Category: Showbiz

  • Heidi habit me deklaratën: Unë jam rëndë, kam rënë brenda

    Heidi habit me deklaratën: Unë jam rëndë, kam rënë brenda

    Gjatë një bisede të zhvilluar mes Meritonit, Ilnisës dhe Heidit, kjo e fundit është shprehur pak më shumë lidhur me marrëdhënien dhe ndjenjat që ka për Romeon.

    Ka qenë Meritoni ai që siç duket e ka ‘ngacmuar’ disi duke i thënë se Romeo është një djalë tepër i mirë.

    Ndërsa Heidi i përgjigjet kështu: ‘Ky është në autobuz! Unë jam rëndë, kam rënë brenda. E kupton dot? Është shumë rëndë situata. Është skandal.’

    Sakaq Ilnisa kthehet nga Meritoni duke i thënë: ‘E do shumë kjo!’

  • Sara ka pasur ish të dashur Capital T dhe Noizyn? Komenti i ish-banores së Big Brother VIP ngre dyshime

    Sara ka pasur ish të dashur Capital T dhe Noizyn? Komenti i ish-banores së Big Brother VIP ngre dyshime

    Ish-banorja e Big Brother VIP, Mikela Pupa ka ngritur dyshime se Sara Gjordeni mund të ketë pasur lidhje me Noizyn dhe Capital T.

    Gjatë një loje me foto në rubrikën “Mos i Bjer me Top” në E Diell, ajo vendosi foton e Sarës në të njëjtin vend me atë të dy këngëtarëve të famshëm.

    Pjesë nga diskutimi:

    Mikela: Nuk kam asnjë lloj mendimi për Sarën

    Ronaldo: Po për ishat e Sarës?

    Mikela: Po i di Sara punët e saj vetë se çfarë bën, nuk ëhstë se ëmë pëlqen loja e saj në Big, por që…

    Ronaldo: Noizy, reperi ynë nga Lushnja

    Mikela: Dikur kur kam qenë e vogël e dëgjoja goxha por që, edhe Noizyn e lëmë me Sarën se ku i dihet .

    Ronaldo: Kapital T?

    Mikela: Kapitalin do ta çoj tek Sara.

    Ronaldo: Pse kanë pasur gjë bashkë këta?

    Mikela: Jo m…

  • Ja kush e fiton Big Brother Vip 3 sipas konspiracionistit Alfred Cako (Video)

    Ja kush e fiton Big Brother Vip 3 sipas konspiracionistit Alfred Cako (Video)

    Të ftuar në “Fun Club”, Alfred Cako dhe Stresi ndanë mendime të kundërta për lojtarët aktualë të Big Brother VIP.

    Sipas Cakos, Romeo do ta fitojë këtë lojë, pasi është i vetëpërmbajtur dhe di si të reagojë. Nga ana tjetër Stresi tha të kundërtën, ndërsa reagimi i tij ishte për t’u mos u humbur.

    Biseda:

    Cako: E shikoj që Romeo është një lojtar i fortë dhe kandidat për të fituar Big Brother. Ka një vetëpërmbajtje kur adrenalina ngrihet në biseda. Ruan një lloj etike dhe e kupton që është duke u ndjekur online. Di të përmbajë veten dhe di si të ngacmojë kundërshtarët.

    Stresi: Nuk mendoj që Romeo po përmbahet shumë në lojë. Tirana është e vogël, është njeri me famë dhe moderator i mrekullueshëm, por nuk e shoh të përmbajtur. Të dalë nga goja e Romeos një fjalë të p… në gojë.

    Cako: Parashikoj që Romeo do jetë fituesi

    Stresi lëviz nga karrigia: Larg qoftë…

  • “Po përdor Bardhecin e shkretë”, Stresi sqaron deklaratën për Sarën: E kam pasur në lagje, ajo ka qenë gjithmonë shumë…

    “Po përdor Bardhecin e shkretë”, Stresi sqaron deklaratën për Sarën: E kam pasur në lagje, ajo ka qenë gjithmonë shumë…

    Reperi Stresi ishte i ftuar në “Fun Club” ku u pyet lidhur me një status të bërë nga ana e tij për Sara Gjordenin.

    Në një nga fjalitë e statusit të tij Stresi shkruan: “Ps megjithëse forca e zakonit”.

    I pyetur se çfarë ka nënkuptuar me fjalë e përdorur Stresi i bën bisht pyetjes duke treguar se Sarën e njeh nga jashtë dikur kanë qenë në një lagje dhe për të ajo ka qenë gjithmonë stratege.

    Sipas Stresit nga të gjithë banorët, Sara është e vetmja lojtare që ka hyrë në shtëpi me strategji dhe ide të qarta për lojën.

    Intervista:

    Moderatorja: Ke përmendur një fjalë në deklaratën tënde, forcë zakoni ke thënë mund ta shpjegosh

    Stresi: Po, forcë zakoni thash duke e njohur pak Sarën nga jashtë se kemi qenë në një lagje dikur dhe duke e parë se si është rritur ajo ka qenë gjithmonë ashtu edhe jashtë.

    Moderatorja: Si ka qenë lojtare, stratege?

    Stresi: Po shumë stratege shumë fare. Nuk do e kisha sugjeruar lojën që po bën dhe kur hyri në fillim thash nuk po bën mirë që po përdorë atë historinë jashtë, po përdor edhe Bardhecin se atë të shkretin e mbyti .Boksieri është super djalë

    Deklarata e Plotë e Stresit:

    “Le nje super djale jashte qe e priste dhe me besim e lejoi te futej ne BB dhe pastaj flet ne oborr me Erjolen qe i mban kryqin qe i ka dhuru dhe shpreson qe ai te fitoi sot “ne boks”.. puthet dhe i kerkon llogari bardhecit thu se ka 3 vite me te, cdo gje vetem e vetem per fame dhe per te vazhdu trrij ne BB. Te humbesh udhen dhe te tejkalosh limitet e tua personale per fame kjo eshte per te ardh keq! Ps megjithse forca e zakonit”, shkruan reperi.

  • “Më kërkoi orgji”, Dario Doka nxjerr detaje të reja për Meritonin: Kur nuk pranova, më… (Video)

    “Më kërkoi orgji”, Dario Doka nxjerr detaje të reja për Meritonin: Kur nuk pranova, më… (Video)

    Blogeri Dario Doka i ka çuditur të gjithë me deklaratën që bëri disa ditë më parë për Meritonin.

    I konktaktuar nga stafi i Fan Club, ai tha se deklarata është e vërtetë dhe nëse është e nevojshme mund të përballet edhe me Meritonin kur të dalë nga Big Brother VIP.

    Biseda në telefon:

    Vazhdon i qëndron asaj deklarate?

    Dario: Unë gjërat që bëj dhe them nuk i bëj as nga vëmendja, jan2 të vërteta edhe kaq, unë mbaj përgjegjësi për gjërat që them.

    Kur ta ka bërë ftesën sa kohë ka?

    Dario: Kjo ka pesë gjashtë vite, ka shumë si muhabet, po të doja e kisha thënë edhe më përpara, nuk është ndonjë gjë e madhe. Ajo deklaratë nuk është akuzë, nuk është akuzë t’i thuash dikujt që më ka shkruar.

    Nuk ke asnjë mesazh që e provon këtë gjë?

    Dario: Unë kam folur në kamerë, por edhe p[o të kisha mesazh, nuk kam pse t’i nxjerr sepse unë i prish punë dikujt, sepse nxjerr gjëra që janë private. Pjesa qe më ka shkruar nuk është private, sepse të gjithëve na ndodh që na ka shkruar dikush.
    Nuk është se jeni takuar apo jo?
    Dario: Unë nuk pranova sepse nuk jam tip që i bëj këto gjëra, nuk pranova dhe më bëri bllok në sekondë që të mos bëja ndonjë screen.

    Je i gatshëm të përballesh me të kur të dalë, t’ja thuash përballë këto gjëra?

    Dario: Nëse e kërkon pse jo.

  • “Hapi sytë se le nam…”, në nominim të fortë, Fationi këshillon Sarën: Ta dinë pikën e dobët, mos i ha provokimet se… (Video)

    “Hapi sytë se le nam…”, në nominim të fortë, Fationi këshillon Sarën: Ta dinë pikën e dobët, mos i ha provokimet se… (Video)

    Një nominim tepër i fortë këtë javë, ndërsa Vëllai i Madh ka çuar në televotim Sarën, Gazin, Julin dhe Eglën.

    Gjatë një bisede të kryer pas Primes, Juli u shpreh se Sara, Elga dhe Gazi janë të rrezikuar po njëllojë, dhe megjithëse Sara nuk del sepse krahas romancës me Bardhin, ka edhe disa situata ku është përfshirë në debat në shtëpi, ajo duhet të bëjë më shumë.

    Në një këshillë dhënë banores, Juli theksoi se lufta e çifteve ka filluar dhe Sara duhet të luaj fuqishëm për të fituar terren. Ndërkohë, Fationi e këshillon modelen që të ruaj qetësinë dhe kontrollin. Sipas Fationit, vetëm duke mos dalë nga vetja, Sara mund ta tejkalojë këtë sfidë të fortë. Të njëjtën këshillë Fationi ia ka dhënë edhe Bardhit, duke i kërkuar ta mbajë të qetë sepse kur acarohet ajo del negative para publikut sepse flet përçartë.

    “Ky nominim është i fortë, por ka shumë emra para Sarës. Janë dy emra para saj. Maksimumi jot është që ta mbash të qetë. Që do të thotë se ka shumë persona të urryer këtu brenda që të mbetet Sara. Ka pafund në shtëpi, që të votohet për të qëndruar Sara. Mbaje të qetë sepse fjalën time ajo e merr për bazë kur është e qetë. Ti duhet ti gjesh pikën e dobët, kur acarohet ajo t’ia mbyllësh gojën. Sepse kur acarohet ajo flet përçartë, kur është e qetë është…”- i tha Fationi Bardhit.

    Fationi-Sarës: Të lutem, të lutem të nxjerrë Ilnisa ty nga vetja nuk e kuptoj dhe është fundi. Zemra, je bombë kur nuk je e acaruar. Ti që përflitesh duhet të kuptosh se je shumë lartë që përflitesh. Këtë duhet të kuptosh. Këtë kupto sepse po të nxjerr nga vetja ajo gocë dhe ti po na kthehesh edhe ne kundër kur je e acaruar. Bardhi e ka sjelljen shumë lartë. Nga këta 4 emra nuk je ti për të dalë. Ky Big Brother ka shumë njerëz të urryer, që do të thotë po u ktheve edhe ti si ata, mund të të nxjerrë përjashta. Nuk i intereson sepse ka njerëz të tjerë për ta bërë këtë punë.

    Hapi sytë. Të paktën kur të themi ne… kur të thotë Bardhi, edhe nëse je super e nevrikosur mbaje veten sepse le nam. Zemra ke dalë shumë nga vetja, arrite deri në pikën sa the do të dalë nga Big Brother.

    Sara: Jo e thash sepse më tha Arbri ‘s’të mban produksioni me dorë’. Dhe unë i thash nuk më mban njeri me zorë, nëse është kështu unë dalë.

    Fationi: Më dëgjo një sekondë. Arbri dhe Ori paguhen për këtë punë. Ai nuk është gjykatës dhe jep mendimin e vetë pasi paguhet për këtë gjë. Mos e merr afër zemrës, mjafton që përflitesh. Ndërsa po bisedojnë me ty do të thotë se je shumë lartë jashtë. Kaq kupto.

    Sara: Po ne nuk e dimë këtë gjë.

    Fationi: Po e di shumë mirë moj, sepse kuptohet gjëja, nuk është hera e parë. Shiko situatat sepse ty ta dinë të gjithë pikën e dobët. A të preka unë aty dhe le lojën? Ta dinë do të të bjenë vetëm aty. Do të bien vetëm ty për të të nxjerrë nga vetja. I pari që do të bjerë është Gazi sepse e di që vetë është i rrezikuar dhe do të të nxjerrë ty nga shtëpia. Mos e ha këtë javë sepse ke javën me njerëz që ti e di si janë në lojë. Rri sa më e qetë. Tallu me situatat sepse do t’ia bësh vetes.

  • Tek “Piranjat” e denoncoi si mashtrim, si BBV “detyroi” Ledjonën të reklamojë kompaninë “Ritello”

    Tek “Piranjat” e denoncoi si mashtrim, si BBV “detyroi” Ledjonën të reklamojë kompaninë “Ritello”

    Ju kujtohet “Ritello”? Kompania gjermane trokiste në dyert e qytetarëve me agjentë për të shitur filtrin e ajrit dhe fshesën me korent, derisa u zbulua se ishte një mashtrim.

    Mirëpo, televizioni “Top Channel” e ka rikthyer në vëmendje gjatë spektaklit të “Big Brother Vip” e madje ka përzgjedhur Ledionën të reklamojë të njëjtin produkt që pak kohë më parë emisioni investigativ “Piranjat” demaskoi mashtrimin e bërë ndaj qytetarëve.

    Kompania arriti t’i shiste një cifti të moshuarish fshesën e korentit me çmimin e kripur 2400 euro duke i joshur fillimisht me një filtër ajri dhuratë.

    Ndonëse ishte mes gazetarëve që e raportuan këtë mashtrim, Ledjona nuk hezitoi të pranonte kërkesën e “Vëllait të Madh” për t’i reklamuar publikut shqiptar, produktin i cili mesa duket vazhdon të jetë në treg.

    Ledioni: Kompania Ritello ka menduar t’iu lehtësojë më shumë pastrimin e shtëpisë, sespe siç edhe pjesa tjetër e jona ka vënë re, që ajo tjetra nuk as atë pjesën që fshin, por ka vetëm një tub. Unë nuk e di si fshin me atë.

    Lediona: Njëri e mban, dhe tjetri e heq për ta pastruar më mirë.

    Ledioni: Pastaj e keni parë që Arta përton që të ulet, prandaj merr një lecë dhe e vë te këmba, edhe fshin

    Fationi: Shpëtuam Ledion më në fund.

    Lediona: O sa mirë!

    Ledioni: Lexoni zarfin që keni aty.

    Fationi: Ritello, e njoh si firmë

    Ledioni: Ja shpëtuat edhe nga alergjitë.

    Fationi: Ka lezet pra, Ritello

    Lediona: O zott! Banorë, kompania gjermane Ritello ka menduar tiu lehtesojë me pjesën më të madhe të punëve, duke iu dhuruar një aparaturë profesionale pastrimi, e cila gjithashtu është kundër alergjive. Aman se na vdiqën nga alergjia me atë pluhurin që e mbledhin. Ritello ju ndihmon jo vetëm me pastimin e ambientit, por edhe me aromatizimin e ajërit./Iconstyle.

  • Romeo dhe Sara Karaj njihen jashtë? Roza: Ç’ne keni folur kaq shpesh? Romeo. Po jemi takuar në Paris, Tiranë…

    Romeo dhe Sara Karaj njihen jashtë? Roza: Ç’ne keni folur kaq shpesh? Romeo. Po jemi takuar në Paris, Tiranë…

    Sara Karaj është banorja më e re e shtëpisë së Big Brother VIP, e cila u fut dje së bashku me Silvi Forte dhe Julia Ilirjani.

    Pas “prime”, të ulur në oborr duke darkuar, Sara dhe Romeo kanë lindur disa dyshime që njihen nga jashtë. Roza është treguar dyshuese për marrëdhënien e tyre, duke i bërë disa pyetje.

    Sara: Jemi shokë, sa vite jemi shokë?

    Romeo: Jemi takuar 3 herë, por kemi folur shpesh

    Roza: Çne flisnit kaq shpesh?

    Romeo: Jemi takuar në Paris, unë me shoqërinë time, Sara me shoqërinë e vet.

    Roza: Jeni takuar në Paris?

    Sara: Po.

    Roza: Ai gënjen shumë

    Romeo: Pse po gënjej?

    Sara: Unë kam qenë në Paris disa herë, rastësisht u takuam, nuk është se e kemi planifikuar

    Romeo: Jemi takuar në Dhërmi, jemi takuar edhe në Tiranë.

  • Lidhje me Sara Gjordenin? Silvi: Kemi pasur një… Do dalin fotot

    Lidhje me Sara Gjordenin? Silvi: Kemi pasur një… Do dalin fotot

    Silvi Forte është banori më i ri i shtëpisë së Big Brother Vip, i cili u fut mbrëmjen e djeshme, së bashku me Sara Karajn dhe Julia Ilirjanin.

    Pak para mbërritjes në shtëpi, ata kanë realizuar një intervistë për “Fun Club”.

    Silvi, mes të tjerash, ka treguar se ka pasur një njohje më shumë me banoren e Big Brother, Sara Gjordenin.

    I pyetur se cilën nga vajzat e Big Brother Vip njeh nga jashtë, Silvi është përgjigjur “Sarën, Erjolën, Rozën”. Pyetjes tjetër se a ka flirtuar me ndonjërën prej tyre, Silvi tha: Po me Sarën, do dalin fotot.

    Ndërsa presim që në ditët në vijim të zbulojmë më shumë se çfarë e lidh dyshen, Sara aktualisht është në një lidhje brenda shtëpisë, me Bardhin. Në një situatë të pazakontë, ajo u përball edhe me ish të dashurin e saj, Endrikun, i cili u fut si konkurrent, brenda shtëpisë së Vëllait të Madh, ndërsa shpesh është folur edhe për lidhjen e saj me një boksier, për të cilin u akuzua se nuk e kishte mbyllur akoma marrëdhënien.

  • “Jam e mërzitur, është e lodhshme kështu”- Heidi debaton me Romeon dhe shpërthen në lot! Çfarë ndodhi mes çiftit (Video)

    “Jam e mërzitur, është e lodhshme kështu”- Heidi debaton me Romeon dhe shpërthen në lot! Çfarë ndodhi mes çiftit (Video)

    Çifti Romeo dhe Heidi duket se nuk po kalojnë momente të mira. Një debat i nisur që nga prim, ka vazhduar edhe sot në mëngjes, duke bërë që ata të debatojnë me njëri tjetrin.

    Gjatë debateve, Romeo i thotë se “duhet të mbrojmë njëri tjetrin”. Për këtë bie dakord edhe Heidi, por ajo thotë se “ndihet shumë e mërzitur”. “Kështu është e lodhshme”, dëgjohet t’i thotë ajo Romeos.

    Pas debateve, Heidi Baci nuk i mban dot as lotët.

    Debati Romeo – Heidi

    Heidi: Ledjona ca lidhje ka me këtë muhabet

    Romeo: Për cfarë të vura në siklet?

    Heidi: Nuk më fute në siklet

    Romeo: Kujt i dhashë?

    Heidi: Mirë, bëj ca të duash Romeo, është e lodhshme kështu! Pse duhet ti japësh gojë këtyre gjërave

    Romeo: Ti ma heq trurin mua

    Heidi: Nuk ta heq trurin, por pse nuk e injoron si situatë

    Romeo: Ti nuk e kupton

    Heidi: Çfarë nuk kuptoj

    Romeo: Që ne duhet ta mbrojmë njëri tjetrin

    Heidi: Po, fiks

    Romeo: Po ti nuk e bën

    ****

    Romeo: Ajo gjëja aty ishte e shpifur

    Heidi: Ca?

    Romeo: Dhe ti reagon

    Heidi: Reagoj sepse ti i jep zë dy njerëzve dhe vazhdon dhe e zgjat, mbylle

    Romeo: Ca bërë ti, pse ta mbyll

    Heidi: Nuk dua ti jep zë gjërave

    Romeo: Kujt gjera

    Heidi: Nuk dua të përfshihem, jam mërzitur

    Romeo: Pse je mërzitur?

    Heidi: Sepse kështu është

    Romeo: Unë as nuk të flas dot

    Heidi: Nuk është më funny