Category: Showbiz

  • “Ai pa lojën time është zero”/ ‘Kristet’ shoqëria, Gazi shpërthen me tone të ashpra ndaj Julit: Njeriu më i rëndomtë dhe…

    “Ai pa lojën time është zero”/ ‘Kristet’ shoqëria, Gazi shpërthen me tone të ashpra ndaj Julit: Njeriu më i rëndomtë dhe…

    Konkurrenca në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ ka sjellë krisje të miqësive që mendohet se kishin nisur mes disa banorëve. Romeo dhe Meritoni gjatë ditës së djeshme kanë patur një debat të fortë sa i takon rregullave dhe sfidave të ‘Vëllait të Madh’.

    Ndërsa pas spektaklit, krisja është ndjerë edhe mes Gazit dhe Julit të cilët para pak ditësh e mbështesnin njëri-tjetrin në situata dhe debate të ndryshme dhe madje ishin drejt një aleancë.

    Gazi u shpreh se Juli është i pallogaritshëm në shtëpi pa lojën e tij, ndërsa shtoi se në ditët në vijim do të tregojë veten si një njeri i ‘rëndomtë’ dhe tinëzar.

    Biseda e plotë në videon më poshtë:

  • Habit Meri Shehu: Isha një konkurrente shumë e fortë, ata më kishin frikë!

    Habit Meri Shehu: Isha një konkurrente shumë e fortë, ata më kishin frikë!

    Mëngjesin e sotëm, gjatë një interviste televizive, astrologia e njohur Meri Shehu, ka folur më shumë për ndjesitë dhe eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Si fillim, a do të dëshironte Meri të rifutej në “Big Brother Vip”?

    “Sapo kisha mbaruar me nivelimin e marrëdhënieve personale. Nëse do të më vinte ftesë prapë nga produksioni do të hyja përsëri. Unë bëra fazën e parë të afrimitetit dhe lojës, faza e dytë do të jetë një pjekuri dhe strategji dhe do të vë në funksion armët e mia biologjike”, tha ajo.

    A është zhgënjyer Meri nga ndonjë banor aty brenda?

    “Nuk më ka zhgënjyer askush, prisja nga ata atë që mora. Unë isha një konkurrente e fortë për ata. Me mua nuk kishin debate, vinin për këshillë, kishin frikë të bënin pickimet e tyre strategjike. Rikja donte të më fuste në lojën e saj por nuk e pash që duhet të futesha në këtë rrymë. Mendova të isha pak më në marrëdhënie grupi, të tregoja një nivel tjetër dashamirësie. Ata donin të kapnin Prime, donin teleshikuesit, unë i kisha. Unë doja një nivel tjetër komunikimi por duhet të përshtatesha”, u shpreh ajo.

    Debatet e fundit në “BBV” si po i duken Merit?

    “Rikja nxorri atë që nuk e pranon moshën mbi 40 të femrave edhe pse ajo është vet përafërsisht në këtë moshë. Ajo e humbi lojën me meshkujt. U bë shumë mike me mua nga fundi dhe i thash ‘ti i besove shumë meshkujve’, nuk duhet ta bësh këtë dhe ndryshoi duke shkruar te grupi i vajzave. Ka koncepte shumë të gabuara, nuk e shikoj lojtare të denjë për të ecur përpara”, u përgjigj Meri.

    A ka Meri komunikim me banorët e eliminuar?

    “Asnjë komunikim me banorët jashtë, me Gabrielen u habita sepse e doja shumë”.

  • Ndarja nga Besi, cili është raporti i Xhensilës me familjen e tij

    Ndarja nga Besi, cili është raporti i Xhensilës me familjen e tij

    Pak javë më parë, motra e Bes Kallakut Anna Kallaku, gjatë një interviste, nuk kaloi pa u pyetur edhe për raportin me Xhensilës.

    Anna Kallaku foli me shumë respekt dhe konsideratë për kunatën.

    “Marrëdhëniet kanë qenë dhe janë shumë mirë”, u shpreh ajo.

    Duket se të njëjtin respekt e gëzon edhe Xhensila për Anna Kallakun, pasi ndryshe nga Besin ajo vazhdon të ndjekë në “Instagram” (ish) kunatën e saj.

    Prej rreth 3 vitesh, marrëdhënia e Besit dhe Xhensilës, vihet herë pas here në pikpyetje e diskutohet për ndarje.

    Por këtë herë ishin vetë ata që dhanë shenjat se diçka nuk shkon.

    Këtë e bënë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe nuk është shumë të themi se “Instagrami” është bërë një burim i pandashëm i vip-ave tanë, ku tregojnë shumë nga jeta personale dhe profesionale.

  • Si ‘dy pika uji’ Anna Lika poston pamjet e rralla me të ëmën e ndjerë, ja dedikimi prekës

    Si ‘dy pika uji’ Anna Lika poston pamjet e rralla me të ëmën e ndjerë, ja dedikimi prekës

    Ishte darka e krishtlindjes, kur aktorja Anna Lika bëri publik lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të nënës së saj. Por mesa duket çdo ditë e më shumë bëhet më e vështirë për të që të përballet me këtë realitet të dhimbshëm.

    Në llogarinë e saj në rrjetin social ‘Instagram’ ajo ka ndarë me ndjekësit një video me kujtimet me të bukura të fëmijërisë me të ëmën të cilën e shoqëron me dedikim prekës ku shprehet se e ndjen shumë mungesën e saj dhe e ka të vështirë ta pranojë humbjen e saj.

    “Është e vështirë të pranosh se jeta është edhe kjo…”, shkruan Anna Lika.

  • Aktorja e dashur për publikun i jep fund jetës, zbardhen dyshimet e forta(Emri+Foto)

    Aktorja e dashur për publikun i jep fund jetës, zbardhen dyshimet e forta(Emri+Foto)

    Detaje tronditëse në lidhje me vetëvrasjen e yllit porno 36-vjeçar Kagney Lynn Carter janë publikuar nga policia që po heton rastin. Sipas TMZ duke cituar policinë në qarkun Cuyahoga që ka marrë përsipër hetimin, vdekja e 36-vjeçares erdhi nga një traumë e mprehtë në gojë. Praktikisht, kjo do të thotë se ylli i filmave për të rritur ka vrarë veten me armë në gojë.

    Në të kaluarën, Lynn Carter është përfshirë në një polemikë me Chris Brown, me pretendimin e saj se ai i kishte paguar 2500 dollarë për të qenë takimi i tij për një natë dhe madje postoi edhe një foto intime të këngëtarit në internet. Miqtë e yllit të porno-s krijuan një faqe në GoFundme dhe pohojnë se 36-vjeçarja po përballej me probleme psikologjike, duke shtuar megjithatë se “edhe në orët e saj më të errëta, ajo u shfaq në studio, gjithmonë e gatshme për të mësuar, për të kontribuar, për të përmirësuar veten në çdo mënyrë”.

    Carter filloi në industrinë e pornografisë në fillim të viteve 2000 dhe luajti në filma si ‘Official Silence of the Lambs Parody’ dhe ‘Not Married With Children XXX’. Ylli është nominuar disa herë për çmimet Adult Video News, por nuk ka fituar një Oscar porno. Ajo u nominua në vitin 2011 si interpretuesja kryesore femër e vitit. Në vitin 2010, ajo u nominua për Starletin më të Mirë të Ri. Ajo ishte gjithashtu një modele dhe kërcimtare dhe kërcente në klube ekzotike gjatë viteve.

  • “Uau sa turp për ty që paragjykon një femër, u shtirje si djalë i mirë”/ Roza ‘mollë sherri’, ndjekësja e sulmon, Elvis Pupa i kthen përgjigjen epike

    “Uau sa turp për ty që paragjykon një femër, u shtirje si djalë i mirë”/ Roza ‘mollë sherri’, ndjekësja e sulmon, Elvis Pupa i kthen përgjigjen epike

    Ish-banori i BBV2 aktori i humorit Elvis Pupa duket se është mjaftë aktiv në komentimin e edicionit të tretë të këtij spektakli.

    Pas një postimi mbushur me sarkazëm ku duket se personazhi i tij më i spikatur Avdiu pozon krahas moderatores Roza Lati ka nxitur debat mes tij dhe nje ndjekseje.

    Në foton e tij Elvisi ka shkruar:

    “Kujt i shkon më shumë xhanketa”?

    Menjëherë ndjeksja e ka sulmuar aktorin duke komentuar se:

    “Uauu sa turp për ty që paragjykon kështu një femër. Nuk e prisja nga ti Visi që u shtirje si djalë i mirë”!

  • Kutia e Pandorës/ Pasi lexon ‘bumin’ e lajmeve të shkruara për të, Sara merr vendimin ‘ekstrem’ për djemtë e ‘BBV3’

    Kutia e Pandorës/ Pasi lexon ‘bumin’ e lajmeve të shkruara për të, Sara merr vendimin ‘ekstrem’ për djemtë e ‘BBV3’

    Një tjetër Kuti Pandore u hap në Big Brother VIP, këtë herë nga Sara Gjordeni.

    Ajo vendosi ta hapë atë, ku fillimisht lexoi Zarfin e Bardhë.

    Në të shkruhej se banorja mund të lexonte lajmet që shkruheshin në të në portale.

    Sara lexoi titujt teksa bëri edhe disa komente, brenda 120 sekondash.

    Më pas erdhi radha e Zarfit të Zi, i cili kishte të bënte me nominimet.

    Banorja do të zgjidhte mes grupit të vajzave dhe grupit të djemve, për t’i dërguar të gjithë në televotim.

    Sara zgjodhi grupin e djemve, kështu që njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të martën.

    Për publikun që dron i hapur votimi për të shpëtuar Albin, Fatjonin, Romeon, Julin, Bardhin, Gazin ose Meritonin.

    Në lidhje me këtë televotim, opinionisti Arbër Hajdari tha se shpreson që të mos dalë Bardhi, kjo pasi nominimin e bëri partnerja e tij.

  • Eliminohet Graciano, bën veprimin e papritur ndaj banorëve

    Eliminohet Graciano, bën veprimin e papritur ndaj banorëve

    Graciano është banori që lë shtëpinë nga nominimi i mbrëmjes së sotme.

    Në nominimin e krijuar nga tre të preferuarit “prime”-n e kaluar, Graciano ishte ai që më pak u votua.

    Roza ishte banorja e parë që shpëtoi nga treshja e fundit, ndërsa Meritoni i dyti.

    Graciano la shtëpinë e “Big Brother VIP3” pa takuar asnjë nga banorët.

    Atë nuk e shpëtoi as bileta e “Lori Caffe”, e cila ishte vetëm vajtje.

  • Meritoni i përmendi vajzën Ledjonës, reagon ashpër Florian Binaj: Me sjellje si të këtij, ne i kapim…

    Meritoni i përmendi vajzën Ledjonës, reagon ashpër Florian Binaj: Me sjellje si të këtij, ne i kapim…

    Aktori dhe prezantuesi i emisionit investigativ Piranjat, Flor Binaj ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram përmes së cilës dënon gjestin e Meriton Mjekiqit dhe i del në mbrojtje koleges së tij, Ledjona.

    Meritoni ka kaluar këto ditë duke i përmendur vazhdimisht Ledjonës emrin e vajzës me qëllim që ta bëj të qaj.

    Reagimi i Florjanit ka qenë i menjëhershëm i cili ka shkruar:

    “Me sjellje si të këtij, ne i kapim tek Piranjat”.

  • “E bëra për qejf”/ Meritoni prishi lojën duke lënë banorët pa buxhet, Romeo shpërthen ashpër: Nuk mund të mbyll gojën…

    “E bëra për qejf”/ Meritoni prishi lojën duke lënë banorët pa buxhet, Romeo shpërthen ashpër: Nuk mund të mbyll gojën…

    Meritoni dhe Romeo kanë debatuar ditët e fundit, kjo pasi Meritoni prishi lojën dhe të gjithë banorët ngelën pa buxhet.

    Romeo: Unë kam pasur dy herë të vështirë për banorët që ishin këtu, Meritoni dhe Bardhin i kam shokë. E kam parë veten këtu shumë të ngarkuar, për situatat e tij, madje më shumë se ai. Mua më duke sikur t’i krijon situata për të debatuar. Njësoj ishte dhe me Heidin para dy ditëve. Thua ke respekt por nuk po e shoh. Respekti tregohet me vepra. Kam mbyllur gojën për situatën e asaj vajze. Ti na le pa bukë dhe pa cigare, nuk mund të mbyll gojën. Je shumë gabim.

    Meritoni: Ti mundohesh në çdo situatë të përfitosh. Ti duhet të thoshte nga ajo situatë, hej Meritoni bëri një gabim, hajde mblidhemi e diskutojmë si gjë.

    Romeo: Ti më the që e bëre për qejf

    Meritoni: Po për qejf e bëra e them dhe tani.