Category: Showbiz

  • ‘Ky defekt i imi nuk është më sekret’ / A u sqaruan Bardhi dhe Sara? Ja çfarë ndodhi dje mes çiftit (Video)

    ‘Ky defekt i imi nuk është më sekret’ / A u sqaruan Bardhi dhe Sara? Ja çfarë ndodhi dje mes çiftit (Video)

    Çifti Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi nuk po gjejnë qetësi në “BBV”. Ata kanë debatuar sërish gjatë mbrëmjes dhe duket se nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët në marrëdhënien e tyre.

    Sara: Nuk dua ta rregulloj nëse do t’i ta rregullosh, lufto. Nuk ma ndjen. Si ndihesh kur dikush të thotë mos bëj diçka dhe ti e bën?

    Bardhi: Ti bën kështu sepse do përkushtim, por zinxhiri i lidhjes mbahet në dy anët. Nëse s’do ta vazhdosh, më thuaj jo.

    Sara: Unë jam impulsive dhe kur jam e tillë nuk kam takt dhe ky defekt i imi nuk është më sekret dhe po përpiqem ta rregulloj.

    Por ka njerëz që më nxjerrin nga vetja dhe përgjithësisht këtë e bëjnë njerëzit të cilët unë ose i dua ose kam pritshmëri.

    Në momentin që unë kam pritshmëri dhe tjetri m’i thyen, non-stop sidomos për gjëra të vogla, prekem shumë, mërzitem dhe çmendem dyfish dhe dal nga vetja dyfish.

    Ne jemi në këtë pozitë. Unë nga ti nuk shoh asnjë vepër që t’i po investohesh në këtë marrëdhënie, përkundrazi ka patur dy-tre momente që i quaj pabesi. Je aq i frustruar, aq i mërzitur dhe aq xheloz sa nuk e kupton më sesi shprehesh.

    Por pak minuta më vonë ndodhi puthja e shumë pritur

  • “Sot do e kisha afër dhe do e takoja çdo ditë”, Meritoni flet për marrëdhënien me djalin e tij: Për shkak të një gabimi në rini s’mund ta shoh

    “Sot do e kisha afër dhe do e takoja çdo ditë”, Meritoni flet për marrëdhënien me djalin e tij: Për shkak të një gabimi në rini s’mund ta shoh

    Moderatori Meriton Mjekiqi ka marrë përsipër të pajtojë çiftin Bardhi – Sara në shtëpinë e Big Brother Vip, të cilët prej disa ditësh kanë pasur një krisje mes tyre.

    Teksa i ka marrë të dy në një cep të shtëpisë, ai i ka dhënë disa këshilla në lidhje me marrëdhënien e tyre.

    Në bisedën mes tyre, Meritoni i ka përmendur atyre gabimet që ka bërë në rini, për të cilat është dënuar dhe nuk mund të shohë djalin e tij për kohë të gjata, e për këtë thekson se është penduar shumë, ndaj i kërkon çiftit t’i hedhin pas krahëve ato çfarë kanë ndodhur dhe të mos bëjnë gabime.

    mjekici

    “Për një gjë të vogël të prisheni juve? Dashuria juaj ku është? Sakrifica, koha, netët pa gjumë, puthjet, xhelozia? E kam seriozisht. Nuk ju vjen turp o vëlla? Shikoje lot, emocione, kape përqafohuni se me keni bërë nervoz tash. E di sa kam gabuar unë? Prej gabimit tim unë nuk e shoh djalin tim me muaj e me ditë, ju më bëni këtu stila. Kam bërë një gabim, kam gabuar, nuk e shoh djalin, jam dënuar për diçka të caktuar, ndoshta kur kam qenë më i ri duhet të kuptonim më mirë njëri-tjetrin, sot do e kisha djalin afër meje, e kisha takuar çdo ditë” është shprehur ndër të tjera Meritoni.

  • “Plakë e stazhonuar”/ ‘Nxehen gjakrat’ në ‘BBV3’, plas sherri mes Eglës dhe Rikes: E di sa faza pleqërie ke kaluar ti

    “Plakë e stazhonuar”/ ‘Nxehen gjakrat’ në ‘BBV3’, plas sherri mes Eglës dhe Rikes: E di sa faza pleqërie ke kaluar ti

    Rike Roçi dhe Egla Ceno kanë bërë një debat me njëra-tjetrën, ku ka agravuar edhe në ofendime.

    Rike i kërkon Eglës që të mos i fusë spica njerëzve me të cilët ajo ka afrimitet, ndërkohë që aktorja i thotë se nuk ia ka përmendur asnjëherë emrin. Rike acarohet edhe më shumë duke i thënë asaj se është “një shtrigë dhe plakë e stazhionuar”. Egla tallet me të dhe mban në dorë drejt saj një takë.

    Rike Roçi: Mos i fut spica personave që rrinë me mua.

    Rike Roçi: Mos guxo më t’i fusësh spica njerëzve që unë rri more vesh dhe ma hiq atë takën se shumë të kam duruar.

    Egla: S’dua mi ta heq takën.

    Rike: Po ik o plakë shtrigë! Ti je një plakë shtrigë.

    Egla: O gocë e rritur, mua më vjen anash ti. Ti i jep vetes shumë rëndësi

    Rike: Ec plakë e stazhionuar.

    Egla: E di çfarë je ti? Unë plakë e stazhionuar? Ej më pëlqen shumë, s’të ka dhënë njeri leksione elegance.

    Rike: Shtrigë dhe plagë e stazhionuar je, na ecën tërë elegancë, por je zero.

    Egla: Je xheloze për plakën e stazhionuar? E di sa faza pleqërie ke kaluar ti, i ke të gjitha në sy.

  • Momente romantike mes Heidit dhe Romeos: Më jep pak nga fryma jote (VIDEO)

    Momente romantike mes Heidit dhe Romeos: Më jep pak nga fryma jote (VIDEO)

    Romeo dhe Heidi, janë një nga çiftet më simpatikë të krijuar brenda “Big Brother Vip 3”.

    Ata kalojnë momente shumë të bukura me njëri-tjetrin dhe shprehin pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin.

    Por, nuk ka mjaftuar me kaq, puthja e parë mes tyre tashmw ka ndodhur!

    Mbrëmjen e djeshme, Romeo dhe Heidi, i kanë shprehur ndjenjat njëri-tjetrit dhe më pas kanë shkëmbyer një puthje mjaft pasionante.

    Romeo: “Je shumë e bukur”.

    Heidi: “Edhe ti, të pëlqej shumë”. (puthen)

    Romeo: “Më jep pak nga fryma jote”.

    Heidi: “Jo”.

    Romeo: “Do më lësh pa frymë”?

  • “Nëse nuk do të vazhdosh…”- Pas krizës në marrëdhënie, Sara dhe Bardhi rikthehen në krahët e njëri-tjetrit! Puthje e përqafime pas pajtimit

    “Nëse nuk do të vazhdosh…”- Pas krizës në marrëdhënie, Sara dhe Bardhi rikthehen në krahët e njëri-tjetrit! Puthje e përqafime pas pajtimit

    Modelja Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi i kanë dhënë edhe një mundësi tjetër marrëdhënies së tyre, pasi kaluan një krizë në çift.

    bardhi sara

    Ishte Bardhi ai që kërkoi kohë dhe distancë nga modelja, duke i kërkuar që të ndaheshin. Por çifti duket se i kanë zgjuar mosmarrëveshjet e tyre pasi i kanë dhënë edhe një shans lidhjes.

    Mbrëmjen e së hënës, pasi kanë biseduar me njëri-tjetrit, Sara dhe Bardhi kanë shkëmbyer puthje e përqafime.

    bardhi sara1

    Pjesë nga biseda:

    Bardhi: Nëse nuk do të vazhdosh

    Sara: Jam impulsive dhe kur jam impulsive nuk kam takt, mundohem ta rregulloj, por ka njerëz që më nxjerrin nga vetja.

    Ne jemi në këtë pozitë, nga ti nuk shoh asnjë vepër që ti po investohesh në këtë marrëdhënie

    Bardhi: Unë u mërzita nga fjalët e tua

    Sara: T’i më the ‘dua distancë’.

    Bardhi: Unë të kam kërkuar falje çdo ditë dhe t’i çdo natë më ke kërkuar distancë, 10 ditët e fundit. Që nuk shkojmë, nuk përuthemi

    Sara: Po ne kemi folur për fëmijë bashkë

    bardhi sara2

    Bardhi: Kam kuptuar që nga këto fjalë ti veç dëshiron të ndahesh

    Sara: Jo, sjelljet e tua më bëjnë dyshime

    Bardhi: Zinxhiri i lidhjes mbahet nga të dyja palët, ti ke idenë e debatit dhe lojës

    Sara: Nëse e përmend lojën, iki dhe çohem. E ke ves të keq, kur kemi debat, ikën nëpër dhomë. Kur ta kthej me të njëjtën mënyrë ikën.

    Mos e luaj bllofin kur nuk e mban dot, unë kështu jam.

  • Çfarë po ‘gatuhet’ ? Luizi shfaqet në shoqërinë e një vajze që nuk është Kiara (Foto)

    Çfarë po ‘gatuhet’ ? Luizi shfaqet në shoqërinë e një vajze që nuk është Kiara (Foto)

    Fituesi i ‘BBVA’ Luiz Ejlli ka surprizuar jo pak ditën e djeshme.

    Me një foto të publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagramin’ ai duket se ka pozuar krahës opinionistes së BBVK Anita Mucaj Haradinaj.

    Nuk dihet ende për çfarë bëhet fjalë po të dy duken mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri tjetrit.

  • Bardhi i penduar për lidhjen me Sarën: E kam lëshuar veten, nuk i kam menduar … (Video)

    Bardhi i penduar për lidhjen me Sarën: E kam lëshuar veten, nuk i kam menduar … (Video)

    Bardhi dhe Sara Gjordeni duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në Big Brother. Artisti i njohur ka bërë një bisedë së fundmi me Meriton Mjekiqin, ku ka folur për të.

    Ai thotë se e ka lëshuar veten dhe se nuk i ka menduar pasojat në lidhje me këtë.

    “I kam jep shumë konfidencë, e kam lazdruar pak. E kam lëshuar veten, e kam shijuar një eksperiencë me një njeri 24 orë, nuk i kam menduar pasojat”, u shpreh ai.

    Gjatë bisedës, krijuesi i hitit “Betohemi” shtoi: “Duhet të kemi kujdes se jemi në kamera. Të kish ndodhur jashtë, bllokun sa ndërtesa ia ka vënë”.

    Bardhi tha gjithashtu se 90 për qind të meshkujve shqiptarë nuk do e kuptonin.

    Modelja zbuloi në BBVA se para pak kohësh humbi një fëmijë si dhe në një formë tregoi se ka lënë një lidhje pezull jashtë.

  • Xhensilën e zë paniku dhe kërkon ndihmën e fansave, ҫfarë ka ndodhur me këngëtaren (Video)

    Xhensilën e zë paniku dhe kërkon ndihmën e fansave, ҫfarë ka ndodhur me këngëtaren (Video)

    Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj, me lindjen e djalit është bërë më e hapur dhe ndan herë pas here, momente me të volgin e saj në rrjetet sociale.

    Njësoj siç ka bërë edhe sot, këngëtarja tregon se sot nuk është një ditë e lehtë, pasi Amen ka për të bërë vaksinën e dytë.

    “Sapo lashë Ajkushin te kopshti. Po shkoj në shtëpi të mar Amenushin. Sepse sot nuk ka një ditë fortë të lehtë i vogli i mamit. Sot Amen bën vaksinën e tij të dytë dhe mamin e ka kapur paniku”, thotë Xhensila, ndërkohë që kërkon suport nga të gjitha mamat me medikamente ose kura popullore, për të qetësuar dhimbjen pas vaksinës.

  • Zarf i zi/ Banorët e BBVIP thyejnë rregullat, ja dënimi që u vendos për ta

    Zarf i zi/ Banorët e BBVIP thyejnë rregullat, ja dënimi që u vendos për ta

    Banorët e Big Brother VIP kanë thyer rregullat e vendosura, përkatësisht Heidi dhe Romeo.

    Për këtë arsye, të gjithë banorët u dënuan duke i lënë pa duhan dhe kafe.

    Fatjonit, si lideri i shtëpisë, iu kërkua të që t’i mblidhte të gjitha ato që gjendeshin në shtëpi dhe t’i dërgonte në dhomën e rrëfimit.

    “Banorë, sfida e reagimeve përfundoi! Gjatë momentit që artistja e mirënjohur Rita Lati erdhi në shtëpi, Heidi dhe Romeo zgjodhën të flinin gjumë. Ky gjest i përsëritur disa herë, jo vetëm gjatë ditës së sotme por edhe herë të tjera, është mungesë respekti ndaj publikut dhe shkelje e rregullores së formatit. Për këtë shkak Vëllai i Madh ka vendosur t’ju dënojë të gjithëve duke ju lënë pa duhan dhe kafe”. Lideri i shtëpisë duhet të mbledhë gjërat dhe t’i dërgojë në dhomën e rrëfimit”, shkruhej në Zarfin e Zi.

    Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga VIP-at, të cilët u indinjuan nga kjo gjë. Ndërkohë Heidi dhe Romeo thanë se nuk e kanë bërë qëllimisht.

  • Romeo shpërthen në lot, Bora Zemani hyn në shtëpinë e Big Brother VIP (Video)

    Romeo shpërthen në lot, Bora Zemani hyn në shtëpinë e Big Brother VIP (Video)

    Sot, Banorët e Big Brother VIP 3 janë vënë përballë një sfide mjaft të vështirë.

    Ata duhet të mos reagojnë ndaj çdo gjëje të jashtëzakontë që Vëllai i Madh vendos në shtëpi.

    Mirëpo, disa prej tyre nuk e kanë pasur aspak të lehtë. Pak më parë, në shtëpinë e Big Brother u fut moderatorja Bora Zemani dhe Romeo nuk duhet të reagonte.

    Në pamundësi për t’i folur dhe përqafuar, Romeo shpërtheu në lot, ndërsa banorët e tjerë tentuan të shpërqëndronin situatën.

    Më herët në shtëpi u fut edhe Rita Lati, vëllai i Ilnisës, zëri i djalit të julit, Dashnor Diko etj, me të cilët banorët nuk duhet të reagonin.