Category: Showbiz

  • “Do ma thithësh…”? Meri Shehu rrëfen përplasjen në ashensor me Erjolën, para BBV: Më tha turp të kesh që…(Video)

    “Do ma thithësh…”? Meri Shehu rrëfen përplasjen në ashensor me Erjolën, para BBV: Më tha turp të kesh që…(Video)

    Astrologjia tregoi një histori me Erjolën, të cilën e përmendën përciptazi brenda shtëpisë, ndërsa sot e sqaroi se çfarë kishte ndodhur.

    Kur ishim në ‘Trotuar’, Erjola më etiketoi ‘unë jam një binjak që ty të thith helmin’, unë iu ktheva me timen po tjetër çfarë thith. Nuk e dija që një ditë do ishte komshie në pallatin tim.

    U takuam rastësisht në ashensor, jetojmë në një pallat.

    I thash ja ku jemi në ashensor, mund të ma thithësh. Struket në një cep dhe tha ‘turp të kesh’. Erjola nuk u tregua e vrazhdë, por inatin e kishte.

    Në BB nuk ishte një nga njerëzit që më mbështesnin mua në BB, pale për çfarë ka hyrë Erjola-tha Meri.

  • “Lëre rehat ‘bebin’ se iu bëre ferr!”- Komentet e publikut për lidhjen e saj me Meritonin tërbojnë Ilnisën

    “Lëre rehat ‘bebin’ se iu bëre ferr!”- Komentet e publikut për lidhjen e saj me Meritonin tërbojnë Ilnisën

    Disa prej banorëve të “Big Brother VIP 3”, kanë pasur mundësinë të lexojnë pasditen e sotme disa prej komenteve që publiku ka dhënë për ta në rrjetet sociale.

    Një ndër komentet më pikante ishte për gazetaren Ilnisa Agolli, ku një ndjekësit kishin komentuar “mami Ilnisa, mbaje veten! Lëre ‘bebin’ rehat se i je bërë ferr o grua”.

    “Bebi” i përmendur në këtë koment i referohej Meriton Mjekiqit, më të cilin Ilnisa ka një marrëdhënie të afërt dhe shpesh herë e thërret më atë pseudonim.

    Por, mesa duket Ilnisa nuk e ka pritur aspak mirë këtë koment, duke iu përgjigjur duke thënë se i ka lënë rehat të gjithë.

    “Unë di që rehat i kam lënë të gjithë, dhe sa për ferrin hajde këtu brenda dhe ta tregon mami Ilnisa sesa bukur është të kërcesh mbi flakë”, tha Ilnisa.

  • “Meritoni do ndahet shumë shpejt nga Ilnisa”/ Ish-konkurrenti i Big Brother zbulon detajet e bujshme: Pas hyri i vëllai…

    “Meritoni do ndahet shumë shpejt nga Ilnisa”/ Ish-konkurrenti i Big Brother zbulon detajet e bujshme: Pas hyri i vëllai…

    Në një emision televiziv, ai argumentoi se marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar pas hyrjes në shtëpi të vëllait të Meritonit, i cili nuk pranoi të takonte Ilnisën.

    “Meritoni do shkëputet nga Ilnisa. Me hyrjen e vëllait në shtëpi kanë ndryeshuar disa gjëra. Romeo e mbajti Lisin por la Meritonit”-tha Anaidi.

    “Me vesën mund të ketë diçka Fatjoni”-tha Lisa.

    “Fajtoni, me largimin e Lisit do përdore strategjinë do i afrohet Romeos. Unë nuk kam parë ndonjë çift, vetëm njerëz që duan të marrin audiencë”-shtoi Anaidi.

  • “Sara, me një ex më shumë…”/ Shoku i Bardhit: Ajo po e lyp ndarjen vetë!

    “Sara, me një ex më shumë…”/ Shoku i Bardhit: Ajo po e lyp ndarjen vetë!

    Lidhja Bardhi-Sara është ndër më të komentuarat brenda shtëpisë së Big Brother, të cilët nuk janë ende të qartë me njëri tjetrin.

    I ftuar në “Fun Club”, Jetmiri, menaxheri dhe miku i Bardhit ka dhënë opinionin e tij sa i përket lidhjes.

    Ai tha se Bardhi është shumë i sinqertë, por nuk ka të njëjtin mendim për Sarën.

    “Bardhi ka pasur një super hit me Elvana Gjatën me “ex”, sepse e bën një “ex” të dytë se ka problem. Nuk dyshoj te Bardhi se është shumë i sinqertë dhe në jetën normale. Edhe nëse i je i martuar prej 20 vitesh ke përplasje, jo më… krejt janë për lojë aty. Edhe njëri që thotë nuk jam hy për vëmendje, për vëmendje ka hy. Bardhi kështu është edhe në jetën i përditshme. Ka një qëllim që ka hy. Për ndjenjat mundet me dit veç ai. Ai është i sinqertë, por tani nuk e di sesi ndihet”, u shpreh miku i Bardhit.

  • Çifte të reja dhe veshje të pazakonta, kush ishin VIP-at në premierën e Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit (Foto)

    Çifte të reja dhe veshje të pazakonta, kush ishin VIP-at në premierën e Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit (Foto)

    Premiera e filmit “2 Gisht Mjaltë” ka bërë bashkë edhe njëherë VIP-at dhe personalitetet e Tiranës. Filmi i Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës e ka mbajtur eventin në ditën e Shën Valentinit, duke u bërë një nga aktivitetet më të rëndësishme të muajit në vendin tonë.

    Si gjithnjë, nuk mund të mungonin në këtë event, disa nga emrat më të njohur të vendit, që si gjithnjë nuk kanë sesi t’i shpëtonin vëmendjes së paparacit tonë.

    PARTNERJA E PIRRO ÇAKOS ME MARKA LUKSOZE NË PREMIERË

    Prej kohësh, daljet e tij mediatike kanë qenë të rralla. Pirro Cako ka zgjedhur që të angazhohet vetëm me muzikën, duke jetuar disi më i tërhequr nga jeta publike. Por, kur vjen puna për një premierë si ajo e Ermalit dhe Elvanës, ai nuk kishte sesi të mungonte. Kantautori ka qenë së bashku me partneren e tij një ndër të ftuarit.

    Që pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, çifti e jeton jetën disi më i tërhequr nga aktivitetet që zhvillohen, por paparaci ynë ia ka dalë që t’u rrëmbejë këtë foto.

    Partnerja e Pirros, Lertida, është një emër i njohur në rradhët e drejtësisë, pasi prej shumë vitesh ajo punon si kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai.

    Dyshja janë bërë prindër të një djali prej pak kohësh. Pirro kishte zgjedhur si gjithnjë të vishej me të zeza, ndërkohë që partnerja e tij kishte zgjedhur ngjyrat e forta dhe markat luksoze për këtë event.

    PASI HUMBI NËNËN, ANNA LIKA RIKTHEHET NË AKTIVITETE DHE FORMALIZON LIDHJEN ME BJORDIN

    Prej më shumë se një viti, Bjordi dhe Anna Lika janë ndër çiftet e “showbizz”-it tonë. Megjithatë, të dy kanë zgjedhur që këtë histori dashurie ta jetojnë larg vëmendjes mediatike. Vetëm 2 muaj më parë, Anna humbi nënën e saj dhe që prej asaj kohe, aktorja kishte preferuar që të qëndronte larg daljeve publike.

    Bjordi Mezini ishte i ftuar në emisionin “Pardon My French” në “Top Albania Radio”. Teksa foli për serialin, sigurisht që Bjordi nuk mund të ndalej pa thënë disa fjalë për aktoren Ana Lika për mënyrën se si po e përjeton ndarjen nga jeta të nënës së saj.

    Lidhur me këtë, Bjordi u ndal duke thënë: “Dua të them që Ana është një vajzë shumë e fortë. Ajo po kalon një periudhë jo të thjeshtë por na ka befasuar të gjithëve me forcën e saj”.

    Për të ndryshuar disi atmosferën e bisedës, Bjordi u pyet nëse e ka mbajtur gjithnjë me hatër Anën në skenat e xhirimeve. Ai e mohoi këtë gjë duke u shprehur në këtë mënyrë: “Unë nuk e mbaj Anën me hatër, por e mbaj me këmbë në tokë se të gjithë e përkëdhelin dhe i bëjnë komplimente”.

    Premiera e filmit “2 Gisht Mjaltë”, ka bërë që ajo ti rikthehet aktiviteteve në vend. Nën shoqërinë e Bjordit, dyshja u shfaq më e afërt se kurrë, ku në shoqërinë e tyre ishte dhe tezja e Annës, Inis Gjoni. Duket se tashmë lidhja mes tyre është formalizuar dhe të dy nuk kanë asnjë ndrojtje, të pozojnë si çift.

    KUSH JANË MESHKUJT VIP QË ZHGËNJYEN ME VESHJET E TYRE

    Premierat e filmit janë një rast i mirë, për të parë edhe parakalimin e VIP-ave në tapetin e kuq. Është natyrisht një rast edhe për vetë personazhet që ruajnë “outfit” e tyre më të mirë për të marrë vëmendjen e merituar.

    Veç femrave, edhe meshkujt tashmë janë në qendër të vëmendjes, për shkak të veshjeve që ata preferojnë. Por, si çdo event, ka edhe nga ata që zgjedhin të vijnë ndryshe. Vetëm se këtë herë, nuk ka qenë vetëm 1, por plot 3 meshkujt që më veshjet e tyre kanë habitur jo pak.

    I pari ka qenë regjisori Filip Çakuli, i cili duhet thënë nuk na ndodh shpesh ta shohim në një tapet të kuq. Dhe këtë herë që e pamë, duhet thënë se nuk ishte lodhur shumë për veshjen e tij. Çakuli kishte zgjedhur një bluzë me mëngë të shkurtra, që për të gjithë sportdashësit e dinë se çfarë nënkupton. Ai mbante veshur një bluzë të kombëtares së Brazilit, ku veç dashurisë për ngjyrat e forta, na tregoi edhe preferencat e tij në futboll.

    Një tjetër veshje që tërhoqi vëmendjen ishte edhe ajo e Alesio Aliaj. Menaxheri i VIP-ave u shfaq në premierën e filmit, pas shumë kohësh mungesë në daljet publike në vendin tonë.

    Një “jumpsuit” në ngjyrë bezhë ishte zgjedhja e tij, ku pamjen e kishte kombinuar me Kambale dhe një xhaketë të gjatë lëkure. Një veshje kjo shumë stil, ndoshta më shumë stil sesa duhet për një event të tillë.

    Dhe nuk kishim sesi mos të përmendnim edhe Tan Bramën. Koreografi i njohur tashmë për veshjen e tij me ngjyra të forta dhe një stil asimetrik, ka “goditur” edhe në këtë aktivitet.

    I veshur me një kostum sportive në ngjyrë të kuqe, Tani ka habitur jo pak të pranishmit ku pamjes i ka bashkangjitur edhe një kapele. Besojmë se është e tepërt të themi se e gjithë veshja ishte e pavend, por edhe e keq kombinuar.

    ÇIFTI FULLANI “NDRYSHON DREJTIM”, ZGJEDHIN EVENTET E VIP-ave

    Ai ish-guvernatori i Bankës së Shqipëri, ajo ish-gjyqtare, të dy një ndër çiftet më me emër në vendin tonë. E kemi fjalën për Adrian dhe Arjana Fullanin, që prej disa kohësh nuk janë më në detyrat e larta që prej vitesh kanë mbajtur.

    Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar çiftin që të vijojnë me angazhimet e tyre në eventet që organizohen në vendin tonë. Vetëm se këtë herë dyshja, preferon aktivitetet kulturore, në krahasim me ato që ishin mësuar të frekuentonin për shkak të punës së tyre.

    Ardiani dhe Arjana u shfaqën të kombinuar në këtë event, ku e zeza dominonte në veshjet e tyre. Përgjatë gjithë kohës, çifti është parë së bashku, ku nuk kanë munguar edhe bisedat me miqtë e tyre që kanë ndeshur rastësisht në premierën e filmit./Panorama Plus

  • “Më rrahën me grushte”/ Trondit mes lotësh Meri Shehu: Një grup burrash më kapën, më çuan në pyll dhe…

    “Më rrahën me grushte”/ Trondit mes lotësh Meri Shehu: Një grup burrash më kapën, më çuan në pyll dhe…

    Meri Shehu, edhe pse ishte personazh i spikatur në Big Broteher Vip, u tregua e rezervuar sa i përket jetës së saj personale.

    E ftuar sot në “Mos i bjer me Top”, Meri tregoi mes lotësh një histori të dhimbshme që ka kaluar kur ishte studente, ku disa persona tentuan ta rrëmbenin dhe e dhunuan.

    Kur Shqipëria ishte në vitet e tranzicionit, desh kam rënë viktimë rrëmbimi. Isha studente shoqërova një shoqen që do kalonte kufirin për në Gjirokastër. Ajo iku thash a do vish dhe ti të kalosh kufirin, thash do kthehem të vazhdoj studimet. Unë marr autobusin që shkonte deri në Fier. Duhet të shkoja në Elbasan të universiteti.

    Aty po kërkoja një autobus pas disa burra që rrotulloheshin, thash këtu diçka nuk po shkon. Thash po marr një taksi, hipa një taksi aty hipi dhe një burrë i moshuar thash të lutëm më ço në Elbasan. Sa bën 3-4 kilometra, një ta ndaluar, hapën dyert dhe më tërhoqën me zor. Dy tre meshkuj më futën me forcë në një makinë tjetër.

    Me çojnë drejt një pylli, para meje ishin një makinë me ushtarakë që po futeshin në atë zonë. Ata e panë skenë por u dëgjua që kur këta njerëz ndaluan makinën. Më goditën me grusht në turinj, ata bërtitën lëshoje. Kam shpëtuar nga ushtarët dhe jam kthyer në Elbasan. Më lanë në një çezmë, lava hundët e gjakosura, sa herë më del gjak nga hundët më kujtohet kjo gjë-tregoi Meri.

  • Olsi Bylyku flet për herë të parë ‘gjërë e gjatë’ për eksperiencën e “BBVIP” dhe jep sipas tij arsyet e daljes

    Olsi Bylyku flet për herë të parë ‘gjërë e gjatë’ për eksperiencën e “BBVIP” dhe jep sipas tij arsyet e daljes

    Olsi Bylyku ka folur për herë të parë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, për eksperiencën në “BBVIP3” dhe arsyet e eleminimit, të cilat sipas tij shkojnë përtej votës së publikut.

    Kështu, nëpërmjet një postimi të gjatë në Instagram Olsi bën një analizë të gjatë të gjithë “lojës së tij”, karakterit, mënyrës si e sheh këtë reality show të funksionojë me personazhet e njohura, duke zgjedhur edhe të “thumbojë” apo të “godasë” produksionin, ndërsa jep edhe informacione deri diku konfidenciale nga kontrata e tij, teksa nga ana tjetër përpiqet t’i përgjigjet kuriozitetit të ndjekësve për disa nga temat që kanë dashur ta dëgjojnë duke folur në program.

    Duke zgjedhur të shkruajë shumë, por në të njejtën kohë të thotë asgjë (përtej nënkuptimeve), Olsi tregon një hatërmbetje, ndërsa shkruan si më poshtë:

  • I ra të fikët në Përputhen, Saidja rrëfen gjendjen e saj shëndetësore: Kam kaluar e vogël disa gjëra që (Video)

    I ra të fikët në Përputhen, Saidja rrëfen gjendjen e saj shëndetësore: Kam kaluar e vogël disa gjëra që (Video)

    Saidja ka rrëfyer në një emision televiziv për gjendjen e saj shëndetësore, pasi në një prej episodeve të emisionit Për’puthen humbi ndjenjat.

    Ajo ka treguar se një gjë e tillë ka ndodhur nga ngarkesa e madhe emocionale që ajo ka pasur atë ditë.

    “Për disa gjëra që unë kam kaluar e vogël janë disa gjëra që i përjetoj keq si për mirë, si për keq, ngarkesa emocionale, plus edhe stresi, isha lodhur shumë, atë ditë u mblodhën të gjitha dhe lumturia, dhe stresi dhe u bëra shumë keq dhe nuk po e përballoja dot më. Po i thosha Gertit që nuk jam mirë, nuk jam mirë, por jam më mirë tani”, tha Saidja.

    Saide ishte e vetmja konkurrente në 5 edicione të Përputhen që mori një propozim për martesë live dhe u fejua zyrtarisht në emision. Gerti ishte ai vendosi ta surprizojë atë me 14 shkurt, në praninë e nënave të të dyjave palëve.

  • “Big Brother Vip”/ Donaldi ironizon Ledion Liçon (Foto)

    “Big Brother Vip”/ Donaldi ironizon Ledion Liçon (Foto)

    Mbrëmjen e djeshme, në spektaklin “Big Brother Vip”, tre banorët më të preferuar u shpallën Ledjona, Juli dhe Heidi.

    Por, tre të preferuarit kanë ngjallur diskutime mes banorëve, por edhe në rrjet.

    Ndonëse priste dhe emrin e tij, Romeo nuk ishte në këtë listë.

    Në një story në rrjetet sociale, lidhur me këtë fakt ka reaguar binjaku i tij Donaldi.

    Ai ka ironizuar disi moderatorin e “BBV”, Ledion Liço.

    Donaldi ka shpërndarë një video të bërë virale shumë kohë më parë, ku një demokrat thotë pa dhe dashje që voton për Edi Ramën në vend të Lulzim Bashës.

    Kështu, ai ka nënkuptuar që në vend të njërit prej tre të preferuarve, duhet të ishte edhe emri i Romeos.

  • “Shko kap njerëzit nëpër cepa dhe…”/ Plas sherri në ‘BBV3’, degradon në ofendime debati mes Julit dhe Gracianos: B*thën që përmende ti…

    “Shko kap njerëzit nëpër cepa dhe…”/ Plas sherri në ‘BBV3’, degradon në ofendime debati mes Julit dhe Gracianos: B*thën që përmende ti…

    Balerini është i bindur se aktori po i shtini banorët e tjerë mos të flasin me të, ndërsa i tha Julit që e ka ofenduar mbrëmjen e djeshme pasi është “tallur” me të, ndërsa banori duke qeshur vazhdoi ta vinte sërish në lojë konkurrentin.

    Graciano: Shko kap njerëzit nëpër cepa dhe mësoji se si të veprojnë

    Juli: Ilnisa më ka akuzuar se të kam thënë mos i fol Gracianos, është e vërtetë? Thuaja pak Gracit

    Graciano: Po tek ajo e kisha unë, atë b*thën që përmend ti dihet se çfarë…

    Juli: Tëmthat dhe b*tha njësoj janë

    Graciano: Ti e tregove mbrëmë se kush je, kur tjetri del dhe ti tall menderen. Ti duke folur me mua the shko në tualet. Shiko se çfarë argumentesh ke ti

    Graciano: Ky njeri i drejtë dhe ky njeriu me peshë që ka zënë fronin e kuq dhe të madh

    Graciano: Po ik o Julo se sa ke filluar, se deri tani ke qëndruar i sigurt duke përdorur njerëzit e tjerë.