Category: Showbiz

  • “Kam parë tmerr me sy”/ Rike Roçi rrëfehet si asnjëherë më parë në BBV, zbulon historinë e saj të trishtë: Babi ka vdekur 52 vjeç, mamin e përplasën me makinë…

    “Kam parë tmerr me sy”/ Rike Roçi rrëfehet si asnjëherë më parë në BBV, zbulon historinë e saj të trishtë: Babi ka vdekur 52 vjeç, mamin e përplasën me makinë…

    Konkurrentja e “Big Brother VIP”, Rike Roçi gjatë një bisede me Julian Dedën ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj dhe sakrificat që ka kaluar për të emigruar në shtetin italian.

    Modelja tregoi se familja e saj ka qenë gjithmonë e ndarë për shkak të emigrimit, sepse i ati ishte në Itali dhe ajo së bashku me nënën dhe motrën në Shqipëri.

    Rike tha se sapo ajo dhe nëna e saj kanë mbërritur në Itali, babai i saj është rikthyer në Shqipëri pasi ishte shumë i sëmurë dhe në moshën 52-vjeçare ai ndërroi jetë nga problemet që kishte me mushkëritë, ndërsa e ëma si pasojë e një aksidenti ka qëndruar në koma për 6 muaj.

    “Herën e parë ikëm me pasaportë dhe vula false me anije Durrës-Bari. E kuptuan që ishim me vula false dhe na kthyen mbrapsht. Herën e dytë dytë me gomone por babin e kishin kthyer mbrapsht se ai punonte në të zezë. Pas disa vitesh kam parë babin.

    Babin më ka vdekur 52 vjeç nga mushkëritë sepse pinte nga 3 paketa në ditë. Se kam pasur kurrë familjen të bashkuar. Ai ishte atje ne këtu, pastaj ikëm ne atje dhe babin e kthyen në Shqipëri. Ikëm prapë bashkë dhe babit i ndodhën fatkeqësi të tjera. Sa tu shkollonim dëshironim të ktheheshim në Shqipëri, por babi ndërroi jetë.

    Atëherë u mbyteshin me gomone, ne te gomonia që kemi qenë e kanë kapur një fëmijë që po qante dhe e kanë hedhur në ujë. Unë kam parë
    Mami im në vitin 2000 ka pasur një aksident të rëndë dhe ka qëndruar 6 muaj në koma. Unë kam parë Rama me sytë e mi. Nuk i kam pasur asnjëherë dy prindërit bashkë, jeta nuk na ka lënë asnjëherë bashkë.”– tregoi Rike.

  • Nuk përmbahet çifti në BBV, momente romantike mes Ilnisës dhe Meritonit: Je dashuria ime!

    Nuk përmbahet çifti në BBV, momente romantike mes Ilnisës dhe Meritonit: Je dashuria ime!

    Meritoni dhe Ilnisa, janë dy konkurrentë të formatit ‘BBV3’ të cilët kanë krijuar një romancë brenda shtëpisë. Edhe pse çifti ka patur ‘ulje dhe ngritje’ në marrëdhënie, sidomos kohëve të fundit që pjesë e shtëpisë është bërë dhe një banore e re , Sara Karaj, mbrëmjen e sotme dyshja është shfaqur në momente romantike me njëri-tjetrin.

    Teksa përqafohen dhe puthen në shtrat, Ilnisa e quan Meritonin ‘dashuria e jetës sime.’

    ‘Si ka mundësi që ti je dashuria e jetës sime, si ka mundësi? Që më acaron nervat dhe dalin gjithmonë llafet e mia o zot i madh!’- u shpreh Ilnisa.

  • E trishtë! Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur aktori i njohur

    E trishtë! Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur aktori i njohur

    Aktori Chris Gauthier, i njohur për rolet e tij në “Once Upon a Time”, “Eureka” dhe “Smallville”, është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare.

    Agjencia e talenteve, “TriStar Appearances/Event Horizon Talent”, ka konfirmuar lajmin për vdekjen e aktorit.

    Chad Colvin, një tjetër aktor i TriStar Appearances, ndau dje në llogarinë e tij në “Facebook” pikëllimin për humbjen e Gauthier.

    Ndërkohë, menaxheri i Chris Gauthier, zbuloi për TV Line të dielën se vdekja e aktorit, ndodhi në mënyrë krejt të papritur pas një sëmundjeje afatshkurtër.

  • “Ore me çfarë merresh ti, pse je bërë kaq i famshëm?!”/ Nga fama te fitimi i milionave në TikTok, Kozaku zbulon si e nisi ‘karrierën’ në rrjete sociale

    “Ore me çfarë merresh ti, pse je bërë kaq i famshëm?!”/ Nga fama te fitimi i milionave në TikTok, Kozaku zbulon si e nisi ‘karrierën’ në rrjete sociale

    Në emisionin “Të Paekspozuarit” është diskutuar për influencerët dhe personazhet e famshëm të Tik Tok, të cilët kanë milionë shikime dhe një pjesë prej tyre janë kthyer në problematikë, për shkak të sharjeve dhe dhunës.

    I ftuar ka qenë edhe Kozak Braçi, një nga personazhet e famshëm të Tik Tok, që shpjegoi diçka për këtë platformë dhe si fitohen paratë aty.

    Pjesë nga biseda:

    Kozak Braçi: Nuk jam bërë i fashmshëm në Tik Tok, jam bërë i famshëm duke nisur emision në Instagram. Kam bërë intervista edhe nga estrada.

    Ylli Rakipi: Po në Tik Tok si erdhe ti?

    Kozak Braçi: Ja siç po flas tani më marrin dhe më bëjnë viral.

    Ylli Rakipi: Thonë që fitojnë para shumë të madhe në Tik Tok. Sa fiton ti?

    Kozak Braçi: Tani fitojnë edhe njërëz që nuk njihen fare, bëjnë idiotësira edhe fitojnë, na del edhe nami ne të tjerëve. Ka lek, kanë fituar shumë lek njerëzit. Ka patur muaj që kam marrë edhe 50-60 mijë dollarë nga Tik Toku.

    Ylli Rakipi: Pashë disa video të tuat, edhe ti shan aty.

    Kozak Braçi: Ja unë jam në emision serioz tani. Unë hyj në live edhe më sulmojnë, më shajnë familjen, nënën, fëmijën, edhe unë njeri jam, është gjë normale. Edhe ti po të jesh live në Tik Tok, mund të acarohesh edhe të shash. Tani unë njeri me gjak jam. Unë njihem si Kozaku i intervistave.

    Ylli Rakipi: Mos ndodh se ju bien shikimet këto?

    Kozak Braçi: Jo këtu duhet të ketë një polici që të merret me këtë dhe mos shajnë, gjashtë veta janë që janë budallenj dhe bëjnë nga këto gjëra. Duhet të dalë shteti dhe ti marrë.

    Ylli Rakipi: Sa kohë rri ti në Tik Tok?

    Kozak Braçi: Një orë rri unë.

    Ylli Rakipi: Po pjesën tjetër cfraë bën ti?

    Kozak Braçi: E kaloj më familjen, nusen, djali.

    Ylli Rakipi: Merresh me gjë tjëtër? A ke hobi tjetër?

    Kozak Braçi: Emisionin, kjo është puna ime.

    Ylli Rakipi: Më thanë që ty të kanë marrë edhe njëherë peng. Është e vërtet kjo?

    Kozak Braçi: Po ja kështu për këto punët, jo më shau, jo të shava. Nuk është kollaj të shash tjetrin aty, ka probleme kur shan. Ky stan këtë bulmet ka.

    Anaid Kaloti: Të kanë arrestuar ndonjëherë?

    Kozak Braçi: Më kanë thirrur për një video që më kanë bërë mua para gjashtë vjetësh, që nuk kam qenë as i famshëm. Mi nxjerrin për të më sulmuar, të marrin famë. Policia normale ka bërë punën e vet dhe ka mbaruar aty, është gjë normale.

  • Probleme me drejtësinë? Luiz Ejlli publikon VIDEON duke ngarë një makinë policie!

    Probleme me drejtësinë? Luiz Ejlli publikon VIDEON duke ngarë një makinë policie!

    Këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, prej disa ditësh përflitet në media se nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë, por një video e publikuar së fundmi duket se hedh poshtë të gjitha këto.

    Luizi thuhet se akuzohet se ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim, por sot ai ka publikuar një video teksa i jep një makine të Policisë së Shtetit.

    Këngëtari ka postuar në ‘Insta story’ në video ku i afrohet një makine në të cilën shkruan, “Policia e Shtetit”, hipën dhe largohet.

    Dosja ndaj tij mësohet se ka kaluar për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, dhe sipas Kodit Penal ai rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vjet burgim.

    Lidhur me këto akuza nuk ka ende një reagim zyrtar nga këngëtari për t’i konfirmuar apo hedhur poshtë, dhe mesa duket me videon e sotme ai ka zgjedhur një mënyrë tjetër të kthejë përgjigje.

  • Sara ‘harron’ Bardhin? Përqafohet me banorin e ri të BBV: Se mos bëhet xheloz… (Video)

    Sara ‘harron’ Bardhin? Përqafohet me banorin e ri të BBV: Se mos bëhet xheloz… (Video)

    Banori i BBV, Silvi Forte ka ngritur dyshimet se mund të ketë pasur një romancë me modelen Sara Gjordeni.

    Para se të bëhej pjesë e garës, këngëtari ka deklaruar se njihet me ish-Missin dhe kanë pasur një flirt, pa sqaruar më tej raportin që kanë pasur së bashku.

    Së fundmi, dyshja janë parë shumë pranë njëri-tjetrit, teksa kanë shkëmbyer edhe një përqafim në oborrin e shtëpisë së BBV.

    “Ty të dua në shtëpi”, iu drejtua Silvi Sara Gjordenit, teksa kjo e fundit iu kthye duke e përqafuar.

    “Mos na bëhet xheloz Bardhi”, iu kthye Silvi, por modelja ka buzëqeshur duke nënkuptuar që jo.

  • “I mori punën Ledjonës”, reagon Mikela Pupa

    “I mori punën Ledjonës”, reagon Mikela Pupa

    Mikela Pupa, ish-konkurrente e ‘Për’Puthen’ dhe ish-konkurrente e BBVA2 është punësuar si gazetare në emisionin investigativ ‘Piranjat’.

    U përfol se me hyrjen e Ledjonës në ‘BBV3’, e cila kishte po të njëjtin pozicion tek ‘Piranjat’, vendin e saj të punës ‘e rrëmbeu’ Mikela.

    Mirëpo gjatë një interviste të zhvilluar sot në ‘Mos i Bjer me Top’, nga Ronaldo Sharka, Mikela ka sqaruar sesi qëndron e vërteta.

    ‘Unë nuk i kam zënë vendin askujt, por Ledjona ka zgjedhur një rrugëtim të ri, ndoshta kur të dali prap dyertë janë të hapura për të aty. Unë di që kam pozicionin e tij, dhe mund të them që më shkon shumë! Ka vend nëse njerëzit janë të aftë dhe e bëjnë punën siç duhet, kudo ka vend për të gjithë!’- është shprehur Mikela.

  • Sara po bën çmos për t’i shpëtuar eliminimit, vishet si burrë dhe puth në buzë…(Video)

    Sara po bën çmos për t’i shpëtuar eliminimit, vishet si burrë dhe puth në buzë…(Video)

    Dje në shëpinë e Big Brother është krijuar një situatë mjaft qesharake, ku Sara Gjordeni është veshur si mashkull, teknikë për t’i shpëtuar eliminimit. Ajo ka kapur flokët, ka vënë mjekërr dhe ka veshur rrobat e njërit prej djemve të shtëpisë. Ajo ka shkuar dhe i është ulur në gjunjë, banores së re Sara Karaj duke i propozuar për martesë.

    Sara Gjordeni: A di të bësh byrek?

    Sara Karaj: Po çfarë të duash ti.

    Sara Gjordeni: A po martohesh me mua?

    Sara Karaj: Po.

    Sara Gjordeni: Ju lutem duartrokisni.

    Ky moment u shoqërua me shumë duartrokitje nga banorët.

  • “Si më poshtëron ashtu”, Ilnisa debaton me Meritonin, shkak bëhet Sara Karaj

    “Si më poshtëron ashtu”, Ilnisa debaton me Meritonin, shkak bëhet Sara Karaj

    Hyrja e tre banorëve të rinj, duket se ka trazuar situata në shtëpi dhe një ndër to është Sara Karaj, e cila është bërë shkaku që Ilnisa dhe Meritoni të përfshihen në një debat.

    Teksa kanë qenë në laventeri, Meritoni dhe Ilnisa kanë nisur të debatojnë për faktin se Meritoni i ka ofruar Sara K krevatin e Ilnisës.

    Pjesë nga biseda:

    Meritoni: Për momentin thashë…

    Ilnisa: Për momentin? Jo përmes krevatit tim. Pa më pyetur mua.

    Meritoni: Por nuk është përmes krevatit tënd. Dje ta thashë.

    Ilnisa: Se di, nuk e mbaj mend fare që më paske pyetur.

    Meritoni: Të thashtë Ilnisa, Sara …

    Ilnisa: Fare…

    Meritoni: Po edhe nuk të pyes fare dhe çfarë?

    Ilnisa: Shumë bukur. Mos pyet.

    Meritoni: Çfarë po filozofon? Pse po bën kaq shumë filozofi?

    Ilnisa: Unë se di, çfarë kisha për të thënë, ta thashë.

    Meritoni: Çfarë është ai veprim që vjen aty, kur unë jam ulur?

    Ilnisa: Veprim? U fikën dritat

    Meritoni: U fikën dritat? Hiqe atë shtrat, hiqe atë jorgan…

    Ilnisa: Hiqe jorganin të thashë se do shtrihem të fle

    Meritoni: Si më poshtëron ashtu tek të tjerët?

    Ilnisa: Hiqe jorganin të thashë se do shtrihem, kaq.

  • Mendonim se e kishte vëlla, zbulohet lidhja që Julia ka me Elton Ilirjanin

    Mendonim se e kishte vëlla, zbulohet lidhja që Julia ka me Elton Ilirjanin

    Mbrëmjen e së shtunës banorja më e re që u bë pjesë e Big Brother Vip 3, ka qenë aktorja Julia Ilirjani.

    Ajo prej vitesh kishte vendosur që të shkëputej nga ekrani shqiptar, duke vazhduar jetën së bashku me vajzën e saj, Renenë, në New York. Nga videot që e bija, Rene, një “influencer” mjaft e njohur në “TikTok” poston kemi mësuar se pranë tyre është dhe Elton Ilirjani.

    E teksa të gjithë mendonim se Julia e kishte vëlla Eltonin, pasi dhe vetë Rene në videot e saj i drejtohet “daja, daja”, e paskemi pasur gabim.

    Vetë vajza e Julias, në një tjetër video në rrjetin e saj social ka bërë me dije se Eltonin nuk e ka dajë biologjik, por ai është kushëriri i nënës së saj.

    “Nuk e di nëse jeni të informuar, por unë jam shumë e lidhur me Eltonin që ka dhe shumë pikëpyetje rreth kësaj teme. Eltoni nuk është daja im biologjik, domethënë nuk është vëllai i mamasë time, por është kushëriri i dytë, që ne në Shqipëri kur kemi ndonjë kushëri i themi daja, daja”, dëgjohet të thotë Rene.

    Ndërkohë, edhe vetë Eltoni ka postuar një foto të Julias ku i ka uruar suksese në rrugëtimin e saj në Big Brother Vip!

    VIDEO KETU