Category: Showbiz

  • Plas debati në ‘Prime’, Ori Nebiaj i kthehet keq Romeos: Na keni bërë me …

    Plas debati në ‘Prime’, Ori Nebiaj i kthehet keq Romeos: Na keni bërë me …

    Mbrëmja e sotme ka nisur me një debat që ka ndodhur mes Françeskës dhe Romeos me Heidin, e cila nisi pas një opinioni.

    Françeska i ka thënë Heidit se e sheh lojtare më të fortë se Romeon, koment i cili nuk u prit mirë nga Romeo.

    Teksa ishin duke debatuar, moderatori i spektaklit televiziv “BBVA3” kërkoi mendimin e opinionistes, Ori Nebiajt e cila teksa po shprehte mendimin e saj Romeo i drejtoi një pyetje.

    Teksa po i jepte një përgjigje ai vazhdoi ta ndërpriste.

    “Na keni bërë me ulçer stomaku vetëm qani e ankoheni aty.”

  • Ish banori i BBV habit me deklaratën e tij/ “Brenda shtëpisë jam mast*ubuar…”

    Ish banori i BBV habit me deklaratën e tij/ “Brenda shtëpisë jam mast*ubuar…”

    Një nga pyetjet që pjesa më e madhe e publikut ka për banorët e “Big Brother VIP” është: Si durojnë 3-4 muaj pa kryer marrëdhënie seksuale?

    Epo kësaj pyetje, ia ka dhënë publikisht një përgjigje finalisti i sezonit të kaluar, Krist Aliaj.

    Ai ka zbuluar në një PodCast se gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” është masturbuar, por në mënyrë të sofistikuar, siç thotë ai.

    Kujtojmë se Krist Aliaj njihet për natyrën e tij të hapur ku dhe nuk ka hezituar për të treguar këtë episod pak kohë më parë.

  • Luizi surprizon Kiarën me një dhuratë “luksoze” në Prishtinë (Video)

    Luizi surprizon Kiarën me një dhuratë “luksoze” në Prishtinë (Video)

    Luizi dhe Kiara vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar.

    Moderatorja është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe çifti ndajnë me fansat çdo detaj nga përditshmëria e tyre.

    Së fundmi këngëtari e ka surprizuar Kiarën duke i bërë dhuratë një makinë.

    Ata kanë qenë në Prishtinë ku duket se do të kalojnë disa ditë pushimi.

    Luizi do t’i shtojë makinës një detaj të personalizuar për Kiarën dhe për këtë ka kërkuar ide nga fansat në një “Ask me a question”.

    “Përshëndetje të tanve, jam në Prishtinë dhe kam ardhur, dihet me kë. I kam bo dhuratë një makinë, e gëzoftë o Zot. Du prej jush me mçu sugjerime për targë të personalizuar. Unë desha me ia vu 07 Kiara”, thotë ai.

  • “Do ti Sara të martohesh me Bardhin” , Egla “celebron” në martesë e këngëtarit me ish-missi: Mund ta puthësh nusen (Video)

    “Do ti Sara të martohesh me Bardhin” , Egla “celebron” në martesë e këngëtarit me ish-missi: Mund ta puthësh nusen (Video)

    Ata kaluan kohë në vaskë, ndërsa banorët e tjerë u kujdesën për ta duke ‘zbukuruar’ ambientin dhe duke i shërbyer verë.

    Madje Egla ka ‘celebruar martesën’ mes çiftit, e finalizuar me një puthje.

    “Do ti Sara të martohesh me Bardhin, ta nderosh ta respektosh në të mirë e në të keq derisa vdekja të ju ndajë. A do ti Bardhi ta marrësh Sarën për grua në të mirë e në te keq derisa vdekja t’ju ndajë. Mund ta puthësh nusen”-tha Egla, ndërsa përgjigjja e çiftit ishte “Po”.

    Sara është një prej konkurrenteve që është në nominim sonte dhe tha se ndihet e rrezikuar, prandaj po kalon më shumë kohë me Bardhin. Madje i la edhe ‘porosi’ sesi të sillej.

  • Çfarë ndodhi me banoren e “BBVIP”? Ilnisa në gjendje jo të mirë emocionale, ja si e këshillon Heidi (Video)

    Çfarë ndodhi me banoren e “BBVIP”? Ilnisa në gjendje jo të mirë emocionale, ja si e këshillon Heidi (Video)

    Ditët e fundit të qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip” nuk kanë qenë fort të lehta për Ilnisën e cila ka patur dhe luhatje të gjendjes emocionale. Madje gjatë ditës së sotme ajo është shfaqur e përlotur teksa mendonte për vajzën e saj.

    Por shqetësimi i banores shkon përtej mallit që ka për të. Pikëpyetjet që ja ngre shpesh vetes, janë: Si mund ta ketë parë ajo nga jashtë?

    A po i pëlqen loja që ka zgjedhur? Dyshime të cilat ka vendosur t’i ndajë sot me Heidin, një nga banoret më të çiltra dhe pozitive, gjithmonë e gatshme për të ndihmuar banorët në raste të tilla. Ajo e ka këshilluar Ilnisën të jetë vetvetja, teksa shprehu bindjen se vajza e saj bën tifo për të.

    Biseda e plotë në videon më poshtë:

  • Çfarë ndodhi në BBV? Ilnisa ulet në oborr dhe shpërthen në lot (Video)

    Çfarë ndodhi në BBV? Ilnisa ulet në oborr dhe shpërthen në lot (Video)

    Ditën e sotme Ilnisa është zgjuar mjaft e mërzitur dhe ka vendosur të qëndrojë vetëm në oborr.

    Në një moment ajo ka shpërthyer në lot nga malli për vajzën. Egla dhe Romeo i kanë shkuar pranë për ta ngushëlluar

    Egla: Mos e mërzit gocën.

    Në momentin kur Ilnisa sheh Romeon, duke qeshur i thotë:

    Do largohesh ti?

    Disa momente më vonë Heidi në dhomën e gjumit e këshillon Ilnisën mbi lojën dhe mbi impaktin që ka jashtë.

    Heidi: Mendo si shihesh jashtë, si të sheh goca. Goca jote vdes për ty, ka kaluar një muaj, nuk ka ndodhur kushedi çfarë ndryshimi. Të tha je yll vajza, çfarë do më?

  • Tha se kanë patur lidhje – Dalin fotot e Sarës me banorin e ri

    Tha se kanë patur lidhje – Dalin fotot e Sarës me banorin e ri

    Silvi Fort u shpreh para hyrjes në “Big Brother VIP” se ka patur flirte me Sarën.

    Mes mëdyshjes së publikut dhe jo vetëm për vërtetësinë e fjalëve të tij, ai shtoi më tej se shumë shpejt do të dalin edhe fotot e tij pranë Sarës.

    E duket se Silvi ka të drejtë pasi në redaksinë tonë ka ardhur një foto ku dyshja shihen afër njëri-tjetrit.

    Pritet të shihet nëse njohja e Sarës me Silvin do të preket në Prime sonte.

  • Sherr në BBV!/ “Llapën nxirre me Ilnisën”, Erjola përplaset ashpër me Meritonin: Këlysh, shite veten për një copë “Prime”

    Sherr në BBV!/ “Llapën nxirre me Ilnisën”, Erjola përplaset ashpër me Meritonin: Këlysh, shite veten për një copë “Prime”

    Erjola dhe Meritoni janë përfshirë në një debat të fortë me njëri-tjetrin në BBV, ku nuk kanë munguar ofendimet mes tyre.

    Erjola e konsideron Meritonin si një “këlysh”, ndërkohë që e akuzon se e shet veten për një Prime.

    Erjola: Ngele duke më thënë që je si në pasarelë. Këtu nuk jam vetëm për pasarelë dhe këtë futja trurit tënd. Llapën nxirre me atë, jo me Erjolën. Nuk nxjerr unë llapë këtu brenda, por llapa do të të dalë jashtë ty, kur të dalësh si këlysh që këtu. Ec tani.

    Meritoni: Qepe gojën të thashë. Nxirre pak llapën. Ti nuk kontrollon dot ndjenjat e tua.

    Meritoni: Ti përdor fjalën këlysh, ti vjen godet, përmend fëmijët.

    Erjola: Vetëm një këlysh, nxjerr llapën si ty. Turp të të vijë. Çuni dy metër pa fije truri në kokë.

    Meritoni: Shko freskohu në pishinë. Hajde rrush!

  • “Kohë të zeza për muzikën shqiptare”, Sidrit Bejleri: Të vjen turp se ke gjithë jetën që punon

    “Kohë të zeza për muzikën shqiptare”, Sidrit Bejleri: Të vjen turp se ke gjithë jetën që punon

    Sidrit Bejleri ka publikuar së fundmi, këngën e tij më të re me titull “M’u ke ba”. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se këtë këngë e kishte shkruar tre vite më parë, por zgjodhi ta publikonte tani.

    Sakaq, Sidriti ka ndarë detaje dhe nga klipi që ka një histori emocionuese.

    “Ka qenë një ide e Enris Çilit dhe i thash në fillim që nuk dua notat e dramës, pasi kënga është e gëzueshme, jo më tha, nuk do të jetë ashtu.

    Kjo këngë u zgjat shumë për arsye të ngarkesave të mia, sepse jam dhe shumë me pishmane për diçka që dua”, u shpreh ai.

    Më tej, Bejleri ka folur dhe për muzikën në Shqipëri, duke theksuar se kanë ardhur kohë të zeza.

    “Kanë ardhur kohë të zeza për muzikën e mirëfilltë, se punohet, po punohet pak. Kanë dal për zot disa që nuk e dinë ku i bie Akademia e Arteve, tani dhe vokalet po i bëjnë me kompjuter. Nuk dua të përmend emra. Të vjen turp, se ti ke shkri gjithë jetën për t’u marr me vokalin”, tha artisti./abcnews.al

  • Nga e di Vesa çfarë ka ndodhur jashtë shtëpisë së BBV? Këngëtarja nxjerr zbuluar produksionin(Video)

    Nga e di Vesa çfarë ka ndodhur jashtë shtëpisë së BBV? Këngëtarja nxjerr zbuluar produksionin(Video)

    E elemimuara e natës së shtunë pas Albit ishte Arta dhe më të lënduarat ishin shoqet e saj,Rike dhe Vesa.

    Arta pasi mori kohën e saj, shkroi në Instagram një mesazh të gjatë falenderimi dhe itinerari duke zbuluar planet e saj.
    Ata që janë brenda në shtëpi,supozohet se nuk dinë asgjë çfarë ndodh me banorët që eleminohen.Apo jo..?

    Një video e Vesës po bën xhiron e rrjetit ku ajo duke folur me Sara.K thotë:”Po,ajo deri dje ka qënë në Tiranë edhe tani është në Kosovë,po e shijon.I ka falenderuar krejt fansat përmes rrjeteve sociale që e kanë ndjekur,që e kanë suportuar..”