën 12:45, pas paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare dhe ballafaqimin me palët e tjera. Seanca ishte caktuar për në datë 12 Shkurt, por është shtyrë për javën e ardhshme.

    Kjo histori nis në vitin 2021, kur organi i akuzës do të kërkonte sekuestrimin e pasurive të shtetasit F.A si të pajustifikuara me burime të ligjshme. Sekuestro e kërkuara asokohe nga Prokuroria e Lushnjës do të pranohej nga gjykata më 28 nëntor të vitit 2021.

    Pak muaj pas kësaj sekuestro, shtetasi F.A i cili po ashtu është i bashkëpandehur me Luiz Ejllin ka depozituar një deklaratë noteriale bërë tek Noteri Luiz Ejlli.

    Më 25 shkurt 2022, shtetasi F.A paraqet në prokurori deklaratën noteriale e cila sipas tij ishte bërë tek zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në facsimile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015.”

    Kjo deklaratë sipas prokurorisë kishte përmbajtjen e marrjes së një huaje në dy këste nga 2008-2015 prej 151 mijë euro dhe 2011-2015 prej 60 mijë euro, para të cilat bashkëshortja e shtetasit F.A i kishte marrë për të shlyer një kredi.

    E pikërisht kjo deklaratë s’ishte gjendur në arkivat e Ministrisë së Drejtësisë në përgjigje të kërkesave për informacion, kërkesa në kuadër të hetimit pasuror që po kryente Prokuroria e Lushnjës.

    Kaq ka mjaftuar që prokuroria të krijojë dyshime se mund të ketë një shkelje ligjore dhe ka thelluar hetimet duke zbuluar zyrën noteriale të Luiz Ejllit e po ashtu dhe veprimet e bëra disa vite më parë.

    Prokuroria ka kërkuar në arkivat e noterit Luiz Ejlli të dhëna për këtë deklaratë noteriale dhe ajo rezulton si deklaratë por në emër të një tjetër shtetasi dhe aspak bashkëshortes së shtetasit F.A për të cilin hetimi pasurorë ishte finalizuar me sekuestro.

    Mospërputhja e këtyre deklaratave ka shtyrë prokurorinë të hap regjistrin e ish noterit Ejlli dhe aty ka zbuluar se as para datës 16.12.2015 e as pas kësaj date shtetasi F.A nuk kishte kryer asnjëherë një veprim noterial tek zyra e Luizit.

    Në konkluzion të këtij hetimi dhe veprimeve noteriale të verifikuara hap pas hapi, prokuroria thotë se kemi të bëjmë me një falsifikim intelektual ku s’është falsifikuar shkrimi apo vula, por përmbajtja e një dokumenti është ndryshuar.

    Ndalur tek përgjegjësia penale apo motivi i kryerjes së këtij krimi, prokuroria thotë “Rezulton e provuar se shtetasi F.A e ka kryer veprën penale të ‘falsifikimit të dokumenteve’, në formën e falsifikimit intelektual në bashkëpunim edhe me ish-noterin Luiz Ejlli”, pasi ky i fundit thotë prokuroria i ka patur vulat deri më datë 16 prill 2022 kur i janë marrë në dorëzim dhe janë nxjerr jashtë përdorimit me komision të ngritur nga Ministria e Drejtësisë.

    “Duke qenë se Shkrimi e nënshkrimi i tij dhe gjurmët e vulave në këtë dokuemnt (Deklaratë Noteriale) janë të njëjta me ato që gjenden me aktet e tjera të dorëzuar nga ai tek noterja V.S (e cila mban arkivin e Luiz Ejllit), pra nuk janë të falsifikuara por përmbajtja ndryshon, arrihet në përfundimin e pakontestueshëm që ky dokument i rremë në përmbajtja është krijuar në bashkëpunim midis Luiz Ejllit dhe shtetasit F.A me qëllim që ky i fundit ta përdorte për të justifikuar pasurinë e tij objekt procedimi penal”, ka thënë Prokuroria.

  • Plas keq sherri në BBV, Françeska dhe Sara përplasen fizikisht: Psikopate femër! Do të të nxjerr me …(Video)

    Plas keq sherri në BBV, Françeska dhe Sara përplasen fizikisht: Psikopate femër! Do të të nxjerr me …(Video)

    Ka degraduar në ofendime të rënda dhe përplasje fizike debati mes Fançeskës dhe Sara Gjordenit në BBV, pasi kjo e fundit i mbylli derën e banjos dhe tentoi ta shtynte brenda bashkë me veten.

    Debati i dy vajzave duket se ka nisur më herët në shtëpi për pjesën e pastërtisë, ndërsa më pas agravoi në tualet, ku Sara donte ta shtynte Françeskën në banjo bashkë me veten për të shkuar në nominim ‘kokë më kokë’.

    Edhe Françeska i është ‘kundërpërgjigjur’ duke e shtyrë Sarën, në mënyrë që të mos përfundonin brenda të dyja.

    “Më shtyve, unë do të të nxjerr me zarf të zi se më shtyve”, tha Sara.

    Pjesë nga sherri:

    Sara: Ajo ose s’del nga këtu sot për atë që tha ose…(I mbyll derën e banjos)

    Françeska: Pse më shtyn mua me u fut në banjo, injorante, debile, don me u fut me mua. Kush je ti injorante.

    Sara: Pse shtyn ti moj

    Françeska: Psikopate, ke dy ditë që do të përplasesh më mua, s’ke gojë të flasësh me mua zhulse. Psikopate femër.

    Sara: Zarf të zi, ec. Më shtyve ti. Kam aq guxim sa të dal më ty kokë më kokë. Hajde të të nxjerr nga shtëpia. Zarf të zi që sot, ose unë do iki vet nëse ajo nuk merr zarf të zi që sot.

    Sara u ka treguar banorëve se ajo donte të hynte në tualet me të duke e ditur që nuk lejohet dhe ky veprim do i dërgonte automatikisht në nominim, me qëllim që ta nxirrte nga shtëpia.

  • “Thyerje e rregullave, mesazhe dhune”/ Pas paralajmërimit të fundit nga ‘Vëllai i Madh’, një zarf i kuq mbërrin për konkurrentët: Një … (Video)

    “Thyerje e rregullave, mesazhe dhune”/ Pas paralajmërimit të fundit nga ‘Vëllai i Madh’, një zarf i kuq mbërrin për konkurrentët: Një … (Video)

    Menjëherë pas zarfit të zi, në shtëpinë e BBVA ka mbërritur një zarf i kuq.

    Ky i fundit është hapur nga Ilnisa ku përpara kundërshtarëve të saj, ka lexuar çfarë përmban brënda letra.

    Banorët kanë mbushur plot 50 ditë qëndrimi në lojë, por në vend të një darke madhështore, për shkak se ata kanë thyer çdo rregull të mundshëm të formatit, janë dënuar nga ‘Vëllai i Madh’, duke u bërë pjesë e darkës vetëm disa banorë

    Për më tepër ndiqni videon:

  • “Më ka borxh 8 mijë euro”, Ermal Mamaqi iu përgjigjet akuzave të Rezart Veleshnjës

    “Më ka borxh 8 mijë euro”, Ermal Mamaqi iu përgjigjet akuzave të Rezart Veleshnjës

    Aktori Ermal Mamaqi i është përgjigjur akuzave të Rezart Veleshnjës, i cili më herët është shprehur se regjisori i ka 8.800 euro borxh.

    I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, përballë moderatores Ester Bylyku, ku ka promovuar filmin e ri “Dy gisht mjaltë 2”, Ermali tha se Veleshnja është paguar 200 euro për një rol në një skenë të shkurtër rreth një orë, teksa shton se janë miq dhe bëjnë shpesh humor.

    “Rezartin e kam mik, bëjmë shpesh humor bashkë dhe është e vërtetë që i kam dhënë 200 euro sepse ka pasur një skenë shumë të vogël në film, vetëm një orë punë. Por, çdo marrëveshje që bëjmë ne dhe ekipi im bëhet para se të shkohet në sheshxhirim, me kontratë ndaj dhe kundërshtitë duhen bërë para jo pasi mbarojnë xhirimet”, u shpreh Ermali.

    Sipas Ermalit përplasja mes dy aktorëve është sqaruar, ndërsa e ka mohuar t’i ketë ofruar Veleshnjës një shifër të tillë.

    “Nëse do kisha bërë gjëra të tilla jeta për mua do ishte shumë e vështirë. Nuk është e vërtetë që t’i kem premtuar këtë shifër”, e mbylli reagimin Ermali.

    Rezart Veleshnja pas një roli të vogël që pati në filmin “2 Gisht Mjaltë 1”, bëri një postim në InstaStory, teksa i drejtohej Mamaqit me fjalët:

    “Më ke 8800 euro borxh, se 200 m’i dha; 9000 euro ishte roli im. Ermal, të falenderoj!”.

    Më vonë, si i ftuar në podcastin “Albanian Youtubers”, Rezart Veleshnja ironizoi producentin Ermal Mamaqi duke thënë:

    “Tek Ermali nuk shkoj, se Ermali ka pagesat shumë të larta, dhe më bie të fikët. Është 200 euro për film. Ja 250 kur është ndonjë aktor i madh.”

  • Çfarë ndodhi? Zarf i zi për banorët, ‘Vëllai i Madh’ anulon televotimin dhe bën paralajmërimin e fortë (Video)

    Çfarë ndodhi? Zarf i zi për banorët, ‘Vëllai i Madh’ anulon televotimin dhe bën paralajmërimin e fortë (Video)

    Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother.

    Pas daljes së Liamit një tjetër zarf qëndron në salon për banorët.

    Zarfi është hapur nga Sara Gjordeni ku në të cilin shkruhet:

    “Nuk ju paralajmëroj më, mbetët duke thyer rregullat e lojës, televotimi anulohet, flasim të martën!”

  • “Të mban goja erë”/ Agravon debati mes Sarës dhe Françeskës: Je një zhul i gjallë!

    “Të mban goja erë”/ Agravon debati mes Sarës dhe Françeskës: Je një zhul i gjallë!

    Një debat i ashpër ka nisur mes Sara Gjordenit dhe Françeska Muratit në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

    Tek sa qëndrojnë njëra pas tjetrës Sara i drejtohet Françeskës duke i thënë se i mban goja erë.

    Pjesë nga biseda:

    Sara: Të mban goja erë

    Françeska: Të mban goja erë po ti je një zhul i gjallë, shiko si i ke flokët

    Sara: Të mban goja erë

  • Arrestimi i Liamit në BBVIP, avokati tregon skandalin: Për dënimin nuk kishte dijeni as policia dhe as ai vetë

    Arrestimi i Liamit në BBVIP, avokati tregon skandalin: Për dënimin nuk kishte dijeni as policia dhe as ai vetë

    Policia ka ekzekutuar ditën e sotme një vendim gjykate të shkurtit 2022, që dënonte Liam Osmanin, banorin e ri të “Big Brother Vip 3” me 2 vjet e 6 muaj burg.

    Në një njoftim të Policisë thuhet se ai përmes mashtrimit ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat.

    Por avokati Dritan Shehaj, përfaqësuesi ligjor i Liam Osmanit i njohur për publikun si Liam Mandiaro, ka mohuar që klienti i tij të ketë pasur dijeni për dënimin me dy vite burg për borxhin prej 6 mijë eurosh. Në reagim, avokati Shehaj shkruan se Liam Osmani është një shtetas gjerman që jeton e punon në Gjermani në një nga spitalet në Këln dhe se autoritetet shqiptare nuk u janë drejtuar asnjëherë organeve gjermane për ta kërkuar, njoftuar apo për ta thirrur për të dhënë shpjegime.

    Arrestimin e tij brenda BBV, Shehaj e konsideron një padrejtësi dhe shton se përsa i përket dënimit, nuk kanë pasur dijeni as autoritetet e aeroportit “Nënë Tereza” dhe as ato të policisë Tiranë, ku Liami që qëndruar 10 ditë përpara se të futej në BBV.

    “Sqarojmë se Liam Osmani do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të vënë në vend padrejtësinë që i është bërë, vendimi i gjykatës brenda pak ditësh do të bëhet nul, dhe cështja do të shqyrtohet nga e para, dhe jemi të sigurt se në përfundim Liam Osmani do të shpallet i pafajshëm”.

    Reagimi i avokatit:

    Lidhur me ndalimin e kryer sot nga forcat e policise per banorin e big brother, Liam Osmani, dhe njoftimit se ai eshte denuar per mashtrim nga Gjykata e Tiranes, sqarojme se behet fjale per nje ceshtje per te cilen Laim Osmani nuk ka patur asnjehere dijeni, dhe eshte teresisht i paqarte per rrethanat per te cilat ndaj tij jane ngritur akuza te tilla. Vetem diten e sotme, pas shoqerimit nga policia, Liam Osmani ka ardhur ne dijeni te akuzave ndaj tij dhe ekzistences se nje vendimi gjyqesor qe e ka shpallur fajtor per vepren penale te Mashtrimit ndaj nje personi tjeter, per shumen prej 6000 euro.

    Ky proces penal ne ngarkim te tij, eshte zhvilluar ne mungesen e Liam Osmanit, ai nuk eshte vene asnjehere ne dijeni te ketij fakti, nuk eshte njoftuar asnjehere nga organet e policise, organi i prokurorise, dhe ne fund as nga gjykata perkatese. Liam Osmani nuk ka patur asnje dijeni per keto akuza, as ka mashtruar apo genjyer ndonjehere ndokend, por te gjitha marrdheniet e tij te biznesit i ka te dokumentuara me kontrata dhe dokumenta financiare te rregullta, te cilat rrezojne katerciperisht akuzen e mashtrimit, te ngritur padrejtesisht ndaj tij, dhe te gjykuar ne fshehtesi te plote nga institucionet e gjykates dhe prokurorise. Liam Osmani eshte nje shtetas gjerman, qe jeton dhe punon ne Keln, Gjermani, ne nje nga spitalet e ketij qyteti, dhe eshte e paimagjinueshme qe organet ligjzbatuese te shtetit shqiptar, te mos ti drejtohen asnjehere autoriteve gjermane per ta kerkuar, per ta njoftuar, per ta thirrur per te dhene shpjegime, per ta vene ne dijeni te akuzave qe jane ngritur ndaj tij, per ta degjuar perpara se te nxirrnin konkluzionet perkatese, dhe perpara se ta denonin ne mungese, dhe nxitimthi.

    Madje ne menyre paradoksale, per denimin e tij nuk kane dijeni as autoritetet e kufirit te aeroportit te Rinasit, nga ku Liam Osmani ka hyre ne territorin shqiptar perpara 1 jave, nuk kane dijeni as sherbimet e policise te komisariateve te Tiranes, ku Liami ka jetuar keto dite, por cuditerisht kjo gje behet publike vetem pas hyrjes se tij ne shtepine e Big Brother. Sqarojme se Liam Osmani do te ndjeke te gjitha procedurat ligjore per te vene ne vend padrejtesine qe i eshte bere, vendimi i gjykates brenda pak ditesh do te behet null, dhe ceshtja do te shqyrtohet nga e para, dhe jemi te sigurt se ne perfundim Liam Osmani do te shpallet i pafajshem”.

  • “Nëpërkë, i ka hedhur helm Romeos”, Ronaldo sulmon Heidin, por komentuesit e masakrojnë: Servil… (Video)

    “Nëpërkë, i ka hedhur helm Romeos”, Ronaldo sulmon Heidin, por komentuesit e masakrojnë: Servil… (Video)

    Gazetari Ronaldo Sharka të cilin tashmë jemi mësuar ta shohim në panelin e opinionistit çdo të diel në “BB Fan Club” ka sulmuar një nga banoret e shtëpisë më të famshme. Sipas tij Heidi Baci po mban romancën me Romeon në “BBV” për vëmendje.

    Sharka shprehet se madje ajo po manipulon natyrën e ndjeshme dhe emocionale të aktorit për t’u faktorizuar, ndërsa kundërshtarët e tij i ka bërë miq.

    Sipas gazetarit, Romeo është viktimë në marrëdhënien me Heidin, teksa nuk u kursye aspak ndaj kësaj fundit duke e krahasuar me një “nëpërkë që ka helmuar aktorin”. Për ta përmbyllur Sharka thotë se Romeo ka rënë pre e lojës së Heidit.

    Por komentuesit kanë dalë të gjithë kundër Ronaldos. Dikush i kujton se Heidi në Itali vlerësohet, ndërsa në Shqipëri sulmohet sepse është grua e fortë. Disa i kujtojnë Ronaldos që ka qenë ushtar i Luizit, e disa të tjerë si njeri me dy fytyra, etj.

  • U ‘arrestua’ brenda BBV! / Liam Osmani jep deklaratën e tij

    U ‘arrestua’ brenda BBV! / Liam Osmani jep deklaratën e tij

    Liam Osmani banori më i ri i “BBV3” ka përfunduar sot në prangat e policisë. Momenti i arrestimit nuk është dhënë në transmetim “live”.

    Ai rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim biletash në vlerë rreth 6 mijë euro. Para hetuesve, 44-vjeçari pretendon se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.

    Disa shprehen se e gjithë kjo situatë po duket më tepër si show mediatik, pasi ngjarja në fjalë ka ndodhur para 5 vitesh, ndërsa Prokuroria vendosi tani për arrestimin e tij, duke e lënë tërësisht të paqartë këtë situatë.

    Liam ka mbërritur në Shqipëri para 10 ditësh nga aeroporti i Rinasit dhe nuk është ndaluar nga Policia.

  • Mamaja e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e çiftit

    Mamaja e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e çiftit

    Xheraldina ka treguar që marrëdhënia e saj me Sarën vazhdon të jetë mirë.

    Ndarja e Sarës dhe Ledrit ka qenë padiskutim një ndër ngjarjet më të diskutuara vitin e kaluar.

    Pavarësisht se dyshja e njohur ende nuk ka dalë në një deklaratë publike për të konfirmuar ndarjen e shumëpërfolur, Sara dhe Ledri në një mënyrë indirekte e kanë treguar që lidhje e tyre ka marrë fund.

    Në një intervistë të dhënë së fundmi, Xheraldina Vula, e cila është nëna e reperit të njohur, nuk ka preferuar të flasë për ndarjen e çiftit por ajo ka preferuar thjesht të tregojë që marrëdhënia e saj me Sarën vazhdon të jetë mirë.

    E pyetur se si është marrëdhënie me ish-partneren e djalit të saj, Xheraldina nuk ka preferuar të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë por thjesht ka thënë:

    “Unë i kam punët me të gjithë mirë”.

    Kujtojmë që Sara ka patur gjithmonë një marrëdhënie të mrekullueshme me familjen e Ledrit. Madje në finalen e “Dancing ëith the Stars”, ku ajo u shpall fituese, Sara preferoi që në një kërcim special të ftonte babain e Ledrit dhe jo babain e saj, duke treguar qartë marrëdhënien e bukur që kishin mes tyre.