Category: Showbiz

  • “O bukurosh! Hajde bebi, dashuri”/ Meritoni e puth, ja reagimi i Fationit: Mos e bëj o budalla se…

    “O bukurosh! Hajde bebi, dashuri”/ Meritoni e puth, ja reagimi i Fationit: Mos e bëj o budalla se…

    Dy banorët e Big Brother Vip, Meriton Mjekiqi dhe Fation Kuqari kanë shpërthyer në një debat të fortë brenda shtëpisë, duke i hedhur akuza të rënda njëri-tjetrit për paburrëri.

    Ish-konkurrenti i Për’Puthen ka akuzuar moderatorin se ka fyer të gjitha vajzat, teksa e quajti “bukurosh” dhe iu drejtua “ti nuk je burrë, jo unë”.

    Fation Kuqari, i cili qëndronte ulur pranë Meritonit është larguar, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar që të kthehej sërish pranë tij.

    “Ulu këtu, hajde bebi, o bukurosh”, i shprehet ai, teksa i dërgon edhe puthje nga larg. Por Fation Kuqari i ka kërkuar që të mos e puthë, pasi ky gjest i moderatorit do të keqkuptohej.

    Pjesë nga sherri:

    Fatjoni: Nga të gjitha këto gocat këtu i ke ofenduar në fund, në maksimum. Ti o bukurosh para dy Primeve më ke thënë nuk je burrë. Dhe unë ta them, ti nuk je burrë, jo unë.

    Meritoni: Ulu këtu, hajde bebi.

    Fatjoni: Nuk ulem me ty unë se nuk ke atë burrëri ti. Ti nuk ke burrni të ulësh pranë meje. Ti më prish imazhin kur jam afër teje, a e kupton? Nuk të jap më audiencë sepse je në nominim, të shtunën je jashtë. Hajde!

    Meritoni: Nuk dole në Prime, por do dalësh këtë javë.

    Fatjoni: Unë jam burrë, nuk e e përdor shoqërinë për të kapur Primen, unë e sqaroj me këtë që të mos kap Primen. Ti çfarë bën? Bën të kundërtën, kjo është burrnia. Unë nuk e përdor femrën dhe shoqërinë për të kapur Primen.

    Meritoni: O bukurosh!

    Fatjoni: Unë jam burrë dhe bukurosh.

    Meritoni: Hajde bebi, hajde dashuri. ( e puth nga larg)

    Fatjoni: Mos më puth mua se keqkuptohet o budalla.

    Meritoni: Nuk ka lidhje, hajde këtu hajde. ( e puth sërish nga larg).

    Fatjoni: O zemra ulem me burra unë jo me çunakë.

  • “Do ja servir në tavë të ftohtë hakmarrjen time!”/ Juli dhe Erjola bëhen bashkë, thurin plane kundër Ilnisës e Meritonit

    “Do ja servir në tavë të ftohtë hakmarrjen time!”/ Juli dhe Erjola bëhen bashkë, thurin plane kundër Ilnisës e Meritonit

    Erjola Doçi dhe Julian Deda kanë bërë një plan e njëri-tjetrin, kundër një prej çifteve të shtëpisë së “Big Brother VIP’, Meriton-Ilnisa.

    Banorët do hiqen sikur nuk kanë marrëdhënie të mirë më njëri-tjetrin, ndërsa Erjola synon të afrohet sa më shumë me Ilnisën dhe Meritonin.

    “Ilnisës do ja servir në tavë shumë të ftohtë hakmarrjen time”, është shprehur Erjola, ndërsa tregoi se Ilnisa “i ka hapur barkun” gjatë një bisede ku dhe është përlotur.

    Erjola: Doja me nxjerr se çfarë është Meritoni , se këtej bën si i prekur dhe se çfarë bëjnë për lojë, me demek të falin dhe të ulin për të bërë me dal keq. ‘Bravo’ më tha se tu ktheva ty, të gjithë e kanë me ty. Ilnisës do ja servir në tavë shumë të ftohtë hakmarrjen time. E hapi barkun, “i sheh sytë mi tha’, filloj të fliste, filloj qau, u prek. ‘Unë e kam ditë që do vinte kjo ditë që do shkonim bashkë’ më tha.

    Juli: Tani shko me atë dhe bjeri Julit (qesh).

    Erjola: Asnjë nga banorët se di.

    Juli: Po, por duhet ta sqaronim për publikun.

    Më pas dy banorët dalin nga lavanteria dhe shtiren sikur po debatojnë më zë të lartë.

  • Ҫfarë ka ndodhur? Klaudia Pepa përfundon në spital

    Ҫfarë ka ndodhur? Klaudia Pepa përfundon në spital

    Balerina e njohur Klaudia Pepa, është pjesë e Open, turit italian i njohur si një shfaqje e jashtëzakonshme kërcimi.

    Por balerina ka ndarë lajmin në profilin e saj në “Instagram”, se ka pësuar një dëmtim në kavilje dhe është detyruar të reduktojë performancën e saj.

    “Gjëra që ndodhin por ecim përpara edhe me kaviljen e ndrydhur. Po ju tregoj si kanë shkuar këto dite për mua në turne me Open.
    Nga sot në mbrëmje deri në datë 3 Mars jemi ne Romë ne Teatro Olimpico. Gjithsesi jam prezente ne shoë edhe pse në më pak koreografi për shkak te pamundësisë për të kërcyer nëmaksimum dhe për të mos ta forcuar kaviljen”, shkruan Klaudia Pepa krah fotos së kaviljes së dëmtuar.

    Open është krijuar nga koreografi Daniel Ezralow dhe Klaudia performon krah emrave më të njohur të baletit në Itali.

  • Plas debati mes Julit dhe Eglës: Ti je budall, ti s’merr vesh!

    Plas debati mes Julit dhe Eglës: Ti je budall, ti s’merr vesh!

    Pas mbylljes së spektaklit të mbrëmshëm banorët janë mbledhur në oborr duke shijuar darkën por kjo darkë nuk ka kaluar me qetësi.

    Juli dhe Egla patën sërish diskutime. Ata janë përfshirë në debate të shumta me njëri-tjetrin që prej fillimit të spektaklit.

    Teksa Juli nisi një debat me Romeon dhe Eglën duke thënë se do i nxjerri jashtë shtëpisë, Egla ka nisur ofendimet.

    ‘Ka kush merret në vendin tim me ty. Kush nuk ta pret mendja, se ti je daulle ti nuk merr vesh.

    Pas mbylljes së spektaklit të mbrëmshëm banorët janë mbledhur në oborr duke shijuar darkën por kjo darkë nuk ka kaluar me qetësi.
    Juli dhe Egla patën sërish diskutime. Ata janë përfshirë në debate të shumta me njëri-tjetrin që prej fillimit të spktaklit.
    Teksa Juli nisi një debat me Romeon dhe Eglën duke thënë se do i nxjerri jashtë shtëpisë, Egla ka nisur ofendiket.
    ‘Ka kush merret në vendin tim me ty. Kush nuk ta pret mendja, se ti je daulle ti nuk merr vesh. Ti je budall, ti s’merr vesh!’- është drejtuar Egla-Julit.

  • Çifti Luiz dhe Kiara marrin dhuratën e pazakontë nga fansat(Foto)

    Çifti Luiz dhe Kiara marrin dhuratën e pazakontë nga fansat(Foto)

    Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito vazhdojnë ende të mbeten si një nga çiftet më të preferuara për publikun.

    Ata kanë marrë një dhuratë të pazakontë nga një familje nga Maqedonia e Veriut me banim në Gjermani.

    Kjo familje ka hapur një pus në nder të çiftit dhe bebit Ejlli në Pakistan. Ky pus për vendasit është më jetikja

    Përmes një ‘Instastory’ Kiara dhe Lui falenderojnë përzemërsisht fansat.

  • Arbër Hajdari zbulon skenarin e Meritonit: Ka plan ‘B’ për t’u ndarë me Ilnisën…

    Arbër Hajdari zbulon skenarin e Meritonit: Ka plan ‘B’ për t’u ndarë me Ilnisën…

    Opinionisti i Big Brother Vip Albania, Arbër Hajdari tha në spektaklin e mbrëmjes sot se Meritoni po flirton me Sara Karajn.

    Sipas Arbrit, Meritoni ka aktivizuar një plan B për tu ndarë me Ilnisën. Arbri tha se nuk është normale që Meritoni i cili është i lidhur me Ilnisën, të sillet me një vajzë ashtu sikur po sillet me Sarën.

    Ai tha gjithashtu se ka vënë re që Ilnisa është bërë xheloze për Meritonin.

    “Meritoni ka aktivizuar një plan B për të dalë nga marrëdhënia me Ilnisën. Flirti ishte jashtë normalitetit dhe funksionit që ka lidhja. Po ta donte nuk do e thoshte un nuk e kam grua. Nuk më pëlqeu kur banorët shtynin Sarën që Meritoni i hodhi sytë, ishte përpjekje për ta futur mes këtij çifti. Kam parë xhelozinë e Ilnsiës, Meritoni nuk e ka bindur. Ajo do i hidhet vajzave që e shtynë Sarën drejt kësaj marrëdhënie”, tha Arbër Hajdari.

  • Në lot dhe debate, del nga shtëpia e Big Brother VIP3 Gazi

    Në lot dhe debate, del nga shtëpia e Big Brother VIP3 Gazi

    Banori që lë shtëpinë e Big Brother duke hequr dorë nga gara për çmimin e madh është Gazi.

    Pasi ka marrë verdiktin e publikut, Gazi u ka kërkuar disa banorëve si Meritoni, Romeo dhe Eglës të shkonin ta shoqëronin deri te dera e kuqe, ndërkohë pjesën tjetër të shtëpisë vendosi t’u thoshte mirupafshim në dhomën e ndenjes.

    “Ti je një burrë i keq”- tha Meritoni.

    “Largohu, largohu. Ti e ke nxjerrë nga shtëpia, por respektoheni këtë moment”- tha Juli.

    “Ju, jeni më të poshtrit e kësaj shtëpie”- theksoi Meritoni, për të vijuar më tej shoqërimin e Gazit te dera e daljes.

  • Faktet / Pasuria mbi 10 milionë euro e Besit dhe Xhensilës. Vila, klinika, palestër, komplekse, bare e restorante. Cili është burimi i parave?  A do nisë prokuroria hetimet kryesisht? Ia kalojnë Metës e Monikës

    Faktet / Pasuria mbi 10 milionë euro e Besit dhe Xhensilës. Vila, klinika, palestër, komplekse, bare e restorante. Cili është burimi i parave? A do nisë prokuroria hetimet kryesisht? Ia kalojnë Metës e Monikës

    Dikur, Xhensila Myrtezaj blinte te byrektorja e Liceut byrekun me dhallë dhe merrte lekë borxh për të siguruar një biletë për të parë “Portokallinë”, sepse i kishte hyrë thellë në zemër një aktor, i cili flinte rrugëve të Tiranës, lëvizte me ubran dhe nuk i ndahej byrekut.

    Besi vinte nga Bubqi në Tiranë me çizme, ndërsa Xhensila, një vajzë qyteti, po kalonte një adolëshencë të vështirë, e rritur ‘jetime’, pasi babai i kishte braktisur prej një skandali që e ëma kishte bërë.

    Nuk është turp të hash byrek, të dalësh me çizme nga fshati dhe as të marrësh 2 mijë lekësha borxh, madje as të lypësh.

    Por, me një rrogë aktori nuk mund të bëhesh i pasur dhe as oligark, ashtu siç nuk u bë i pasur Robert Ndrenika apo Agron Llalaj, të cilët kanë një jetë në aktrim.

    Me koncerte gjithashtu nuk mund të bëhesh e pasur, aq më tepër me vila dhe biznese miliona euro.

    Sot, pasuria në emrin aktorit të humorit Besart Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj është mbi 10 milionë euro, me burim të dyshimtë dhe të pajutifikuar me të ardhurat e ligjshme të çifit.

    Po flasim për një pasuri dhe investime që mund të verifikohen dhe dokumentohen lehtësisht edhe nga Prokuroria e Tiranës ose SPAK-u, nëse do të nisë një hetim kryesisht.

    Janë investime të bëra 2-3 vitet e fundit. Edhe një biznesmen i madh, me historik biznesi prej 3 dekadash, nuk investon dot miliona euro në një hark kaq të shkurtër kohor, vetëm nëse pastron para.

    Prapaskena po risjellë edhe një herë prova, fakte dhe të dhëna lehtësisht të verifikueshme mbi pasurinë e çiftit Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, çift i cili thuhet se po ndahet.

    Restorant e kompleks sportiv disa milionë euro

    Në maj të vitit të kaluar Besart Kallaku ka regjistruar një biznes në Mëzez, Kashar, në krah të rrugës kryesore, shkruan prapaskena.com.

    Është një investim mbi 2 milionë euro, ku përfshihen Kompleksi Sportiv Noku, kënde lojërash për fëmijë, një restorant, piceri etj, me emrin Burger Ija.

    Ky biznes mban emrin e gjyshes së Besart Kallakut, Ijes. Përdorimi i gjysheve për të kamufluar bizneset është një tipar kryesisht i grupeve kriminale dhe i trafikantëve të kokainës. Në këtë rast, Bes Kallaku, biznesin e ka në emrin e tij, por i ka vendosur emrin e gjyshes.

    Vetëm investimi për kuzhinën e këtij restoranti ka kushtuar mbi 400 mijë euro. Prapaskena ka të dhëna se përmes këtij biznesi, Bes Kallaku po pret fatura fiktive, duke rritur xhiron, me qëllim pastrimin e parave të pista, shkruan prapaskena.com.

    Shtëpi 1 milionë euro te Liqeni i Thatë

    Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, muajt e fundit, kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro pranë Kopshtit Zoologjik, një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.

    Bëhet fjalë për katin e fundit të një pallati të ri, i përshtatur si shtëpi banimi.

    Prapaskena mëson se vetëm arredimi i brendshëm ka kushtuar mbi 400 mijë euro, ndonëse në letra ka gjasa të jetë deklaruar shumë herë më pak.

    Xhensila, klinikë 2 milionë euro

    Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj ka hapur një klinikë dermoestetike te Liqeni i Thatë.

    Bëhet fjalë për klinikën Silabel, një investim me vlerë mbi 2 milionë euro.

    Në të njëjtën zonë, çifti ka ble edhe shtëpinë e re, katin e fundit të një pallati.

    Nuk dihet burimi i parave për këtë investim. Xhensila Myrtezaj është pronare e dy kompanive pothuajse fantazmë, pa aktivitet të dokumentuar dhe bilance, si këngëtare, këshillime për reklama dhe shitje produkte estetike, me afresë te Liqeni i Thatë.

    Xhensila, palestër dhe disa shtëpi

    Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është pronare e një palestre në Sauk dhe e disa shtëpive në Tiranë.

    Bëhet fjalë një investim tjetër disa milionë euro me para që nuk u dihet burimi.

    Zonja Myrtezaj demostron luksin edhe tek veshjet e shtrenjta. Aksesorët dhe veshjet e këngëtares kushtojnë mijëra euro.

    Besi, restorant peshku

    Besart Kallaku është bashkëpronar i një restoranti peshku në Tiranë, Loku & Arditi Fisherman, hapur në vitin 2017, një investim ky gjithashtu me burim të dyshimtë parash.

    Aktoru i humori posedon edhe disa makina luksoze dhe apartamente, që të gjitha me burim të dyshimtë parash.

    Çifti dy vila miliona euro

    Me finalizimin e divorcit të shumëpërfolur, Besi dhe Xhensila pritet të ndajnë edhe dy vila në komplekset e oligarkëve, një në afërsi të Tiranës dhe tjetrën në Gjirin e Lalzit.

    Vlera e tyre është disa milionë euro. Burimi e parave si gjithnjë mbetet mister.

    Edhe nëse tashmë i kanë kaluar në emra të tjerë, prokuroria mund të sekuestrojë mjaftueshëm pamje filmike ku Besi dhe Xhensila shfaqen në vilat e tyre, shkruan prapaskena.com

    Vetëm nga këto pamje duket arredimi, i cili deri diku tregon edhe vlerën e vilave.

    Për shembull, për vilën e Bes Kallakut në Gjirin e Lalzit, ftojmë Prokurorinë e Tiranës të sekuestrojë dhe këqyrë pamjet e emisionit ‘E diela shqiptare – Për drekë me mua’ (22 prill 2018).

    Nuk ka ndonjë ndryshim të madh me vilën e Ilir Metës, i cili është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash./prapaskena.com/

    Një pyetje e thjeshtë që buron nga deviza ndiq paranë: Cili është burimi i kësaj pasurie me vlerë mbi 10 milionë euro?

    Sa janë të ardhurat e ligjshme, si kreditë, pagat, divident etj., në raport me vlerën e pasurive?

    Pse fle gjumë Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave?

    A do nisë Prokuroria hetimet kryesisht?

    A duhet që Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj të hetohen nga SPAK-u, si lidhje e fortë e Ilir Metës?

  • “Kush je, s’të njoh”/ Debat dhe ironi mes Julias dhe Eglës: Do merrem nesër me ty! Juli: Kam dyshimin se jashtë…

    “Kush je, s’të njoh”/ Debat dhe ironi mes Julias dhe Eglës: Do merrem nesër me ty! Juli: Kam dyshimin se jashtë…

    Julia Ilirjani duket se lojën e saj në Big Brother VIP e ka nisur me Eglën. Ato janë përfshirë në një debat edhe spektaklin e sotëm, pasi Egla pretendon se nuk e njeh jashtë.

    Juli hodhi aludimet se dy aktoret mund të njihen nga jashtë dhe debati është i stisur.

    Julia: këto dy ditë ka fjetur gjumë

    Egla: Ke pasur zyrën për popullin të mbyllur

    Julia: Ti Egla nesër fillon me mua.

    Egla: Ka një defekt shumë të vogël që nuk është Yllka Mujo dhe e përshëndes shumë. U ofendua kur e pyeta kush je sepse nuk e njihja. Julia ka një impostim të lartë, do t’i thoja të shohë ku ecën se mund të rrokulliset

    Julia: Impsotimin e kam se nuk dua të më duken rrudhat e qafës. Egla duke e parë nga jashtë dhe brenda, faktin që të pyet me një portret kush je ti, ça je ti? Këto janë ato që nuk më pëlqejnë farë. Ishte siç e mendova. Qëllimi im është të argëtohem, nuk do harxhoj kohë me ty Egla. Kur të dalësh kërko dhe do ta gjesh.

    Juli: Dinamit e ka thënë Ilnisa, un thash duhet pasur kujdes. Se ç’kam një parandjenjë që Julia dhe Egla mund të jenë shoqe dhe e bëjnë./Top Channel

  • Emrat VIP që po ‘dynden’ në fermë. Disa nga banorët

    Emrat VIP që po ‘dynden’ në fermë. Disa nga banorët

    “Ferma VIP” është reality-show më i ri që vjen së shpejti në ekranin e ‘Vizion Plus’ nga producentja Holta Dulaku.

    I ngjashëm me formatin e BBV, vetëm se këtë herë për të fituar çmimin e madh, VIP-at shqiptarë duhet të kujdesen për kafshët e fermës si dhe të bëjnë ‘punët e fshatit’.

    Disa nga konkurentët tashmë të konfirmuar për çmimin e madh janë Çiljeta Çilaga dhe Sinan Hoxha, ndërsa thuhet se pjesë e formatit do të jetë edhe Elsa Lila, ndërsa moderimi i spektaklit do t’i besohet aktorit Bes Kallaku dhe modeles Adrola Dushi.

    “Ferma VIP” thuhet se do të vijë në ekran në muajin Mars me plot dy kanale të dedikuara 24 orë.