Category: Showbiz

  • Sherr i shtirur mes Gazit dhe Julit? Arbri zbulon lojën e dyshes: Më ngjasojnë me Luizin dhe…

    Sherr i shtirur mes Gazit dhe Julit? Arbri zbulon lojën e dyshes: Më ngjasojnë me Luizin dhe…

    Kjo javë nuk ka qenë e lehtë për Julin dhe Gazin, kjo pasi miqësia e tyre e ngushtë është prishur për shkak të disa debateve.

    Ledjoni pyeti opinionistin e spektaklit televiziv “BBVA3”, Arbër Hajdarin se çmendonte për këtë situatë.

    Arbri tha se nuk beson tek kjo prishje miqësie dhe se kjo dyshe i ngjason me Luizin dhe Armaldon.

  • “Ndizet” debati në shtëpi, Heidi: Njëri është i zemrës, tjetri mik i mirë

    “Ndizet” debati në shtëpi, Heidi: Njëri është i zemrës, tjetri mik i mirë

    “Nuk është se e kam ndjerë veten mes dy zjarreve. Doja të kuptoja çfarë po ndodh mes dy djemve. Unë mendoj se të dy kanë pozicionet e tyre këtu brenda. Romeon nuk e ka lënduar qëndrimi im. Debatet që kemi patur ne kanë patur fokus tjetër. Unë deri tani arrij t’i ndaj gjërat. Njëri është i zemrës, tjetri mik i mirë. Unë me Julin kemi bërë humor bashkë, Nuk është se kemi folur aq shumë. Kuptohemi me sy, më pëlqen humori. Kam simpati për Julin. Unë ulem përballë Romeos sepse dua ta shoh në sy, ne kuptohemi me sy, prandaj nuk ulemi pranë njëri-tjetrit. ”- tha Heidi.

    “Heidi më ka thënë gjithmonë pse nuk pozicionohesh. Ajo nuk po merr pozicionim për vete. Në rast se ke ndjenja, duhet të vendosësh partnerin tënd të parin. Ajo nuk duhet të ketë dyshime fare”- tha Rike.

    “Kur nuk po e kërkoj unë pozicionimin pse ju bezdis juve të tjerëve?” -Romeo.

    “A e bën çdo gjë me ndjenja ti, këtu pse nuk po eecin ndjenjat?”- Rike.

    “Kur nuk ndikoj unë, kur mnuk flas unë për vetën, asnjë nga këta nuk ka të drejtë të flasë. Atë mbrëmje unë nuk e kam parë fare. Juli ka thënë ‘Heidi pa nga mua’. Juli ishte brenda në pyetje, edhe unë dhe ai.”- tha Romeo.

  • Historia e falsifikimit, Luiz Ejlli rrezikon deri në 4 vite burg: Ja kur gjykata do të japë vendimin për këngëtarin

    Historia e falsifikimit, Luiz Ejlli rrezikon deri në 4 vite burg: Ja kur gjykata do të japë vendimin për këngëtarin

    Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ende nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë. Gjykata e Fierit më datën 26 shkurt në orën 12:45 do të dëgjojë konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë ku do të japë edhe pretencën për Ejllin.

    Seanca për t’u paraqitur ishte caktuar data 12 shkurt, por që më pas u shty për datën 26. Prokuroria atje kërkon ta shpallë fajtor Luiz Ejllin për falsifikim të dokumenteve e kryer në bashkëpunim. Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, për këtë vepër penale në bazë të Kodit të Procedurës Penale rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim. Pasi prokuroria të japë pretencën do të jetë radha e avokatëve, e cila do të bëjë mbrojtjen dhe më pas gjykata do të vendosë.

    Drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim. Kjo histori nis në vitin 2021, aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A., si të pajustifikuara me burime të ligjshme. Nëpërmjet këtyre dokumenteve, “FactCheck” sjell për herë të parë historinë për të cilën drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.

    Sekuestro e kërkuar asokohe nga Prokuroria e Lushnjës do të pranohej nga gjykata më 28 nëntor të vitit 2021. Pak muaj pas kësaj sekuestro shtetasi F.A ,i cili po ashtu është i bashkëpandehur me Ejllin ka depozituar një deklaratë noteriale bërë te noteri Luiz Ejlli. Më 25 shkurt 2022, shtetasi F.A paraqet në prokurori deklaratën noteriale e cila sipas tij, ishte bërë te zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në faximile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015”.

    Kjo deklaratë sipas prokurorisë, kishte përmbajtjen e marrjes së një huaje në dy këste nga 2008-2015 prej 151 mijë euro dhe 2011-2015 prej 60 mijë euro, para të cilat bashkëshortja e shtetasit F.A i kishte marrë për të shlyer një kredi. E pikërisht kjo deklaratë s’ishte gjendur në arkivat e Ministrisë së Drejtësisë në përgjigje të kërkesave për informacion, kërkesa në kuadër të hetimit pasuror që po kryente Prokuroria e Lushnjës.

    Kaq ka mjaftuar që Prokuroria të krijojë dyshime se mund të ketë një shkelje ligjore dhe ka thelluar hetimet duke zbuluar zyrën noteriale të Luiz Ejllit e po ashtu, dhe veprimet e bëra disa vite më parë. Prokuroria ka kërkuar në arkivat e noterit Luiz Ejlli të dhëna për këtë deklaratë noteriale dhe ajo rezulton si deklaratë, por në emër të një tjetër shtetasi dhe aspak bashkëshortes së shtetasit F.A për të cilin hetimi pasuror ishte finalizuar me sekuestro.

    Mospërputhja e këtyre deklaratave ka shtyrë Prokurorinë të hap regjistrin e ish-noterit Ejlli dhe aty ka zbuluar se as para datës 16.12.2015 e as pas kësaj date, shtetasi F.A s’kishte kryer asnjëherë një veprim noterial te zyra e Luizit. Në konkluzion të këtij hetimi dhe veprimeve noteriale të verifikuara hap pas hapi, Prokuroria thotë se kemi të bëjmë me një falsifikim intelektual ku s’është falsifikuar shkrimi apo vula, por përmbajtja e një dokumenti është ndryshuar.

    Ndalur te përgjegjësia penale apo motivi i kryerjes së këtij krimi, prokuroria thotë: “Rezulton e provuar se shtetasi F.A e ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, në formën e falsifikimit intelektual në bashkëpunim edhe me ish-noterin Luiz Ejlli, pasi ky i fundit thotë prokuroria i ka pasur vulat deri më datë 16 prill 2022 kur i janë marrë në dorëzim dhe janë nxjerr jashtë përdorimit me komision të ngritur nga Ministria e Drejtësisë. Falsifikim Intelektual sipas prokurorisë provat pasi, duke qenë se shkrimi e nënshkrimi i tij dhe gjurmët e vulave në këtë dokument (Deklaratë Noteriale) janë të njëjta me ato që gjenden me aktet e tjera të dorëzuar nga ai te noterja V.S (e cila mban arkivin e Luiz Ejlli), pra nuk janë të falsifikuara, por përmbajtja ndryshon, arrihet në përfundimin e pakontestueshëm që ky dokument i rremë në përmbajtja është krijuar në bashkëpunim midis Luiz Ejlli dhe shtetasit F.A me qëllim që ky i fundit ta përdorte për të justifikuar pasurinë e tij objekt procedimi penal”.

  • Ledioni vë në siklet Bardhin: Të zhvirgjëroi Sara, i joti ta fut…

    Ledioni vë në siklet Bardhin: Të zhvirgjëroi Sara, i joti ta fut…

    “Primen” e kaluar, Sarës iu ofrua kutia e Pandorës, nga ku zgjodhi të çoj në nominim të gjithë meshkujt e shtëpisë.

    Mbrëmjen e sotme, Ledjoni e pyeti Bardhin sesi është ndjerë këtë javë.

    Bardhi: “Kam reflektuar. Më ka pëlqyer kjo javë. Nominim i parë, edhe nga kush…”

    Ledioni: “Të zhvirgjëroi Sara. I joti ta fut.”

  • “Ti po nxjerr helm”/ Romeo përplaset ashpër me Ilnisën: Më vjen keq, por e ke … (Video)

    “Ti po nxjerr helm”/ Romeo përplaset ashpër me Ilnisën: Më vjen keq, por e ke … (Video)

    Romeo ka debatuar me Ilnisën për lojën që po bëjnë brenda shtëpisë, teksa është shprehur se i vjen keq për banoren për shkak se i ka të gjithë kundër.

    Ndër të tjera Ilnisa iu drejtua Romeos se ka mllef ndaj saj, për këtë arsye i drejtohet në këtë mënyrë.

    Romeo: Ti tani i ke kundër (banorët).

    Ilnisa: Unë i kam pasur të gjithë shtëpinë kundër që ditën e parë.

    Romeo: Mua më vjen keq. Por e ke kërkuar vetë.

    Ilnisa: Që të të kem ty kundër? Edhe çfarë pastaj. Unë po them që po të lë ta shijosh të gjithë përrallën.

    Romeo: Po më përmend helmet tani?

    Ilnisa: Ti po nxjerr helme nga goja. Paske vetëm mllefe kundrejt meje, helm.

    Romeo: Mllef? Ku e shikon se unë jam në qejf. Mua më vjen keq për ty.

  • Pak para spektaklit! Zarfi i zi “ngrin” shtëpinë e Big Brother

    Pak para spektaklit! Zarfi i zi “ngrin” shtëpinë e Big Brother

    Vetëm pak orë para nisjes së spektaklit, një zarf i zi ka mbërritur sot në shtëpinë e të Big Brother Vip 3.

    Zarfi i zi do të thotë se një apo disa nga banorët kanë shkelur rregullat e lojës dhe për këtë do të ketë një dënim. Dënimi mund të përfshijë edhe përjashtim nga loja.

    Zarfi i zi do të lexohet gjatë spektaklit sonte, i cili nis në orën 21:00. Teksa nuk e dinë se çfarë përmban zarfi të gjithë banorët janë në ankth, por një gjë dihet se diçka kanë bërë banorët, dhe për këtë Vëllai i Madh ka marrë vendim, të cilin për ta zbuluar mesa duket duhet të presim spektaklin.

    Kujtojmë që ditën e djeshme një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e madhe. Zarfi ishte për Ilnisën e cila kishte thyer rregullat duke fikur disa herë mikrofonin.

    Për këtë arsye si dënim, Ilnisa do të ishte e padukshme për banorët. Banorët duhet të mos kishin asnjë komunikim me Ilnisën, me pak fjalë Ilnisa do ishte e padukshme për ta.

  • “Dy femra që denigrojnë femrën!”/ Debatet në BBV, Erjola dhe Ledjona komentojnë vajzat: Egla e tejkalon limitin, Ilnisa luan me… (Video)

    “Dy femra që denigrojnë femrën!”/ Debatet në BBV, Erjola dhe Ledjona komentojnë vajzat: Egla e tejkalon limitin, Ilnisa luan me… (Video)

    Ledjona dhe Erjola, gjatë një bisede me njëra-tjetrën, kanë folur për Eglën dhe Inisën dhe lojën e tyre në “Big Breother VIP”.

    Ledjona i ka cilësuar dy vajzat si “dy femra që denigrojnë femrat”, ndërsa Erjola është shprehur se mes tyre ka një dallim.

    Banorja u shpreh se sipas saj Ilnisa vepron më ligësi dhe tregon vetën, ndërsa Egla nuk njeh caqe në lojën e saj dhe nuk pranon pasojat.

    Ledjona: Këto janë dy femra që denigrojnë femrat (Ilnisa dhe Egla)

    Erjola: Po por kanë një diferencë, nëse e para, Nisa, e bën me negativitet, ligësi kalon edhe cakun. Kurse kjo e tejkalon limitin, nuk pranon pasojat. Tek ajo e konsideroj si loje së nxjerr veten, kurse kjo është e shfazuar si gjë, nuk njeh masë. I kalkulon gjithçka, një ditë para prime-t.

    Erjola: Si donin të na bënin ne fajtor atëherë për fermën.

  • U tha se janë në prag divorci, ja veprimi i fundit i Xhensilës dhe Besit që ngre dyshime rreth çiftit

    U tha se janë në prag divorci, ja veprimi i fundit i Xhensilës dhe Besit që ngre dyshime rreth çiftit

    Dy artistët, një nga çiftet më të njohura të estradës shqiptare nuk kanë konfirmuar e as hedhur poshtë zërat, por pas veprimeve të tyre, fansat janë të sigurt për ndarje, ose të paktën krisje në marrëdhënie.

    Ata nuk ndiqen më me njëri tjetrin në Instagram, ndërsa dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale.

    Së fundmi në rrjet flitet edhe për divorc, por një veprim i dyshes ka ngritur sërish dyshime. Ata kanë hedhur të dy në Instagram foto nga Italia, të dy në koncerte të ndryshme. Këngëtarja dhe aktori janë kujdesur të shënojnë vendodhjen e tyre, mbase për të treguar se nuk janë bashkë, por deri më tani nuk dihet.

    Pak kohë më parë çifti u bënë prindër për herë të dytë, pas Ajkës, me një djalë, të cilin e quajtën Amen. Kjo nuk është hera e parë që flitet për një ndarje të çiftit, por duket më serioze se herët e tjera, ndërsa të dy kanë zgjedhur të heshtin.

  • A janë Sara dhe Bardhi vërtet të dashuruar? Familjarët e këngëtarit kundër marrëdhënies me modelen, pse dyshojnë

    A janë Sara dhe Bardhi vërtet të dashuruar? Familjarët e këngëtarit kundër marrëdhënies me modelen, pse dyshojnë

    Sara dhe Bardhi janë ndër çiftet më të pëlqyera në shtëpinë e “Big Brother”. Reperi nga Kumanova dhe modelja, kanë treguar se lidhja e tyre ka pasur shumë ulje dhe ngritje, por gjithnjë ia kanë dalë që ta mbajnë gjallë raportin.

    Një moment delikat në këtë lidhje, ishte pikërisht hyrja e motrës së reperit në shtëpinë e “Big Brother” për një surprizë. Pasi takoi të vëllain dhe i dha këshillat për lojën, të gjithë ishin kuriozë, nëse Afërdita do ta takonte edhe Sarën, partneren e tij. Por duke shmangur temën, ajo e evitoi këtë takim, duke u shprehur se nuk do të ndërhyjë në lojën e tij. Por kaq ka mjaftuar që në publik, por edhe në shtëpi, të merret si një mospranim i Sarës.

    Një fakt të tillë e ka komentuar edhe vetë Sara, duke u shprehur se e priste që nuk do ta takonte të motrën e të dashurit të saj. Ilnisa e ka pyetur Sarën nëse është ndjerë keq që nuk e takoi motrën e Bardhit. Ajo u përgjigj “jo”, pasi e priste një gjë të tillë.

    “Jo, e prisja sepse e nuhas se çfarë figure kam jashtë. Nuk më shqetëson, sepse nëse më jep Zoti dhe publiku kohë do e kuptojnë. Ndërsa për familjarët e tij, jashtë këtyre mureve jam në lojë. Ndërsa, këtu jam e vetëdijshme se lojën e kam futur në shumë veprime të miat Nuk do e kisha nisur fare nëse nuk do ta kisha atë mendje”, u shpreh Sara gjatë një bisede me Ilnisën. Këtë diskutim, ajo e ka bërë edhe me Meritonin.

    “Nuk e di, ti pse mendon? Jo, por ti pse mendon? Ti si shok i mirë ma jep përgjigjen. Ndoshta nuk i ka pëlqyer sjellja ime deri tani. Ka momente që unë fus lojën në veprimet e mia përveç marrëdhënies time, dhe unë jam shumë e ndërgjegjshme për këtë gjë. Por, unë e di kush jam jashtë dhe nëse ata do kenë interesin të më njohin do e mësojnë shumë mirë se si jam”, u shpreh ajo.

    Dhe në fakt, familjarët e Bardhin nuk duken fare të kënaqur me këtë raport që ka nisur në shtëpinë e Big Brother. Nëse i hedhim një sy faqes së tij të Instagramit, në faqen e tij, nuk gjendet askund Sara. Madje çifti, as nuk ndiqet në rrjetet sociale, duke treguar kështu opinionin e familjes së tij.

    Nga ana tjetër, në video dhe postimet që bëhen në adresën e tij, Sara shfaqet vetëm 2 herë, në puthjet e para që çifti ka shkëmbyer, duke zgjedhur që të përqendrohen vetëm te Bardhi dhe te ndodhitë e tij në shtëpinë e “Big Brother”, larg Sarës. Por, ajo që habiti ishte pikërisht edhe reagimi i Bardhit në këtë situatë. Në një bisedë në shtrat, Bardhi shprehet këmbëngulës në lidhje me raportin që ka krijuar me Sarën.

    Këngëtari i tregon asaj se edhe nëse motra e tij do i thoshte që “mos u merr me Sarën”, ai nuk do e dëgjonte dhe do vazhdonte marrëdhënien me të.

    “Edhe nëse do më kishte thënë motra ‘jo, ajo goca jo’, prapë do kishim vazhduar dhe do ja kishim dëshmuar jashtë. Unë të njoh, jashtë e di që jemi nën monitorim 24 orë, krejt i shohin, por unë e ndjej, ia bëra me dije dhe Meritonit”.

    Pas kësaj bisede, Sara dhe Bardhi janë puthur për disa minuta, duke kaluar kështu mjaft momente intime me njëri-tjetrin. Duket se një mospranim ka edhe nga ana e Sarës, ku këtë herë ka qenë mikesha e saj që ka komentuar raportin me Bardhin. E ftuar “Top Albania Radio”, ka qenë mikesha e ngushtë e Sara Gjordenit, e cila ka folur për jetën personale të saj dhe ka zbuluar disa detaje për të.

    “Bardhi nuk është tipi i Sarës në diferencë me meshkujt që Sara ka të bëjë. Është personi i parë që mund të thuash që Sarën po e trajton shumë mirë apo t’i transmetojë një emocion të paparë. Unë mendoj që Bardhi aktualisht në atë shtëpi i transmeton asaj siguri dhe qetësi. Dhe normalisht që ka një pëlqim shumë të madh ndaj atij. Unë nuk mund të them tani që ajo është e dashuruar marrëzisht me të.

    Prandaj po them që është një raport midis dy personave që janë shumë të ndryshëm dhe mund të prodhojnë diçka të bukur. Ajo e do si njeri dhe normalisht që e pëlqen. Ka edhe një ndjenjë për atë, sepse janë aty brenda 24 orë. Nuk mund të më thuash që ajo nuk e ndjen. Pastaj, nëse do të funksionojë si raport mbetet për t’u parë. Faktikisht, edhe mua Bardhi më duket më i hajrit nga të gjithë djemtë që ka aty. Nuk është se të tjerët kanë dhënë ndonjë mesazh. Bardhi të paktën 2-3 mesazhe edhe pa folur shumë ka arritur t’i transmetojë që janë kultura, zgjuarsia dhe durimi. Që janë tre veti që Bardhi i ka si djalë. Pjesa e djemve të tjerë po t’i vësh re janë njerëz që duan të bëjnë zhurmuesin gjatë gjithë kohës”, u shpreh mikesha e saj.

    Sakaq edhe në shtëpinë e “Big Brother”, të shumtë janë skeptikët rreth kësaj historie. Banorët i kanë përforcuar më shumë këto ide, pas nominimit të fundit, ku Sara, e vendosur përballë kutisë së Pandorës, vendosi të çojë në nominim djemtë, ku përfshihet edhe Bardhi.

    Gjatë një debati me Gazin dhe Ilnisën, modelja ka deklaruar se nëse i dashuri i saj, Bardhi eleminohet nga “Big Brother VIP” këtë të shtunë, do largohet edhe ajo me të. Modelja u shpreh se Bardhi nuk është i rrezikuar nga ky nominim, por në rast se ai del nga shtëpia ajo do të dalë me të. Kjo deklaratë e Sarës vjen pasi ajo me Kutinë e Pandorës çoi në nominim të gjithë djemtë e shtëpisë dhe jo vajzat, ndërsa Gazi dhe Ilnisa janë të bindur se Bardhi do të lërë shtëpinë.

  • Zbulohen detaje/ Jo vetëm në Kosovë, por ish-missi Zana Berisha shantazhonte biznesmenë edhe në Shqipëri

    Zbulohen detaje/ Jo vetëm në Kosovë, por ish-missi Zana Berisha shantazhonte biznesmenë edhe në Shqipëri

    Zana Berisha, ish-missi i përfshirë në një sërë skandalesh me sfond rozë, vazhdon të jetë në hetim në Kosovë për shkak të shantazheve me qëllim zhvatje që ushtron ndaj ish-partnerëve të saj.

    Mësohet se ish-Miss Kosova, Zana Berisha ka ushtruar presione të ndryshme ndaj disa biznesmenëve, duke krijuar lidhje intime e madje duke u zhvatur shumë të konsiderueshme monetare.

    Portali “Shtegu.com” ka zbardhur disa dëshmi të forta, që kanë lidhje me figurën e Zana Berishës, e cila është e njohur në botën e showbizit për dobësinë që ka “gjahun e preferuar”, për “meshkujt e martuar dhe shumë të pasur”.

    Nga burime të “Shtegu.com” mësojnë nga një i afërm i ish-të fejuarit të Zana Berishës, L. K. (emri i njohur për redaksinë), i cili jeton në Angli, pohon se kjo e fundit është përfshirë edhe me herët në intriga, duke ndarë çifte me qëllim përfitimet monetare.

    Më konkretisht, mësohet se edhe nga vetë L. K., i cili ka qenë më herët në një lidhje me shoqen e ngushtë të Zana Berishës, ka bere me dije se ka qenë ish-miss Kosova shkak i ndarjes së çiftit.

    Portali hedh dritë për faktin se si Zana Berisha i rrëmbeu partnerin shoqes së ngushtë dhe pas disa kohës në lidhje të fshehtë, kjo e fundit e ka tradhtuar miken e saj, duke i marrë partnerin.

    Por historia me plotë dritëhije e intriga vazhdon më tej, teksa Zana dhe L. K. u fejuan pas disa kohësh, por kjo lidhje nuk ka zgjatur, pasi i fejuari i saj ka zbuluar se kjo e fundit e ka tradhtuar disa herë, për interesa monetare.

    I afërmi i L. K. bën me dije se ndarja ka qenë jo miqësore me Zana Berishën, e cila edhe gjatë ndarjes ka ushtruar presione nga më të ndryshmet për qëllime përfitimi financiar nga ish i fejuari.

    “Kërkesat e Zanës kanë qenë të papërballueshme. Jemi me fat që e kemi kuptuar shumë shpejt se Zana Berisha është lidhur me L. K. vetëm për interesa personale, duke e treguar vetveten të pamoralshme.

    Zana Berisha paraqitet si modele që punon në shtete të ndryshme, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Prej viti 2018 e deri më sot, Zana i ka pasur 5-6 sfilata vendore, por jo ndërkombëtare, siç paraqitet si modele. Zana Berisha shpesh e vizitonte Italinë, por jo për modelim, por për punë të tjera të pandershme”.

    LIDHJET E ERRTA NË SHQIPËRI

    Por aventurat dhe shantazhet e ish-Miss Kosovës duket se nuk kanë të sosur dhe veç Kosovës, ku është përfshirë në një sërë skandalesh, kjo e fundit mësohet se ka patur disa lidhje intime edhe në Shqipëri.

    Dy ish-mikeshat e saj bëjnë me dije se kjo e fundit në Shqipëri e kalon kohën në një prej hoteleve luksoze në Tiranë, ndërkohë që shoqja e saj është e dashura e njërit prej pronarëve të hotelit. Por në Shqipëri sipas Shtegu.com, mësohet se Zana Berisha ka patur lidhje edhe me një gazetar. “Merret vesh edhe për një lidhje të Zana Berishës me një gazetar nga Shqipëria, lidhje kjo që po zgjat më tepër se një vit, janë ende të pandarë dhe e stërmbushur me skandale, e që po mbahet për interesa personale të Zana Berishës”, bën të ditur njëra prej ish-shoqeve të Zana Berishës.

    HETIME EDHE NË SHQIPËRI?

    Shtegu.com ka zbuluar se modelja dhe ish-Miss Kosova është përfshirë në afera të dyshimta edhe në Shqipëri. Mësohet se ajo ka krijuar një lidhje jashtëmartesore me një biznesmen nga Shqipëria, i njohur me nofkën “Edi“ (E.R. emri i njohur për redaksinë), ky i fundit jeton në Itali. Ai është i martuar, ka një djalë dhe Zana Berisha personalisht ka deklaruar se bashkëshortja e tij e di për lidhjen me Zanën. Zana Berisha thotë se „ky person nuk është tipi im, por më konvenon që jeton në Itali dhe unë bëj biznese të tjera që ai nuk ka nevojë t`i dijë“.

    Gazetaret nga hulumtimet kanë mësuar se biznesmeni e mbështet financiarisht dhe i ka blerë një Penthouse në “Linda Residence” dhe një veturë të shtrenjtë. Shtegu.com mëson se biznesmeni është dhe sponsori që paguan faturat e operacioneve që ish-missi ka bërë në Turqi, po ashtu dhe për një obor dhe shumë gjëra të tjera në shtëpinë në Suharekë.

    Shtegu.com ka mësuar se shantazhet dhe kërcënimet, Zana Berisha i ka përdorur edhe në Shqipëri, ndërsa mësohet se pritet të zhvillohen dhe hetime nga Prokuroria për zhvatjen e parave që kjo e fundit ka bërë ndaj disa sipërmarrësve në kryeqytet.

    Ekzistojnë dyshime se të gjitha kërcënimet dhe shantazhet që i bën Zana Berisha, mbështetjen e ka nga një rreth i ngushtë personash, ndërsa personi kryesor mund të jetë në lidhje me të. Prejardhje e kërcënimeve dhe shantazheve do të zbulohen së shpejti nga Shtegu.com.

    DËSHMITË E FAMILJARËVE

    Nga hulumtimet që janë bërë në terren nga Shtegu.com, një familjar i Zana Berishës, që ka dashur të mbetet anonim, ka pohuar: “Ky rast ka qenë tronditës jo vetëm për familjen Berisha, por edhe për tërë Suharekën, por jo edhe i papritur. Kemi menduar se Zana është një vajzë serioze dhe merret me modelizëm, por me kalimin e kohës, nga shumë persona kemi dëgjuar se ajo e ka marr rrugën e gabuar. Stili i saj është të kalojë me persona të moshuar, të cilët më pas i kërcënon dhe i shantazhon në mënyrë të pandershme”.

    Ndërkohë, Shtegu.com mëson se ka edhe shumë raste që do të zbulohen, pasi të zhvaturit nga kërcënimet të marrin guximin e denoncimit në organet përkatëse.

    “Zana Berisha është rrahur disa herë edhe fizikisht, pasi i ka shantazhuar familjet e tyre, por ajo përsëri ka vazhduar me avazin e vjetër”, ka bërë të ditur një familjarë i saj.

    Shtegu.com ka mësuar dhe për një lidhje tjetër të gjatë të Zana Berishës, me një biznesmen të një qendre tregtare në Kosovë, të cilin e ka shfrytëzuar pafund dhe të cilit i ka kërcënuar familjen.

    Nga hulumtimet mësohet se Zana Berishës i është konfiskuar patenta e shoferit deri në vitin 2025 për shkak të veprave panele të shumta në komunikacion, por ajo vazhdon ta drejtojë veturën luksoze.

    Të përkujtojmë se ndaj Zana Berishës ende është duke hetuar Prokuroria Themelore në Prizren pas shantazheve dhe kërcënimeve që ajo i ka kryer deri tani./ Marrë nga Shtegu.com