Category: Showbiz

  • “Ma bërë puçin…”/ Deklarata e fortë e Donaldit teksa flet në telefon me Lisin: Romeo është vetëm fare…

    “Ma bërë puçin…”/ Deklarata e fortë e Donaldit teksa flet në telefon me Lisin: Romeo është vetëm fare…

    Ish-banori i “Big Brother VIP 3”, Elvis Myrta i ka bërë një ‘rreng’ aktorit të njohur, Donald Veshaj, teksa ishte i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, duke i thënë se Romeo Veshaj është mërzitur në shtëpi dhe se duhet të bëjnë diçka për këtë.

    Ndërsa Donaldi fliste me të, pa e ditur se ishte në regjistrim, i thotë se duhet të bëjnë diçka për t’i treguar se është shumë mirë. Ai shprehet se i vëllai është vetëm fare aty dhe se duket sikur ka ngecur, pasi do të bëjë humor, por nuk ka me kë ta bëjë.

    “Ai është vetëm fare aty, do të bëjë humor edhe nuk bën, sikur ka ngecur. Ai është lart fare, më lart nga të gjithë, po dhe të luaj me kë të luaj?! Shumë mirë është ai, më lart nga të gjithë”, shprehet Donaldi.

    Më pas Lisi i ka treguar se është ‘live’ në emision, duke shpërthyer më pas në të qeshura.

    “Ma bërë puçin dhe ti mo?!”, i thotë ai Lisit me humor.

  • U arrestua brenda shtëpisë së Big Brother VIP, çfarë ka ndodhur disa vite me parë me konkurrentin

    U arrestua brenda shtëpisë së Big Brother VIP, çfarë ka ndodhur disa vite me parë me konkurrentin

    Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme, ku policia ka arrestuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, banorin Liam Osmani i cili iu bashkua spektaklit mbrëmë (2 mars).

    Arrestimi i tij është bërë i mundur nga forcat Operacionale të policisë së Tiranës. Rezulton se gjykata e Tiranës e ka dënuar në 2022-in me 2 vjet e 6 muaj burg nën akuzën e veprës penale të mashtrimit.

    44 vjeçari akuzohet se në 2019-ën, ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit 17 bileta turistike për në Gjermani me vlerë 6 mijë euro, pa kryer pagesën përkatëse.

    Liam Osmani ka hyrë në territorin e Shqipërisë rreth 10 ditë më parë dhe sistemi në Rinas nuk e ka kapur dhe ka mundur të kaloj pa probleme.

    Sipas mediave, para Policisë Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.

  • “Nëna ime ka 3 javë që qan”, Gazi i kërkon falje familjes së Julit për deklaratën: E vetmja fjalë gabim …

    “Nëna ime ka 3 javë që qan”, Gazi i kërkon falje familjes së Julit për deklaratën: E vetmja fjalë gabim …

    Gazmend Ujkashi dhe Julian Deda e nisën rrugëtimin e tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” si dy miq, por me kalimin e ditëve nisi debati mes tyre.

    Madje debatet arritën deri aty sa të ofendojnë rëndë njëri-tjetrin. Në një moment gjatë një debati, Gazi i është drejtuar Julit duke i thënë se “ka gjak spiuni”.

    Kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga familja e aktorit të njohur. Këtë e zbuloi Mario Deda teksa ishte i ftuar në emisionin “Fan Club”.

    Në studio ishte gjithashtu edhe ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Gazi. Vëllai i Julit e pyeti atë në lidhje me këtë deklaratë dhe ai i kërkoi falje.

    “Nëna ime ka 3 javë që qan për atë fjalë, a mund t’i kërkosh falje?”, iu drejtua Mario-Gazit.

    Ish-banori kërkoi menjëherë ndjesë, duke shtuar se është faji i tij dhe që është keqkuptuar.

    “Të ruajt Zoti, ma bëj hallall. Është totalisht faji im. Ka qenë një moment qe unë në sekonda e kam kuptuar. E vetmja fjalë gabim që kam thënë aty ka qenë kjo fjalë. Kam respekt për të gjithë familjen. Ishte shkarje goje që shkon në atë kontekst”, tha Gazi.

  • U arrestua brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ja çfarë deklaron Liam Osmani në polici

    U arrestua brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ja çfarë deklaron Liam Osmani në polici

    Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me arrestimin e Liam Osmanit brenda shtëpisë së “Big Brother”, në të cilën u fut mbrëmjen e djeshme. Osmani akuzohet për “mashtrim” dhe për këtë akuzë ai është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.

    Mësohet se Liam Osmani ka hyrë në Shqipëri 10 ditë më parë dhe sistemi në Rinas nuk e ka kapur dhe ka kaluar pa probleme.

    Pasi policia e ka parë në “Big Brother” ka shkuar dhe ka ekzekutuar urdhër ndalimin për dënimin me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim biletash në vlerë rreth 6 mijë euro.

    Para hetuesve, pas ekzekutimit të urdhër ndalimit, Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.

    Osmani në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

  • U arrestua brenda në shtëpinë e BBVIP, ja momentin kur banorët mësojnë lajmin për konkurrentin! Si reaguan ata (Video)

    U arrestua brenda në shtëpinë e BBVIP, ja momentin kur banorët mësojnë lajmin për konkurrentin! Si reaguan ata (Video)

    Për arrestimin e Liam Osmanit, banorit që mbrëmjen e djeshme u bë pjesë e Big Brother janë informuar edhe banorët e tjerë.

    Zarfin e kuq që mbërriti në shtëpi e lexoi Sara, ndërsa për ta ky ishte një lajm surprizë, që i befasoi të gjithë.

    “Banorë, vëllai i madh ka një njoftim të rëndësishëm për t’ju dhënë. Liami, sot paradite është shoqëruar nga policia e shtetit, për veprime të mëtejshme të procedurale në lidhje me një vendim të prokurorisë dhe gjykatës, që e ka dënuar Liamin Osmanin, i cili përmes mashtrimit ka mashtruar një agjenci duke i marrë 17 bileta turistike për në Gjermani dhe nuk ka kryer pagesat përkatëse. Ai nuk do të kthehet më, pasi do të vijojë me procedurat.”, thuhet në njoftimin e vëllait të madh.

    ARRESTIMI

    Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.

    Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

    Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • U fut dje në Big Brother VIP, policia arreston konkurrentin! Ja për çfarë akuzohet

    U fut dje në Big Brother VIP, policia arreston konkurrentin! Ja për çfarë akuzohet

    Një ditë pasi u bë pjesë e Big Brother VIP, policia ka shkuar në ambientet e shtëpisë, për të arrestuar konkurrentin Liam Osmani, 44-vjeç, i cili akuzohet për mashtrim.

    Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

    Me anë të një njoftimi zyrtar, policia sqaron se Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

    Njoftimi i policise:

    Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.

    Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

    Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • “Pse i lëpin buzët, u eksitove?”/ Ironi dhe ngacmime gjatë debatit Roza-Meriton: Kur ty të kruhet e pasmja jote aq thellë…

    “Pse i lëpin buzët, u eksitove?”/ Ironi dhe ngacmime gjatë debatit Roza-Meriton: Kur ty të kruhet e pasmja jote aq thellë…

    Një debat është zhvilluar mbrëmë pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP 3” mes Roza Latit dhe Meriton Mjekiqit, i cili ka shkuar deri te familja. Të dy banorët janë ngacmuar me fjalë, por edhe duke folur me ironi.
    Gjatë këtij debati, Roza i kujtoi Meritonit ish-partneren dhe djalin e tyre. Nga ana tjetër, ai nisi duke ofenduar “e poshtër, idiote, vajzë e keqe”.
    Gjithashtu Mjekiqi pasi i sqaron se për djalin kujdeset edhe financiarisht, i drejtohet Latit duke i thënë se je “njeri negativ”.

    Pjesë nga debati:

    Roza: Hajde na trego cik për familjen, hajde na trego për djalin tënde. Djali nuk jeton me familjen tendë. Hajde ma vërteto që nuk kujtohesh vetëm 2 herë në vit. Hajde më trego sa marrëdhënie të mirë ke me ish nusen tënde

    Meritoni: Po sa jeton ti për mua Roza? Sa interesohesh për familjen time?!

    Roza: Hë ma trego?

    Meritoni: Po kujdesem unë për djalin tim dhe për pagesat dhe për çdo anëtar të familjes time. Pse të intereson ty për familjen time?

    Roza: Sa të intereson ty për familjen time?

    Meritoni: Pse nuk të vjen marre ty?!

    Roza: Pse nuk të vjen marre ty, që më kap te krijesa që unë kam futur në dhe më 15 tetor? Kur ty të kruhet e pasmja jote aq thellë, aq thellë prite mbrapsht Mjekiqi

    Meritoni: Sytë i ke të djallit, se je negative

    Roza: Unë lutem dhe besoj në mirësi, por unë dreqit i dal para dhe nuk kam frikë

    Meritoni: Je negative

    Roza: Hajde ti pyesim të gjithë kush ka lënë përshtypje të mirë dhe kush negative

    Meritoni: Për mua je lodër zemër

    Roza: Lodër unë për ty?

    Meritoni: Po

    Roza: Pse i lëpin buzët zemër, u eksitove?

    Meritoni: Shumë

    Roza: Seks bomba këtu ëë?

    Meritoni: Normal që je, seks simbol i shtëpisë je. I qëndroj asaj që kam thënë, je super vajzë seksi, por ke filluar me…ik prej mendimeve të tua.

  • Erjola Doçi eliminohet nga Big Brother VIP

    Erjola Doçi eliminohet nga Big Brother VIP

    Erjola Doçi është e eliminuara e mbrëmjes së sotme në Big Brother VIP. Erjola ishte në nominim me Meritonin, Ilnisa, Eglën, Rozën, Ledjonën dhe Françeskën.

    Erjola ishte shumë e komentuar këtë javë pas hallvës që bëri për Ilnisën, veprim i cili shkaktoi shumë kritika.

  • Fationi largohet nga Big Brother, Rikja shpërthen në lot

    Fationi largohet nga Big Brother, Rikja shpërthen në lot

    Fation Kuqari ka vendosur të largohet nga Big Brother VIP. Ky vendim ka ardhur si pasojë e debateve me Meritonin, sidomos pas gjestit të këtij të fundit ndaj vajzave.

    Largimin e Fationit nuk e ka pritur aspak mirë Rikja, e cila ka shpërthyer në lot.

    Pas daljes Fationi pati mundësinë të fliste me Riken duke i uruar fitoren.

  • “Ti ketë të rënda” Ledjoni pyet Riken se çfarë quan “burrë”, përgjigjet Arbëri

    “Ti ketë të rënda” Ledjoni pyet Riken se çfarë quan “burrë”, përgjigjet Arbëri

    Opinionisti i spektaklit televiziv “BBVA3”, Arbër Hajdari, ka shprehur mbrëmjen e sotme opinionin e tij për sa i përket debateve brenda shtëpis, ku vlerësoi edhe Meritonin pasi kërkoi falje pas veprimit të tij, ku hoqi rripin pasi Rikja i tha ‘je femër’.

    Më pas Ledjoni pyeti Riken se çfarë quan një burrë, pyetje së cilës Arbëri nuk i rezistoi.

    “Ti ketë të rënda. E tha ajo nuk duhet ti ketë të lehta, por të rënda. I kam parë të gjitha deri në orën 2:28”, tha ai.