Gazetari Meridian Ramçaj, ai që i shkatroi Luiz Ejllit kontratën për miliona lekë me “Golden Eagle”, ka ironizuar keq banoren e këtij edicioni të Big Brother, Ilnisa Agolli.
Në një InstaStory teksa ka postuar një foto të Ilnisës ai ka shkruar: “Të fala nën drejtorit“.
Se kujt i referohet ky thumb i gazetarit ne nuk e dimë, por mesa duket ai hedh dyshime për një lidhje jashtë të Ilnisës, të paktën kjo sipas dyshimeve të rrjetit.
Kjo e fundit ka thënë se është një mama single në klipin prezantues, por nuk e përjashtonte mundësinë e një lidhje brenda shtëpisë.
Dhe në fakt lidhja ndodhi! Që prej fillimit ajo ka krijuar një histori rozë me Meritonin.
“Unë jam ajo që t’a heq surratin e ul kokën poshtë”/ ‘Nxehen gjakrat’ në ‘BBV3’, plas debat i ashpër mes
‘Vëllai i Madh’ ka vendosur banorët e shtëpisë përpara një tjetër sfide ditën e sotme. Pak momente më parë ka nisur dhe ‘Loja e Rezistencës’ ku banori që qëndron më gjatë do të fitojë një çmim prej 3 mijë euro.
Ilnisa është banorja e parë e cila u skualifikua prej kësaj loje dhe Juli i dyti, sakaq banorët e tjerë janë duke qëndruar mbi butonin e kuq që duhet të mbajnë shtypur në mënyrë që loja e tyre të vazhdojë.
Pasi Ilnisa dhe Juli janë skualifikuar loja ka vijuar.
Sakaq një debat nisi mes saj dhe Ledjonës, dy banoret e ‘BBV3’ që kanë kaluar në ofendime dhe tone të larta me njera-tjetrën. Kjo nuk është hera e parë që vajzat kanë përplasje me njëra-tjetrën pasi për ditë me rradhë kemi parë të njëjtat skena me banoret.
‘O laraskë mos më prekë me dorë se jam në lojë. Mos hajde në terrenin tim. Ke marrë zemër ë? Unë jam ajo që t’a heq surratin e ul kokën poshtë e nuk e ngre më’- u shpreh Ledjona për Ilnisën, ku kjo e fundit qëndron përballë saj e cila mundohet që t’a shpërqëndrojë Ledjonën prej lojës.
Në rrjetin social TikTok po qarkullon së fundminjë video ku personazhi i famshëm Clevio Serbiano shfaqet duke folur në telefon me aktorin e humorit Bes Kallaku, duke thënë se “ka bërë paqe me të”.
Kujtojmë se këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ”kërcënoi” me gjyq Clevion, pasi ky i fundit e ofendoi dhe hodhi akuza të rënda duke thënë se ajo është lidhur me një bos nga Dubai dhe sipas tij kjo ka qenë arsyeja e ndarjes nga aktori i humorit.
Me sa duket gjërat mes Bes Kallakut dhe Clevios janë sqaruar.
Në mediat rozë përflitet për një ndarje mes Xhensilës dhe Besit, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga çifti.
Ndarja e Xhensila Myrtezait dhe Bes Kallakut duket se nuk janë thjesht zëra që qarkullojnë në rrjet, ndërsa çifti më i përfolur të showbizz-it duket se ka nisur procedurat e divorcit.
Gazetari Labinot Nimani theksoi se çifti madje kanë hequr çdo fotografi që në plan kishte portretin familjar nga rrjetet sociale.
Nimani tha se shpreson që Xhensila, e cila gëzon një popullaritet shumë të madh në Kosovë, të dalë me një deklaratë për të qartësuar gjërat në shenjë respekti ndaj fansave.
Erjona: Është konfirmuar nisja e procesit të divorcit midis Xhensila Myrtezait dhe Bes Kallakut…
Labi: Këta janë çift që kanë bërë kryetituj në media për ndarjen e tyre. Me burime të sigurta në disa medie është komentuar nisja e procesit të divorcit. Kjo është vënë re edhe në disa rrjete sociale, ku dyshja nuk kanë më imazhe që përfshijnë portretin e tyre familjar. Ka pasur lloj e soj historie në këtë mes, por shpresoj shumë që Xhensila që gëzon një popullaritet shumë të madh në Kosovë, të dalë me një deklaratë për të qartësuar gjërat në shenjë respekti ndaj fansave të saj. Ndoshta t’u japë fund aludimeve që kanë marrë dhenë.
Arjoni: Pra në qoftë se deri dje ka pasur më shumë thashetheme, sot duket sikur ka më shumë prova për divorcin e tyre.
Sara ka deklaruar mëngjesin e sotëm se nëse i dashuri i saj, Bardhi, do të eliminohet nga “Big Brother VIP 3” këtë të shtunë, do të largohet edhe ajo me të.
Këtë e tha gjatë një debati me Gazin dhe Ilnisën, duke shtuar se Bardhi nuk është më i rrezikuari nga ky nominim.
Kjo deklaratë e Sarës vjen pasi ajo me Kutinë e Pandorës çoi në nominim të gjithë djemtë e shtëpisë dhe jo vajzat, ndërsa Gazi dhe Ilnisa janë të bindur se Bardhi do të lërë shtëpinë.
Gazi: Je e penduar që dërgove të dashurin në nominim dhe dëshiron ta shpëtosh?
Sara: Fare i dashuri im nuk rrezikon
Sara: Po unë kështu mendoj sepse Kutia e Pandorës më erdhi mua. Rrezikon ti më shumë sepse dole besëprerë me shokun tënd
Ilinsa: Po nëse del Bardhi?
Sara: Nëse del Bardhi dal unë dhe dal më me b*thë si ti si femër
Gazi: Kur mendon ti kështu lart. Ti je gropë jashtë, e shikove vetë dje
Sara: Unë jam gropë jashtë? Në të njëjtin llum ishim unë dhe ti.
Moderatorja Roza Lati njihet tashmë si një person që i do kafshët dhe i mbështet kauzat që mbrojnë ato.
Por parukjeri Gazmend Ujkashi sot gjatë një debati me moderatoren, e ka prekur në pikën e dobët. Të ulur pranë pishinës, Gazi i thotë Rozës se nuk i pëlqejnë ankesat e saj dhe i përmendi kafshët.
Sipas tij nëse ajo do i donte kaq shumë kafshët, nuk do vishte rroba të prodhuara nga lëkurat e tyre apo të hante mishin e tyre. Këto fjalë të Gazit kanë acaruar Rozën. Ajo shpjegon se ka një pallto me lëkurë leopardi dhe është bërë me qime industriale.
Gazi: Çdo mëngjes të kam bërë komplimente, nga e nxore gjithë këtë mllef, ku e ke ruajtur? Ti dukesh dhe si gocë që i ke qejf kafshët dhe thua “e kishte një peliçe të bukur me lëkurë leopardi”. Po ty të vjen keq për leopardin?
Roza: Unë kam një peliçe leopardi aty të varur dhe e kam me qime industriale në rregull?
Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme mes Egla Cenos dhe Julian Dedës në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.
Me tone të larta, aktorja e ka ofenduar keq banorin, teksa i tha atij që është një ndyrësirë që përpiqet ta tregojë burrërinë me femra.
“Po ik ore se ke 20 vjet që s’kap punë me dorë. Të kanë nxjerrë nga teatri nga filmat dhe nga të gjitha”- iu kthye Juli, ndërsa Egla i tha atij që të vazhdoj që të ulë femrat duke iu kërkuar që t’ia mbajnë me dorë në banjë.
Egla: Ti je një ndyrësirë që tregon burrërinë femrat
Juli: Po ik o Egla se ti duhet të jesh një femër e mirëfilltë dhe jo që nxjerr nga goja pisllëqet nga më të ndryshmet
Juli: Se jeni bërë si të mira këtu dhe viktimizoheni dhe bëni si të mira dhe më tregoni mua edukatën këtu
Juli: Po ik ore se ke 20 vjet që s’kap punë me dorë. Të kanë nxjerrë nga teatri nga filmat dhe nga të gjitha.
Juli: Ke ardhur tek unë që të bësh audicione dhe të kam hedhë jashtë.
Egla: Te ti audicion unë, ke pa ëndërr more?
Juli: Po po thuaja njerëzve të vërtetën se e ardhur këtu të plotësosh mangësitë e tua që ke jashtë. Ti më bën mua batuta pornografike dhe perverse edhe do të më tregosh mua edukatën
Egla: Thuaju femrave hajde ma mbaj në banjë, ky je ti dhe më thua ti mua perverse
Egla: Shkodra lind qytetarë more, por ti je i zhveshur nga kjo gjë