Category: Showbiz

  • ‘Ndjesi e çuditshme’/ Rike thërret Fationin nëpër shtëpi: Më mungon (Video)

    ‘Ndjesi e çuditshme’/ Rike thërret Fationin nëpër shtëpi: Më mungon (Video)

    Gjatë realizimit të provës, Fationit i ka ndodhur një incident që e ka detyruar të largohet përkohësisht nga shtëpia më e famshme e “BBV”.

    Një nga banoret ja ka ndjerë mungesën në vetëm pak minuta pasi përmes zarfit të bardhë u njoftua se ai po merr trajtim mjekësor. Po flasim për Riken e cila teksa ndodhej në “living” me Erjolën, ka përmendur emrin e tij dhe shprehu se kishte ndjesinë sikur i mungonte.

    “S’e dija që do më mungonte Fationi. Ndjesi e çuditshme”, ka thënë ajo, teksa Erjola e pa me habi dhe jo pa shkak.

    Vajzat kanë diskutuar disa ditë më parë se Fationi mund të ketë një pëlqim për Riken, kjo vënë re edhe nga mënyra sesi ai i është drejtuar banores teksa debatonin ku në një moment i ka thënë se është ndjerë i lënduar prej saj.

    Biseda e plotë në videon më poshtë:

  • “Je e padukshme”/ ‘Nxehen gjakrat’ në ‘BBV3’, Ledjona ia plas në sy Ilnisës: Njerëzit me 100 fytyra dalin… (Video)

    “Je e padukshme”/ ‘Nxehen gjakrat’ në ‘BBV3’, Ledjona ia plas në sy Ilnisës: Njerëzit me 100 fytyra dalin… (Video)

    Edhe mbrëmja e kësaj të mërkurë nuk u ka shpëtuar debateve në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

    Ledjona dhe Ilnisa kanë patur sërish një përplasje me ofendime. Teksa ndodheshin në “living” Ledjona i thotë Ilnisës se shfrytëzon vetëm ditën e spektaklit për të marrë vëmendje ndërsa gjatë javës fle gjumë.

    Kjo e fundit ka zgjedhur mos t’i përgjigjet, teksa i tha se e ka lënë atë të bëjë qejf gjatë kësaj kohe.

    Vajzat janë të dyja në nominim dhe pritet që të zbulojmë në spektaklin e ardhshëm nëse do t’i shpëtojnë eliminimit apo jo.

    Biseda e plotë në videon më poshtë:

  • “Ta kam frikën!”- Nuk ka qetësi mes çiftit Romeo – Heidi, aktori përlotet: Paskam gënjyer veten…

    “Ta kam frikën!”- Nuk ka qetësi mes çiftit Romeo – Heidi, aktori përlotet: Paskam gënjyer veten…

    Pas një Prime jo të qetë për çiftin Romeo – Heidi, mosmarrëveshjet dhe tensionet mes tyre kanë vazhduar edhe sot (28 shkurt).

    Teksa bisedonin në oborr aktori i prekur nga veprimet e Heidit i kërkon “llogari” kësaj të fundit për mënyrën se si ajo po luan.

    Sipas Romeos ai ka sakrifikuar shumë për Heidin aq sa është kryqëzuar nga te gjithë i bindur se Heidi po luan ai thotë se deri tani ka gënjyer veten.

    Heidi nga ana tjetër mundohet ti shpjegoj se qëndrimi i saj vjen pasi ajo ka frikë nga Romeo dhe loja e tij.

    Biseda:

    Heidi: Ta kam frikën o Romeo troç!

    Romeo: Pse?

    Romeo: Po të përdor? Po të ushtroj presion?

    Heidi: Jo por nuk mendoj që ti ke pasur ndonjëherë dyshime tek unë. Ke pasur?

    Romeo: Patjetër

    Heidi: Në rregull.

    Heidi: Sepse më ka ngelur në mendje ajo që the dje që edhe un do të bëj disa prova tek ty.

    Heidi: E ndjej që ti nuk po sillesh me njëlloj me mua sikur mban distancë me mua.

    Romeo: Mua këtu më kanë kryqëzuar për ty unë kam ‘ngrenë’ veten për ty kam sharë veten për ty.

    Romeo: Po e kërkon vetë

    Heidi: Nuk po kërkoj asgjë vete. Thjeshtë ti nuk po sillesh më njëlloj.

    Romeo: Se dje po putheshim po përqafoheshim. Jam unë budallai këtu.

    Romeo: E di çfarë të gjithë gënjejmë por gjëja më e keqe është kur gënjemë veten, dhe unë kam gënjyer veten

    Heidi: Pse?

    Romeo: Sepse shiko çfarë diskuton ti. Këtu nuk ka të thuash më fal e thash ‘pa të keq’.

    Romeo: Kur unë të pyes çfarë ke, ti nuk më kthen dot përgjigje mua do bëj çfarë të dua më Julin.

    Heidi: Po ti çdo gjë që them e merr për akuzë sikur unë ‘po ta fus’ ty.

    Romeo: Po ti atë po bën.

    (Heidi shpërthen në lot)

    Romeo: Edhe tani nuk po qan për mua.

    Heidi: Pse jo?

    Romeo:Se di. Atë e di ti se unë , sepse unë isha i lumtur

    Romeo: Unë nuk dua të jem motivi pse ti qan. Nuk dua unë nuk them dot mendimin tim, nuk them dot atë që shikoj se shiko çfarë bën ti unë dua të të bëj të qeshësh.

    Heidi: Ti më bën por…

    Romeo: Jo Jo nuk të bëj.

  • Situata e sikletshme: Adi Krasta i vendos stilolapsin mes gjoksit Arilenës (Video)

    Situata e sikletshme: Adi Krasta i vendos stilolapsin mes gjoksit Arilenës (Video)

    Konkurrentët e “X Factor” vazhdojnë garën e madhe për të fituar vendin e parë. Numri i tyre kufizohet dhe dinamikat në spektaklin e këngës sjellin emocione të ndryshme.

    Vlerësimi dhe komentet e jurisë janë një pikë kyçe për performancat e artistëve të rinj, e cila finalizohet me vendimin e publikut. Mirëpo mes tyre ka patur shpesh edhe përplasje, debate dhe batuta me ironi.

    Po flasim për Adin dhe Arilenën të cilët shpesh i gjejmë duke diskutuar dhe në mosmarrëveshje për performancat e grupit të këngëtares. Në spektaklin e kaluar, Adi teksa komentonte këngën e Nikit që është në grupin e Arilenës, i vë kësaj të fundit një stilolaps mes gjoksit si për të përmbyllur kritikat e tij, edhe pse këngëtarja nuk ishte dakord me to. Situata e sikletshme i ka lënë vend batutave dhe humorit.

  • “Mos më fol për Dubain, turp të të vijë”/ Debat mes Ilnisës dhe Sara Karaj: Ke fytyrë ti… ti s’ke një shoqe

    “Mos më fol për Dubain, turp të të vijë”/ Debat mes Ilnisës dhe Sara Karaj: Ke fytyrë ti… ti s’ke një shoqe

    Ilnisa dhe Saraj Karaj që prej mbrëmjes së djeshme në “Prime” të Big Brother VIP, janë përplasur me debate dhe ofendime ndaj njëra tjetrës.

    Sara Karaj e akuzon se Ilnisën se po e përdor atë për të luajtur “kartën” e xhelozisë me Meritonin. Një nga përplasjet e ditës së sotme ishte edhe se sipas Sarës, Ilnisa i ka përmendur Dubain në mënyrë provokuese.

    Sara: Të kesh turp, nuk më djeg mua se e kam një fytyrë që e ruaj, por ty të vijë turp që më përmend mua Dubain. Se të gjithë e kanë kuptuar se si e the ti.

    Ilnisa: Seriozisht?

    Sara: Turp të të vijë. ti nuk ke një shoqe reale në shtëpi. Veprat tregojnë për ty. Flet për femrat në Dubai, ke shumë fytyrë ti..

  • “Nuk dua të jem motivi që ti qan”, Romeo dhe Heidi nuk i mbajnë dot lotët teksa sqarojnë debatet

    “Nuk dua të jem motivi që ti qan”, Romeo dhe Heidi nuk i mbajnë dot lotët teksa sqarojnë debatet

    Romeo dhe Heidi nuk i kanë mbajtur dot lotët teksa kanë sqaruar debatet mes tyre të ditëve të fundit.

    Romeo i tha Heidit se nuk do donte të ishte motivi që ajo të qante, ndërsa Heidi tha se përkundrazi, ai e bën të buzëqeshë.

    Pjesë nga biseda:

    Romeo: Nuk dua të jem unë motivi që ti qan zemër, jo nuk e dua. Unë se them dot mendimin tim…jo shpirti nuk dua të jem unë ai që ti të qash

    Heidi: Ti më bën për të qesh

    Romeo: Nëse të kam bërë presion të kërkoj falje

    Hedii: Mos fut këto terma, sinqerisht e kam

    Romeo: Ça shof unë është e vërtetë

  • Familjarët e Meritonit bëjnë veprimin e papritur ndaj Ilnisës

    Familjarët e Meritonit bëjnë veprimin e papritur ndaj Ilnisës

    Pas vizitës që vëllai i Meritonit shkaktoi brenda në shtëpinë e “Big Brother Vip3”, ku nuk pranoi të takonte Ilnisën, madje dhe deklaroi se ‘dasmën’ e çiftit e kishin parë në kuadër të lojës, një tjetër veprim nga familjarët e Meritonit, ka ngritur dyshime lidhur me marrëdhënien e dyshes.

    Përveç faktit që çifti nuk e ndjek njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale, një postim që ‘trazoi’ paksa rrjetin, ka ardhur mbrëmjen e ‘Prime-t’ të mbrëmjes së djeshme.

    Në llogarinë e “Instagramit” të Meritonit, është postuar një fotografi e tij, e realizuar gjatë momentit që ai ka qenë në dhomën e rrëfimit me Ilnisën, por kjo e fundit nuk ‘egziston’ në fotografi, pasi familjarët e tij e kanë prerë atë.

    Nuk mund të lëmë pa përmendur faktin që në profilin e Meritonit, që prej nisjes së “Big Brother Vip3” dhe romancës së tyre, nuk ekziston asnjë foto/ video me Ilnisën.

  • “Megjithëse sigurisht që bota e zhurmshme rrotullohet, asgjë nuk harrohet”/ Sot ditëlindja e Dr Florit, ja si e kujton miku i tij Landi i WSF

    “Megjithëse sigurisht që bota e zhurmshme rrotullohet, asgjë nuk harrohet”/ Sot ditëlindja e Dr Florit, ja si e kujton miku i tij Landi i WSF

    Kantautori i njohur Floran Kondi i njohur me emrin e artit sot Dr. Flori do të festonte 45-vjetorin.

    Ndonëse u nda nga jeta në mënyrë të parakohëshme më 18 Nëntor 2014, miku i tij i përjetshëm i grupit që e bëri të njohur Landi Hysi e ka kujtuar përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Instagram’.

    “Megjithëse e sigurisht që (Bota e zhurmshme) rrotullohet, asgjë nuk harrohet! Sot 45”, shkruan Landi i grupit West Side Family në postimin e tij”.

    Kujtojmë se grupi përbëhej nga 3 djem të talentuar ku kryesori ishte Dr. Flori, Landi dhe Armir Shahini.

  • “Mos e përdor dashurinë për gjëra që s’të takojnë”/ Krisje mes çiftit? Meritoni përplaset ashpër me Ilnisën

    “Mos e përdor dashurinë për gjëra që s’të takojnë”/ Krisje mes çiftit? Meritoni përplaset ashpër me Ilnisën

    “Prime” i së martës ishte i mbushur me plot të papritura, padiskutim debatet kanë qenë në qendër të vëmendjes për gjatë gjithë natës.

    Një debat që solli tepër zhurmë në shtëpi ishte dhe ai lidhur me trekëndëshin ‘Ilnisa-Meriton-Sara K’.

    Pas përfundimit të ‘Prime-t’ banorët janë mbledhur rreth tryezës së mbrëmjes, ku Ilnisa dhe Meritoni kanë diskutuar pak me njëri-tjetrin.

    Ka qenë Meritoni ai i cili e ka ‘këshilluar’ Ilnisën të mos përdori dashurinë në gjëra që asaj nuk i takojnë!

    Meritoni: Mos përdor dashurinë për gjëra që s’të takojnë!

    Ilnisa: Arrite e the dhe këtë?

    Meritoni: Që s’të takojnë! Se s’bën!

    Siç duket ky debat ka të bëjë me dy prej vajzave brenda shtëpisë që Meritoni i është shprehur Ilnisës që të mos i ‘prekë’.

  • Familjarët e Meritonit i bëjnë gjëmën Ilnisës, e fshijnë nga…

    Familjarët e Meritonit i bëjnë gjëmën Ilnisës, e fshijnë nga…

    Pas ‘rrëmujës’ që vëllai i Meritonit shkaktoi brenda në shtëpinë e ‘BBV3’ ku nuk pranoi të takonte Ilnisën, madje dhe deklaroi se ‘dasmën’ e çiftit e kishin parë në kuadër të lojës, një tjetër veprim nga familjarët e Meritonit ka ngritur dyshime lidhur me marrëdhënien e dyshes.

    Përveç faktit që çifti nuk e ndjek njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale , një postim që ‘trazoi’ paksa rrjetin ka ardhur mbrëmjen e ‘Prime-t’ të së martës.

    Në llogarinë e Instagramit të Meritonit është postuar një fotografi e tij, e realizuar gjatë momentit që ai ka qenë në dhomën e rrëfimit me Ilnisën, por kjo e fundit nuk ‘egziston’ në fotografi pasi familjarët e tij e kanë prerë atë.

    Nuk mund të lëmë pa përmendur faktin që në profilin e Meritonit, që prej nisjes së ‘BBV3’ dhe romancës së tyre, nuk ekziston asnjë foto/ video me Ilnisën.