Category: Showbiz

  • Gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, reagon motra e Erjolës

    Gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, reagon motra e Erjolës

    Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e BBV, ku Erjola pas debateve të shumta me Ilnisën dhe Meritonin, ka gatuar një një hallvë, e quajtur “hallva e vdekjes për çiftin Ilnisa-Meriton”.

    “Si lojtare s’do ta bësh gjumin rehat, si banore po iki të ta ha hallvën. Figurativisht, për mua ke vdekur…”, ka thënë Erjola.

    Ky veprim ka sjellë shumë debate tek banorët, ku shumë prej tyre e kanë kritikuar këtë veprim të Erjolës. Sigurisht që kjo e ka prekur shumë Ilnisën, e cila e quajti të shëmtuar që t’i urosh dikujt vdekjen dhe madje ka shpërthyer në lot.´

    Pas kësaj ngjarjeje, ka reaguar vëllai i Ilnisës, e cili ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, ku shihet së bashku me vajzën e gazetares, Anaisin.

    Ndërsa ditën e sotme, ka ardhur edhe reagimi i motrës së Erjolës, e cila nuk e kupton pse njerëzit kanë reaguar kaq ashpër ndaj Erjolës, dhe sipas saj Ilnisa e ka hiperbolizuar situatën.

    “Nuk e kuptoj pse kanë reaguar kaq ashpër kur është brenda ‘kuadrit të lojës’. Nuk jam brenda Ilnisës por mendoj që Ilnisa e ka bërë më të madhe seç duhej”.

  • Këngëtarja shqiptare: Burri më ka rrahur para nënës time. Ju tregoj ditën më të keqe kur ishim në Sarandë (Video)

    Këngëtarja shqiptare: Burri më ka rrahur para nënës time. Ju tregoj ditën më të keqe kur ishim në Sarandë (Video)

    Ish-Miss Kosova, por edhe këngëtare, Drenusha Latifi ka bërë një rrëfim tronditës në programin “Kosova Today”. E përlotur ajo ka treguar për audiencën e programit realitetin e hidhur me të cilin ka bashkëjetuar për vite me radhë. Latifi tha se ka përjetuar dhunë të tmerrshme fizike nga ish-bashkëshorti.

    Ajo tregoi para moderatorëve se dhuna ka ndodhur gjatë bashkëjetesës me ish-bashkëshortin në Suedi.

    Ajo çfarë i bën edhe më dramatike këto episode të dhunës është fakti se në banesë çifti ka patur edhe dy fëmijët e tyre të mitur, madje Latifi rrëfeu se në një prej rasteve ish-partneri e ka goditur edhe në prani në nënës së saj.

    Latifi kosovare edhe pas divorcit ka pranuar se ka patur sistematikisht dhunë psikologjike nga ana e babait të fëmijëve të saj, për shkak të ‘luftës’ për kujdestarinë e fëmijëve.

    Ajo ka ndarë si prova materiale fotografitë dëmtimet e pësuara sipas saj nga dhuna e ushtruar prej ish bashkëshortit.

    Bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike përgjatë pushimeve verore në Sarandë, një ditë përpara se vajza e tyre të kishte ditëlindjen.

    Sipas saj, gjendja e dhunshme e ish-burrit të saj mund të ishte stimuluar edhe nga substancat narkotike dhe përdorimi i alkoolit.

    “Kjo ka qenë dita më e keqe e jetes sime. Ishim në Sarandë me pushime. Një ditë përpara kishte vajza ime ditëlindjen. Ishim në makinë fatmirësisht, u ktheva të marr diçka në dhomë e aty u sulmova fizikisht. Është shumë e rëndë për mua të flas për këtë temë”, ka thënë ajo.

    “Prandaj kam qenë shumë e shqetësuar dje, kur sheh një dhunues që flet aq lehtë për diçka që e ka bërë dhe e mohon. Unë nuk besoj se një femër mundet të ndahet prej dikujt se ka qejf.

    Asnjëherë nuk ndodh kjo. E kam pasur shumë të vështirë të flas për këtë temë, për këtë nuk kam shkuar as në polici. Ai ka pasur edhe nga substancat narkotike që i ka përdorur, edhe alkooli pastaj në shumicën e rasteve”, tha ajo.

  • Lexon lajmet, Sara habitet nga komentet se Silvi është ishi i saj, i kthehet banorit të ri: Ou ça thua ti ore, do të… (Video)

    Lexon lajmet, Sara habitet nga komentet se Silvi është ishi i saj, i kthehet banorit të ri: Ou ça thua ti ore, do të… (Video)

    Banorët e Big Brother Vip kanë pasur mundësi sot të njihen me disa nga lajmet më të klikuara për banorët e këtij edicioni.

    Ndër to ishte edhe lajmi që Silvi banori i ri i BBV3 është aluduar si një nga ish të dashurit e Sarës.

    Sara, në prani edhe të Bardhit ka reaguar e habitur.

    “Ça thonë këta? A është pikëpyetje? Qenkam bërë personazh për këto lidhjet ëa! Hë mo Silvi do të marrësh famë?”, është shprehur Sara.

    Ndërkohë banorët e tjerë pyesin se çfarë janë këto fotot që pritet të dalin mestyre. Por ajo që vihet re është edhe tensionimi i Bardhit.

  • “Do tallesha me të”, ish-konkurrentja BBV2 komenton reagimin e Ilnisës për planin e Erjolës: Një veprim tërësisht i ulët…

    “Do tallesha me të”, ish-konkurrentja BBV2 komenton reagimin e Ilnisës për planin e Erjolës: Një veprim tërësisht i ulët…

    E ftuar në një emision televiziv ishte ish-konkurrentja BBV2, Zhaklina Gjolla.

    Ditën e djeshme në shtëpinë e “BBV” shpërtheu një debat i fortë mes Ilnisës dhe Erjolës, ku kjo e fundit i tregoi Ilnisës se ka ‘vdekur’ për të në kuptimin figurativ.

    Ilnisa u shfaq mjaft e prekur nga situata dhe tha se ka një vajzë jashtë qe e sheh.

    Ja çfarë thotë Zhaklina në lidhje me këtë debat:

    Një nga debatet më të ulëta. Është gallatë nga ana e spektaklit por nga ana e njerëzillëkut, e inteligjencës emocionale e vlerësoj me minus 100.

    Një veprim tërësisht i ulët, Erjola është treguar si ato plakat shtriga që kanë vetëm mallkime dhe sharje.

    “Të kam bërë hallvën” ka të bëjë më formimin kulturor të njeriut, mua nuk do më kishte shkuar kurrë në mendje. Figuracioni i kësaj lë gjurmë të fortë.

    Gjithsesi, po të isha unë nuk do ta gjykoja dhe të prekesha kaq shumë sa u prek Ilnisa.

    Ul pikë për atë personin tjetër dhe maksimumi që mund të bësh është të tallesh me veprimin, unë të paktën kështu do të bëja.

    Erjola është organizuar shumë, thuri edhe një plan për t’ju afruar Meritonit dhe Ilnisës.

  • “Çfarë mllefi ke ndaj meje”/ Plas sherri në BBV3, ‘nxehen gjakrat’ mes Julias dhe Eglës: Kam ardhur të të … (Video)

    “Çfarë mllefi ke ndaj meje”/ Plas sherri në BBV3, ‘nxehen gjakrat’ mes Julias dhe Eglës: Kam ardhur të të … (Video)

    Dihet tashmë se debatet mes Julias dhe Eglës nuk mund të mungojnë në shtëpi e kështu ka ndodhur edhe së fundmi. Julia nuk ka kursyer kritikat dhe ofendimet ndaj Eglës të cilat ishin jo pak të lehta. Julia e quan Eglën si “mish me dy sy”, “mizerje” dhe si “një turp i madh për gratë shqiptare”.

    Egla: Çfarë mllefi ke ndaj meje, kur ke vetëm dy ditë që ke ardhur?

    Julia: Kam ardhur të të nxjerr ty nga shtëpia.

    Egla: Aa epo vazhdo. Po më dridhen gjunjët.

    Julia: O grua e keqe, o grua e ligë! Turp të kesh. Nuk prezanton gruan shqiptare, je një turp i madh për gratë shqiptare, mizerje, ik o dreq. Ti nuk kupton asnjë gjë, ti je një copë mishi me dy sy.

    Egla: Ke dy ditë që ke ardhur dhe më urren.

    Julia: Je një copë mishi me dy sy që turpëron gratë shqiptare, brezin tonë, nënat shqiptare, artistet shqiptare, çdo gjë turpëron.

  • Erjola gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, reagon motra e saj

    Erjola gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, reagon motra e saj

    Një ngjarje e pazakontë ndodhi pasditen e djeshme në shtëpinë e ‘BBV3’. Pas një ‘kurthi’ që Erjola thuri për Ilnisën dhe Meritonin, i gatoi gjithashtu një ‘hallvë vdekje për çiftin’.

    Reagimet kanë qenë të shumta si prej banorëve të shtëpisë por edhe jashtë saj.

    Sakaq në një intervistë të dhënë së fundmi ka reaguar dhe motra e Erjolës, e cila nuk e kupton pse njerëzit kanë reaguar kaq ashpër ndaj Erjolës, dhe sipas saj Ilnisa e ka hiperbolizuar situatën.

    ‘Nuk e kuptoj pse kanë reaguar kaq ashpër kur është brenda ‘kuadrit të lojës’. Nuk jam brenda Ilnisës por mendoj që Ilnisa e ka bërë më të madhe seç duhej.’

  • E PAPRITUR / Banorja bën gati valixhet, thotë se do largohet nga Big Brother për këtë arsye!

    E PAPRITUR / Banorja bën gati valixhet, thotë se do largohet nga Big Brother për këtë arsye!

    Ledjona Xheladinaj thotë se ka marrë një vendim për tu larguar nga spektakli i Big Brother Albania Vip 3.

    Në një bisedë me Erjolën ajo tregoi se nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi dhe se e ka marrë malli për vajzën.

    Pjesë nga diskutimi me Erjolën:

    Erjola: Po rri moj se je pretendente për ta fituar

    Ledjona: Po kemi edhe jetën jashtë plus që jam shumë e ngarkuar edhe kaq nuk dua të rri më ju vazhdoje.

  • “Gjithmonë i ke mjelë! Vijnë me dëshirë”/ Degjeneron debati në BBV, Ilnisa ofendon dy banoret që qëndrojnë pranë Julian Dedës: Janë haremi yt!

    “Gjithmonë i ke mjelë! Vijnë me dëshirë”/ Degjeneron debati në BBV, Ilnisa ofendon dy banoret që qëndrojnë pranë Julian Dedës: Janë haremi yt!

    Gazetarja Ilnisa Agolli ka ofenduar dy banoret që qëndrojnë krah Jul Dedës duke i quajtur “haremi” i tij.

    “Gjithmonë i ke mjelë”, i drejtohet ajo aktorit, referuar dy konkurrenteve, Lediona Xheladinaj dhe Erjola Doçi.

    Teksa Jul Deda iu drejtua duke i thënë që “nuk flitet kështu për femrat”, ajo iu kthye “ato të vijnë me dëshirë dhe të thonë na përdor në lojë”.

    Pjesë nga debati:

    Ilnisa: Gjithmonë i ke mjelë (Referuar Erjolës dhe Ledionës)

    Juli: Nuk flitet kështu për femrat

    Ilnisa: Atë e bën ti, nuk përdoren femrat

    Juli: E di unë se çfarë bëj

    Ilnisa: Pavarësisht se ato të vijnë me dëshirë dhe të thonë na përdor në lojë!

    Po të zihet haremi shko hidhi një sy. Apo ke Ledionën që administron

    Juli: I rregullon vetë ajo

    Ilnisa: Sa mirë e ke ndarë sulltanatin tënd të mjerë

    Juli: Pse të shqetëson, je pa fantazi asgjë

  • Lis Myrtaj në një lidhje të re dashurie pas daljes nga “BBV”? Vëllai i zbulon ‘sekretin’

    Lis Myrtaj në një lidhje të re dashurie pas daljes nga “BBV”? Vëllai i zbulon ‘sekretin’

    Elvis Myrtaj ishte një nga ato personazhe të “Big Brother Vip” që u përqafua menjëherë dhe me shumë dashamirësi nga publiku, edhe pse rrugëtimi i tij nga shtëpia përfundoi herët.

    E ndërsa Lisi i është kthyer jetës së tij normale, disa gjëra kanë ndryshuar, teksa ai me sensin e humorit si gjithnjë, thotë se tashmë ‘është VIP’ dhe se edhe rrjetet sociale ia menaxhon vëllai.

    I ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ai si rrallë herë foli për jetën e tij private, duke treguar se pasi doli nga shtëpia, ka nisur edhe një njohje të re. Kjo deklaratë erdhi pas një loje, ku vëllai i tij, pyetjes se kur ishte takimi i fundit i Lisit me një vajzë, iu përgjigj ‘dje’.

    “Dje jam takuar me një vajzë”, duke lënë të kuptohet se është në hapat e para të një romance.

  • “Kam parë Erjola Doçin duke bërë s**s”- Roza Lati befason me deklaratën për moderatoren

    “Kam parë Erjola Doçin duke bërë s**s”- Roza Lati befason me deklaratën për moderatoren

    Moderatorja, Roza Lati ka habitur me deklaratën e saj teksa u ka rrëfyer banorëve të Big Brother Vip, se ka parë prezantuesin Erjola Doçi duke bërë seks.

    Roza Lati u shpreh se ka parë Erjolën në ëndërr duke kryer marrëdhënie seksuale dhe ishte e zhveshur, ndërsa kërkoi nga banorët e tjerë t’i interpretonin ëndrrën.

    “Nuk e pashë vetëm unë, por e panë edhe shumë veta të tjerë në ëndrrën time”, tha ajo.

    Ndërsa aktori Jul Deda iu drejtua se “mos të ka shkuar mendja ty?”, diçka që u mohua nga moderatorja.

    Biseda:

    Roza: Kam parë në ëndërr Erjolën duke bërë seks. Lakuriq. Nuk ishim këtu… Ça do të thotë në ëndërr ku je duke bërë seks?

    Juli: Mendoj se të ka shkuar mendja ty

    Roza: Nuk është fare kështu

    Juli: Nuk është fare kështu, po është e vërtetë

    Egla: Marrëdhënia në ëndërr është siklet

    Roza: Nuk e pashë vetëm unë, por e panë edhe shumë veta të tjerë në ëndrrën time