Category: Showbiz

  • Romeo dhe Heidi përplasen për debatin e tyre brenda shtëpisë (Video)

    Romeo dhe Heidi përplasen për debatin e tyre brenda shtëpisë (Video)

    Ditën e sotme, një zarf i bardhë ka mbërritur në shtëpinë e BBV, në të cilën është lexuar sfida e re që i është dhënë banorëve nga Vëllai i Madh.

    Sfida me re, vendosi banorët përball njëri-tjetrit, të ndarë në cifte, ku do të diskutonin për tema të ndryshme, ku njëri duhet të ishte pro dhe tjetri kundra.

    Heidi dhe Romeo kanë qenë dy banorët që janë përballur me njëri-tjetrin, të cilët kanë diskutuar në lidhje me temën e tradhtisë.

    Romeo thoshte se kurrsesi nuk do e falte tradhtinë mes çifteve dhe njëherësh nga partnerja, derisa rikthesoi se këtë do e bënte të dënueshme me burg.

    “Unë them që pse jo që tradhtia të dënohet me burg. Për mua, tradhtia është prerje në besë. Nëse dy persona i kanë kaluar 12 vjet bashkë dhe për një moment, burri në këtë rast e tradhton partneren për një moment dobësie, përse nuk duhet të dënohet ky në këtë rast”, tha ai.

    Nga ana tjetër, Heidi është shprehur: “Nëse arrin që ti të më tradhtosh, do të thotë që ke patur mungesa nga ana ime, kështu që edhe mund të ta fal. Unë do të flisja me ty dhe do të kuptoja pse e bëre dhe do ta kalonim bashkë sepse nuk i hedh 12 vjet për një lëkundje që ka ardhur nga një mungesë nga ana ime”.

  • Çfarë ndodhi me këngëtarin? Ermal Fejzullahu habit me postimin e tij: Po lajmëroj largimin tim…

    Çfarë ndodhi me këngëtarin? Ermal Fejzullahu habit me postimin e tij: Po lajmëroj largimin tim…

    Ermal Fejzullahu ka vendosur që ditën e stome të “provokojë” ndjekësit e tij në rrjetet sociale, përmes një postimi të bërë në Instastory.

    Artisti i dashur i publikut shqiptar, ka lënë të nënkuptohet se do largohet nga rrjetet sociale, duke shkruar:

    “Te dashur miq, po ju lajmeroj largimin tim përfundimtar nga këtu, e çmoj pafund miqësine tuaj e mbi të gjitha në disa raste kanë qenë argëtuese. Nuk kam ndërmend të rri më këtu, e as të hy përsëri fatmirësisht, dua tu them që nuk kam asgje kundër njeriu apo do iki për dikë në veçanti. Dua tu sqaroj që respekti nga ana ime për të gjithë ju ka qenë i vërtetë, dhe ju kërkoj ndjesë nëse dikë e kam ofenduar apo lënduar. Po tërhiqem sepse e di që nuk i përkas më këtij vendi. Uroj të jeni mirë dhe të lumtur.

    Kjo ishte letra e El Chapo kur la qelinë e tij para se të arratisej nga burgu.”

    Mirëpo ky ka qenë mesa duket një rreng që artisti ka zgjedhur t’ju bëjë ndjekësve të tij.

  • “Po të mos përfundoja në urgjencë atë ditë, nuk do isha sot këtu”/ Sara Gjordenit na habit me rrëfimin e saj: Aksidenti më bëri…

    “Po të mos përfundoja në urgjencë atë ditë, nuk do isha sot këtu”/ Sara Gjordenit na habit me rrëfimin e saj: Aksidenti më bëri…

    Gjatë lojës së zhvilluar nga “Big Brother” ku çiftet e zgjedhura sipas dëshirës duhet të ndaheshin në pro dhe kundër një teme të caktuar.

    Bardhi dhe Sara kishin temën: Suksesi fat apo punë?

    Sara ishte pro se fati ka të bëjë shumë më suksesin ku ka treguar edhe historinë e saj të suksesit.

    Ajo tregon se nëse ajo nuk do të kishte pësuar një aksident të vogël dhe të shkonte ta mjekonte në urgjencën e Durrësit nuk do të ishte këtu ku është sot pasi aty ajo takoi agjenten e cila organizonte konkursin e bukurisë ku Sara mori pjesë.

    “Pata një incident të vogël mbaj mend kam qenë në qytetin e Durrësit deh shkova ta mjekoja aty unë takova agjenten e cila organizonte konkursin e bukurisë.

    E cila më pa dhe më tha e ke menduar ndonjëherë të marrësh pjesë unë i thash jo.

    Por disi me atë aftësinë e saj arriti të më bindte dhe mora pjesë tek ky konkursi të cilin e fitova jo vetëm atë por edhe atë pas tij dhe arrita të përfaqësoja Shqipërinë në “Miss Glob” në vitin 2014.

    Që ishte edhe dera e parë që mua mu hap për të vazhduar edhe eksperienca të tjera unë nuk do të isha këtu sot nëse nuk do të isha vrarë atë ditë në 2012-tën në Durrës”, tha Sara.

  • “Kush je ti moj…”, motra e Artës shpërthen kundra Vesës (Video)

    “Kush je ti moj…”, motra e Artës shpërthen kundra Vesës (Video)

    Situatat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri sa vijnë edhe tensionohen edhe më shumë.

    Debatat e shumta, hera herës përfshijnë edhe familjarët e banorëve dhe së fundmi ka qenë Ana, motra e Artes, ajo që ka reaguar ashpër në profilin e saj të Instagramit.

    Ndërkohë që brenda shëpisë, Arta dhe Vesa kanë një marrëdhënie të ngushtë me njëra-tjetrën, mesa duket Arta është tradhtuar nga Vesa, të paktën kështu pretendon Ana Kabashi, motra e Artës.

    Përmes një postimi të bërë në Instastory, Ana e ka konsideruar Vesën si një shoqe që flet pas krahëve për shoqen e saj dhe shkak për këtë është bërë deklarata e Vesës, e cila teksa ka qenë duke biseduar me Ilnisën, është shprehur se nëse të gjitha vajzat do të ishin në nominim, do të ishte Arta ajo që do të eleminohej.

    “Oooo Vesa Vesaaaa, se Arta të konsideron shoqe po ti me këtë ide për “shoqen” tënde??? Kur Ilnisa e sheh Artën si një person që i duhet shtëpisë, kush je ti që flet për shoqen tënde të ngushtë moj bukuroshe?”, ka shkruar Ana bashkangjitur videos në Instastory.

    Në zarfin e bardhë Sarës iu dha akses që të kërkonte në rrjet se çfarë është shkruar për të në rrjet brenda 120 sekondave.

    “Në asnjë moment nuk kam lënë dikë për dikë dhe nuk kam bashkëjetuar me Jurgenin. Po lexoj se më së shumti janë me marrëdhnien rtime dhe se si dukesha unë para ndërhyrjeve të mija, por nuk është se ka ndonjë ndryshim”, u shpreh Sara pasi pa se çfarë është shkruar për të nga mediat.

    Sa i përket zarfit të zi, Sara duhet të vendoste se nëse do të çonte në televotim të gjithë djemtë ose të gjitha vajzat e shtëpisë, ndërsa ajo dhe Ledjona janë imune.

    “Këtë vit duhet të jetë viti i vajzave. Këtë vit ka vajza që kanë histori të jashtëzakonshme, pa lënë djemtë jashtë. Edhe pa qenë pjesë e grupit “Girls Power”, unë prapë vendos të gjithë djemtë në televotim”, ishte përgjigja e Sarës.

    Kështu të gjithë djemtë shkuan në televotim.

  • “E dija që do lidhej më dikë”/ Ish-konkurrentja e “BB” nxjerr zbuluar lojën e Romeos: Do një femër…

    “E dija që do lidhej më dikë”/ Ish-konkurrentja e “BB” nxjerr zbuluar lojën e Romeos: Do një femër…

    Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ish-konkurrentja e “BB”, Genta Gjalpi.

    Mbrëmjen e djeshme spektakli nisi me përplasjen mes Meritonit dhe Ledjonës që u duk sikur Meritoni po përdorte emrin e vajzës së saj.

    Një pjesë nga intervista:

    Ndërkaq, si e sheh Genta marrëdhënien e krijuar mes Ilnisës dhe Meritonit?

    Ilnisa më është dukur më e përfshirë. Tek Meritoni nuk shoh asgjë. Meritoni e ka qejf Ilnisën sa kam qejf unë brokolin.(qesh)

    Raporti Sara-Bardhi dhe hyrja e motrës së këngëtarit, si e komenton Genta?

    Bardhi i qetë është edhe jashtë, dëgjon shumë dhe flet pak. Lidhja me Sarën më duket si tërhiq e mos e këput. Më pëlqeu qëndrimi i motrës së tij, nuk e uli figurën e Sarës, nuk donte ta takonte për arsyet që i tha qartë por i tha Bardhit ndiq zemrën dhe intuitën tënde.

    Eliminimi i Gracianos, si i është dukur Gentës loja e ish-banorit?

    Do të doja ta kishte marrë pak më shtruar, do të ishte aty brenda nëse do e kishte marrë.

    Unë e dija që Romeo do lidhej më dikë që pa nisur Big Brother. Ai nuk rri dot vetëm për një kohë aq të gjatë, nuk më duhet e habitshme. Nuk më duket lidhje që do zgjas shumë. Mendoj se do një femër më të fuqishme nga ana e showbizit, Heidi nuk njihet fare. Ndoshta dhe ka ndryshuar por nuk e mendoj, vesi vdes me shpirtin.(qesh) Heidi është e mirë dhe e bukur por nuk e shoh fare me Romeon. Nuk e vë në dyshim që kanë kimi dhe pëlqehen.

    Më pranë finales cilët banorë sheh Genta?

    Ledjona, Ilnisa, Romeo, vajzat nga Kosova më pëlqejnë shumë si dhe Roza.

  • Grimieri i njohur SHOKON me deklaratën: Meritoni më kërkonte 4-she në hotel… (Foto)

    Grimieri i njohur SHOKON me deklaratën: Meritoni më kërkonte 4-she në hotel… (Foto)

    Make-up artisti i njohur Dario Doka ka lëshuar disa deklarata “bombastike” në profilin e tij në Instagram, duke sulmuar banorin e Big Brother Vip Albania 3, Meriton Mjekiqi.

    Në disa postime të njëpasnjëshme Dario e ka quajtur Meritonin “shpifësirë”, “injorant” dhe “burracak”, ndër disa nga fjalët që mund të përmenden.

    Nuk dihet se çfarë “acarimi” ka pasur grimieri me Meritonin, të cilin ai thotë se e njeh më herët, madje pretendon edhe se në një moment i ka kërkuar marrëdhënie me 4 persona në hotel.

    “Shpifsirë, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner”, shkruan Dario ndër të tjera në Instagramin e tij.

    Më tej, ai ka sulmuar edhe Bardhin, si dhe nuk ka ngurruar të komentojë gjerë e gjatë të gjithë banorët e tjerë, po me një sens të përgjithshëm negativ.

  • Pas sherreve e debateve në BBV, habit Sara, ndërron mendje për Ilnisën: Më duket engjëll… (Video)

    Pas sherreve e debateve në BBV, habit Sara, ndërron mendje për Ilnisën: Më duket engjëll… (Video)

    Siç e kemi parë Sara dhe Ilnisa janë dy vajzat e shtëpisë së ‘BBVA3’ të cilat kanë bërë çdo ditë debate të ashpra mes tyre.

    Mirëpo siç duket, Sara ka ndryshuar opinion lidhur me Ilnisën, ku gjatë një bisede të zhvilluar ditën e sotme me Erjolën, Sara është shprehur se falë Bardhit i cili e ka zbutur shunë ajo tanimë e sheh Ilnisën me një sy tjetër.

    “E di si më duket Ilnisa mua? Engjëll. Për atë zot më duket engjëll. Në sensin që kur e di si jam vetë dhe çfarë kam këtu brenda, Ilnisa më duket engjëll.”- është shprehur Sara.

  • Graciano zbulon detajet pse u largua pa takuar banorët: Ja kush është fituesi i BBV

    Graciano zbulon detajet pse u largua pa takuar banorët: Ja kush është fituesi i BBV

    Graciano është i eliminuari nga Big Brother VIP 3 natën e sotme. I pyetur se pse nuk takoi asnjë nga banorët pas largimit nga Shtëpia, Graciano u shpreh se është një person emocional që kreu veprime emocionale ndaj nuk donte ti takonte.

    Por kush do ta fitojë, sipas mendimit të tij, Big Brother? Graciano thotë Juli. Sipas balerinit, loja e aktorit është shumë e rafinuar.

    Ledioni: Pse nuk takove asnjë?

    Graciano: Unë jam shumë emocional dhe kam bërë veprime emocionale prandaj dola duke mos takuar asnjë.

    Ledioni: Ishe shumë i lezetshëm aty brenda për hirë të së vërtetës.

    Graciano: Nuk jam pishman për çfarë kam bërë, unë u futa për të luftuar dhe ky ishte testi më i madh. Ose do të luaja fort për të ecur shumë ose do të dilja në fillim. Nuk jam futur për të shtyrë ditët.

    Ledioni: Ti del nga një televotim i fortë, por ka edhe nga ata brenda shtëpisë si Juli që thonë se ti e harxhove të gjithë municionin tënd.

    Graciano: Po, ndoshta. Por doja ti dilja ballë çdo situate. E kuptova mirë çfarë banorët po bënin dhe mendova se kisha të drejtë të luftoja me secalin. Kjo nuk ka qenë rruga e duhur dhe ja ku jam, por realisht e shijova shumë këtë gjë.

    Ledioni: Për çfarë do të të marrë malli më shumë?

    Graciano: Për çdo sekondë në atë shtëpi, është me fat kushdo që është aty brenda dhe këtë e kam thënë përherë. Do të më marrë malli për emocionet, për debatet, për Romeon, për Eglën…

    Arbri: Sipas mendimit tënd kush e fiton Big Brother?

    Graciano: Është shumë herët për ta thënë, por loja e Julit është e rafinuar shumë.

    Arbri: Juli domethënë?

    Graciano: Deri tani mendoj se loja e Julit është në shina dhe shumë e kontrolluara.

  • “Mos i thuaj më o shpirti, o zemra”/ Meritoni bëhet xheloz për Ilnisën, përplaset ashpër me Romeon

    “Mos i thuaj më o shpirti, o zemra”/ Meritoni bëhet xheloz për Ilnisën, përplaset ashpër me Romeon

    Romeo dhe Meritoni kanë treguar se janë miq të mirë jashtë shtëpisë së Big Brother dhe në debatet e krijuara shpesh janë përpjekur ta ruajnë njëri-tjetrin duke mos u përsfhirë në përplasjet me banorët e tjerë.

    Por duket se me komentin e Romeos gjatë natës së spektaklit kur mori në mbrojtje Ledjonën edhe Meritoni ka ndërruar sjellje.

    Ditën e sotme gjatë një diskutimi mes Romeos dhe Ilnisës, ai ka ndërhyrë duke iu drejtuar që të mos i thotë shpirti, zemra Ilnisës në sy të tij.

    Romeo i shpejgoi që nuk është në kuptimin që ai mendon gjithsesi nuk do ta bënte më këtë.

  • “Të erdhi keq që nuk e takove motrën e Bardhit?”/ Sara habit me përgjigjen (Video)

    “Të erdhi keq që nuk e takove motrën e Bardhit?”/ Sara habit me përgjigjen (Video)

    Këngëtari i njohur, Bardhi, është surprizuar mbrëmjen e djeshme nga motra e tij. Afërdita hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” ku i dha disa këshilla të vëllait si dhe nuk pranoi që të takonte të dashurën e tij, Sara.

    Mëngjesin e kësaj të mërkure, Ilnisa e ka pyetur Sarën nëse është ndjerë keq që nuk e takoi motrën e Bardhit. Ajo u përgjigj “jo” pasi e priste një gjë të tillë.

    Sara shtoi gjithashtu se kjo gjë nuk e shqetëson shumë sepse me kalimin e kohës do të tregojë se kush është në të vërtetë, dhe familjarët e partnerit të saj do ta njohin atë kur të jetë jashtë BBVIP.

    “A je gati të nisësh një marrëdhënie serioze me Bardhin?” e pyeti Ilnisa banoren, ndërsa ajo tregoi se dëshiron që ta vazhdojë lidhjen me Bardhin edhe jashtë shtëpisë, sepse nëse nuk do të kishte pasur këto qëllime s’do të ishte lidhur me të.

    Pjesë nga biseda:

    Ilnisa: Të erdhi keq që nuk takove motrën e Bardhit?

    Sara: Jo, e prisja sepse e nuhas se çfarë figure kam jashtë

    Ilnisa: Kjo të shqetëson më shumë ë?

    Sara: Jo, sepse nëse më jep Zoti dhe publiku kohë do e kuptojnë

    Ilnisa: Deri se të zbardhet situata dhe Sara

    Sara: Ndërsa për familjarët e tij, jashtë këtyre mureve jam në lojë. Ndërsa këtu jam e vetëdijshme se lojën e kam futur në shumë veprime të miat

    Ilnisa: A je gati të nisësh një marrëdhënie serioze me Bardhin?

    Sara: Nuk do e kisha nisur fare nëse nuk do ta kisha atë mendje