Category: Showbiz

  • Romeo i përlotur pas debatit me Heidin, Françeska i qëndron pranë: Asaj po i plas zemra, nuk i bën gjërat me dashje

    Romeo i përlotur pas debatit me Heidin, Françeska i qëndron pranë: Asaj po i plas zemra, nuk i bën gjërat me dashje

    Pas debatit me Heidin, Romeo është veçuar nga pjesa tjetër e shtëpisë duke qëndruar vetëm dhe duke qarë.

    Pranë tij ka shkuar Françeska, e cila ka tentuar ta qetësojë duke i thënë se dhe Heidi ndihet e mërzitur dhe se mes tyre ka patur një keqkuptim.

    Romeo ka zgjedhur të mos flasë shumë në lidhje me këtë situatë.

    Pjesë nga diskutimi:

    Françeska: Je mërzitur? Do një pecetë? Je ok? Më tha Heidi, shko shikoje një cikë Romeon se është shumë i mërzitur. E di sa shumë e mërzitur është ajo? Më beso, ka që dje, që ishte shumë e prerë nga situate dhe tani më beso sa e mërzitur është. Po i plas zemra. Çfarë ka ndodhur? Ta dish asnjë nuk ka bërë me dashje ajo, sepse unë kam qenë me atë kur ka ndodhur gjithçka.

    Romeo: Më beso që është më e rëndë

    Françeska: Pse më e rëndë? Ajo nuk vepron me lojë, por sepse e ndjen. E ka tipin që mundohet të ruajë balancën e vetë. Ajo u pre fare, nuk e priti që t’i ta mendoje në atë mënyrë dhe të mërziteshe kaq shumë Është dyfish e mërzitur. Është e mërzitur se tha ai s’ka ku të shfryhet, është vetëm. Gjithsesi ti nuk je vetëm, sepse ke Heidin në radhë të parë, në radhë të dytë ke shumë njerëz në këtë shtëpi që të duan. Nuk ke pse të ndihesh vetëm në asnjë moment

    Romeo: Jam shumë keq

    Françeska: Do të rrish vetëm. Nëse ke nevojë, ok.

  • Çfarë ndodhi? Ilnisa shpërthen në lot(Video)

    Çfarë ndodhi? Ilnisa shpërthen në lot(Video)

    Ilnisa Agolli është pa dyshim një nga banoret më të komentuara në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania”. Lidhja e saj me Meritonin ka sjellë shumë komente dhe diskutime.

    Edhe pse ka treguar një karakter të fortë, Ilnisa së fundmi ka shfaqur emocione të forta dhe ka filluar të qajë.

    Arsyeja e lotëve ishte vajza e saj, një moment i ndjeshëm dhe i befasishëm për të gjithë.

    Në një bisedë me Meritonin, Ilnisa shprehu mungesën dhe mallin për vajzën e saj, duke theksuar se nuk e ka kuptuar sa shpejt është rritur.

    Ky moment i ndjenjshëm sjell në pah një dimension tjetër të personalitetit të Ilnisë, duke shfaqur se pas imazhit të fortë ka një anë të ndjeshme dhe të prirur për dashuri ndaj familjes.

  • Çfarë ndodhi? Romeo preket nga Heidi dhe i distancohet(Video)

    Çfarë ndodhi? Romeo preket nga Heidi dhe i distancohet(Video)

    Situatat e tensionuara në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ duket se kanë sjellë disa keqkuptime të vogla mes Romeos dhe Heidit të cilët mbrëmjen e djeshme janë distancuar paksa.

    Romeo është prekur nga e dashura e tij në një moment kur kjo e fundit e ka mbështetur Julin në debatin mes tyre. Kaq ka mjaftuar që aktori të distancohej nga Heidi të cilët në darkë kanë biseduar për t’u sqaruar.

    Biseda e plotë në videon më poshtë:

    Pjesë nga biseda në oborr:

    Heidi: Do më thuash se çfarë ke se e kam fiksim tani. Ma thuaj

    Romeo: Dëgjo, nuk dua të ndikoj fare tek ty. Fjalia jote atje, përball Eglës dhe Gazit nuk më pëlqeu fare.

    Heidi: Çfarë fjalie thashtë?

    Romeo: Unë nuk kam ndikuar asnjëherë tek zgjedhjet e tua, tek qëndrimet e tua.

    Heidi: E vërtetë, po çfarë thashë?

    Romeo: Këtë the: Ju të gjithë, Gazi dhe Romeo dhe shumë të tjerë, sulmuat Julin.

    Heidi: Por nuk e kisha aty, doja të flisja me Gazin ashtu

    Romeo: Po pra, po të mbrosh atë me emrin tim…

    Heidi: Nuk po e mbroj atë me emrin tënd, nuk ishte ashtu

    Romeo: Pra të gjithë ata sulmuan Julin. Lëre tani si muhabet

    Heidi: E ke seriozisht?

    Romeo: Nuk e kam diskutuar kurrë.

    Heidi: Nuk kisha ndërmend të përmendja emrin tënd fare gjithësesi. Nuk e kisha seriozisht.

    Romeo: Unë po të thërrisja por nuk po më dëgjoje.

    Heidi: E ke marrë keq. Nuk e kam bërë në atë kuptim

    Heidi: Ke këtë ide, mbaj këtë ide dhe vazhdo

    Romeo: Ok (largohet Romeo)

  • “O laraskë”/ Debat i ashpër mes Ilnisës dhe Ledjonës: Më ka idhull, më ka vjedhur emisionin

    “O laraskë”/ Debat i ashpër mes Ilnisës dhe Ledjonës: Më ka idhull, më ka vjedhur emisionin

    Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” ka patur debate të shumta mes banorëve. Një prej tyre ishte mes Ledjonës dhe Ilnisës, ku nuk kanë munguar as ofendimet.

    Teksa zhvillonin lojën e rezistencës, Ledjona i është drejtuar Ilnisës duke i thënë “laraskë’, ndërsa gazetarja i është afruar duke e përqeshur dhe duke i thënë “mos më prek me dorë. Mësove të flasësh?”

    Ndërsa në një bisedë me Vesën, Ilnisa ka thënë se Ledjona sipas saj i ka vjedhur asaj emisionin që ajo kishte para se të futej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    “Nuk kisha njohur njerëz kaq të lig. Unë atë nuk e njoh, këtu e njoha. Bëri një format në televizion siç e bëja unë edhe kaq. Bënte çdo gjë që bëj unë, mori formatin e përshtati, ajo më ka idhull mua”, tha Ilnisa.

    Pjesë nga debati:

    Ledjona: O laraskë

    Ilnisa: Mos më prek më dorë. Mësove të flasësh.

    Ledjona: Mos më provoko se jam në lojë. Mos u afro në terrenin tim se jam në lojë.

    Ilnisa: Mësove të flasësh shqip-shqip besoj?

    Ledjona: Ke marr zemër ëë? Unë ta heq surratin dhe nuk e ngre më kokën, qurravitesh dhe jam unë ajo që ta sjell gojën këtu.

    Ilnisa: Si sillja vetes gojën/ Për çfarë e ke gojën, sa njeri u vogël, pa vlerë.

  • Avokatja bën deklaratën e fortë për divorcin e Besit dhe Xhensilës

    Avokatja bën deklaratën e fortë për divorcin e Besit dhe Xhensilës

    Prej disa ditësh, rrjeti po zien sërish pas lajmit se Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, i kanë dhënë fund martesës së tyre.

    Dhe pse prej çiftit nuk kemi asnjë deklaratë, lajmi për ndarjen e tyre vazhdon të qarkullojë kudo.

    Avokatja Nexhi Beqiri, gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi, ka folur lidhur me çiftin ku ka deklaruar se ata janë nën hetim pasurie dhe se po luajnë me divorcin, për të shpëtuar gjysmën e pasurisë.

    “Çiftet që ndonjëherë nuk e kanë një pasuri të vërtetuar, natyrisht për një kontroll që mund të vijë për arsye të ndryshme hetimi të cilat i dijnë ata që hetojnë bëjnë një zgjidhje martese në mënyrë që çfarë mund të shpëtojnë nga kjo pasuri”,- ka deklaruar avokatja Nexhi Beqiri.

  • “I paaftë, nuk di të luash vetëm!”- Ledjona përplaset me Meritonin: Ik zari, ik bebi pi qumësht! (Video)

    “I paaftë, nuk di të luash vetëm!”- Ledjona përplaset me Meritonin: Ik zari, ik bebi pi qumësht! (Video)

    Meritoni dhe Ledjona janë përplasur dhe kanë ironizuar njëri-tjetrin në “Big Brother Vip”, teksa banori i kërkonte asaj të linte lojën e rezistencës, pasi ai donte ta fitonte Vesa.

    Kjo e fundit i është përgjigjur ashpër duke i thënë se nuk dorëzohet, ndërsa i ka thënë “i paaftë” dhe se ai nuk di të luajë vetëm.

    “O i paaftë, nuk je i aftë të luash vetëm. Ec! Ik zari andej, ço ndonjë fjalë andej. Bebiii.. pi një çikë qumësht. A sa grop është ky, është gjynah për zotin”, tha Ledjona.

    Pjesë nga biseda:

    Meritoni: Vesa po du me e fitu lojën. Të drejton gjenerali ty (Juli).

    Ledjona: Po ku je ti mo? Po ik mo rri me Ilnisën atje, boll bërë papagallin këtu, se nuk flet as bukur që të të dëgjoj.

    Meritoni: Të paktën e kam dialektin e bukur

    Ledjona: Dialektin e paç me jetë edhe shumë i bukur është, por a ka mundësi të më ikësh nga sytë. Qenke stresuar komplet. Po pate mendere dili ballë për ballë vet, mos i dilni katër veta. Tek e tek. Të ka ngrënë.

    Meritoni: Lëre lojën ik e qetësohu. Je zverdhur. Lere lojën.

    Ledjona: E kam nga i ftohti ndoshta. Nuk dorëzohem si ty unë. O njeri që jeton më mundësitë e të tjerëve në jetë. O i paaftë, nuk je i aftë të luash vetëm. Ec!

    Meritoni: Hajde ushtare hajde.

    Ledjona: Ik zari andej, ço ndonjë fjalë andej. Bebiii.. pi një çikë qumësht. A sa grop është ky, është gjynah për zotin.

  • Ronaldo Sharka ka gisht në ‘ndarjen’ e Luizit dhe Kiarës? Ja çfarë thotë moderatori

    Ronaldo Sharka ka gisht në ‘ndarjen’ e Luizit dhe Kiarës? Ja çfarë thotë moderatori

    Pas veprimit të ‘papritur’ të Kiarës, ku hoqi çdo postim me partnerin e saj, Luizin, dhe i bëri ‘unfollow’, në rrjet është krijuar një ‘rrëmujë’ dhe një mori komentesh kanë ardhur prej fansave të tyre.

    Në rrjet flitet se moderatorja së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e Ronaldo Sharkës ‘Mos i Bjer me Top’. Dyshohet se ajo është ‘detyruar’ nga Ronaldo të fshijë çdo gjurmë të Luizit në profilin e saj.

    Gjithashtu një reagim ka ardhur dhe nga vetë Ronaldo ku nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ flet për një personazh tepër interesant që do të jetë e ftuar në emisionin ‘Mos i Bjer me Top’, gjë kjo që ka shtuar më shumë dyshimet se mund të jetë Kiara.

    Nuk dihet sesa e vërtetë është apo nëse mes çiftit ka ndodhur realisht një ‘krisje’ por kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.

    Presim të kemi një reagim prej protagonistëve.

  • ‘Faleminderit që mi ke nxjerrë të gjithë kundër’/ Juli debat me Meritonin

    ‘Faleminderit që mi ke nxjerrë të gjithë kundër’/ Juli debat me Meritonin

    Pasi ka vazhduar sfida e caktuar nga ‘Vëllai i Madh’ për banorët, dhe përplasjet mes tyre brenda ambientit ku po qëndrojnë nuk kanë qenë të pakta.

    Pas Ilnisës me Sarën dhe Ledjonën, dy banorë të tjerë janë përfshirë në një debat. Bëhet fjalë për Meritonin dhe Julin.

    Teksa Juli u skualifikua Meritoni qëndron ende në lojë.

    ‘Ej e ke rrugën shumë të gjatë me mua në qoftë se e bënë këtë, e ke të lodhshme, të mundimshme, je dhe i vogël shumë, duhet të hash thasë me kripë që të më nxjerrësh mua nga vetja. Por për një gjë të falenderoj që mi ke nxjerrë të gjithë kundër. Ma more dhe Gazin ma hoqe në kohën e duhur!’- i’u drejtua Juli Meritonit.

  • Kiara heq Luizin nga Instagram-i, çfarë po ndodh me çiftin?

    Kiara heq Luizin nga Instagram-i, çfarë po ndodh me çiftin?

    Moderatorja Kiara Tito ka hequr nga Instagram-i bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin dhe ka fshirë/arkivuar fotot me të.

    Ndërkohë, këngëtari nuk e ka bërë diçka të tillë dhe vijon ta ndjekë Kiarën në Instagram.

    Jo domosdoshmërisht Instagram-i është tregues i jetës reale, por gjithsesi, është një element që rrëfen një hatërmbetje apo zënkë të vogël. Ndërkohë, nuk ka detaje se ç’ka ndodhur, ka apo jo vend për panik, pasi s’e dimë si është puna, por sapo ta marrim vesh, do ju themi.

    Kiara dhe Luizi janë njohur dhe lidhur brenda “BBVA 2” dhe më pas, janë martuar në këtë program. Ata presin të bëhen prindër të një vajze.

  • Aktori më i njohur i ditëve të sotme jeton i izoluar: Nuk ka internet në shtëpi dhe nuk përdor celular

    Aktori më i njohur i ditëve të sotme jeton i izoluar: Nuk ka internet në shtëpi dhe nuk përdor celular

    Personazhi kryesor i filmit Oppenheimer dhe njëherësh aktori më i njohur i ditëve të some, Cillian Murphy jeton një jetë të izoluar dhe nuk i pëlqen teknologjia.

    Ai jeton në zonën Monkstown të Dublinit, Irlandë me gruan e tij Yvonne McGuinness, me të cilën është martuar që nga viti 2004, shkruan IrishMirror. Ata jetojnë në një shtëpi e cila nuk ka internet, për të cilën Cillian shpenzoi 1.7 milion euro.

    Murphy i shmanget përdorimit të teknologjisë në shtëpinë e tij, pa telefon si dhe pa internet.

    Producentja e filmit Oppenheimer, Emma Thomas e cila gjithashtu është gruaja e regjisorit Christopher Nolan tregoi për periudhën kur tentoi ta telefononte Murphyn në shtëpi për t’i treguar se e kishte fituar rolin kryesor në film.

    Filmi i Christopher Nolan, Oppenheimer që ngërthen ngjarjen e ndërtimit të bombës së parë bërthamore në botë është i nominuar në një sërë kategorish për Oscars këtë vit, përfshirë edhe në kategorinë kryesore.

    Aktori Cillian Murphy që portretizon rolin e kreut të Projektit Manhattan, Robert Oppenheimer, është gjithashtu i nominuar në kategorinë “Aktori më i mirë”.

    Ky do të ishte një sukses padyshim i madh për Murphyn nëse do ta arrinte të fitonte këtë çmim në Oscars.

    Aktori irlandez, është aktori më i përfolur i ditëve të sotme dhe famën e tij kulminante e kishte arritur edhe në serinë Peaky Blinders, në rolin e Thomas Shelby.