Category: Showbiz

  • Nga ikja në Angli me kamion te sulmi me armë, banorët e BBVIP rrëfejnë sekretet. Konkurrentja: Kam ngelur në të gjitha provimet e maturës

    Nga ikja në Angli me kamion te sulmi me armë, banorët e BBVIP rrëfejnë sekretet. Konkurrentja: Kam ngelur në të gjitha provimet e maturës

    Banorët e ‘Big Brother Vip 3’ kanë rrëfyer disa sekrete të tyre që lidhen me jetën jashtë shtëpisë. Pas Sarës që tha se ka humbur një fëmijë, banorja më e re, Franceska, tregoi se ka ikur me kamion në Angli së bashku me familjen kur ka qenë e vogël.

    “Kur kam qenë shumë e vogël, kam hipur në kamion bashkë me familjen dhe kam shkuar drejt Anglisë për orë të gjata pa bukë, pa ujë, asgjë”, tha Françeskan.

    Ndërsa Juli rrëfeu se ka ikur me pasaportë false në Gjermani.

    “Po, kam ikur me pasaportë false në Gjermani. Dmth në ’95 kemi nejtur 3 vite pa prindërit sepse kishin ikur jashtë dhe pas shumë mënyrave për të na marrë se nuk kishte mënyrë për të shkuar mirë dhe gjeti një person që kishte dy fëmijë. Njëri që kishte një djalë që ishte identik si unë, si me qenë binjak dhe vajza identike si vëllai im. Dhe unë kam shkuar kështu, ndërsa Mario me fustan”, tha Juli.

    Gazi tha se e kanë ta sulmonin më armë në vitet ’90, ku ka tentuar të kalojë kufirin ilegalisht.

    “ ’88-’90 ka qenë diçka e tillë, kur u liberalizua pak. Ligji doli dhe ne u entuziazmuan shumë të gjithë ata që ishim të prirur për të ikur nga ky vend. Në atë kohë, repartet ushtarake nuk zbatuan ligjin dhe kushdo që shkonte në kufi, nëse ushtarët të shikonin, pa paralajmërim të vrisnin. Dhe ndërkohë që ne u bëmë shumë entuziastë, unë shkoj në Pogradec, një i ish-persekutuar që ishte shumë pranë kufirit në Korçë kishte hyrë garant që të na mundësonte kalimin e kufirit natën dhe kështu ishin dy veta që shkuam atje, u veshëm keq fare që të mos dallonim që ishim të zonës etj etj. Dhe kur ishim gati për të arritur në kufi, na dolën forcat ushtarake dhe na qëlluan. U kthyem dhe është një fat i madh. Plumbat i kemi dëgjuar dhe na kanë kaluar pranë. Vajtëm në Pogradec dhe kemi ndenjur 3 ditë në hotel si me pushime sepse po kërkoheshim gjithandej”, tha Gazi.

    Ndërsa Dea ka treguar se ka ngelur në të gjitha provimet e maturës, por shpjegoi dhe arsyen pse.

    “Përshëndetje unë jam Dea Vieri dhe kam ngelur në të gjitha provimet e maturës. Arsyeja pse kam ngelur në të gjitha provimet e maturës është sepse unë u diplomova në SHBA, nuk mi konvertuan kurrë provimet që dhashë atje dhe unë isha automatikisht e ngelur dhe e mbartur në të gjitha provimet dhe i kam dhënë në vjeshtë”.

    Bardhi ka rrëfyer se ka lënë një njohje pezull jashtë, ndërsa i kërkoi falje vajzës me të cilën kishte dalë dy herë.

    “Unë lashë pezull diçka atje jashtë. Kisha një gocë që e kisha njohur tre javë para se të hyja këtu. Isha në kontakt, e kisha takuar një dy herë edhe kishim pëlqime, por jo një lidhje. E lamë pezull për të hyrë unë këtu. Për shkak se nuk isha në një lidhje, e gjeta lidhjen time këtu që e dua fort. Desha t’i kërkoj falje asaj gocës”, tha këngëtari.

    Arta ka treguar se ka kaluar një natë në oborrin e burgut pasi dy miqtë e saj ndodheshin në paraburgim, sepse nuk i kishin ndaluar policisë në Mal të Zi.

  • Aktori i “Portokalli”: Femrat shqiptare të shohin sa para ke, nuk ja vlen të martohesh

    Aktori i “Portokalli”: Femrat shqiptare të shohin sa para ke, nuk ja vlen të martohesh

    Aktori i Portokallisë, Akil Varfi ka deklaruar në emisionin “Ftesë në 5” se dyshimet e tij për një tradhti në lidhje kanë rezultuar të vërteta.

    I pyetur nga moderatorja Bieta Sulo nëse ke pasur ndonjë dyshime për besnikërinë e partneres, Akili e pohoi.

    Bieta: Akil a ke pasur dyshim, qoftë edhe njëherë të vetme për besnikërinë e partneres tënde?

    Akil Varfi: Nuk do të thotë që kam pas shumë, ato pak herë që kam pas, më kanë rezultuar të sakta.

    Bieta: Më pëlqen sinqeriteti i Alikit, je i martuar?

    Akili: Jo, larg qoftë!

    ***

    Akili deklaroi se ai e sheh shumë të vështirë që sot të gjejë një vajzë që nuk sheh paratë tek djali.

    Ai tha se sot vajzat fillimisht shohin fizikun, por më tepër fokusohen tek paratë që personi përballë ka.

    “Jetojmë në një kohë ku gjërat nuk i shoh me anën e zemrës ose obsesionit, por i shoh me anë të logjikës. I shoh me logjikë. Në teori ju kuptoj juve. Se në teori unë jam Aladini dhe shkoj tek princesha. Në teori unë vërtet shkoj aty ku jam më mirë, por në realitet nuk është më kështu.

    Një femër të sheh tek fiziku, në rastin tim që nuk kam ndonjë bukuri të madhe shohin sa para ke. Momentin që ti ke, të jesh edhe personi më i keq të pranon. Një femër që është mësuar të harxhojë 200 mijë lekë në ditë dhe unë rrogën e kam 800, katër ditë shtyjmë me të”, tha aktori.

  • “Prisnin që unë të bëja s*ks me Gazin”, Meri Shehu revoltohet në studion e Fan Club: E pështirë!

    “Prisnin që unë të bëja s*ks me Gazin”, Meri Shehu revoltohet në studion e Fan Club: E pështirë!

    Meri Shehu, banorja e cila la shtëpinë e Big Brother VIP 3 këtë të shtunë ishte shumë e revololtuar me komentet në rrjete sociale për të.

    E ftuar në studion e Fan Club, ajo tha se për herë të parë në jetën e saj në 20 vite që punon në televizion nuk kishte dëgjuar komente kaq të pështira.

    “Të gjithë gazetarët që mua më përmendin Gazin në mënyrë të mirë ose në mënyrë shumë ordinere, me atë çfarë kam dëgjuar dhe që prisnin që unë të bëja seks me Gazin, them që për herë të parë në jetën time në 20 vite që punoj në televizion nuk kisha dëgjuar një gjë kaq të pështirë, kaq të keqe dhe kaq ordinere. Këta janë gazetarë që kanë folur nëpër media dhe uroj që përfundimisht media shqiptare të pastrohet nga llumi dhe nga njerëz që nuk kanë të bëjnë me gazetarinë, me portalet e vërteta dhe me televizionin e vërtetë. Gazi ka jetën e vet, ka jetën e vet dhe unë kam familjen time, aty ishte një lojë dhe ne ishim pjesë e një loje dhe natyrisht mund të diskutonim vetëm me njëri-tjetrin se nuk kishim njerëz të tjerë”, tha Meri.

  • “O besprem, ti je i shpifur plako”, nuk përmbahet Romeo si del e keqja me Gracianon

    “O besprem, ti je i shpifur plako”, nuk përmbahet Romeo si del e keqja me Gracianon

    Pas dërgimit në televotim të Romeos, Heidit dhe Elvisit, nga Graciano, si mundësi e dhënë nga hapja e kutisë së Pandorës, përplasja mes Romeos dhe Gracianos ka qenë e ashpër.

    Të ulur në tavolinën e darkës, Romeo e akuzon për pabesi dhe frikacak, ndërsa Graciano i thotë që i ka dhënë një mësim të mirë

    Romeo: Trego edukatë, më kthe përgjigje

    Graciano: Ta bëj këtë gjë të dalësh ti kush je i vërteti, mos të fshish më nga njerëzit që i mban nën kontroll

    Romeo: Okay, kush është i favorizuar?

    Graciano: Jam ai që t’i bëj gjërat në sy, jam ai që debatoj me ty…

    Romeo: Ti je i shpifur o plako, më kthe përgjigje, kush është i favorizuar këtu

    Graciano: Të ktheva përgjigje, unë jam i favorizuar

    Romeo: Ik ore besprem, o besprem…

    Graciano: Ja çfarë do të thotë të lozësh me njerëzit e ty

    Romeo: Besprem, i paburrë, frikacak

    Graciano: Nuk prekem unë nga ty, zero

    Romeo: Nuk prekesh se s’je burrë, s’ke sedër

    Graciano: Unë që do ngelem pa bukë dhe pa punë do ta shohim këtë pjesë, se ti s’je Zoti.. se Big Brother-i i Madh ishe dhe e pamë këtë pjesë me sjelljen që ti bën, por Zoti nuk je që të më tregosh ti mua bukën edhe punën, okay? Kaq.

    Graciano: Të përballësh me të vërtetën, të kuptosh që të dhemb

    Graciano: Të paktën shpresoj të të kem dhënë një mësim

    Graciano: Me shoqërinë e tjetrit nuk luhet, mbaj edhe sheqerët fort dhe vazhdo lojën tënde në Big Brother

  • Sara dhe Endriku rrëfyen versionin e tyre të lidhjes, reagon partnerja e këngëtarit

    Sara dhe Endriku rrëfyen versionin e tyre të lidhjes, reagon partnerja e këngëtarit

    Mbrëmjen e djeshme Sara Gjordeni dhe Endrik Beba, rrëfyen versionin e tyre të historisë që kanë patur vite më parë. Sara u shpreh se shkak i prishjes së lidhjes ka qenë tradhtia e Bebës.

    Sa i përket Endrikut, ai tregoi një histori ndryshe, duke mos dhënë detaje për arsyen e ndarjes por duke i cilësuar të dy si fajtorë. Më tej ai tregoi se mes tyre nuk ka patur një fejesë zyrtare.

    Lidhur më këtë rrëfim të tyre, ka reaguar partnerja aktuale e Endrikut.

    Ajo rishpërndau në Instagram-in e Endrikut momentin e rrëfimit të tij dhe shkroi: “Dinjiteti”.

  • Çfarë ndodhi? Graciano shpërthen në lot: Duhet luajtur fort se nuk mundem ndryshe (VIDEO)

    Çfarë ndodhi? Graciano shpërthen në lot: Duhet luajtur fort se nuk mundem ndryshe (VIDEO)

    Balerini Graciano Tagani edhe vendosi të çojë në nominim treshen Romeo-Heidi-Elvis, duket se e ka përjetuar keq faktin që gazetari kronikës mund të largohet nga “Big Brother VIP 3” të martën.

    Gjatë një momenti kur po bisedonte me Elvisin, balerini ka shpërthyer në lot dhe tha se është e rëndësishme që gazetari mos dëmtohet.

    Ndërsa gazetari theksoi se ai nuk dëmtohet nga kjo gjë.

    Biseda:

    Graciano: Duhet luajtur fort se nuk mundem ndryshe. E rëndësishme është që ti mos dëmtohesh

    Elvisi: Për çfarë do të dëmtohem unë?

    Graciano: Nuk bëra asgjë që të dëmtoheshElvisi: Minimumi që mund të dëmtohem unë është që do rri tek dera e SPAK-ut prap, kaq! Ça rëndësie ka, minimumi do shkoj sërish atje të martën

    Graciano: Është show dhe ti e di

    Elvisi: Nuk kam pse mërzitem dhe as të kënaqem. Bëra atë që më donte zemra ime

    https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2c4f7f4b-1397-4047-afc5-9ba72d31df30

  • Sara i kërkon Bardhit të ndahen: Nëse është e shkruar, ta vazhdojmë jashtë…

    Sara i kërkon Bardhit të ndahen: Nëse është e shkruar, ta vazhdojmë jashtë…

    Sara dhe Bardhi janë përfshirë në një debat të ashpër menjëherë pas Primes, dhe shkak për këtë janë bërë ankesat e modeles ndaj këngëtarit se ai nuk e mbron dhe heziton gjithë kohës kur duhet t’i dalë për zot si femra e tij.

    Sipas Sarës, gjithçka nisi nga debati me Ilnisën dhe përfundoi tek komentet sarkastike të opinionistëve se “Sara rreh Bardhin”. Modelja i ka bërë të ditur këngëtarit se në Big Brother nuk erdhi për t’u njohur, por për të fituar dhe ai duhet ta mbështesë në rrugëtimin e saj, gjë të cilën e ka bërë vetëm 3 herë që kur janë njohur duke dështuar si mashkull.

    Përballë kësaj deklarate, këngëtari është përgjigjur duke thënë se ka bërë sakrifica të cilat nuk do t’i përmendi dhe se “nuk është jeta Prime”, por Sara theksoi se ai është duke u ndikuar dhe kritikuar atë gjithë kohën.Në përfundim të bisedës çifti ka arritur në akord se nuk mund të ndryshojnë njeri tjetrin dhe për këtë duhet të ndajnë rrugët në shtëpi. “Nëse do të doja të të njihja, do të shkruaja si njeri në Instagram”, tha Sara, duke shtuar më vonë se për momentin është mirë që t’i japin fund dhe nëse është e shkruar të vijojnë prap kur të dalin nga shtëpia.

    Sara: Ti heziton, dhe përveç kësaj më kritikon gjithë kohës. ‘Flet shumë, bën shumë’, unë kështu jam mor vëlla. Kështu jam gjithë kohës.

    Bardhi: Këtë javë të kam lënë për që t’i të kuptosh se je në gabim. Nejse, kur dalim jashtë e sheh. Në fund e sheh…

    Sara: Çfarë do të thotë kjo? “Në fund”, çfarë do të thotë?

    Bardhi: E sheh pra… Në fund i sheh videot e prera dhe e kupton.

    Sara: Çfarë?

    Bardhi: Ti je nxituar me mua.

    Sara: Për çfarë?

    Bardhi: Për këtë që je duke thënë.

    Sara: jo nuk jam nxituar. Këto janë ndjesitë e mija prej ditësh.

    Bardhi: Dhe unë të respektoj maksimalisht…

    Sara: Ndjesitë e mija prej ditësh që nga muhabeti me Ilnisën dhe deri më sot janë të njëjta. I dashur djalë, ti heziton.

    Bardhi: Në rregull, më fal.

    Sara: Jo, nuk është për më fal. Ti je kështu dhe unë nuk dua të të ndryshoj. Të kam parë në situata të ndryshme, ky je ti. Përveç kësaj, edhe unë po dal keq që po të them mos hezito. Nuk dua ta bëjë më këtë gjë. Është shumë e qartë.

    Bardhi: Dil te përfundimi, çfarë kërkon të bësh.

    Sara: Sapo ta thashë, mua kjo gjë po më ndikon këtu dhe nuk dua ta vazhdojë më.

    Bardhi: Kë?

    Sara: Këtë gjë.

    Bardhi: Në rregull, mos e thuaj.

    Sara: Është shumë e thjeshtë. Nëse është e shkruar, të vazhdojë jashtë.

    Bardhi: E the njëherë këtë.

    Sara: Po, por për momentin po më bën të ndihem keq. Kam konflikte për ty gjithë kohës. Bardhi, Bardhi, Bardhi, me Ilnisën gjithë kohës.

    Bardhi: Dhe çfarë bëre ti në Prime?

    Sara: Po lëre Primen ti.

    Bardhi: Ore e ke seriozisht këtë që po më thua?

    Sara: Pse po më shikon sikur se kam? Pse po e vë në pikëpyetje? Nuk dua more ta vazhdoj, po më jep vetëm ndjesi të këqija.

    Bardhi: Mirë, mirë. Ti e di. Nuk dua, nuk dua…

    Sara: …po vjen ti aty dhe i jep dorën Endrikut para meje dhe mua vijon të mos më flasësh.

    Bardhi: Nuk të fola sepse e meritove. More kryqin dhe ti e di shumë mirë se çfarë deshe të bëje.

    Sara: Po çlidhje ke ti me këtë gjë?

    Bardhi: Po ti nuk e ndave me mua absolutisht, pa mbaruar Prime.

    Sara: Çfarë të ndaj unë me ty? Ti që merr fjalën dhe flet për Meritonin dhe Romeon ndërkohë që mua më kanë sakatuar opinionistët? Ti nuk je as me Meritonin.

    Bardhi: Jam me veten…

    Sara: Jo qenke me Meritonin sepse të ishe me veten do e kishe mbrojtur veten.

    Bardhi: Unë të mbrojta ty, Meritonin dhe veten. Nëse ti nuk do të vazhdosh këtë që kemi nisur, atëhere ke respekt prej meje. Përballë teje dhe familjes tënde mbaj përgjegjësi për çdo send. Nëse nuk po të pëlqej si person, si këtu si jashtë në rregull. Për gjë tjetër mos fol. Nuk do të vazhdosh më me mua, të jap dorën, të respektoj gjithmonë. Mos më akuzo për gjëra të tjera që nuk i di.

    Sara: Ato janë bindjet e mija.

    Bardhi: Bindjet e tua mendoj mirë.

    Sara: Ore me kë po flet kështu ti?

    Bardhi: Me ty moj, përderisa po të vij dhe po të them nuk dua të më pëlqesh me zor. Nuk po të them mi pëlqe defektet e mija.

    Sara: Kush po të thotë ty që ti më thua të më duash me zor? Unë po them që kanë qenë disa raste që të shoh që heziton.

    Bardhi: Edhe unë të kam sqaruar shumë mirë, të thash që ishte hera e fundit.

    Sara: Pse e përsërite sot prapë.

  • Grabitet reperi shqiptar, hajdutët i thyen xhamin e makinës dhe i morën…

    Grabitet reperi shqiptar, hajdutët i thyen xhamin e makinës dhe i morën…

    Reperi i njohur Capital T është grabitur nga persona të panjohur, duke i thyer xhamin e makinës dhe duke i vjedhur sendet personale. Përmes rrjeteve sociale, këngëtari tregon se i është vjedhur një laptop.

    Por, përveç dëmit material, Kapos i ka humbur diçka tjetër me shumë rëndësi. Fjala është për pamjet e projektit më të ri që ishte parashikuar të publikohej sot.‘Sot është e pamundur të publikohet projekti Pi raki. Prej një pakujdesie, në një moment të caktuar, llaptopi është vjedh, na është thy makina. Uroj shpejt që kemi me hy në icloud me rikthy materialin. Momentalisht e kemi të pamundur. Më vjen shumë keq. Besoj për dy ditë, do lansohet, ose shpejt do ju njoftoj për datën e radhës. Ju kërkoj shumë falje dhe faleminderit shumë për përkrahjen’, është shprehur ai në Instagram.

  • Familja Meritonit kundër lidhjes së tij me Ilnisën, vëllai i jep mesazhin e koduar

    Familja Meritonit kundër lidhjes së tij me Ilnisën, vëllai i jep mesazhin e koduar

    Meritoni është surprizuar sonte nga vëllai i tij Rinori. Nga takimi i tyre u la të kuptohej se familja e Meritonit nuk janë pro lidhjes së tij me Ilnisën.

    Vëllai i tha Meritonit se ai është i fortë në lojë individualisht duke nënkuptuar që nuk i duhet Ilnisa. Për më tepër dasmën familja e ka parë thjesht si lojë.

    Ledioni e pyeti Rinorin nëse do të takojë dikë tjetër, por ai nuk pranoi teksa të gjithë prisnin të thonte emrin e Ilnisës.

  • “Di vetëm të manipulosh” – Vijojnë debatet mes Ilnisa Agollit dhe Sara Gjordenit: i më provokon gjithë kohës

    “Di vetëm të manipulosh” – Vijojnë debatet mes Ilnisa Agollit dhe Sara Gjordenit: i më provokon gjithë kohës

    Ka nisur me debate nata e sotme në “Big Brother VIP”, ku Ilnisa Agolli dhe Sara Gjordeni kanë vijuar debatet që kanë pasur gjatë javës, lidhur me lojën dhe fjalët që i kanë hedhur njëra-tjetrës.

    Sara është shprehur e revoltuar për faktin që Ilnisa sipas saj përfshin edhe Bardhin në debatet mes tyre, ndërsa kjo e fundit pretendon se nuk ka diçka të tillë.

    Ilnisa ka thënë se Sara po i vjedh lojën, ndërsa e akuzuar se i manipulon situatat.

    Pjesë nga biseda:

    Sara: U nxeha kur Ilnisa përmendte Bardhin në bisedat tona. Më ka marrë, kur ishim tek krevati i saj, i thash që kam dëgjuar se më ruan nga Bardhi, por nuk e ke asgjë. Unë dua që debatet tona të jenë mes nesh dhe jo me Bardhin dhe Meritonin. Ilnsa atë ditë më ka dhënë dorën.

    Ilnisa: Atë që di të bësh më mirë është të kamuflosh, gjëja që di më mirë është të manipulosh.

    Sara: I kam thënë që sot e mbrapa jemi unë dhe ti (Ilnisa).

    Ilnisa: Ti po vjedh lojën time! Unë e di që je shumë e zonja të më manipulosh. Unë fillova të të besoja çdo gjë që nxirrje nga goja.

    Sara: Ti më provokon gjithë kohës. Ke gjetur një pikë të dobët dhe më provokon.