Category: Showbiz

  • Pasi hoqi rripin e pantallonave, Meritoni kërkon ndjesë publike/ Ori Nebiaj shpërthen ashpër ndaj banorëve: Boll më! Nuk matet burrnia me përmasa, jeni bërë…

    Pasi hoqi rripin e pantallonave, Meritoni kërkon ndjesë publike/ Ori Nebiaj shpërthen ashpër ndaj banorëve: Boll më! Nuk matet burrnia me përmasa, jeni bërë…

    Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik.

    Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën.

    Një nga situatat më të komentuara ka qenë lidhur me veprimin e Meritonit, i cili gjatë një debati me Riken hoqi rripin e pantallonave. Ja si u shpreh banori sot gjatë prime.

    “Për gjestin i kërkoj falje Rikes, vajzave prezente dhe familjeve shqiptare. Por arsyeja pse dola në atë pozitë ishte për shkak të ngarkesës nga ato ofendime. Erjola më goditi, Roza më përdori djalin, Ledjona më provokoi dhe nga fjalët e Rikes. Ne jemi popull gjanxehtë. Unë nuk e justifikoj veprimin tim, por po tregoj arsyet pse më kanë bërë të veproj ashtu… Nuk është diçka që jam ballafaquar më parë.”

  • Britania u heq nënshtetësinë ‘zotërve’ të krimit, mes tyre edhe dy shqiptarë (Detajet)

    Britania u heq nënshtetësinë ‘zotërve’ të krimit, mes tyre edhe dy shqiptarë (Detajet)

    Ministria e Brendshme në Britaninë e Madhe po pret që bosët e dyshuar të krimit të organizuar të largohen nga vendi përpara se t’u hiqet shtetësia britanike.

    Taktika po përdoret në rastet kur policia nuk ka mundur të ndjekë penalisht shtetas të huaj, të cilët kanë marrë nënshtetësinë britanike, por dyshohen për përfshirje të lartë në drogë, armë zjarri dhe trafik njerëzish.

    Home Office po punon me Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA), e cila ofron një dosje inteligjence që Sekretari i Brendshëm përdor për t’i hequr shtetësinë individit nëse largohen përkohësisht nga vendi, duke e bërë të pamundur kthimin e tyre.

    Është e paqartë se sa herë është përdorur kjo taktikë, por të paktën dy ‘mbretër’ të dyshuar shqiptarë janë përpjekur pa sukses të apelojnë revokimet.

    Në rastin e fundit, burri, emri i të cilit nuk mund të bëhet publik për arsye ligjore, dyshohej se kishte organizuar kontrabandën në Mbretërinë e Bashkuar të qindra emigrantëve të paligjshëm shqiptarë nëpërmjet kamionëve dhe varkave të vogla përtej Kanalit.

    Ai hyri ilegalisht në MB në vitin 1999 duke pretenduar se ishte refugjat kosovar dhe më vonë iu dha nënshtetësia britanike. Në fillim të vitit 2020 ai u arrestua nga Policia e Kentit me dyshimin për pastrim parash, por asnjë akuzë nuk pasoi.

    Në shtator të atij viti, atëherë Sekretarja e Brendshëm Priti Patel mori një vendim për t’i hequr nënshtetësinë ndërsa ishte në një udhëtim në Shqipëri.

    Burri apeloi në Komitetin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC), por ai hodhi poshtë pretendimin e tij pasi kishte parë informacione “të mbyllura” nga NCA.

    Në vitin 2021, Fation Dauti, 38 vjeç, humbi një apel të ngjashëm në SIAC pasi iu hoq shtetësia si “një anëtar me ndikim i një rrjeti kriminal shqiptar me bazë në Londër, i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, kontrabandën e njerëzve dhe pastrimin e parave”.

    Atij iu dha leja e përkohshme e qëndrimit në vitin 2012, sepse ishte i martuar me një shtetase letoneze të BE-së.

    Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: “Prioriteti ynë më i madh është siguria dhe siguria e MB. Heqja e shtetësisë na mbron nga njerëzit më të rrezikshëm, si terroristët, ekstremistët dhe kriminelët e krimit të organizuar. Heqja e shtetësisë ndodh vetëm pas shqyrtimit shumë të kujdesshëm të fakteve dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Çdo rast vlerësohet individualisht në bazë të meritave të veta dhe ka gjithmonë të drejtën e ankimit.”

  • “Ishte hakmarrje”/ Erjola sqaron pse ia bëri hallvën “e vdekjes” Ilnisës! Gazetarja: E turpshme, u trondita, ja kush më zhgënjeu më shumë…

    “Ishte hakmarrje”/ Erjola sqaron pse ia bëri hallvën “e vdekjes” Ilnisës! Gazetarja: E turpshme, u trondita, ja kush më zhgënjeu më shumë…

    Hallva e bërë nga Erjola për konkurrenten tjetër Ilnisa, për të treguar në mënyrë simbolike se ajo “ka vdekur” ka shkaktuar debate mes banorëve në Big Brother VIP.

    Erjola u shpreh se këtë veprim e ka bërë në shenjë hakmarrje ndaj Ilnisës pas një incidenti që ato kanë pasur ditë më parë në kuzhinë, por edhe për deklaratat e Meritonit, që sipas saj “ai ka lënë të nënkuptohet se ka flirtuar”.

    Ky veprim i Erjolës është konsideruar si i turpshëm nga Meritoni, por edhe nga Ilnisa. Kjo e fundit, u shpreh se më e zhgënjyer u ndje nga Juli, që sipas saj është bërë pjesë e kësaj loje.

    Erjola: Unë këtë ndryshe nga debatet dhe impulset e mia, këtë herë vendosa të isha e ftohtë. Sepse që në rastin kur kam pasur debatin me Ilnisën mua më ka mbetur peng në shpirt. U tejkalua kur Meriton la të kuptojë për një flirt mes meje dhe ti, të iniciuar nga Ilnisa. Ilnisa tha ti ke flirtuar me Meritonin dhe Meritoni nënkuptoi kur ti bërë pytjen që mund të ishte e vërtetë. Kalkulimi im ishte ky: Niste me Ilnisën, doja që të afrohesha me të dhe Meritoni të tregonte të vërtetën. E dyta doja shumë që hakmarrjen atë që më bëri me tiganin dhe më preku edukatën e prindërve të mi, lëndimin që ajo femër që më bëri mua do ja ktheja. Ajo është e ligë dhe e meritonte. Unë nuk jam njeri me dy fytyre. Nuk e bëra hallvën për qejf

    Ledjoni: E mendova çfarë efekti do të kishte në publik, e mendova rëndesën e veprimit?

    Erjola: Unë kam qenë dhe vazhdoj në ankth, por asnjë nuk e di çfarë më ka bërë kur më ka përmendur prindërit. Ishte hakmarrje

    Ilnisa: Si mund të ushqehesh me këtë veprim

    Ledjoni: Ky veprim është i ndikuar nga miqtë e tjerë në shtëpi?

    Erjola: Unë kam ditë që e mendoj, që kur ka ndodhur ajo me tiganin

    Ledjoni: Ti Meriton pse nuk e përjashtove faktin se mund të kishe flirtuar

    Meritoni: Unë i thashë që ne jemi shok dhe kjo dihet. Por kur ajo doli nga vetja unë nuk dhashë asnjë përgjigje.

    Ledjoni: Përgjigja ishte që ka flirtuar?

    Meritoni: Jo, unë edhe ja thashë

    Meritoni: Për mendimin tim është shumë e turpshme kjo që bërë

    Ilnisa: Ishte një lojë shumë e shëmtuar pas shpërndarjes së hallvës. Pllakosi një heshtje dhe një lëmsh në stomak që nuk di çtë them. Unë u trondita. Nuk mundet një njeri që të shkojë dhe të anashkalojë këtë simbolike.

    Ledjoni: Tek kush u zhgënjeve më shumë?

    Ilnisa: Unë e thashë edhe në klip që Juli më ka befasuar. Ishte e barabartë loja e shëmtuar e Ledjonës dhe në mënyrë të barabartë i shkon edhe Juli që shkon tek kjo treshja. Për hir të një raporti që kam pasur me të nuk më tha asgjë.

  • Me “armë” me vete? Ami dhe fëmijët u ndaluan nga policia në aeroport

    Me “armë” me vete? Ami dhe fëmijët u ndaluan nga policia në aeroport

    Aktori Ermal Mamaqi, së fundmi ka dhënë një intervistë në emisionin “Glamour Zone”, ku ka rrëfyer ngjarjen më të frikshme që i ka ndodhur bashkëshortes së tij, Amarda Toska, dhe fëmijëve të tyre teksa ktheheshin nga Zvicra për në Tiranë.

    Aktori u shpreh se Amin së bashku me fëmijët i ka ndaluar policia në aeroport dhe i ka mbajtur për tre orë.

    Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti më i vështirë që ke kaluar me djalin tënd, Joelin, gjatë xhirimeve të filmit “2 Gisht Mjalt”?

    Ermal Mamaqi: Gjatë xhirimeve nuk kemi pasur, por mund të them një pas xhirimeve.

    Në film kemi përdorur një pistoletë lodër, që duket si e vërtetë. Joeli më kërkoi ta merrte me vete kur po kthehej në Shqipëri, dhe e lejova. Në aeroport ia gjejnë, dhe kanë ndaluar Amin së bashku me dy fëmijët.

    I kanë mbajtur 3 orë duke i pyetur dhe duke u sqaruar. Si përfundim, i lanë të lirë, por morëm 1200 franga gjobë, sepse nuk lejohet që në aeroport të kesh asgjë që ngjan me armë, edhe nëse ato janë lodra.

  • Ermal Mamaqi në shtëpinë e Edi Ramës? Aktori: Ja cila ishte gjëja më e çuditshme që pashë

    Ermal Mamaqi në shtëpinë e Edi Ramës? Aktori: Ja cila ishte gjëja më e çuditshme që pashë

    Aktori Ermal Mamaqi ka treguar një detaj që i ka tërhequr vëmendje në një vizitë në shtëpinë e kryeministrit Edi Rama.

    I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Mamaqi tha se biblioteka e kreut të qeverisë ishte shumë e pasur por e çrregullt dhe për këtë nuk ka ngurruar ta kritikojë me nota humori.

    Cila ka qenë gjëja më e çuditshme që pe brenda shtëpisë së Edi Ramës?

    Ermal Mamaqi: Libraria, ishte e çrregullt. Ishte e bukur, por ishte e çrregullt. Librat nuk ishin të vënë në vend të vet, por ishin në vende të ndryshme, në anën tjetër gjeje një mal me libra. Ishte si një instalacion artistik, si një skulpturë e një libri që lexohet dhe ka punë aty.

  • Shumë surpriza dhe dy hyrje të reja që pritet të trondisin shtëpinë! Çfarë do ndodhë në spektaklin e sotëm të Big Brother VIP

    Shumë surpriza dhe dy hyrje të reja që pritet të trondisin shtëpinë! Çfarë do ndodhë në spektaklin e sotëm të Big Brother VIP

    Në shtëpinë e Big Brother Vip dinamikat dhe debatet sa vijnë e shtohen, teksa banorët janë përballur me sfida të shumta.

    Një situatë e pazakontë në shtëpinë e “Big Brother Vip”. ‘Hallva e vdekjes’, siç e quajti Erjola përgatitur për çiftin Ilnisa-Meriton ka ‘ndezur gjakrat’ si kurrë më parë.

    Thyerje e rregullave apo çështje morali? Kush do të eleminohet?

    Me shumë surpriza dhe dy hyrje të reja që pritet të trondisin shtëpinë!

    Për këto dhe shumë të tjera, do të keni mundësi ta ndiqni spektaklin LIVE, në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2“, si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.

    “Big Brother Vip” sonte, në drejtimin e Ledion Liços, ora 21:00, vetëm në Top Channel!

  • Pas gjestit me heqjen e rripit, Romeo ia thotë në sy Meritonit: Me ty jam… (Video)

    Pas gjestit me heqjen e rripit, Romeo ia thotë në sy Meritonit: Me ty jam… (Video)

    Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

    Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Një nga situatat më të komentuara ka qenë lidhur me veprimin e Meritonit, i cili gjatë një debati me Riken hoqi rripin e pantallonave.

    Romeo, i cili kujtojmë se është shok jashtë me Meritonin, duket se nuk e ka pëlqyer aspak sjelljen e tij, duke iu shprehur si më poshtë:

    Romeo: Një nga gjërat më të vështira që kam pasur në këtë shtëpi është shoqëria ime me ty. Ti e di që unë të dua shumë, por kam vënë re që situata e dytë kjo, që unë mërzitem më shumë te ty. Më dëgjo pse ndihem i zhgënjyer me ty… nuk më pëlqeve te dhoma që po merreshe me Rozën.

  • “Je sjellë si copë m…”- Veprimi i Meritonit agravon debatin mes Eglës dhe Ilnisës, aktorja: Ik mbyll gojën! Je po aq bashkëfajtore sa partneri yt

    “Je sjellë si copë m…”- Veprimi i Meritonit agravon debatin mes Eglës dhe Ilnisës, aktorja: Ik mbyll gojën! Je po aq bashkëfajtore sa partneri yt

    Veprimet e Meriton Mjekiqit ndaj Rike Roçit një natë më parë në BBV, kanë ndezur sërish debate mes banorëve, por këtë herë mes partneres së tij, Ilnisa Agolli dhe aktores Egla Ceno.

    Egla është shprehur e zhgënjyer nga qëndrimi i Ilnisës ndaj kësaj situate, duke u shprehur se ajo duhet të kishte reaguar dhe Meritoni t’i kërkonte falje Rikes.

    “Je sjell si cop m…”, i tha Egla, ndërsa shtoi më tej “Je po aq bashkëfajtore sa ai me qëndrimin tënd. Nuk mund të bësh ti ‘unë jam zonjë, nuk e di çfarë ka bërë partneri im’”.

    Nga ana tjetër Ilnisa u shpreh se nuk ishte prezente kur ka ndodhur situata dhe sipas saj, nuk ka pasur çfarë të bëj.

    Pjesë nga debati:

    Ilnisa: Mos shpik Egla. Se ti nuk di as edhe një gjë, zero. As edhe një gjë nuk di.

    Egla: E di çfarë figure ke bërë dje..

    Ilnusa: Çfarë figure? Që nuk isha prezente?

    Egla: Si u solle më vonë mi.

    Ilnusa: Si u solla? Fola sa fola. Çfarë duhet të bëja unë?

    Egla: Nëse të intereson marrëdhënia me të duhet të kishe bërë që ai të mos flinte pa i kërkuar falje Rikes. Asnjë gjë nuk është bërë akoma, por dije që je në shtëpinë e Vëllait të madh, nga ku nuk duhet të dali një mesazh I tillë kurrën e kurrës.

    Ilnisa: Po ti e di sa i rënduar është ai?

    Egla: A je në një marrëdhënie me atë çunin ti moj, se të shoh që fle më të? A je në marrëdhënie më të apo jo?

    Ilnisa: Po.

    Egla: Atëherë je sjell si cop m….

    Ilnisa: Kontrollohu!

    Egla: Më ka ikur truri dje për ta mbajtur veten që të mos agravohej situata. Unë nuk po aktroj.

    Ilnsa: Ç’të duhet ty se c’marrëdhënie kam unë me atë, po ik

    Egla: Ja që më duhet se jetoj këtu. Mbyll gojën të paktën! Je po aq bashkëfajtore sa ai me qëndrimin tënd. Nuk mund të bësh ti ‘unë jam zonjë, nuk e di çfarë ka bërë partneri im’.

    Ilnsa: Duhet të të jap llogari ty?

    Egla: Po mi, se jetojmë këtu. Po ik mbushu, thuaj atij çunit si është atë bëj.

  • I përmendi burrërinë, Meritoni heq rripin, Rikja shpërthen në lot

    I përmendi burrërinë, Meritoni heq rripin, Rikja shpërthen në lot

    Rikja është përplasur sot me Meritonin dhe situata mes tyre ka degraduar. Meritoni nuk ka duruar më pasi Rikja i ka thënë se nuk është burrë dhe Meritoni pas debatit ka hequr rripin. Ky gjest e ka prekur Riken, e cila ka shpërthyer në lot.

    “Po e ka tepru. A do t’ja deshmoj që jam burrë”, tha Meritoni.

    “Do me heq pantallonat me më tregu mua që je burrë? Po s’i s’ke turp?”, i tha Rikja.

    Më pas ajo shpërtheu në lot duke kërkuar të largohet. “Dua të iki”, tha Rikja teksa disa prej banorëve janë afruar ta qetësojnë.

  • ‘E pa aftë Zoti!’, Egla shpërthen në lot pas debatit me Rozën: Ku e di ajo sa jam përpjekur unë të kem fëmijë?!

    ‘E pa aftë Zoti!’, Egla shpërthen në lot pas debatit me Rozën: Ku e di ajo sa jam përpjekur unë të kem fëmijë?!

    Egla ka shpërthyer në lot teksa ndodhej në oborr bashkë me Sarën dhe Bardhin, kur u tregoi për një debat që kishte pasur më herët me Rozën.

    Egla u shpreh se Roza i ka thënë diçka të tmerrshme, lidhur me një koment që i kishte bërë për fëmijë.

    “Dje Roza më ka thënë një gjë të tmerrshme se më lëndoi shumë. Nuk prekem me Rozën , por prekem me gjithë gjënë… Është shumë plehrë. E paftë Zoti. Zoti e paftë! Do ia nxij ekzistencën këtu brenda. Do ia qis prej hundësh! Ku e di ajo sa jam përpjekur unë të kem një fëmijë?”, dëgjohet të thotë Egla.