Category: Showbiz

  • Plas debati në Big Brother! Kriset shoqëria mes Romeos e Rikes: Ti je pa karakter

    Plas debati në Big Brother! Kriset shoqëria mes Romeos e Rikes: Ti je pa karakter

    Kriset shoqëria mes Romeo Veshajt dhe Rike Roçit në Big Brother.

    Rike thotë se Romeo se ka filluar ta godasë pas shpine, ndërkohë që ai e quan vajzë pa karakter.

    Debati:

    Romeo: Ik ha bar, ik ha ndonjë lakër, për ty ka vetëm lakra në buxhet.

    Françeska: Mos i thuaj ha bar sepse është ofendim.

    Romeo: Po ajo sapo të tha qofte ty.

    Françeska: Edhe? Ka koefidenca ajo.

    Rike: Ti je pa sedër!

    Romeo: Ti je pa karakter.

    Rike: Ka kamera këtu, mos harro.

    Romeo: Je gocë pa karakter.

    Rike: T’i kam thënë gjërat në sy, por t’i nuk i pranon.

    Romeo: Kështu je ti si sëmundje e butë me të gjithë.

    Rike: Të vret sëmundja, ki kujdes. Tani ndaje jam sëmundje që të vret apo jo?

    Romeo: Jo vetëm të mpin pak dhe del ikën pastaj. Vetëm po zure vendin e Ledjonës nuk do dalësh.

  • Pritjes së ëmbël po i vjen fundi, por Kiara ka një kërkesë për ndjekësit(Foto)

    Pritjes së ëmbël po i vjen fundi, por Kiara ka një kërkesë për ndjekësit(Foto)

    Së shpejti çifti më i komentuar i shtypit rozë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të bëhen prindër për herë të parë,

    por çifti ende nuk e ka gjetur një emër për vajzën. Prandaj Kiara ka kërkuar ndihmën e fansave përmes një postimi në InstaStory.

    “Emra për vajza? Hall më vete”, shkruan Kiara.

  • “Do t’i ha hallvën”, Erjola vazhdon me Ledjonën planin për Ilnisën

    “Do t’i ha hallvën”, Erjola vazhdon me Ledjonën planin për Ilnisën

    Erjola me Ledjonën kanë qenë duke biseduar me njëra-tjetrën për planin që ato të dyja në bashkëpunim me Julin kanë thurur për Ilnisën dhe Meritonin. Në bisedë e sipër Erjola i thotë diçka mjaft të frikshme Ledjonës, që mendohet se do t’ja thojë Ilnisës, por në kontekstin e lojës:

    Erjola: Do ha hallvën tënde se ti dhe filani (Meritoni) për mua keni vdekur. Si banorë, jo si njerëz. Në kuptimin figurativ. Nuk do i lë të qetë, le të më kthehet gjithë shtëpia kundër, ky është plani im.

  • I tha se ka varësi nga substancat dhe bën një gjest me hundë, Sara Gjordeni qan me dënesë pas deklaratës së Roza Latit

    I tha se ka varësi nga substancat dhe bën një gjest me hundë, Sara Gjordeni qan me dënesë pas deklaratës së Roza Latit

    Sara Gjordeni dhe Roza Lati kanë pasur një debat të fortë gjatë ditës së djeshme (e mërkurë).

    Ka qenë moderatorja e cila i ka thënë modeles se duhet të marrë qetësues pasi po e sheh shumë të nervozuar.

    Ajo madje kishte bërë edhe një gjest me hundë duke i thënë se është e varur.

    Për këtë debatoi edhe me Bardhin, teksa tha se nuk kishte ndonjë qëllim.

    “Njeri i varur prej hapave, njeri i çmendur, njeri që ka luajtur mendsh”, iu drejtua këngëtari.

    Sara më pas u pa e ulur në oborr duke qarë me dënesë për këto fjalë të moderatores.

    Roza kërkoi të sqarohej sot (e enjte) me të, gjersa thekson se nuk e ka menduar atë. “Për shpirt të tim ati nuk e kisha në kuptimin e ndonjë gjëje tjetër apo varësie, prandaj jam aq e qetë, por po vij se qave. Nuk më ke fyer kurrë. Të kërkoj falje publike. Ti nuk e meriton të përmend ty varësinë, nuk lidhet fare si gjë. Nuk e kam atë edukatë”.

  • Çfarë ndodhi? Fation Kuqari lë shtëpinë e Big Brother! (VIDEO)

    Çfarë ndodhi? Fation Kuqari lë shtëpinë e Big Brother! (VIDEO)

    Banorët e Big Brother VIP Albania 3 po vazhdojnë të përballen me sfida të ndryshme.

    Ata së fundmi janë ndarë në grupe dhe kanë qenë të përfshirë në një sfidë kërcimi. Konkurrenti Fation Kuqari u tha se është lënduar gjatë lojës dhe për këtë ka lënë shtëpinë për pak orë.

    “Banorë pas incidentit të ndodhur, Fationi është larguar për pak nga shtëpia për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor. Big Brother ju informon që është mirë dhe se do të rikthehet shumë shpejt në shtëpi”, thuhet në zarfin e lexuar nga Ilnisa Agolli.

    I njëjti u pa më vonë me banorët e tjerë, ku shihej të ishte lënduar në pjesën e syrit. Të martën nga Big Brother u largua Gazmend Ujkashi dhe për të shtunën janë në nominim gjithsej shtatë.

    Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë gjatë këtyre ditëve

  • “S’është pjesë e botës së muzikës”/ Zbulohet i dashuri i ish-banores së BBV, Arta Kabashi në një lidhje me aktorin e njohur

    “S’është pjesë e botës së muzikës”/ Zbulohet i dashuri i ish-banores së BBV, Arta Kabashi në një lidhje me aktorin e njohur

    Këngëtarja Arta Kabashi zbulohet se është në një lidhje dashurie me aktorin Blerim Destani.

    Ish-banorja e BBV3 kishte konfirmuar se ishte në një romancë, por nuk zbuloi identitetin e partnerit.

    Arta Kabashi ishte shprehur se i dashuri i saj ishte personazh publik, por pa zbuluar më shumë detaje.

    “Po ia kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet pasi është personazh i njohur”, tha këngëtarja në Pardon My French.

    Ndërsa theksoi: “Ajo që mund të them është se nuk është nga bota e muzikës”.

    Por sipas, Revista Kosovarja, Arta Kabashi është në një romancë me aktorin. Media kosovare raportohet se ata janë në një lidhje të qëndrueshme prej kohësh.

  • Bardhi ‘nxjerr luanin’ brenda vetes, i kthehet keq Rozës

    Bardhi ‘nxjerr luanin’ brenda vetes, i kthehet keq Rozës

    Gjatë një bisede mes Bardhit, Ledjonës dhe Romeos, këngëtari shprehet mjaft i revoltuar me Rozën, pasi ajo e akuzoi se konsumon lëndë narkotike. Ai iu tregon banorëve se do të hakmerret ndaj saj dhe do ia bëjë të padurueshëm qëndrimin në shtëpi.

    Bardhi: Kam për t’ja kthyer me të njëjtën monedhë.

    Ledjona: Mos bjer kurrë në nivelin e saj.

    Bardhi: Edhe më poshtë, se nivel më të keq se përdorimi i lëndëve narkotike unë s’besoj që ka.

    Ledjona: Jo ta bësh atë, mbaji qëndrim.

    Bardhi: Do t’ja bëj ferr, ka për të kërkuar derën e kuqe në dhomën e rrëfimit. Po ta thotë sinqerisht një djalë që deri sot nuk ka folur keq për askënd.

    Ledjona: S’ka nevojë të biesh në atë nivel.

    Bardhi: Kur më akuzon kështu, duhet ta mbajë peshën e fjalëve kur e thotë. Ta shoh sa duron.

  • Ilnisa bie në kurthin e Erjolës, shkon ta përqafojë: Të plasin!

    Ilnisa bie në kurthin e Erjolës, shkon ta përqafojë: Të plasin!

    Plani që Erjola, Lediona dhe Juli kanë vendosur të bëjnë kundër Ilnisës dhe Meritonit ka vendosur të gjejë zbatim.

    Sipas planit Erjola do të afrohej me Ilnisën që t’i nxirrte anën e errët dhe opinionet për banorët.

    Ilnisa nuk e ka menduar fare këtë gjë si një lojë e Erjolës dhe ka shkuar ta përqafojë atë.
    Lediona nga ana tjetër po shtiret sikur e ka prishur miqësinë me Erjolën.
    Ledjona: O shtirja.

    Erjola: Syri i keq.

    Ilnisa: Të plasin.

    Roza: Goca përqafohuni prapë se dashuri duam.

    Erjola: Dashuria nuk i bën dëm askujt.

  • Humbje e madhe për kinematografinë botërore/ Mbyll sytë përgjithmonë komediani i njohur

    Humbje e madhe për kinematografinë botërore/ Mbyll sytë përgjithmonë komediani i njohur

    Komediani i njohur Richard Lewis, i njohur për eksplorimin e neurozave të tij në diatribet e rrjedhës së vetëdijes, ka vdekur. Aktori i humorit, gjithmonë i veshur me të zeza, kishte fituar pseudonimin “Princi i dhimbjes” për shkak të punës dhe stilit të tij të komedisë.

    Lewis, i cili zbuloi se ishte diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 2023, vdiq në shtëpinë e tij në Los Anxhelos të martën në mbrëmje pasi pësoi një atak në zemër, sipas publicistit të tij Jeff Abraham. Ai ishte 76 vjeç.

    Një interpretues i rregullt në klube dhe në TV natën vonë për dekada, Lewis luajti gjithashtu Marty Gold, bashkë-udhëheqësin romantik përballë Jamie Lee Curtis, në serialin “Anything But Love” dhe princin e besueshëm neurotik John në Robin Hood të Mel Brooks: Burra me geta. Ai e riprezantoi veten në një brez të ri përballë Larry David në “Curb Your Enthusiasm” të HBO.

    “Comedy Central” e quajti Lewis një nga 50 komedianët më të mirë të të gjitha kohërave dhe ai fitoi një vend në listën e revistës GQ të humoristëve më me ndikim të shekullit të 20-të.

  • Ja cilat mund të jenë 2 hyrjet e reja në Big Brother

    Ja cilat mund të jenë 2 hyrjet e reja në Big Brother

    Lajmi më i përfolur i ditës së sotme ka qenë ai i hyrjes së dy banorëve të rinj në BBV3, gjatë mbrëmjes së kësaj të shtune. Në rrjet ka pasur shumë aludime mbi emrat e mundshëm që mund t’i bashkohen spektaklit.

    Burime për Kryefjala.com thonë se emrat që po flitet se do të bëhen banorë të BB VIP janë pikërisht dy ish banorë nga edicionet e kaluara. Ata janë Jetmir Salaj dhe Liam Mandiaro.

    Jetmir Salaj ka qenë fitues i BB 3 ndërsa Liam ka qenë konkurrent në BB 5. Gjithsesi gjithçka mund të ndodhë deri të shtunën kështu që le të presim!