Category: Showbiz

  • Ilnisa i ulet afër, Sara e ironizon: Nga vjen kjo erë e keqe? (Video)

    Ilnisa i ulet afër, Sara e ironizon: Nga vjen kjo erë e keqe? (Video)

    Ilnisa Agolli është dënuar nga Vëllai i Madh, pasi ka përsëritur disa herë fikjen e mikrofonit gjatë kohës kur flet.

    Sipas zarfit të zi ajo duhet të jetë e “e padukshme” nga banorët deri në një njoftim tjetër nga produksioni.

    Sara: Nga kjo vjen kjo era? S’e marr vesh. E ndjen këtë erën e keqe? Si era çorape, si era këmbë. Ua sa erë e keqe.

    Bardhi: Ju vjen njerëzve që hedhin gurin dhe fshehin dorën.

    Sara: Mbylleni pak derën e banjos se vjen erë këtu.

  • “O gjigand mos guxo ta bësh më…”- Plas keq mes banorëve! Ilnisa Agollit i hedhin rrobat në vaskë, Meritoni hakmerret

    “O gjigand mos guxo ta bësh më…”- Plas keq mes banorëve! Ilnisa Agollit i hedhin rrobat në vaskë, Meritoni hakmerret

    Ilnisa Agolli është e dënuar pasi ka thyer rregullat e “Big Brother” duke fikur mikrofonin. Sipas produksionit ky veprim ishte i përsëritur ndaj për një kohë të pacaktuar ajo duhet të jetë e pa dukshme në shtëpi.

    meriton ilnisa

    Cilido nga banorët që reagonte ndaj Ilnisës dhe anasjelltas do të dënohej përsëri.

    Duke marrë shkas nga ky vendim i “vëllait të madh”, Sara në shenjë provokimi mori rrobat e Ilnisës dhe i hodhi në vaskë.

    Ilnisa e cila nuk reagonte dot ka influencuar Meritonin që t’jua kthente me të ‘njëjtën monedhë’ banoreve që ajo supozonte se kishin bërë veprimin.

    Erjola, Ledjona, Sara, Françeska, Juli ishin disa nga banorët të cilëve Meritoni i hodhi rrobat në tokë.

    Ky veprim i Meritonit nuk është pritur aspak mirë nga banorët të cilët shumë të acaruar kërkonin llogari nga moderatori.

    Juli që në fakt është një mik i Ilnisës në shtëpi e priti shumë keq hedhjen e rrobave duke i thënë Meritonit që të mos guxonte më ta bënte një gjë të tillë.

    Ndërsa Ledjona e cila ka pasur disa debate me Meritonin ka kaluar në një bisedë më tone të larta madje edhe ofendime.

    Debati:

    Ledjona: O! Ti idiot mashkull ke parë gjë që të kam prekur rroba unë ty?

    Ledjona: Unë rroba nuk kam prekur me dorë dhe ky do të mbaje përgjegjësi për këtë që po bën.

    Juli: Me rrobat e mija çfarë pate o gjigand?

    Meritoni: Me respekt ti kam lënë

    Juli: Mos i prek më kaq po të them.

    Meritoni: Të tjerat do ti gjesh në pishinë

    Juli: mos i prek me kaq po të them se unë nuk kam prekur gjë se nuk jam 3 vjeç.

    Ledjona: Po ti je nivel 0(zero) që prek rrobat e femrave

  • “Në çdo rrethanë, gjej arsye …” Pas lajmeve për ndarjen nga Xhensila, reagon për herë të parë Bes Kallaku

    “Në çdo rrethanë, gjej arsye …” Pas lajmeve për ndarjen nga Xhensila, reagon për herë të parë Bes Kallaku

    Prej disa ditësh në rrjet po flitet për ndarjen e Besit dhe Xhensilës. Këto lajme kanë nisur pak javë pas lindjes së djalit të tyre,

    ndërsa aludimet në rrjet janë nga më të ndryshmet nga tradhëtia e deri te divorci si manovër për shpëtimin e gjysmës së pasurisë.

    Deri tani asnjë nga të dy nuk ka pasur një reagim direkt, ndërsa Besi së fundmi ka reaguar indirekt përmes një Instastory, duke treguar se po kalon një periudhë mjaft të vështirë.

    “Në çdo rrethanë, gjej arsye për të qenë falenderues. Zoti është vazhdimisht duke të ‘mbrojtur’.”

  • Bes Kallaku është kapur duke u puthur me një vajzë tjetër në klub?! Ja çfarë thotë gazetari (Video)

    Bes Kallaku është kapur duke u puthur me një vajzë tjetër në klub?! Ja çfarë thotë gazetari (Video)

    Çifti Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes së publikut me lajmin e ndarje së tyre.

    Teksa shumë thashetheme qarkullojnë për tradhëti nga ana e Xhensilës, manovra për fshehje të pasurisë që kanë në hetim, duket se një tjetër lajm i është shtuar listës.

    I ftuar në “Pasditja ime” me Gerta Gixharin, gazetari Angjeli Dikolli, është shprehur se Bes Kallaku është parë së fundmi në një nga club-et e Tiranës në praninë e një vajze dhe dukej se kontakti i tyre fizik shkonte gati në puthje.

  • Zarfi i Zi në shtëpinë e BBV/ Banorët ‘mbajnë frymën’, kush i theu rregullat këtë radhë, Vëllai i Madh vendos të… (Video)

    Zarfi i Zi në shtëpinë e BBV/ Banorët ‘mbajnë frymën’, kush i theu rregullat këtë radhë, Vëllai i Madh vendos të… (Video)

    Zarfi i Zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP, ku këtë herë ka thyer rregullat, Ilnisa.

    Ajo ka fikur mikrofonin, diçka e përsëritur disa herë sipas njoftimit. Për këtë arsye si dënim, Ilnisa do të jetë e padukshëm nga banorët.

    Ata nuk duhet të komunikojnë dhe reagojnë në asnjë moment për të, ndryshe do të dënohen.

    “Gjatë këtyre ditëve Vëllai i Madh ka vënë re se Ilnisa ka thyer një ndër rregullat kryesorë të formatit, atë të ndezjes së mikrofonit. Duke qenë se ky rast është i përsëritur, Ilnisa është e padukshme në shtëpi. Banorët nuk do të flasin, kthejnë përgjigje dhe të reagojnë me të. Ata që do ta thyejnë këtë rregull do të dënohen nga Vëllai i Madh”, shkruhej në Zarfin e Zi.

    Pas leximit të këtij njoftimi, banorët kanë shprehur lumturi, që nuk do të kenë komunikim me të.

  • E frikshme/ Gjarpri sulmon konkurrentin e ‘Përputhen’ në mes të emisionit (Video)

    E frikshme/ Gjarpri sulmon konkurrentin e ‘Përputhen’ në mes të emisionit (Video)

    Emisionit “Përputhen” iu bashkua sot një vajzë e re e cila quhet Aria.

    Ajo kishte vendosur të bënte një hyrje të pazakontë në studio. Kafsha e saj fatsjellëse siç e quan ajo, gjarpri, erdhi në studio bashkë me të.

    E pyetur nga Megi se cilit nga konkurrentët do të donte t’ja jepte ajo thotë emrin e Bucit. Në momentin kur Buci e merr në shpatull, gjarpri lëviz nga shpatulla e tij duke frikësuar moderatoren Megi Pojani.

    Buci e pyet Arian nëse ka helm apo jo. Ajo përgjigjet:

    Konkurrentja e re thotë se gjarpri është i qetë dhe mesa duket e pëlqen Bucin. Pas tij, gjarprin e merr në dorë edhe Alba.

  • “Trondit” gazetari i njohur: Goditja me veturë e burrit të Shkurte Fejzës ishte e planifikuar

    “Trondit” gazetari i njohur: Goditja me veturë e burrit të Shkurte Fejzës ishte e planifikuar

    Gazetari dhe analisti nga Kosova Vehbi Kajtazi, ka thënë se goditja me veturë e burrit të Shkurte Fejzës ishte e planifikuar.

    Sipas Kajtazit, ngjarja ka qenë e planifikuar dhe ka si motiv urrejtjen pas reagimit të Hajrush Behlulit “kundër një deklarate të një të ashtuquajturi imam”.

    “Goditja me veturë e Hajrush Behlulit nuk është aksident. Është i planifikuar dhe ka motiv urrejtjen pas reagimit të Behlulit kundër një deklarate të një të ashtuquajturi imam.

    Urgjentisht duhet ta marrë këtë rast Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, përfundon Kajtazi.

    Nëse akuza e gazetarit do të rezultonte e vërtetë, atëher ngjarja do të ishte vërtet skandaloze dhe alarmante.

  • Sara ia plas në sy Ilnisës: Do të bëje se*s në BBV për të arritur në finale (Video)

    Sara ia plas në sy Ilnisës: Do të bëje se*s në BBV për të arritur në finale (Video)

    Vëllai i Madh u kërkoi sot banorëve të diskutojnë për disa çështje, për të cilat secili prej tyre duhet të shprehte një mendim.

    Një nga pyetje për të cilat u pyetën banorët ishte se për kë nga çiftet e Big Brother ata mendojnë se mund të kryejë marrëdhënie seksuale brenda në shtëpi.

    Lidhur me këtë Sara tha se mendon se Ilnisa dhe Meritoni do të bëjnë seks në shtëpi. Sipas Sarës Ilnisa do të bënte seks për të arritur në finale, ndërsa për veten e saj dhe Bardhin tha se nëse bëjnë diçka ajo do të jetë dashuri.

    Sara: Personi i parë që është futur në krevatin e dikujt dhe nuk ka pyetur fare për situatën që ka patur jashtë apo si është dukur jashtë dhe që mund të bëjë seks për të shkuar thjesht në finale është Ilnisa, ndërsa për dashuri mendoj për mua dhe Bardhin.

  • Besi dhe Xhensila në prag divorci, avokatja zbulon arsyen

    Besi dhe Xhensila në prag divorci, avokatja zbulon arsyen

    Prej disa ditës në media qarkullon lajmi se çifti i njohur i publikut Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë nisur procedurat e divorcit.

    Avokatja Nexhi Beqiri, gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi, ka folur lidhur me çiftin ku ka deklaruar se ata janë nën hetim pasurie dhe se po luajnë me divorcin, për të shpëtuar gjysmën e pasurisë.

    “Çiftet që ndonjëherë nuk e kanë një pasuri të vërtetuar, natyrisht për një kontroll që mund të vijë për arsye të ndryshme hetimi të cilat i dijnë ata që hetojnë bëjnë një zgjidhje martese në mënyrë që çfarë mund të shpëtojnë nga kjo pasuri”,- ka deklaruar avokatja Nexhi Beqiri.

  • Banore e re në shtëpinë e Big Brother Vip? Kush është vajza “hot” e aktores së njohur që flitet se do hyjë nesër (Foto)

    Banore e re në shtëpinë e Big Brother Vip? Kush është vajza “hot” e aktores së njohur që flitet se do hyjë nesër (Foto)

    Teksa loja sa vjen e bëhet me interesante në “Big Brother Vip” dhe mes banorëve ka filluar të ndihet dhe konkurrenca, një tjetër personazh pritet t’i trazojë më tej ujërat e të krijojë ‘rrëmujë’ në shtëpinë më të famshme.

    Burime për Iconstyle po flasin për Renee, një personazh në TikTok që ka tërhequr vëmendje me deklaratat dhe mendimet moskokëçarëse për tema të ndryshme apo situata.

    Ajo njëkohësisht është edhe mbesa e influencuesit të modës, Elton Ilirjanit dhe vajza e aktores dikur shumë të njohur Julia Ilirjani.