Category: Showbiz

  • Romeo dhe Sara Karaj njihen jashtë? Roza “fut xixat”: Çne keni folur kaq shpesh…

    Romeo dhe Sara Karaj njihen jashtë? Roza “fut xixat”: Çne keni folur kaq shpesh…

    Pas “Prime”, të ulur në oborr duke darkuar, Sara dhe Romeo kanë lindur disa dyshime që njihen nga jashtë. Roza është treguar dyshuese për marrëdhënien e tyre, duke i bërë disa pyetje.

    Pas “Prime”, të ulur në oborr duke darkuar, Sara dhe Romeo kanë lindur disa dyshime që njihen nga jashtë. Roza është treguar dyshuese për marrëdhënien e tyre, duke i bërë disa pyetje.

    Sara: Jemi shokë, sa vite jemi shokë?

    Romeo: Jemi takuar 3 herë, por kemi folur shpesh

    Romeo: Jemi takuar 3 herë, por kemi folur shpesh

    Roza: Çne flisnit kaq shpesh?

    Romeo: Jemi takuar në Paris, unë me shoqërinë time, Sara me shoqërinë e vet

    Roza: Jeni takuar në Paris?

    Roza: Ai gënjen shumë

    Romeo: Pse po gënjej?

    Sara: Unë kam qenë në Paris disa herë, rastësisht u takuam, nuk është se e kemi planifikuar

    Romeo: Jemi takuar në Dhërmi, jemi takuar edhe në Tiranë.

  • “Më shkruante për 4-she në hotel”/ Dario Doka flet për Fan Club: Jam gati të përballem me Meritonin…

    “Më shkruante për 4-she në hotel”/ Dario Doka flet për Fan Club: Jam gati të përballem me Meritonin…

    Një valë polemikash ka përfshirë rrjetet sociale pasi artisti i njohur i makijazhit, Dario Doka, ka publikuar një seri postimesh në Instagram ku ka ngritur akuza të ashpra ndaj Meriton Mjekiqit.

    Në një nga postimet e tij të flaktë, Doka ka shkruar: “Shpifës, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner”.

    Këto deklarata vijnë pasi Dario shprehu indinjatën me veprimet e Meritonit dhe Ilnisës, që përmendën indirekt vajzën e Ledjonës në shtëpi, duke e bërë atë të ndjehet keq për mungesën e madhe që ndjen për vajzën e saj të vogël, të cilën e ka lënë jashtë shtepisë.

    Por sot, Fan Club në Top Channel ka kontaktuar vetë me Darion në një lidhje telefonike i cili tha se është gati të përballet me Meritonin nëse ai do lidhur me këto deklarata.

    “Unë gjërat që them nuk i them për vëmendje, janë të vërteta dhe unë mbaj përgjegjësi për gjërat që them. Ka 5-6 vite që ka ndodhur, nuk po e akuzoj, po them që ka ndodhur, kam folur në kamer me të, por dhe të kisha mesazhe nuk kam pse i nxjerr se janë private.

    Nuk pranova të takohem se nuk jam tip që bëj nga këto gjëra dhe më bëri bllok menjëherë pasi refuzova. Jam gati të përballem me të nëse ai e kërkon,” tha Dario Doka.

    Stresi i ftuar në Fan Club tha se e beson Darion: “E besoj atë që ka thënë Dario, nuk e njoh fare këtë djalin por nuk del njeri të thotë deklarata të tilla kot”.

  • Dua Lipa tregon supersticionet e shqiptarëve: Kur na kruhet hunda…

    Dua Lipa tregon supersticionet e shqiptarëve: Kur na kruhet hunda…

    Pas shprehjeve shqiptare, Dua Lipa ka folur këtë herë për disa nga supersticionet që kanë shqiptarët.

    Këngëtarja ishte e ftuar në “Graham Norton Show” ku përmendi krruarjen e hundës apo të veshurat mbrapsht si supersticione.

    ”Ne kemi supersticione. Kur na krruhet hunda domethënë që do bëhemi me nerva dhe prekim prapanicën që ta ndalojmë këtë të ndodhë”, tha Dua ndërsa të ftuarat qeshën.

    ”Nëse ke një ngjarje të rëndësishme dhe nuk do të prekesh nga syri i keq duhet të veshësh mbathjet mbrapsht, tregoi Dua duke shkaktuar sërish të qeshura.

  • Xhensila dhe Besi po ndahen për shkak të hetimit pasuror? Manjani: Pini more ilaçet, lëreni kamomilin!

    Xhensila dhe Besi po ndahen për shkak të hetimit pasuror? Manjani: Pini more ilaçet, lëreni kamomilin!

    Ndarja e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, ka qenë “kryelajmi” i televizioneve dhe mediave online në lajmet rozë në SHqipëri dhe Kosovë.

    Avokati i njohur, Ylli Manjani, me anë të një postimi në “facebook” shkruan se lajmet për punët familjare Bes Kallaku, nga divorci i tij e neverin.

    Manjani pohon se në RTSH po i bëhej gjyq publik, aq sa arrinin të thonin se çifti po ndahet për shkak të hetimit pasuror, të cilin avokati e quan çmenduri.

    Reagimi i avokatit, Ylli Manjani:

    Nuk e di si i ka punët familjare Bes Kallaku, po turravrapi i përditshëm me lajme nga divorci i Tij më neverit.

    Njëkohësisht me rrjeshton automatikisht të jem në anën e çiftit, qoftë dhe në divorc.

    Po, jam i gjithi me ta!

    Po çfarë ka interesante kaq shumë që edhe media kombëtare merren me një familje?!

    Po pse ore kur martohen e ndahen dynjaja duhet të jetë patjetër e raportuar në media?!

    Mbi të gjitha, cili është interesi publik në këto lajme apo edhe sajesa të raportuara në marrëdhënien familjare të Bes Kallakut?!

    Le pastaj teoria krejt idiote, por idiote fare që divorci na qenka i sajuar se po i bëhet hetim pasuror!!! Në RTSH madje kishte dalë të fliste me kompetencë edhe një avokate për këtë gjë!!!

    O zot, a je kund?!

    Po si ka mundësi që një helm dashakeqës i psikopatisë port’halore bëhet çështje kaq e debatueshme në media kombëtare madje?!

    Po ç’hetim pasuror mo?!

    Jeni apo bëni vetë?!

    Pini more ilaçet, lëreni kamomilin!

    Po pse mo hetimi pasuror ka dalë në pazar dhe bëhet me çmim shumice?! Ç’detyrë publike mban Bes Kallaku?! Meqë flisni me siguri, në kuadër të cilit procedim bëhet hetimi?!

    Ja ta zëmë se i qenka hapur hetim pasuror, për qejf të helmit mediatik, si e shpëton divorci pasurinë?!

    Ua ua ua ua çfarë helmi!?

    Çfarë llogjike?!

    Biles edhe me shërbim avokatie, media është gati për gjyq popullor!

    Ptu!

  • “Je naiv, nuk jam Ilnisa”/ Ndahen Sara dhe Bardhi? Çifti debatojnë ashpër, këngëtari i kthehet keq

    “Je naiv, nuk jam Ilnisa”/ Ndahen Sara dhe Bardhi? Çifti debatojnë ashpër, këngëtari i kthehet keq

    Çifti Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi duket se nuk po gjejnë qetësi! Pas prime të kaluar, ata janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin dhe shkak është bërë nominimi i Sarës.

    Modelja i është drejtuar partnerit të saj se në këtë lojë është naiv, por kjo e ka irrituar këngëtarin, i cili gjatë bisedës i ka fishkëllyer duke i thënë “nuk je duke folur me Ilnisën”.

    Sara i tha se “në këtë lojë je naiv, ngrite Eglën, ngrite Gazin, ngrite Julin”, të tre këta banorë që janë në televotim së bashku me Sarën.

    Pas debateve Bardhi u largua, ndërsa Sara i tha “jam mësuar me ty që ikën, uroj mos ta bësh jashtë”.

    Debati mes çiftit:

    Sara Gjordeni: Nuk vjen ai këtu shef kamerat dhe pastaj ti thua: Po është e vërtetë, ka bërë gabime ka gabu!

    Bardhi Idrizi: Ti nuk je kurrkund nuk je, a e di

    Sara: A je mirë, a je në lojë apo je jashtë

    Bardhi: Për mirë jemi tu fol, jo për keq. Ne e dimë kush je Sara

    Sara: Je naiv lale, më shiko në sy

    Bardhi: Unë?

    Sara: Je naiv për këtu

    Bardhi: Unë e kreva diskutimin

    Sara: Ik, jam mësuar me ty që ikën. Uroj mos të bësh jashtë

    Bardhi: Rri me njerëz që nuk janë naiv

    Sara: Uroj mos ta bësh jashtë

    Bardhi: O Sara mos ja fut kot. Kujt i thua naiv?

    Sara: Nëse nuk e kuptove ca ndodhi je naiv

    Bardhi: Kur dola naiv unë , ej nuk jam Ilnisa unë

    Sara: Kujt i fishkëllen ti

    Bardhi: Nuk jam Ilnisa, nuk jam armiku yt, kujdes me epitete

    Sara: Ik andej nga ishe nisur

    Bardhi: Jo nuk iki, nuk jam naiv unë. Unë po të flas diçka për mirë, mos më vërë epitete mua.

    Sara: Në këtë lojë je naiv, ngrite Eglën, ngrite Gazin, ngrite Julin.

    Bardhi: O Sara nuk dola të them votoni Eglen

    Sara: Të lutem ik, kjo është pjesa që të ik

  • Princ Leka dhe e dashura fotografe të pandarë, “arratisen” për fundjavë në këtë vend

    Princ Leka dhe e dashura fotografe të pandarë, “arratisen” për fundjavë në këtë vend

    Pas divorcit me Elia Zaharian, duket se Princ Leka po shkon drejt një marrëdhënie të konsoliduar me fotografen Blerta Celibashi.

    Edhe pse asnjëri nga të dy nuk ka konfirmuar këtë lidhje, heshtja e tyre mbi lajmet e bujshme dhe shumë detaje të tjera kanë nxjerrë ndjekësit të përfundime të qarta.Edhe këtë fundjavë çifti po e kalon sëbashku, larg Tiranës. Ai që i ka nxjerrë zbuluar është një qen. Si Princi, ashu edhe Blerta janë fotografuar me të njëjtin qen duke e publikuar edhe në rrjetet sociale.

    Kujtojmë se një detaj që ka bërë skeptik publikun është diferenca në moshë. Fotografja është 16 vite më e re se partneri i saj, por siç është thënë shpesh “dashuria nuk njeh moshë”.

  • ‘Nuk është budalla ai’, debat i ashpër mes Sarës dhe Ilnisës: S’ke turp! Bardhi: Hedh gurin fsheh dorën

    ‘Nuk është budalla ai’, debat i ashpër mes Sarës dhe Ilnisës: S’ke turp! Bardhi: Hedh gurin fsheh dorën

    Deklarata e Sarës së Ilnisa do të ishte e para që do të kryente marrëdhënie seksuale në shtëpinë e Big Brother VIP, ka nxitur debate të ashpra.

    Deklarata e Sarës së Ilnisa do të ishte e para që do të kryente marrëdhënie seksuale në shtëpinë e Big Brother VIP, ka nxitur debate të ashpra.

    Banoret debatuan ashpër me njëra-tjetrën, përfshirë edhe për veprimin e Sarës, ku i hodhi Ilnisës rrobat në pishinë.

    Sara: Pusho moj ki respekt. Nuk është budalla ai. S’ke turp (I drejtohet Ilnisës).

    Bardhi: Luanesha e shtëpisë e thotë fjalën dhe fsheh dorën. Sara më pyeti a t’ia hedh rrobat apo jo, po i thash. Ilnisa ka thënë ka kërcyer me të gjithë rruzullin.

    Ilnisa: Kjo mënyra e interpretimit, me dashje ose jo, ka ekzagjerime.

    Rike: Të kam bërë nderë që të kam larë rrobat. Çfarë s’na ka thënë.

    Ilnisa: Ishim jashtë dhe erdhi si lace dhe i tha Bardhit a do ta çosh muhabetin deri në fund apo jo.

    Sara: Gënjeshtare, je gënjeshtare. Nuk e kam thënë kështu.

  • Arta Kabashi largohet nga BBV3, kush janë tre konkurrentët e rinj që bëhen pjesë e garës

    Arta Kabashi largohet nga BBV3, kush janë tre konkurrentët e rinj që bëhen pjesë e garës

    Albi Nako dhe Arta Kabashi ishin dy banorët që lanë shtëpinë e Big Brother VIP, duke hequr dorë kështu nga çmimi i madh.

    Në spektaklin e një natë më parë, Albi u eliminua pasi ndodhej në nominim me të gjithë djemtë e tjerë të shtëpisë. Ndërsa Arta u eliminua pas një televotimi, ku të gjithë banorët ishin të nominuar.

    Por edhe pse ikën dy banorë, tre të tjerë u futën në shtëpinë e Big Brother VIP. Ata janë Sara Karaj, Julia Iliriani dhe Silvi Forte.Të pyetur se kush u pëlqen deri tani brenda shtëpisë, Julia tha Roza, por ka një mospëlqim të fortë për ata që shajnë dhe bullizojnë. Sara nuk dha emra, ndërkohë që Silvi u shpreh Erjola.

  • Arbër Hajdari vendos bast live me Ledionin. Ja për çfarë

    Arbër Hajdari vendos bast live me Ledionin. Ja për çfarë

    Opinionisti Arbër Hajdari, i cili nuk beson te debati Gazi-Juli, ka vënë një bast live në prime-n e Big Brother VIP.

    Ai tha se gjithë debati mes tyre është i stisur, sepse duke ndjerë frikën e Gazit se do dalë nga shtëpia, Juli ka vendosur ta ‘godasë’ për ta shpëtuar nga eliminimi.

    Arbër Hajdari vuri bast se nëse Gazi shpëton sonte, ai do pajtohet me Julin.

    “Nuk e besoj këtë prishjen mes tyre. Juli e sheh veten të fortë. Gazi bëhet keq nga nominimi, kështu Juli e sheh këtë debat si një mënyrë për ta faktorizuar. Nuk e marr dot seriozisht kur ngacmon Gazin. Nëse Gazi nuk del sot, atëherë ata do pajtohen”, tha Arbër Hajdari.

  • “Françeska ka vënë pak bark”/ Nuk përmbahet Ledioni, i kthehet keq Eglës pas komentit të saj: Nuk dua të dëgjoj asgjë…

    “Françeska ka vënë pak bark”/ Nuk përmbahet Ledioni, i kthehet keq Eglës pas komentit të saj: Nuk dua të dëgjoj asgjë…

    Dua të them një gjë, se bodyshaming nuk mund të përdoret.

    Ka shumë vajza që e vuajnë këtë. Nuk dua të dëgjoj asgjë nga ty Egla, nëse do të më duhet mbyll edhe lidhjen me shtëpinë dhe jap mesazhin.

    Ka shumë gjëra që vuajnë nga anoreksia në të gjithë botën. Kjo gjë që ti thua Egla mund të kuptohet ndryshe këtu jashtë. Mesazhet që jepni nuk duhet të jenë të tilla, tha Ledioni.

    “S’e di pse ka një lloj tendence për të mos kërkuar falje. Kjo është e keqja. Unë nuk e kuptoj se si dy njerëz komentojnë një vajzë të re për trupi, nuk e kuptoj se çfarë fitojnë. Efla pse është kaq e vështirë kur kuptoni se personi përballë ndihet keq”, u shpreh Arbri.