Category: Showbiz

  • Egla ngacmon Erjolën për Silvin, nuk përmbahet aktorja: Dua edhe unë një burrë këtu, Sara dhe Bardhi nisin ta ngacmojnë

    Egla ngacmon Erjolën për Silvin, nuk përmbahet aktorja: Dua edhe unë një burrë këtu, Sara dhe Bardhi nisin ta ngacmojnë

    Tek sa qëndronin në oborr Egla, Bardhi dhe Sara kanë diskutuar rreth pëlqimit që ka Erjola ndaj banorit të ri Silvit.

    Egla i tregon Sarës dhe Bardhit se e ka pyetur moderatoren nëse i pëlqen banori i ri dhe përgjigja e saj ka qënë pozitive. Por mesa duket modelja dhe këngëtari e kanë ngacmuar aktoren pasi kjo e fundit ka shprehur dëshirën se do edhe ajo një burrë.

    Pjesë nga biseda:

    Egla: E pyeta Erjolën, a të pëlqen Silvi? Më tha po e kam shprehur edhe më parë, do ta shihni më vonë

    Bardhi: Ishalla e kanë qëllimin e pastër

    Egla: Dua dhe unë një burrë

    Sara: Egla si e do? Ti bëj kërkesë ‘Vëllait të Madh’

    Për më tepër ndiqni videon

  • Emri i Heidit përmendet në “Grande Fratello”, për çfarë po e komentojnë?

    Emri i Heidit përmendet në “Grande Fratello”, për çfarë po e komentojnë?

    Banorja e “Big Brother Vip Albania 3” Heidi, vazhdon të përflitet në “Grande Fratello” edhe pse nuk është më konkurrente atje, por në “Big Brother Vip”.

    Në një bisedë në oborr, banorja Letizia Petris, e kujton Heidin si një konkurrente të fortë që godiste kur fliste.

    Ajo ndër të tjera thotë se i mungon, ndërsa e komplimenton si një femër tërheqëse me të cilën banori që kishte do të dashurohej me të.

    “Një konkurrente që nuk e mendoja që do më mungonte kaq shumë është Heidi. Ti do ishe dashuruar me atë, ajo ishte një femër e vërtetë. Heidi ishte dhe është shumë tërheqëse, super femër, si Marilyn Monroe. Ajo qeshte por të godiste me fjalët. E vetmja që e bëri Anitën për të qarë”, tha ajo.

  • Divorci mes Besit dhe Xhensilës, avokatja tregon si qëndron e vërteta

    Divorci mes Besit dhe Xhensilës, avokatja tregon si qëndron e vërteta

    Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku, janë kthyer në kryefjalë të medias rozë kohët e fundit, pasi përflitet për një ndarje të mundshme mes tyre.

    Dy artistët, një nga çiftet më të njohura të estradës shqiptare, nuk kanë konfirmuar e as hedhur poshtë zërat, por pas veprimeve të tyre, fansat janë të sigurt për ndarje, ose të paktën krisje në marrëdhënie.

    Ata nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në “Instagram”, ndërsa dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale.

    Së fundmi, në rrjet flitet edhe për divorc, madje ka të tjerë që thonë se kjo kërkesë është bërë nga çifti, për shkak se duan të shpëtojnë pasurinë e tyre.

    Në një intervistë në Ëake Up, avokatja Nexhi Beqiri, tha se në të vërtetë nuk ka asnjë kërkesë padie në gjykatë për ndarje.

    “Flitet por akoma s’ka një kërkesë padie në gjykatë. Mund të ndodhë që mund të jenë fjalë. Ndonjëherë e bëjnë edhe për zhurmë për të tërhequr vëmendjen. Mund të jetë dhe ajo e vërteta që duan t’i shpëtojnë një hetimi pasuror. E para nëse është një pasuri që është vënë kur je bashkë nuk i shpëton dot”,-tha avokatja.

  • “Më vjen të të pështyj tani”, Egla vijon debatin e ashpër me Ledjonën (Video)

    “Më vjen të të pështyj tani”, Egla vijon debatin e ashpër me Ledjonën (Video)

    Debati mes Eglës dhe Ledjonës nuk ka përfunduar me kaq. Pasditen e sotme, dy banoret janë përplasur me njëra-tjetrën, jo vetëm me fjalë ofenduese por Egla madje i ka hedhur batanijen Ledjonës sipër kokës.

    Egla: Më vjen të të pështyj por me mend të kam pështyrë.

    Ledjona: Të më pështysh ti mua? Po hajde provoje.

    Egla: Nuk mundem se nuk ma lejon etika.

    Ledjona: Nuk ta mban.

    Egla: Dhe më vjen keq që pështyma ime të të prekë fytyrën tënde.

    Ledjona: Provoje, provoje, por nuk ta mban.

    Egla: Me vjen keq të harxhoj pështymën time për ty

  • “Mos ma hidh batanijen mua në fytyrë, e poshtër”, ‘nxehen gjakrat’ mes Eglës dhe Ledjonës: O femër… (Video)

    “Mos ma hidh batanijen mua në fytyrë, e poshtër”, ‘nxehen gjakrat’ mes Eglës dhe Ledjonës: O femër… (Video)

    Ka agravuar në ofendime dhe tensione debati mes Eglës dhe Ledjonës, teksa kjo e fundit në një moment i ka tërhequr batanijen.

    Të dyja banoret e Big Brother VIP nuk kanë kursyer aspak ofendimet, të cilat e rënduan më tepër situatën.

    Egla: E degjenerume. M’u zhduk, je zero me xhufkë. Ti je një budallaqe.

    Ledjona: E degjeneruar je ti. Ke treguar çdo fytyrë tënden.

    Egla: Unë nuk merrem më me ty, ma shpif.

    Ledjona: Mos ma hidh mua ashtu. Këtë mua jo në fytyrë, o femër e poshtër.

    Egla: Ai gjesti është dhunë. Ti je e pafytyrë.

  • “Copë mishi me dy sy, mbylle gojën”- Agravon debati mes dy aktoreve, Julja- Eglës: Je një turp i madh, o grua e keqe!

    “Copë mishi me dy sy, mbylle gojën”- Agravon debati mes dy aktoreve, Julja- Eglës: Je një turp i madh, o grua e keqe!

    Debati vazhdon të jetë i ndezur mes dy aktoreve brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip 3’. Julja Ilirjani është përplasur ashpër me Egla Cenon, duke e cilësuar këtë të fundit një turp për gratë shqiptare dhe brezin e tyre.

    Debati me tone të ashpra ka çuar Eglën dhe Juljan të përdorin terma ofendues ndaj njëra-tjetrës.

    Pjesë nga debati:

    Egla: Ti më urren, më urren

    Julja: Po mbylle moj gojën, nuk kam urrejtje. Ti shpërhap urretje

    Egla: Ca ke?

    Julja: Po mbylle moj gojën

    Egla: Ti pardje erdhe, ca të kam bërë

    Julja: Ja këto ke bërë, që bën

    Egla; Çfarë janë ato

    Julja: Që shan njerëzit! Për çfarë më afrohesh ti mua?

    Egla: Se po bisedoj me ty, çfarë ka të intimidoj?

    Julja: Pse s’të vjen zëri im ty

    Egla: Çfarë mllefi ke me mua?

    Julja: Kam ardhur për të të nxjerrë ty nga shtëpia

    Egla: Aaa, vazhdo lojën. Më fol içik (i drejton shpatullën)

    Julja: Po, po, të flas unë nga të gjitha drejtimet Egla Ceno

    Egla: Po më dridhen gjunjët

    Julja: Mos u mërzit fare, nga të gjitha drejtimet, o grua e keqe, o grua e ligë. Turp të kesh!

    Egla: Po më dridhen gjunjët, shoqja laje

    Julja: Turp të kesh! Nuk prezanton gruan shqiptare ti

    Egla: E prezanton ti me mllefin tënd

    Julja: Je një turp i madh për gratë shqiptare! Turp! Mizerje

    Egla: Shikoje fytyrën kur flet. Ke një mllef të tmerrshëm, të frikshëm

    Julja: Unë kam një mllef të tmerrshëm? Ti nuk kupton asgjë, je një copë mishi me dy sy

    Egla: Ke ardhur përpara dy ditësh dhe më urrën

    Julja: Je një copë mishi me dy sy që turpëron gratë shqiptare, brezin tonë, nënat shqiptare, artistet shqiptare, çdo gjë e turpëron.

    Egla: Ti nuk je brezi im

  • ‘Imagjino ta kesh grua atë’, Ilnisës s’i del e keqja me Erjolën: Ruaju nga dora e atij që të ushqen (Video)

    ‘Imagjino ta kesh grua atë’, Ilnisës s’i del e keqja me Erjolën: Ruaju nga dora e atij që të ushqen (Video)

    Ilnisa vazhdon të jetë e prekur dhe rënduar emocionaliosht pasi Erjola zbuloi lojën e saj për të dhe Meritonin dhe sot siç pretendoi për ta përmbyllur gjithë skemën e ngritur me dy banorë të tjerë, i bëri në mënyrë simbolike “hallvën e vdekjes”.

    Teksa po qëndronte me Meritonin në oborrin e shtëpisë, Ilnisa është shprehur e shqetësuar për sjelljen dhe veprimet e Erjolës duke ngritur pikëpyetje sesi mund një mashkull të tërhiqet nga ajo. Sakaq, ende në shtëpi nuk ka mbërritur një zarf i zi për degradimin e situatës, ndërkohë që jashtë ka nisur zhurma dhe komentet për veprimin e Erjolës.

    Biseda e plotë:

    Ilnisa: Imagjino me e pas gru këtë, me e fut në shpi, mos me të dhënë ushqim siç nuk na jep neve. Mbaj mend një frazë që ma kanë thënë: Ruaju nga dora e atij që të ushqen. Po si ka mundësi.

  • “Je bërë ushtare”/ ‘Nxehen gjakrat’ në ‘BBV3’, debat i ashpër mes Sara Karaj dhe Romeos: Nuk je lider, shko tek…

    “Je bërë ushtare”/ ‘Nxehen gjakrat’ në ‘BBV3’, debat i ashpër mes Sara Karaj dhe Romeos: Nuk je lider, shko tek…

    Romeo: Kjo është ushtare. Po ti pse merr fajkë o zogu vogël, çfarë ke?

    Sara Karaj: Ti the unë jam lider. Ti je lider, lejon femrat të flasin për moralin dhe vjen i drejton gishtin kësaj. Ky je ti. Shko tek grupi i ligë se vetëm do të përdorësh njerëzit.

    Romeo: Pse ti je tek grupi i mirë ti? Je bërë ushtare.

    Sara Karaj: Nuk më përdor dot. T’i kuptoj lojërat në ajër. Ti përdor njerëz dhe situata.

  • Bes Kallaku dhe Xhensila duan të divorcohen për t’i shpëtuar hetimit pasuror? Avokatja tregon si qëndron e vërteta

    Bes Kallaku dhe Xhensila duan të divorcohen për t’i shpëtuar hetimit pasuror? Avokatja tregon si qëndron e vërteta

    Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë kthyer në kryefjalë të medias rozë kohëve të fundit, pasi përflitet për një ndarje të mundshme mes tyre.

    Dy artistët nuk kanë konfirmuar dhe as hedhur poshtë zërat.

    Ata nuk ndiqen më me njëri tjetrin në Instagram, ndërsa dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale.

    Së fundmi në rrjet flitet edhe për divorc, madje ka të tjerë që thonë se kjo kërkesë është bërë nga çifti për shkak se duan të shpëtojnë pasurinë e tyre.

    E ftuar në Wake Up, avokatja Nexhi Beqiri tha se në të vërtetë nuk ka asnjë kërkesë padie në gjykatë për ndarje.

    “Flitet, por akoma s’ka një kërkesë padie në gjykatë. Mund të ndodhë që mund të jenë fjalë. Ndonjëherë e bëjnë edhe për zhurmë për të tërhequr vëmendjen. Mund të jetë dhe ajo e vërteta që duan t’i shpëtojnë një hetimi pasuror. E para nëse është një pasuri që është vënë kur je bashkë nuk i shpëton dot”, tha avokatja.

    Ndoshta kjo histori është krijuar nga vetë dyshja për të qenë në qendër të vëmendjes.

  • Çfarë po ndodh në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’? Erjola përgatit hallvën “e vdekjes” për çiftin Ilnisa-Meriton

    Çfarë po ndodh në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’? Erjola përgatit hallvën “e vdekjes” për çiftin Ilnisa-Meriton

    E teksa, duket se banorët po ndahen në grupe, apo edhe po kalojnë nga grupi në grup, Erjola dhe çifti Ilnisa-Meriton kanë pasur zënka e debate të shumta. Edhe pse Erjola njihej me Meritonin që jashtë, duket se kjo nuk i ka ndalur debatet mes Ilnisës dhe Erjolës.

    Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, Erjola ka ngritur një ‘plan ‘kurth’ për t’u shtirur si mikesha e Ilnisës, plan ky që e njohin edhe Juli me Ledjonën. Nga ana tjetër, gjatë mbrëmjes së djeshme, Erjola i ka thënë Ledjonës:

    “Do i bëj një copë hallvë. E ke parasysh për çfarë bëhet hallva?! Do i them po ha hallvën tënde se ti dhe ai për mua keni vdekur si banorë. Nuk do i lë të qetë, nuk do i lë të flenë gjumë…”

    Sot ajo po gatuan një hallvë, që sigurisht nuk ka munguar nga komentet dhe batutat e banorëve të tjerë. Egla ka thënë se ndoshta do gatuhet një hallvë për çdo eliminim, teksa Ilnisa i ka kërkuar shpjegime Erjolës.

    “Natën kur pashë klipin u preka. E patë reagimin tim. U ula me ty më dole në shteg. Vura veten në një test, e di që deri dje nuk e kishe kuptuar afrimitetin tim me ty. Unë u afrova me ty për të të vënë në lojë ty dhe Meritonin. Një person që u prek, iu cenua burrëria… Ti ma jep dorën për lojë, sapo i thashë Julit që ti përdor vajzat. Hakmarrjen do të ta servir në një pjatë të ftohtë… Si lojtare s’do ta bësh gjumin rehat, si banore po iki të ta ha hallvën. Figurativisht, për mua ke vdekur…”