Category: Showbiz

  • Priten trazira në BBV. Njihuni me konkurenten e re të Big Brother VIP?

    Priten trazira në BBV. Njihuni me konkurenten e re të Big Brother VIP?

    Një tjetër personazh pritet t’i trazojë më tej ujërat e të krijojë rrëmujë në shtëpinë më të famshme Bug Brother VIP.

    Sipas “Iconstyle” bëhet fjalë për Renee, një personazh në TikTok që ka tërhequr vëmendje me deklaratat dhe mendimet moskokëçarëse për tema të ndryshme apo situata.

    Renee është edhe mbesa e influencuesit të modës, Elton Ilirjanit dhe vajza e aktores dikur shumë të njohur Julia Ilirjani.

    Ajo jeton në SHBA, por mesa duket do të rikthehet në Shqipëri për BBV.

  • Tradhti, shthurje, ftesa për o*gji dhe arrestime, jeta e trazuar e Meritonit jashtë “Big Brother”

    Tradhti, shthurje, ftesa për o*gji dhe arrestime, jeta e trazuar e Meritonit jashtë “Big Brother”

    Meriton Mjekiqi është ndër konkurrentët e “Big Brother” që më së shumti ka tërhequr vëmendjen e tij. Shkak, veç lidhjes me Ilnisën, shpesh janë bërë edhe përplasjet e forta që moderatori kosovar ka patur me banorët e tjerë.

    Por, teksa brenda loja vijon të bëhet edhe më e fortë, jashtë kanë nisur të qarkullojnë edhe thashethemet rreth tij. Ditët e fundit, në rrjet, një deklaratë e fortë ka tronditur shtypin. “Makeup artist”-i, Dario Doka, ka marrë të gjithë vëmendjen e tij, me deklaratën e bërë në drejtim të Meritonit.

    Përmes disa postimeve në “Instagram”, ai thotë se Meritoni është “injorant dhe burracak”, madje ka zbuluar se në të kaluarën Meritoni i ka shkruar mesazh, ku i ka kërkuar që të kalonte një natë 4-she me të në hotel.

    “Shpifsirë, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner”, shkruan ndër të tjera Dario në “Instagram”. Theksojmë se kjo është një deklaratë që vetë Dario ka bërë në “Instagram”-in e tij personal. Nuk dihet nëse deklarata është e vërtetë apo një “grep” që Dario hedh për të tërhequr vëmendjen e publikut, pasi në “story”- t në vijim ai kërkon që të bëhet pjesë e “Big Brother”.

    Por, teksa deklaratat e Darios janë disi evazive, pasi ka vendosur që mos të publikojë mesazhet në fjalë, një tjetër ngjarje e rëndë ka shoqëruar Meritonin, fiks 3 vite më parë. Në mars të vitit 2021, moderatori u arrestua nga policia në Prishtinë. Mediat kosovare shkruanin se moderatori i “Gjoni’s Black” dyshohej se ka shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër. Policia informoi se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik ndaj dy drejtuesve të makinave.

    Miku i tij, Dati, është shprehur se nuk kishte të shtëna, por vetëm konfrontim me fjalë. Arrestimi u bë në shtëpinë e një familjari të Mjekiqit, ku dyshohet se në arrati po qëndronte aty. Familjari i Mjekiqit ka deklaruar se ai nuk ishte në dijeni se ai po kërkohej nga policia, por vetëm e kishte ftuar të qëndronte për disa ditë në shtëpinë e tij. Ndërkohë, vetëm pak pas këtij lajmi, reagoi edhe avokati i tij, i cili sqaroi se Mjekiqi nuk është arrestuar nga policia.

    Ai ka ndarë statusin e tij për ndjekësit, ku thuhet: “Meriton Mjekiqi është i lirë… Unë jam avokati i tij dhe njoftoj opinionin se nuk është arrestuar për kurrfarë gjuajtje me armë. Nuk ka qenë në arrati edhe ky lloj informimi nga mediat pa kurrfarë konfirmimi zyrtar paraprak, është brengosës”, ka shkruar ai.

    Natyra e tij disi më avangarde se e banorëve të tjerë, është vënë re shpesh përgjatë pjesëmarrjes së tij në “Big Brother”. Një koment i Roza Latit për mënyrën se si Meriton Mjekiqi po konsumonte bananen ka shkaktuar një situatë të tensionuar mes tyre. Dy moderatorët janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë hedhur “thumba”, ndërsa biseda mes tyre ka marrë përmbajtje erotike.

    “T’i e ke bananen, është stili yt”, iu drejtua Meritoni, i cili shtoi “nuk kafshoj banane, po më ofendon”. Ndërsa, Roza Lati iu përgjigj se: “Mesa pashë, t’i e ke shumë të egër si stil”.

    Meriton Mjekiqi dhe Roza Lati janë përfshirë në një debat të ashpër, për shkak të një pyetjeje që moderatori i drejtoi Rozës.

    “A ke menduar ndonjëherë për treshe?”, e pyeti ai, ndërsa Roza refuzoi që të përgjigjet, teksa i tha Meritonit që nëse dikush do ta kishte pyetur Ilnisën a do bënte seks treshe, ai do ta kishte përdorur këtë për të shkuar në finale.

    “Pyetje provokative seksuale nuk kam bërë ndonjëherë. Kjo është shumë ofenduese, sepse ti do ta ngrije zërin që t’i ishte bërë kjo pyetja Ilnisës që të shkoje në finale. Kaloji në term të keq, edhe nëse do të ishe duke ngrënë një mollë me atë nervozizmin tënd, sot do të thosha shumë keq e ha mollën. A më the mua që “banania të shkon në gojë”. Kush ofendoi, ti apo unë”, u shpreh Roza. Nga ana tjetër, edhe Meritoni ka vijuar me ngacmimet ndaj banores.

    “Nuk kafshoj banane, se i bie që po më ofendon. Ashtu i bie të kafshosh…. Mos dil në atë temë, nuk kafshoj banane. Më ofendove. Ai është stili yt zemër, jo imi. Dallimi im është që kam banane, ok. E mirë je, kjo Roza më pëlqen”, u shpreh moderator kosovar.

    Por kjo nuk është e vetmja temë erotike që Meritoni dhe Roza kanë patur së bashku. Fiks dy vite më parë, moderatori kosovar ka qenë i ftuari i Rozës në emision ku batutat erotike dhe situatat e nxehta nuk kanë munguar. Roza Lati i serviri të ftuarit të saj special, Meriton Mjekiqit, në emisionin “Why?Not” një darkë speciale, +18 me fruta dhe ëmbëlsira mbi trupin elegant të modeles.

    Edhe pse në fillim moderatori u vu në siklet nga tavolina e veçantë, nuk mundi t’i shmangej luleshtrydheve dhe ëmbëlsirave që iu servirën. Me batuta dhe shumë të qeshura Meritoni dhe Roza Lati shijuan ëmbëlsirat e darkës.

    Gjatë tentativave të tij, për të pajtuar çiftin Bardhi – Sara në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Meritoni i ka përmendur atyre gabimet që ka bërë në rini, për të cilat është dënuar dhe nuk mund të shohë djalin e tij për kohë të gjata, e për këtë thekson se është penduar shumë, ndaj i kërkon çiftit t’i hedhin pas krahëve ato çfarë kanë ndodhur dhe të mos bëjnë gabime.

    “Për një gjë të vogël të prisheni juve? Dashuria juaj ku është? Sakrifica, koha, netët pa gjumë, puthjet, xhelozia? E kam seriozisht. Nuk ju vjen turp o vëlla? Shikoje lot, emocione, kape përqafohuni se më keni bërë nervoz tash. E di sa kam gabuar unë? Prej gabimit tim unë nuk e shoh djalin tim me muaj e me ditë, ju më bëni këtu stila. Kam bërë një gabim, kam gabuar, nuk e shoh djalin, jam dënuar për diçka të caktuar, ndoshta kur kam qenë më i ri duhet të kuptonim më mirë njëri-tjetrin, sot do e kisha djalin afër meje, e kisha takuar çdo ditë”, është shprehur ndër të tjera Meritoni.

    Duket se tradhtia ka qenë pikërisht shkaku që ka çuar në ndarjen e tij nga nëna e fëmijës së tij. Në deklaratat e saj, ish-partnerja e Meritonin ka treguar se mes tyre sot nuk ka asnjë raport, ndonëse janë prindër të një djali.

  • Ilnisa nuk përmbahet, i hipën sipër Meritonit: Më thuaj të … (Video)

    Ilnisa nuk përmbahet, i hipën sipër Meritonit: Më thuaj të … (Video)

    Ilnisa dhe Meritoni duket se po jetojnë një histori mes tyre, ndërsa një video është bërë virale në rrjet, teksa gjatë ditës së sotme gazetarja i ka hipur sipër reperit.

    Ajo shihet duke e puthur Meritonin, ndërsa i kërkonte me insistim ti thoshte ‘të dua’.

    Gjatë orëve të fundit ajo ka qenë e dënuar nga vëllai i madh për të qenë e padukshme, ndërkohë që Sara vendosi që t’i hidhte në ujë rrobat e saj.

    Nga ana tjetër, Meritoni është këtë javë në nominim, ka qenë një prej banorëve që ka sulmuar më shumë brenda shtëpisë.

  • ”O i paburrë”/ I përmendi Donaldin, debat i ashpër mes Julit dhe Romeos: Ik o lyrash ik (Video)

    ”O i paburrë”/ I përmendi Donaldin, debat i ashpër mes Julit dhe Romeos: Ik o lyrash ik (Video)

    Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Vëllai i Madh” ka mbledhur të gjithë djemtë, të cilët janë të nominuar duke i bashkuar në një darkë.

    Mes tyre ata kanë zhvilluar debate të forta, ku ndër to bëri bujë debati i Julit dhe Romeos.

    Gjatë një bisede, Juli i thotë se është kopja e të vëllait, Donald Veshaj.

    Kaq ka mjaftur që Romeo t’i kundërvihej keq Julit dhe t’i drejtonte disa ofendime të rënda.

    Romeo: “Mos u trego burracak, i paburrë, ik o lyrash. Herën tjetër të ngre dolli dhe të respektoj për vëllain tënd, ikë o i paburrë. Ik o fëmijë, o frikacak”.

    Më pas, Juli ka tentuar të qetësojë situatën, e ka marrë Romeon më vete dhe i thotë se kërkon ndjesë për atë që ka thënë, sepse e kuptoi që u prek shumë.

    Juli: “Të kërkoj ndjesë sepse e pashë që u preke shumë, po të tjerave u qëndroj të gjitha. S’kam nerva unë…”.

    Romeo: “E di cili është problemi, kalon në disa momente që nuk e di se çfarë thua”.

    Juli: “Çfarë po thua, çfarë kalova”?

    Romeo: “Kaove, nga muhabeti normal që bëjmë bashkë, ti kalon”.

  • Agravon debati në BBV3, Egla tenton të hedhë banoren në pishinë (Video)

    Agravon debati në BBV3, Egla tenton të hedhë banoren në pishinë (Video)

    Një debat i ashpër brenda shtëpisë së BBV ka nisur, pasi Egla i ka thënë Françeskës se që kur ka hyrë aty, ajo ka zënë bark.

    Françeska i ka thënë se ajo është nënë e ndaj ka bark, dhe se deklarata e Eglës kundrejt saj ishte e shëmtuar, teksa shumë nëna mund të ndihen keq kur ta dëgjojnë këtë gjë.

    Në një moment teksa debatonin, Françeska i është ngjitur Eglës nga pas dhe kjo e fundit në një moment e ka shtyrë dhe gati sa nuk e ka hedhur në pishinë.

  • “Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?”- Dy deklaratat b*llizuese të Albi Nakos për të cilat u kryqëzua në rrjet

    “Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?”- Dy deklaratat b*llizuese të Albi Nakos për të cilat u kryqëzua në rrjet

    Emri i Albi Nakos spikati menjëherë mes personazheve të “Big Brother”. Koreografi, i njohur për natyrën e tij ironike, pritej që të krijonte disa situata në shtëpinë e “Big Brother”.

    Por, duket se nuk ka ndodhur kështu, të paktën në këto javë qëndrimi, ku Albi është shfaqur disi më i tërhequr. Dhe ishte pikërisht partnerja e tij, Doris, ajo që shkoi në shtëpinë e “Big Brother”, për t’ia vënë në dukje këtë fakt. Nga ana tjetër, edhe Ledioni e pyeti konkurrentin rreth arsyeve që e kishin çuar në këtë mbyllje brenda kësaj eksperience.

    Koreografi, u shpreh se jashtë lojës së “Big Brother”, ishte kryqëzuar 2 herë, për ato çfarë kishte thënë, duke sjellë edhe këtë ndryshim të tijin. Albi e kishte fjalën pikërisht për dy batutat që ka bërë në emisionet e kërcimit ku ka qenë juri, batuta për të cilat është kryqëzuar nga publiku.

    “Sa vjeç je ti? Unë them që në moshën që je ti ik martohu dhe bëj fëmijë”, kështu iu drejtua Albi një vajze 40 vjeç që mori pjesë në programin me kërcim “Just Dance” vite më parë. Komentuesit iu kundërvunë kësaj deklarate kudo ku gjetën hapësirë të lirë. Për këtë rast, Albi tha asokohe se bëri shaka dhe se e kishte shoqe vajzën në fjalë.

    Pas kësaj, Albi Nako u vendos sërish në qendër të kritikave për shkak të deklaratave të tij në një tjetër emision, në emisionin “Tka mami yll” ku protagonistë ishin fëmijë nga 10 deri 15 vjeç. Albi iu drejtua një vajze duke thënë: “Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?”, e pyeti Albi Nako vajzën, e cila iu përgjigj: “Të kërcej”.

    Por, Albi vijoi sërish duke insistuar: “E sigurt?”. E më pas e pyet se cili nga djemtë krah saj e ka trupin më të bukur për balet. Kjo ngjalli kritika të ashpra kundrejt tij, duke i kujtuar se edhe më parë ka dhënë komente të tilla që janë konsideruar bullizuese. Duket se kanë qenë këto dy momentet, që e kanë bërë Albin disi më të rezervuar, duke e mbajtur këtë peshë edhe brenda shtëpisë së “Big Brother”.

  • “Shko vendos kremin 2 mijë euro”/ Nxehen gjakrat’ në ‘BBV3’, Egla “përplaset” me Erjolën

    “Shko vendos kremin 2 mijë euro”/ Nxehen gjakrat’ në ‘BBV3’, Egla “përplaset” me Erjolën

    Në shtëpinë e “Big Brother Vip” nuk mund të ketë qetësi. Mesdita e sotme ka vijuar me debate mes vajzave.

    Një përplasje me tone të larta ka ndodhur mes Erjolës dhe Eglës ku nuk janë kursyer as ofendimet dhe gjykimet personale.

    Edhe pse debati mes tyre ka ditë që ka nisur, vajzat duket se kanë vendosur mos të bëjnë paqe. Egla i drejtohet Erjolës duke i përmendur kremërat 2 mijë euro që moderatorja përdor dhe e ka thënë edhe në intervista apo diskutime në emisione.

    Erjola ka shpërthyer ndaj aktores duke i thënë se është më mirë që një femër të kujdeset sesa të jetë budallaqe.

    Biseda e plotë në videon më poshtë:

  • “Ku e di ai se çfarë i bëj unë”/ Gazi dhe Egla flasin për Julin: Po mendon që të “bashkëpunojë” edhe me…

    “Ku e di ai se çfarë i bëj unë”/ Gazi dhe Egla flasin për Julin: Po mendon që të “bashkëpunojë” edhe me…

    Mëngjesi i sotëm në “Big Brother Vip” ka nisur e qetë e pa debate. Teksa po ecnin rreth e rrotull pishinës, Gazi bisedon me Eglën për Julin ku thotë se do të përpiqet që ta nxjerrë sa më shpejtë nga loja.

    Duke shkëmbyer batuta me Eglën ai thotë se Juli mendon se Gazi është grup me Romeon, ndërsa ka ironizuar se po mendon që të “bashkëpunojë” edhe me Ilnisën. Dyshja kanë vijuar bisedën me batuta e ironi. Si Juli edhe Gazi janë në nominim dhe pritet të zbulohet në spektaklin e sotëm nëse do t’i shpëtojnë ose jo eliminimit.

    Biseda e plotë në videon më poshtë:

  • Ilnisa i ulët afër, Sara e ofendon: Nga vjen kjo erë e keqe, mbylleni banjon!

    Ilnisa i ulët afër, Sara e ofendon: Nga vjen kjo erë e keqe, mbylleni banjon!

    Ilnisa është një nga banoret më të përfolura në këtë Big Brother, ku shpesh herë përfshihet në debate të shumta me konkurrentët e tjerë.

    Së fundmi ajo është dënuar nga Vëllai i Madh pasi i ka përsëritur disa herë fikjen e mikrofonit gjatë kohës kur ajo flet.

    Përmes një zarfi të zi, asaj iu komunikua se do dënohet dhe se do jetë e “padukshme” nga banorët e tjerë deri në një njoftim tjetër nga produksioni.

    Kaq ka mjaftuar për Sarën, ku me mundësinë e parë filloi ta ngacmonte.

    Ilnisa iu ul pranë, ndërkohë që Sara hante, por në pamundësi për të folur, thjesht rinte dhe e dëgjonte. Sara po e nxiste të fliste dhe të thyente rregullin e Vëllait të Madh, por Ilnisa i rezistoi provokimeve të saj.

    Sara: Nga kjo vjen kjo era? S’e marr vesh. E ndjen këtë erën e keqe? Si era çorape, si era këmbë. Ua sa erë e keqe.

    Bardhi: Ju vjen njerëzve që hedhin gurin dhe fshehin dorën.

    Sara: Mbylleni pak derën e banjos se vjen erë këtu.

  • A janë Sara Gjordeni dhe Bardhi të dashuruar? Familjarët e këngëtarit kundër marrëdhënies së tij me modelen

    A janë Sara Gjordeni dhe Bardhi të dashuruar? Familjarët e këngëtarit kundër marrëdhënies së tij me modelen

    Sara dhe Bardhi janë ndër çiftet më të pëlqyera në shtëpinë e “Big Brother”. Reperi nga Kumanova dhe modelja, kanë treguar se lidhja e tyre ka pasur shumë ulje dhe ngritje, por gjithnjë ia kanë dalë që ta mbajnë gjallë raportin.

    Një moment delikat në këtë lidhje, ishte pikërisht hyrja e motrës së reperit në shtëpinë e “Big Brother” për një surprizë. Pasi takoi të vëllain dhe i dha këshillat për lojën, të gjithë ishin kuriozë, nëse Afërdita do ta takonte edhe Sarën, partneren e tij. Por duke shmangur temën, ajo e evitoi këtë takim, duke u shprehur se nuk do të ndërhyjë në lojën e tij. Por kaq ka mjaftuar që në publik, por edhe në shtëpi, të merret si një mospranim i Sarës.

    Një fakt të tillë e ka komentuar edhe vetë Sara, duke u shprehur se e priste që nuk do ta takonte të motrën e të dashurit të saj. Ilnisa e ka pyetur Sarën nëse është ndjerë keq që nuk e takoi motrën e Bardhit. Ajo u përgjigj “jo”, pasi e priste një gjë të tillë.

    “Jo, e prisja sepse e nuhas se çfarë figure kam jashtë. Nuk më shqetëson, sepse nëse më jep Zoti dhe publiku kohë do e kuptojnë. Ndërsa për familjarët e tij, jashtë këtyre mureve jam në lojë. Ndërsa, këtu jam e vetëdijshme se lojën e kam futur në shumë veprime të miat Nuk do e kisha nisur fare nëse nuk do ta kisha atë mendje”, u shpreh Sara gjatë një bisede me Ilnisën. Këtë diskutim, ajo e ka bërë edhe me Meritonin.

    “Nuk e di, ti pse mendon? Jo, por ti pse mendon? Ti si shok i mirë ma jep përgjigjen. Ndoshta nuk i ka pëlqyer sjellja ime deri tani. Ka momente që unë fus lojën në veprimet e mia përveç marrëdhënies time, dhe unë jam shumë e ndërgjegjshme për këtë gjë. Por, unë e di kush jam jashtë dhe nëse ata do kenë interesin të më njohin do e mësojnë shumë mirë se si jam”, u shpreh ajo.

    Dhe në fakt, familjarët e Bardhin nuk duken fare të kënaqur me këtë raport që ka nisur në shtëpinë e Big Brother. Nëse i hedhim një sy faqes së tij të Instagramit, në faqen e tij, nuk gjendet askund Sara. Madje çifti, as nuk ndiqet në rrjetet sociale, duke treguar kështu opinionin e familjes së tij.

    Nga ana tjetër, në video dhe postimet që bëhen në adresën e tij, Sara shfaqet vetëm 2 herë, në puthjet e para që çifti ka shkëmbyer, duke zgjedhur që të përqendrohen vetëm te Bardhi dhe te ndodhitë e tij në shtëpinë e “Big Brother”, larg Sarës. Por, ajo që habiti ishte pikërisht edhe reagimi i Bardhit në këtë situatë. Në një bisedë në shtrat, Bardhi shprehet këmbëngulës në lidhje me raportin që ka krijuar me Sarën.

    Këngëtari i tregon asaj se edhe nëse motra e tij mbrëmë do i thoshte që “mos u merr me Sarën”, ai nuk do e dëgjonte dhe do vazhdonte marrëdhënien me të.

    “Edhe nëse do më kishte thënë motra ‘jo, ajo goca jo’, prapë do kishim vazhduar dhe do ja kishim dëshmuar jashtë. Unë të njoh, jashtë e di që jemi nën monitorim 24 orë, krejt i shohin, por unë e ndjej, ia bëra me dije dhe Meritonit”.

    Pas kësaj bisede, Sara dhe Bardhi janë puthur për disa minuta, duke kaluar kështu mjaft momente intime me njëri-tjetrin. Duket se një mospranim ka edhe nga ana e Sarës, ku këtë herë ka qenë mikesha e saj që ka komentuar raportin me Bardhin. E ftuar “Top Albania Radio”, ka qenë mikesha e ngushtë e Sara Gjordenit, e cila ka folur për jetën personale të saj dhe ka zbuluar disa detaje për të.

    “Bardhi nuk është tipi i Sarës në diferencë me meshkujt që Sara ka të bëjë. Është personi i parë që mund të thuash që Sarën po e trajton shumë mirë apo t’i transmetojë një emocion të paparë. Unë mendoj që Bardhi aktualisht në atë shtëpi i transmeton asaj siguri dhe qetësi. Dhe normalisht që ka një pëlqim shumë të madh ndaj atij. Unë nuk mund të them tani që ajo është e dashuruar marrëzisht me të.

    Prandaj po them që është një raport midis dy personave që janë shumë të ndryshëm dhe mund të prodhojnë diçka të bukur. Ajo e do si njeri dhe normalisht që e pëlqen. Ka edhe një ndjenjë për atë, sepse janë aty brenda 24 orë. Nuk mund të më thuash që ajo nuk e ndjen. Pastaj, nëse do të funksionojë si raport mbetet për t’u parë. Faktikisht, edhe mua Bardhi më duket më i hajrit nga të gjithë djemtë që ka aty. Nuk është se të tjerët kanë dhënë ndonjë mesazh. Bardhi të paktën 2-3 mesazhe edhe pa folur shumë ka arritur t’i transmetojë që janë kultura, zgjuarsia dhe durimi. Që janë tre veti që Bardhi i ka si djalë. Pjesa e djemëve të tjerë po t’i vësh re janë njerëz që duan të bëjnë zhurmuesin gjatë gjithë kohës”, u shpreh mikesha e saj.

    Sakaq edhe në shtëpinë e “Big Brother”, të shumtë janë skeptikët rreth kësaj historie. Banorët i kanë përforcuar më shumë këto ide, pas nominimit të fundit, ku Sara, e vendosur përballë kutisë së Pandorës, vendosi të çojë në nominim djemtë, ku përfshihet edhe Bardhi.

    Gjatë një debati me Gazin dhe Ilnisën, modelja ka deklaruar se nëse i dashuri i saj, Bardhi eleminohet nga “Big Brother VIP” këtë të shtunë, do largohet edhe ajo me të. Modelja u shpreh se Bardhi nuk është i rrezikuar nga ky nominim, por në rast se ai del nga shtëpia ajo do të dalë me të. Kjo deklaratë e Sarës vjen pasi ajo me Kutinë e Pandorës çoi në nominim të gjithë djemtë e shtëpisë dhe jo vajzat, ndërsa Gazi dhe Ilnisa janë të bindur se Bardhi do të lërë shtëpinë.