Category: Showbiz

  • “Lëri këto kunjat, e prisje veten?”/ Plas sherri në ‘BBV3’, Romeo përplaset me Ledjonën: Se ke kuptuar ende, që herën e kaluar… (Video)

    “Lëri këto kunjat, e prisje veten?”/ Plas sherri në ‘BBV3’, Romeo përplaset me Ledjonën: Se ke kuptuar ende, që herën e kaluar… (Video)

    Edhe pse mes ky banorëve të “Big Brother Vip” nisi një miqësi, tani duket se Ledjona dhe Romeo janë dy kundërshtarë shumë të fortë në lojën e tyre brenda shtëpisë më të famshme.

    Në debatet e zhvilluara gjatë javës së kaluar, Romeo ndër të tjera e cilësoi Ledjonën si ‘ushtare të Julit’, por kjo e fundit nuk e ka pranuar një koment të tillë.

    Pas spektaklit të mbrëmshëm dy konkurrentët janë përfshirë sërish në debate me njëri-tjetrin, ndërsa Romeo e pyet nëse Ledjona e priste që do të dilte e preferuar e publikut dhe ajo e pohoi me bindjen duke i thënë se ai nuk e ka kuptuar akoma sinqeritetin e saj dhe se këtë javë e meritonte të ishte ndër më të pëlqyerit e publikut.

  • Si mori fund martesa disavjeçare e Bes Kallakut dhe Xhensilës pas ardhjes në jetë të djalit/ Detaje nga divorci, ja kush e mori vendimin

    Si mori fund martesa disavjeçare e Bes Kallakut dhe Xhensilës pas ardhjes në jetë të djalit/ Detaje nga divorci, ja kush e mori vendimin

    Bes Kallaku nuk është në ditët e tij më të mira. Prej disa javësh, lajmi i ndarjes nga Xhensila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Dyshja, e cila ishte një ndër më të dashurat e publikut, i kanë dhënë fund pas disa kohësh që kishin probleme mes tyre.

    Madje, këtë herë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, thuhet se janë në proces divorci. Thuhet se çështja është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit. Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej ditësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

    Përveç kësaj, Xhensila dhe Besi nuk janë parë bashkë prej javësh në evente apo ambiente të përbashkëta. Sipas lajmeve që qarkullojnë, Besi nuk ka qenë dakord për këtë vendim të këngëtares. Kjo nuk është kriza e parë e çiftit të njohur. Edhe disa muaj më herët, u përfol për një ndarje dhe lajmin e hodhën poshtë të dy, duke u puthur në një koncert.

    Në rrjetet e tyre sociale të dy janë shfaqur në shoqërinë e fëmijëve, por jo të njëri-tjetrit, duke “vulosur” kështu edhe ndarjen mes tyre. Kjo nuk është hera e parë që dyshja flitet për një ndarje, ndonëse këtë herë divorci është pranë zyrtarizimit. Vetëm pak muaj më parë, aktori i humorit, Bes Kallaku ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tij me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

    Çifti, disa herë janë përballur me thashetheme në mediat rozë se janë ndarë, dhe aktori tregon se fjalët e përhapura rreth marrëdhënies së tyre i “vrasin” shumë. “Më vret më shumë, vjen një moment që mbushet kupa. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën me fjalët”, tha ai shkurtimisht.

    Ndërsa u pyetur rreth “sekretit” të martesës së tyre, aktori tregoi se: “Është merita e Xhensilës, mirësia e saj që dashuria jonë vazhdon prej kaq shumë vitesh. Jeta është e gjatë, nuk i dihet kurrë. Por deri më tani, kjo është arsyeja”.

    Por tashmë, që ndarja është zyrtarizuar, të dy kanë vijuar me angazhimet e tyre. Teksa Xhensila ka një agjendë të ngjeshur, me koncerte dhe produksione të reja, edhe Besi ka gjetur tashmë një format të ri televiziv që do ta sjellë më pranë publikut. Bes Kallakun do e shohim në “Ferma VIP”. Faqja zyrtare e programit ka publikuar një video të Besit në fermë, duke na zbuluar se aktorin shumë të dashur për publikun do e shohim në “Ferma VIP”.

    Por Besi nuk do të jetë njëri nga konkurrentët, por do të jetë pjesë aktive e shfaqjes që do të zhvillohet. Pasi ka provuar disa formate, ku më i fundit ishte “Zemër Luana”, tashmë Besi po rikthehet në identitet, ku do të jetë më pranë pasionit të tij, fshatit.

    Duket se ftesa për t’u rikthyer në ekran, do ta distancojë disi Besin nga problemet e tij familjare. Situata e krijuar rreth ndarjes së tyre, ka sjellë për herë të parë edhe reagimin e Xhensilës.

    E kushtëzuar nga lajmet që qarkullonin rreth një lidhjeje të re të saj, këngëtarja ka bërë një ndër reagimet e saj më të ashpra. Reagimi i artistes ka ardhur, pasi siç shkruan ajo dikush i ka dërguar një video të një personi që hedh baltë mbi emrin e saj.

    Xhensila Myrtezaj shkruan mes të tjerash se deri tani ka heshtur për shpifjet që janë bërë ndaj saj, por theksoi se personat që e kanë bërë diçka të tillë do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

    “Sapo më nisën një video që një monstër ‘Tik Tok’-u me fantazinë më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk njoh, e as emrin s’ia kam dëgjuar kurrë.

    Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite, por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruan këngëtarja në “insta story”. E tashmë që dy personazhet e njohura i kanë ndarë rrugët si çift, kanë ndarë edhe drejtimet në karrierën e tyre, ku Xhensila do të fokusohet te muzika dhe Besi te televizioni.

  • Debatet e ashpra me Sarën/ Tha se ka lënë një lidhje pezull jashtë, reagon menaxheri i Bardhit dhe zbulon si qëndron e vërteta

    Debatet e ashpra me Sarën/ Tha se ka lënë një lidhje pezull jashtë, reagon menaxheri i Bardhit dhe zbulon si qëndron e vërteta

    Sara dhe Bardhi kanë patur mbrëmë një debat mjaft të ashpër me njëri-tjetrin. Këngëtari i ka kërkuar asaj që të kenë një distancë dhe Sara i është kthyer e prerë “të ndahemi definivisht”.

    Bardhi i ‘numëron’ Sarës të gjitha momentet kur ai ka qenë shumë mirëkuptues me të, që kur në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” hyri ish-partneri i saj e deri kur ajo tregoi se ka qenë shtatzënë.

    Në këto momente Sara ka shpërthyer ashpër ndaj këngëtarit duke e quajtur “njeri të ndyrë”.

    Ditën e sotme ishte i ftuar në “Fan Club Big Brother VIP” shoku dhe menaxheri i Bardhit, Jetmiri, i cili tha se këngëtari i njohur është shumë i sinqertë.

    “Nuk dyshoj te Bardhi se është shumë i sinqertë. Të them të drejtën të gjithë janë aty për lojë. Edhe një që thotë nuk jam këtu për vëmendje, nuk e besoj.

    Edhe Bardhi është aty për një qëllim të caktuar, po flas si menaxheri i tij”, tha Jetmiri.

    I pyetur nëse mendon se Bardhi ka ndjenja të vëreta për Sarën, ai u përgjigj:

    “Aty mundet me e ditë vetëm ai. Mund të gaboj nëse them ka apo nuk ka”.

    Ndërsa kur Ronaldo Sharka e pyeti nëse e njeh vajzën që Bardhi përmendi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Jetmiri u shpreh:

    “Unë them se e ka bërë nga mllefi. Nuk ka një të dashur”.

  • “A ke menduar ndonjëherë të bësh seks treshe?”/ Roza i kthehet Meritonit: Po ti ishte bërë kjo pyetje Ilnisës…

    “A ke menduar ndonjëherë të bësh seks treshe?”/ Roza i kthehet Meritonit: Po ti ishte bërë kjo pyetje Ilnisës…

    Meriton Mjekiqi dhe Roza Lati janë përfshirë në një debat të ashpër mëngjesin e kësaj të diele, për shkak të një pyetje që moderatori i drejtoi banores.

    “A ke menduar ndonjëherë për treshe?”– e pyeti ai, ndërsa Roza e ofenduar vendosi që të refuzonte që të përgjigjet, teksa i tha Meritonit që nëse dikush do ta kishte pyetur Ilnisa Agollin do bënte seks treshe ai do të kishte përdorur këtë për të shkuar në finale.

    Pjesë nga debati:

    Meritoni: A ke menduar ndonjëherë për treshe?

    Roza: Pyetje porovokative seksuale nuk kam bërë ndonjëherë

    Meritoni: Pse kur kufizohen pyetjet provokative, seksuale, inteligjente?

    Roza: Kjo është shumë ofenduese, sepse ti do ta ngrije zërin që të ishte bërë kjo pyetja Ilnisës që të shkoje në finale

    Meritoni: Unë thashë a ke menduar dhe jo a ke bërë

    Roza: Pse bie ndesh me qëndrimet e tua

    Meritoni: Ti bën pyetje provokative, a fillove dje

    Roza: Pyetjet e mia provokative nuk janë fare të këtij lloji

    Meritoni: Po ti Rike çfarë ke zemër se je zgjuar kështu me nerva

    Rike: Po flet me Rozën se të më tregoje mua treshet do ta rregulloja unë ty

    Meritoni: Hajde më trego se si më rregullon ti mua

    Rike: Do të kapesh me mua apo si e ke hallin?

  • “Ka frikë të dalë e vërteta e ndarjes sonë”, Endriku komenton mesazhin e nënës së djalit dhe thotë se bashkëshortja e tij është kërcënuar

    “Ka frikë të dalë e vërteta e ndarjes sonë”, Endriku komenton mesazhin e nënës së djalit dhe thotë se bashkëshortja e tij është kërcënuar

    Pak ditë më parë, ish-partnerja e Endrik Bebës ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka sqaruar se Liami është djali i saj dhe jo i nuses së këngëtarit.

    Nga ana tjetër ajo ka akuzuar Endrikun se ai nuk e përmend emrin e saj pasi ka frikë se del e vërteta e ndarjes së tyre.

    “Një mesazh për portalet që përmendin djalin tim. Pikë së pari, Liami është djali im dhe jo i nuses së Endrikut dhe nuk dua kurrësesi që të përmendet më afër tyre. Fakti që ai nuk do të më përmendë mua, me pretendimin se është për të mirën e djalit, në fakt është sepse ka frikë të dalë e vërteta e ndarjes sonë edhe pse e përmendi një nga banoret aty. Djali tashmë është me mua në Greqi dhe pavarësisht veprimeve të të atit, Liamit nuk i është folur kurrë keq për atë sepse djali e do shumë dhe nuk dua t’ja heq dashurinë që ai ka, as ta kthej kundra por këto manipulime dhe viktimizime kalojnë çdo limit. Lëreni djalin tim jashtë botës së medias se nuk i duhet fama. Ka gjithë dashurinë, përkushtimin dhe vëmendjen që i duhet nga unë”, shkruante ish-partnerja e këngëtarit.

    Lidhur me këtë reagim është pyetur Endriku teksa ishte i ftuar sot në “Fan Club Big Brother VIP 3”.

    I pyetur se pse mendon se ka reaguar në këtë formë, këngëtari i njohur u përgjigj:

    “E respektoj si njeri, kemi patur një lidhje shumë të gjatë. Ky reagim ka ardhur nga gjërat që mund ti kenë ardhur. Partnerja ime, Klea ka marrë shumë ofendime, kërcënime deri te fëmija që ka në bark.

    E mendoj se kështu ka patur edhe ajo. Gjithsesi unë jam shumë i lumtur që e do fëmijën kaq shumë. Nuk e kisha parë këtë”.

  • Sara dhe Bardhi i japin fund lidhjes, Bardhi: E mban dhuratën e ishit, Sara: Je i ndyrë, turp!

    Sara dhe Bardhi i japin fund lidhjes, Bardhi: E mban dhuratën e ishit, Sara: Je i ndyrë, turp!

    Sara dhe Bardhi duket se po përjetojnë një ndarje definitive nga lidhja që krijuan në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP Albania 3”.

    Pas prime të mbrëmshëm, në një debat e sipër Sara u shpreh se nuk dëshiron të vazhdojë më lidhjen me Bardhin, teksa i shprehu zhgënjimin e saj me fjalë të rënda.

    “Nuk do të kemi një distancë, do të ketë një ndarje definitive, sepse ne të dy nuk shkojmë me njëri-tjetrin, dhe ti refuzon të përshtatesh me mua. Unë kam bërë gjithçka”, tha Sara.

    “Ti s’ke bë gjithçka, asnjë sakrificë, unë kam bërë shumë sakrifica për ty. Unë kam thy shumë principe të mia për ty. Nuk je mundu sa jam mundu unë, unë jam ai që e ka mbajt litarin e lidhjes, jo ti. Ti e ke këput shumë herë”, tha Bardhi.

    “Më ke zhgënjyer pa fund. Turp të vijë që më bën lojë sedre”, iu përgjigj Sara.

    “Me mua s’ke punë më, nesër unë largohem prej teje. Ti kam evidentu gabimet mos me të humb. E mban dhuratën e ex-it tënd në dorë çdo ditë. Ke tregu që je shtatzënë, dhe unë jo mirëkuptues, unë”?- i tha Bardhi.

    “Ti je shumë i ndyrë për këto që i përmende”, ia ktheu Sara.

  • ‘Eh sa herë jam menduar të flas…’, Olsi nuk duron më, i thotë të gjitha pas daljes nga Bigu: Do shkatërroja shumë perceptime

    ‘Eh sa herë jam menduar të flas…’, Olsi nuk duron më, i thotë të gjitha pas daljes nga Bigu: Do shkatërroja shumë perceptime

    Që Olsi Bylyku nuk e priti mirë daljen nga Big Brother, kjo u kuptua pasi postimet e tij në Instagram kanë qenë shpeshherë me nënkuptime. Por mbrëmjen e sotme aktori ka vendosur të flasë njëherë e mirë. Olsi ka bërë një postim të gjatë, ku shkruan se këto deklarata do i bënte edhe në një nga prime-t e do të shkatërronte shumë perceptime.

    Deklarata e Olsit:

    “Eh sa here jam menduar te flas,te mos flas po me mire te flas sepse ne jete nga prinderit dhe fusha qe zgjodha mesova se me e rendesishme se cdo gje ne jete eshte pergjegjsia,ndaj un mendoj qe kam peshen ndoshta me te madhe nga cdo konkurent tjeter qe hyri ne ate show,pergjegjsine ndaj jush sepse JU,ju kisha & ju kam pa BIG!
    Si fillim do doja t’ju sugjeroja qe ne jete te punoni shume,te ndertoni & te luftoni shume mbi qellimet tuaja sidomos kolegeve,qe mos te keni kurre luften per mbijetes qe nga ndikimi qe mund te kete nje programacion te kete fuqine mbi ju per t’ju blere cdo norme & vlere ne “kuader te lojes” qe krijon “show” per te sjell “sponsor” e nje “tave” ku kocken e mer fituesi.
    I di pyetjet tuaja dhe ne fakt ju kerkoj shume ndjese qe nuk isha ne pritshmerite tuaja,por ne fakt un do te isha me shume se pritshmerite qe ju kishit,pasi per shansin qe me keni dhene te jem i juaji,kurr nuk do ju dal jasht pritshmerive, por per fat te keqe kete produksioni e kuptoj perpara se keto qe po ju shkruaj te thuheshin ne nje nga “netet magjike” te Prime!
    Por ,un i kuptoj rrethanat e gjithsecilit per angazhimin e tyre sepse i kam kolege,shok & miq porrr mendoj se mua
    Nuk me bind dot qe do bej HIT,se i kam bo
    Nuk me bind dot qe do m’besh film se e kam bo “Police per koke” para 2 vjetesh
    Nuk me dhuron dot endrren te kem 1 studio se e kam bo
    Nuk me bind dot qe mund te krijoj biznes pas daljes sepse do kem reklama sepse e kam bo
    Apo ndoshta cmimi i madh me tundo? ndoshta “votat e publikut” qe me eleminuan,tashme ju hoqen kostot per te plotesuar cmimin e fituesit!
    Dhe te gjitha keto fal zotit nuk i ndertova pasi dola nga BIG,por vleresimi punes time nga publiku dhe vec juve ju jam borxhli. Nuk ndaj dot me askend “te mirat” qe mi keni dhene ju sepse JU,ju kisha & ju kam pa BIG!
    E ju miq,koleg qe punoni aty nuk ja u marr per keq nese me hiqni follow-n,e kuptoj pozicionin
    Mos me gjykoni nese nuk arrij te kem emisionin qe kerkova per te qene prap afer jush por per fatin e mire edhe un si moderatoret ja kam arritur te kem luksin per nje pause ne televizion,vetem me nje dallim,me ato c’ka fitoj vete.

    Per fat te keq, “Shtepia ime e vjeter qenka restauruar”
    dhe autoreve ju isha lutur mos te tregojne me jashte per gjyqet e mia (se e keni dhe me gjobe) por nuk ishte gjyq ,por ishte kontrat e pa zgjidhur,sepse doja te formosja 300k perpara se te thoja ate c’ka ndjeja.
    Hala se kam maru 1 rracion buke prej nga dita 1 qe jam fut ne industri per 1 qellim,deri sa 2 liderat TV te Shqiperise te kuptojne qe njera “e ardhmja ndertohet me te rinjt” edhe tjetra “nuk shfrytzohen imazhet per benefite tua vetem pse ata skan ndertu siguri financiare”
    Kete,show i fundit e kuptoj para se ta thoja diku ku mund te shkatrroja shume perceptime…
    Me i vogli,me problematiku!”

  • Nominim i fortë/ Kush largohet të martën nga Big Brother?

    Nominim i fortë/ Kush largohet të martën nga Big Brother?

    6 banorë kanë shkuar në nominim. Ishin tre të preferuarit e publikut Heidi, Juli dhe Ledjona që vendosën për nominimet në spektaklin e të shtunës, duke çuar në televotim, Rozën, Gracianon, Romeon, Ilnisën, Eglën dhe Meritonin. Cili prej tyre mendoni se largohet të martën? Votoni në sondazhin e mëposhtëm.

    Roza
    Graciano
    Romeo
    Ilnisa
    Egla
    Meritoni

  • Të pathënat e ndarjes mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajit

    Të pathënat e ndarjes mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajit

    Bes Kallaku nuk është në ditët e tij më të mira. Prej disa javësh, lajmi i ndarjes nga Xhensila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Dyshja, e cila ishte një ndër më të dashurat e publikut, i kanë dhënë fund pas disa kohësh që kishin probleme mes tyre.

    Madje, këtë herë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, thuhet se janë në proces divorci. Thuhet se çështja është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit. Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej ditësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

    Përveç kësaj, Xhensila dhe Besi nuk janë parë bashkë prej javësh në evente apo ambiente të përbashkëta. Sipas lajmeve që qarkullojnë, Besi nuk ka qenë dakord për këtë vendim të këngëtares. Kjo nuk është kriza e parë e çiftit të njohur. Edhe disa muaj më herët, u përfol për një ndarje dhe lajmin e hodhën poshtë të dy, duke u puthur në një koncert.

    Në rrjetet e tyre sociale të dy janë shfaqur në shoqërinë e fëmijëve, por jo të njëri-tjetrit, duke “vulosur” kështu edhe ndarjen mes tyre. Kjo nuk është hera e parë që dyshja flitet për një ndarje, ndonëse këtë herë divorci është pranë zyrtarizimit. Vetëm pak muaj më parë, aktori i humorit, Bes Kallaku ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tij me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

    Çifti, disa herë janë përballur me thashetheme në mediat rozë se janë ndarë, dhe aktori tregon se fjalët e përhapura rreth marrëdhënies së tyre i “vrasin” shumë. “Më vret më shumë, vjen një moment që mbushet kupa. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën me fjalët”, tha ai shkurtimisht.

    Ndërsa u pyetur rreth “sekretit” të martesës së tyre, aktori tregoi se: “Është merita e Xhensilës, mirësia e saj që dashuria jonë vazhdon prej kaq shumë vitesh. Jeta është e gjatë, nuk i dihet kurrë. Por deri më tani, kjo është arsyeja”.

    Por tashmë, që ndarja është zyrtarizuar, të dy kanë vijuar me angazhimet e tyre. Teksa Xhensila ka një agjendë të ngjeshur, me koncerte dhe produksione të reja, edhe Besi ka gjetur tashmë një format të ri televiziv që do ta sjellë më pranë publikut. Bes Kallakun do e shohim në “Ferma VIP”. Faqja zyrtare e programit ka publikuar një video të Besit në fermë, duke na zbuluar se aktorin shumë të dashur për publikun do e shohim në “Ferma VIP”.

    Por Besi nuk do të jetë njëri nga konkurrentët, por do të jetë pjesë aktive e shfaqjes që do të zhvillohet. Pasi ka provuar disa formate, ku më i fundit ishte “Zemër Luana”, tashmë Besi po rikthehet në identitet, ku do të jetë më pranë pasionit të tij, fshatit.

    Duket se ftesa për t’u rikthyer në ekran, do ta distancojë disi Besin nga problemet e tij familjare. Situata e krijuar rreth ndarjes së tyre, ka sjellë për herë të parë edhe reagimin e Xhensilës.

    E kushtëzuar nga lajmet që qarkullonin rreth një lidhjeje të re të saj, këngëtarja ka bërë një ndër reagimet e saj më të ashpra. Reagimi i artistes ka ardhur, pasi siç shkruan ajo dikush i ka dërguar një video të një personi që hedh baltë mbi emrin e saj.

    Xhensila Myrtezaj shkruan mes të tjerash se deri tani ka heshtur për shpifjet që janë bërë ndaj saj, por theksoi se personat që e kanë bërë diçka të tillë do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

    “Sapo më nisën një video që një monstër ‘Tik Tok’-u me fantazinë më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk njoh, e as emrin s’ia kam dëgjuar kurrë.

    Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite, por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruan këngëtarja në “insta story”. E tashmë që dy personazhet e njohura i kanë ndarë rrugët si çift, kanë ndarë edhe drejtimet në karrierën e tyre, ku Xhensila do të fokusohet te muzika dhe Besi te televizioni.

  • Përse u përlot në studio Arbër Hajdari?

    Përse u përlot në studio Arbër Hajdari?

    Opinionisti i Big Brother VIP, Arbër Hajdari, prej kohësh nuk feston ditëlindjen për shkak se Elsa, njëra prej vajzave që ai ka ndihmuar me fondacionin ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje.

    Që pas ndarjes nga jeta të vogëlushes, Arbri nuk ka festuar më ditëlindjen e tij, ndërsa sot ai u surprizua.

    Big Brother VIP solli një tortë me qirinj të ndezur, e më pas opinionisti i fryu. Gjatë kësaj kohe ai ishte i prekur, ndërsa tregoi edhe disa detaje.

    “Jam i sigurt se Elsa tani është në Parajsë. Kishim kaluar shumë gjëra mes njëri-tjetrin dhe për herë të parë kam dashur të tërhiqem nga puna që unë bëja. Ajo u nda nga jeta shumë shpejt në kohën e pandemisë”, u shpreh Arbri.