Category: Showbiz

  • Meritoni i përmendi vazhdimisht vajzën Ledionës, Arbër Hajdari shpërthen keq ndaj moderatorit: Gjest i ulët, ndjen kënaqësi kur e shikon duke qarë

    Meritoni i përmendi vazhdimisht vajzën Ledionës, Arbër Hajdari shpërthen keq ndaj moderatorit: Gjest i ulët, ndjen kënaqësi kur e shikon duke qarë

    Meritoni: Unë vetë jam baba dhe nuk e përmend.

    Lediona: Po ti përmende vajzën time.

    Meritoni: Lediona ti njihesh për viktimizim dhe gënjeshtra. Pse e përdor fëmijën është turp.

    Lediona: Ke folur për fëmijën tim.

    Meritoni: Viktimizimi… Pse nuk vazhdove me muhabetin.

    Lediona: Cila është arsyeja që më ke provokuar për Romeon?

    Meritoni: I shkove tek kuzhina dhe vazhdove duke i thënë Miki Maus.

    Erjola: Pafytyrësia me e madhe Meritonit është kur ka thënë që Miki është emri i vajzës. Ty një nominim të tregoi sa frikacak je.

    Lediona: Meriton unë kurrë nuk ta kam përfshirë fëmijën ty këtu.

    Meritoni: Ti po përdor çdo situatë.

    Lediona: Ai më ka thënë edhe tek lavamani që qaj që të viktimizohesh. Është turp për ty që je edhe prind vetë.

    Arbër Hajdari: Meriton unë ende habitem se si nuk tërhiqesh nga fjalët e tua, që fut në lojë fëmijën e saj. Unë e kuptoj që mund të kesh lajthitur nga nominimi, po jo kaq. Çfarë lidhje ka Miki Mausi me Ledionën. Është emri i fëmijës së saj mor djal. Ku e lidh ti? Mua po më dukesh dredharak, që do t’i ikësh.

    Lediona: Ti ke dy ditë që nuk je normal.

    Ledion Liço: Kur Lediona vazhdon ta thotë, ti pse vazhdon? Kjo është pyetja. Ajo të tha të lutem po më ngarkon me vajzën që kam jashtë.

    Bardhi: Unë realisht jam kundër ti përmendësh gjërat që nuk janë jashtë. 90% ia kemi bërë me dije që mos ta bëjnë.

    Romeo: Unë i thash Meritonit që të mos e bëjë. Madje i kërkova që të më thotë si është punë e Miki Mausit. I thash a e ndalove, po më tha. Këtu e marr vesh që jo. Por kështu paska gabuar.

    Erjola: Mua më vjen keqe se ajo është një grua që po e rrit e vetme vajzën e saj.

    Ori Nebiaj: Mendoj që i bëri keq ky nominimi, dhe të gjithë inatin ia nxore Ledionës. Këtu është çështja e burracërisë, që nuk tërhiqet nga emri i fëmijës.

    Arbër Hajdari: Për mua ishte krejt e qartë në klip. E para donte ta lëndonte deri në atë pikë që kënaqej kur e shihte duke qarë. Unë me njerëz që i shmangen kësaj, ai po shijonte kënaqësi qe ajo po qante. Ku ishte gjest i ulët.

  • “Sara po shfrytëzon Bardhin…”/ Gazetari i njohur analizon “BBV3”: Do ketë ‘përplasje’ mes Meritonit dhe Ilnisës

    “Sara po shfrytëzon Bardhin…”/ Gazetari i njohur analizon “BBV3”: Do ketë ‘përplasje’ mes Meritonit dhe Ilnisës

    Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme.

    Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

    I ftuar në mbrëmjen e sotme të emisionit “Big Brother Radio” ka qenë gazetari Shëndrit Lumi. Në një lidhje direkte, ai ka përcjellë mendimet dhe opinionet e shqiptarëve të Kosovës lidhur me “BBV3”.

    Sara po shfrytëzon Bardhin, të cilin po e shoh të dobët në lojë… Meritonin po e shohin si një lojtar, nuk besojnë karakterin e shpërfaqur në lojë. Besoj që në ditët në vazhdim, do ketë përplasje të mëdha mes Ilnisës dhe Meritonit.

    Është një nominim i vështirë, por mendoj që del Egla.

    Më tej, gazetari komenton lojën e Vesës në “BBV3” dhe analizon lojën e disa prej banorëve.

    Vesa nuk po bën gjë për momeNtin, në krahasim me banorët e tjerë. Vesën që e njohim ne nuk e kemi parë ende të luajë në “BBV3”… Romeo po pëlqehet në Kosovë… Ilnisën e shoh në finale… Sa i përket Kutisë së Pandorës, mendoj do e hapë Heidi ose dikush nga Kosova, Arta ose Vesa.

  • Ledioni vendos në siklet Sarën, i kërkon të shfaq talentin e gjuhës: Gjëja më e çuditshme… (Foto)

    Ledioni vendos në siklet Sarën, i kërkon të shfaq talentin e gjuhës: Gjëja më e çuditshme… (Foto)

    Mbrëmja e sotme në spektaklin televiziv “Big Brother Albania Vip 3” ka nisur me humor dhe ngacmime.

    Moderatori, Ledion Liço ka vënë në siklet Sarën, që të ndaj me publikun përsëri talentin e saj, ku lëviz gjuhën si valë deti.

    “Gjëja më e çuditshme që kam parë ndonjëherë”, tha Ledioni pasi Sara habiti të gjithë me lëvizjet e saj të gjuhës.

  • Kërcimi sensual mes Gracianos dhe Rikes në BBV, partnerja e balerinit bën reagimin epik

    Kërcimi sensual mes Gracianos dhe Rikes në BBV, partnerja e balerinit bën reagimin epik

    Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBVA3” banorët luajtën me dënime, teksa Gracinos i ra t’i bëjë një kërcim erotik Rikes.

    Menjëherë pasi pamjet u shpërndanë në rrjete sociale, komentet e publikut nuk kanë munguar, teksa një prej tyre shprehet: “Argjira left the chat”, duke iu referuar kështu partneres së Gracianos.

    I menjëhersh?m ka qenë reagimi i Argjirës, e cila e ka marrë me sportivitet, teksa ka bërë një reagim epik.

    “Mu çmend burri”-ka shkruar ajo sipër videos së kërcimit me komentin e ndjekësit.

  • Marrëdhënie se*suale mes Ilnisës dhe Meritonit? Situata që nuk iu shpëtoi banorëve (Videoja virale)

    Marrëdhënie se*suale mes Ilnisës dhe Meritonit? Situata që nuk iu shpëtoi banorëve (Videoja virale)

    Një video e cila po qarkullon në rrjet e tregon çiftin Meriton dhe Ilnisa në disa momente mjaft intime teksa dyshja po qëndronin të mbuluar në krevat.

    Kjo situatë nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga banorët e tjerë të shtëpisë. Kanë qenë Egla, Albi dhe Juli të cilët e kanë komentuar me njëri-tjetrin këtë situatë. Juli ka hedhur dyshimet se çifti po kryejnë marrëdhënie seksuale.

    Egla e revoltuar i është përgjigjur se nuk e beson një gjë të tillë, pasi është shumë e shëmtuar që të ndodhë brenda BBV. Juli ka vazhduar duke i kujtuar banorëve pyetjen që i ka bërë pak më parë Meritonit nëse do kryente marrëdhënie për të shkuar në finale.

    Egla: Ajo pyetja ishte e vlefshme pra.

    Juli: Kot u mërzita. Kur të dalin pamjet duhet t’i them kjo pyetje paska qenë fiks.

  • “Plakë e stazhonuar”/ ‘Nxehen gjakrat’ në ‘BBV3’, plas sherri mes Eglës dhe Rikes: E di sa faza pleqërie ke kaluar ti, i ke të gjitha në sy

    “Plakë e stazhonuar”/ ‘Nxehen gjakrat’ në ‘BBV3’, plas sherri mes Eglës dhe Rikes: E di sa faza pleqërie ke kaluar ti, i ke të gjitha në sy

    Rike Roçi dhe Egla Ceno kanë bërë një debat me njëra-tjetrën, ku ka agravuar edhe në ofendime.

    Rike i kërkon Eglës që të mos i fusë spica njerëzve me të cilët ajo ka afrimitet, ndërkohë që aktorja i thotë se nuk ia ka përmendur asnjëherë emrin. Rike acarohet edhe më shumë duke i thënë asaj se është “një shtrigë dhe plakë e stazhionuar”. Egla tallet me të dhe mban në dorë drejt saj një takë.

    Rike Roçi: Mos i fut spica personave që rrinë me mua.

    Rike Roçi: Mos guxo më t’i fusësh spica njerëzve që unë rri more vesh dhe ma hiq atë takën se shumë të kam duruar.

    Egla: S’dua mi ta heq takën.

    Rike: Po ik o plakë shtrigë! Ti je një plakë shtrigë.

    Egla: O gocë e rritur, mua më vjen anash ti. Ti i jep vetes shumë rëndësi

    Rike: Ec plakë e stazhionuar.

    Egla: E di çfarë je ti? Unë plakë e stazhionuar? Ej më pëlqen shumë, s’të ka dhënë njeri leksione elegance.

    Rike: Shtrigë dhe plagë e stazhionuar je, na ecën tërë elegancë, por je zero.

    Egla: Je xheloze për plakën e stazhionuar? E di sa faza pleqërie ke kaluar ti, i ke të gjitha në sy.

  • ‘Ky defekt i imi nuk është më sekret’ / A u sqaruan Bardhi dhe Sara? Ja çfarë ndodhi me çiftin (Video)

    ‘Ky defekt i imi nuk është më sekret’ / A u sqaruan Bardhi dhe Sara? Ja çfarë ndodhi me çiftin (Video)

    Çifti Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi nuk po gjejnë qetësi në “BBV”. Ata kanë debatuar sërish gjatë mbrëmjes dhe duket se nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët në marrëdhënien e tyre.

    Sara: Nuk dua ta rregulloj nëse do t’i ta rregullosh, lufto. Nuk ma ndjen. Si ndihesh kur dikush të thotë mos bëj diçka dhe ti e bën?

    Bardhi: Ti bën kështu sepse do përkushtim, por zinxhiri i lidhjes mbahet në dy anët. Nëse s’do ta vazhdosh, më thuaj jo.

    Sara: Unë jam impulsive dhe kur jam e tillë nuk kam takt dhe ky defekt i imi nuk është më sekret dhe po përpiqem ta rregulloj.

    Por ka njerëz që më nxjerrin nga vetja dhe përgjithësisht këtë e bëjnë njerëzit të cilët unë ose i dua ose kam pritshmëri.

    Në momentin që unë kam pritshmëri dhe tjetri m’i thyen, non-stop sidomos për gjëra të vogla, prekem shumë, mërzitem dhe çmendem dyfish dhe dal nga vetja dyfish.

    Ne jemi në këtë pozitë. Unë nga ti nuk shoh asnjë vepër që t’i po investohesh në këtë marrëdhënie, përkundrazi ka patur dy-tre momente që i quaj pabesi. Je aq i frustruar, aq i mërzitur dhe aq xheloz sa nuk e kupton më sesi shprehesh.

    Por pak minuta më vonë ndodhi puthja e shumë pritur

  • “Është shumë …”/ Bardhi i kërkoi distancë, Sara nuk përmbahet ndaj këngëtarit: E dua shumë, por…

    “Është shumë …”/ Bardhi i kërkoi distancë, Sara nuk përmbahet ndaj këngëtarit: E dua shumë, por…

    Marrëdhënia e Sarës dhe Bardhit është krisur, kjo pasi këngëtarin i ka kërkuar disa ditë distancë banores në “Big Brother VIP”. Ditën e sotme teksa modelja po bisedonte me Gazin, tha se e dashuron shumë banorin por ai i duket shumë fëmijë dhe i papjekur.

    Sara: Një të ndarë krevatet dhe një ti marrë emrin nga krevati që t’ia gris nga nervat. Mbaje mend i thashë që nga kjo shtëpi unë do të nxjerr ty, edhe iku. Pastaj e pa Meritoni dhe na bëri bashkë.

    Të gjithë këtë situatë mund ta kishte kursyer me një kërkim falje dhe nuk e bëri. Dëshiron drama le të bëjë drama se jam akuzuar unë për drama.

    Gazi: Mbrëmë ka qëndruar zgjuar deri vonë

    Sara: Me mua nuk ka qëndruar. Unë jam agresive në mënyrën sesi shprehem por çfarë është e drejtë është e drejtë dhe nuk i toleroj gabimet. Kur mua nuk më pëlqen diçka e rregullojmë, kur atij nuk i pëlqen diçka e rregullojmë por jo të më thotë mua që dua disrtancë. I kishte thënë Artës, unë e dija që do ma kërkonte ajo distancën dhe ja kërkova uëë i pari.

    Sara: Është djalë i mirë e dua shumë, por është shumë fëmijë. I thashë që nëse do ta përmirësojmë këtë gjënë lufto që të fitosh mua dhe të më tregosh që ia vlen, sepse deri më tani s’ka bërë ndonjë gjë, në debate nuk është futur dhe ka kërkuar distancë. Edhe gjërat e vogla nuk i respekton.

  • “Doli jashtë kontrollit”/ Habit me deklaratën shoqja e Ilnisës, flet për lidhjen e gazetares me Meritonin

    “Doli jashtë kontrollit”/ Habit me deklaratën shoqja e Ilnisës, flet për lidhjen e gazetares me Meritonin

    Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio mikesha e Ilnisa Agollit, Xhilda Luzi.

    Ajo u shpreh se nuk e mendonte që gazetarja do të krijonte marrëdhënie dhe se mund t’i ketë dalë jashtë kontrollit si situatë.

    Xhilda pret nga Ilnisa që të bëjë kujdes me shpërthimet emocionale ndërsa i uron suksese në këtë eksperiencë.

    Nuk e kam besuar që mund të ndodhte. Meritoni tregoi besnikëri ndaj saj që në fillim, e mbronte dhe në atë trysni mendova se do të ishte thjesht mikja e saj. Asgjë nuk është e pamundur, nuk mendoj që Ilnisa do të donte të ishte në një marrëdhënie, i doli jashtë kontrollit.

    Ilnisa ndjek zemrën, e di si mund të pritet jashtë, është natyrë rebele, dëgjon gjithmonë zemrën dhe kjo gjë do shumë guxim. E shikoj të përfshirë shumë me Meritonin, kushtet bëjnë të vetën sepse je në një shtëpi që ke njerëz që duan të të nxjerrin jashtë. Në atë trysni është e nevojshme të kesh ngrohtësi, një vend ku shkarkon emocionet.

    E shikoj shumë normale që të puthen në krevat, nuk e kuptoj pse njerëzit habiten. Përderisa rrinë bashkë ne jemi askushi t’i gjykojmë. Koha do i vërtetojë të gjitha. Ilnisa është emocionale si njeri, ajo u përfshi gjithashtu shumë edhe me Gazin dhe Merin. Më pëlqen që ka ditur të përballojë shumë mirë 23 lojtarë kundrra e vetme.

    Është kollaj të flasësh por nëse ke 23 grerëza në kokë, nuk është e lehtë. Do të doja të ishte pak më e kujdesshme me shpërthimet emocionale, për shkak se është në televizion.

  • “Nuk shoh dot djalin”, rrëfimi i pazakontë i Meritonit: Bëra një gabim, jam dënuar për…

    “Nuk shoh dot djalin”, rrëfimi i pazakontë i Meritonit: Bëra një gabim, jam dënuar për…

    Gjatë ditës së djeshme, Meritoni ka marrë Bardhin dhe Sarën në një cep të shtëpisë së “Big Brother VIP 3” dhe i ka këshilluar në lidhje me marrëdhënien që kanë mes tyre.

    Moderatori i njohur u ka kërkuar atyre që të hedhin pas çdo gjë që ka ndodhur dhe të pajtohen. Ai u thotë që t’i japin njëri-tjetrit dashuri, të përqafohen dhe të puthen.

    Por jo vetëm kaq, pasi Meritoni ka përmendur edhe gabimet që ai ka bërë në rini. Mjekiqi ka thënë se nuk mund të shohë dot djalin për kohë të gjata dhe për këtë është penduar shumë. E për këtë arsye u ka kërkuar Sarës dhe Bardhit që të sqarojnë muhabetin mes tyre dhe të mos bëjnë më gabime.

    “Për një gjë të vogël të prisheni juve? Dashuria juaj ku është? Sakrifica, koha, netët pa gjumë, puthjet, xhelozia? E kam seriozisht. Nuk ju vjen turp o vëlla? Shikoje lot, emocione, kape përqafohuni se me keni bërë nervoz tash. E di sa kam gabuar unë?

    Prej gabimit tim unë nuk e shoh djalin tim me muaj e me ditë, ju më bëni këtu stila. Kam bërë një gabim, kam gabuar, nuk e shoh djalin, jam dënuar për diçka të caktuar, ndoshta kur kam qenë më i ri duhet të kuptonim më mirë njëri-tjetrin, sot do e kisha djalin afër meje, e kisha takuar çdo ditë”, thotë Meritoni gjatë bisedës me Bardhin dhe Sarën.