Category: Showbiz

  • Meri pas eleminimit nga “BBV”: Qëllimi im, të njihesha më mirë me publikun

    Meri pas eleminimit nga “BBV”: Qëllimi im, të njihesha më mirë me publikun

    Astrologia Meri Shehu është parë entuziaste pas largimit nga Big Brother VIP3, duke u shprehur se e kishte pritur këtë fazë me qetësi dhe se ishte momenti të largohej nga Shtëpia tani që u nxehën paksa gjakrat.

    Në intervistën e dhënë pas përfundimit të rrugëtimit të saj në format, Meri tha se megjithëse nuk mundi të fitonte 100 mijë euroshin, kjo eksperiencë i shërbeu të njihej më mirë me publikun.

    Meri: Nuk u mërzita që dola, ishte momenti që të largohesha sepse u nxehën paksa gjakrat. Në fillim u akuzova si njeri i dhunshëm, por në vijimësi tregova që nuk jam aspak e dhunëshme. Kjo më mjaftoi që të them se ‘unë jam vetë paqja, mbrapa më vjen historia’.Ledioni: Kjo është e vërtetë dhe unë jam i lumtur që emri yt ishte në një zarf që ka të bëj me eliminimin për shkak të votave, dhe jo me një zarf të zi të Vëllait të Madh për çështje të tjera.

    Meri: Falenderoj publikun që më ka mbështetur, unë dhash maksimumin. Unë jam shumë e lumtur që njoha personazhet aty brenda, ndoshta nuk ishte qëllimi im final për të fituar 100 mijë euroshin, por të njihesha më mirë me publikun. Aty gjërat shkuan mirë, mund të shkonin edhe më mirë, mund të bënim aleanca me banorët, por nuk mund të them as se kam qenë një njeri i qetë.

    Po studioja dhe po menaxhoja energjitë e mija. Sa i përket Gazit dhe Ilnisës, unë nuk mund të ngrihesha që në mëngjes dhe të bëja shamatë me tenxhere apo të zihesha qoshe më qoshe të shtëpisë dhe as të këndoja gjithë natën këngë rroku apo të isha një mashkull që rrinte gjithë natën aty me burrat e tjerë. Pozicioni im ishte ky, u ndjeva mirë, bëra atë që doja të bëja, mora dashuri, mora atë që doja të merrja, tani jam e gjitha për ju që t’u tregoj horoskopin.

  • Banorët e quajtën fallso, Meritoni tregon të kundërtën dhe puth në buzë Ilnisën: Ta hëngsha b…

    Banorët e quajtën fallso, Meritoni tregon të kundërtën dhe puth në buzë Ilnisën: Ta hëngsha b…

    Gjatë kësaj jave dy prej banorëve të spektaklit televiziv “BBVA3”, kanë inskenuar një dasëm.

    Të dy që në fillim kanë pasur një afrimitet më shumë se miqsh, por gjatë dasmës shumica prej banorëve e quajtën fallso dhe se po e përdorin këtë afrimitet për lojë.

    Puthja e tyre gjithashtu u fol si thjesht një prekje pa ndjenjë.

    Menjëherë pas klipit, Meritoni u çua dhe e puthi gjatë Ilnisën në buzë.

    “Ta hëngsha buzën”, tha ai pas puthjes.

  • Plas debat i ashpër mes Meritonit dhe Ledionës, gazetarja vë me ‘shpatulla pas murit’ moderatorin: Anuloje dasmën tënde dhe lije të martoheshin Sara e Bardhi

    Plas debat i ashpër mes Meritonit dhe Ledionës, gazetarja vë me ‘shpatulla pas murit’ moderatorin: Anuloje dasmën tënde dhe lije të martoheshin Sara e Bardhi

    Edhe këtë prime realityshow ka nisur me debate të forta ku pretekst këtë puntatë është bërë dasma mes Ilnisës dhe Meritonit.

    Dasma e Ilnisës dhe Meritonit, e para për Big Brother VIP3, është shoqëruar me debate të shumta mes banorëve.

    Shumë prej tyre nuk e kanë dashur realizimin e kësaj martese, por të Sarës dhe Bardhit.

    Një ndër to ka qenë edhe Lediona, e cila u shpreh se Meritoni bën si i mirë kot sepse nuk e la shokun e tij të martohej, por zgjodhi veten.

    Meritoni: Dihet që viktimizuese dhe je njëra prej tyre që përdor shoqërinë.

    Lediona: Unë nuk jam si ty. Ec tani të trashëgohesh.

    Meritoni: Sara dhe Bardhi i lanë këto dhe më bën të reflektoj.

    Lediona: Pse nuk reflektove edhe për Vesë? Pse do të bëhesh i mirë kot.

    Meritoni: Jam penduar që nuk u bë dasma e Bardhit. Që unë nuk zgjodha atë. I kërkoj të dyve falje.

    Lediona: Kishe anuluar dasmën dhe i lije të martoheshin Sara dhe Bardhi.

    Meritoni: Për punën e dasmës që e shijova është që pash edhe disa reagime të banorëve. Vesën nuk e ftova se e dija që nuk do të vinte.

    Vesa: Ua çfarë justifikimi i lodhshëm. Ishte shumë që u zgjidh me vota manipuluese çifti.

  • “Do e rrahësh atë të shkretin!” Plas mes Sarës dhe Arbrit: Dukesh arrogante

    “Do e rrahësh atë të shkretin!” Plas mes Sarës dhe Arbrit: Dukesh arrogante

    Gjatë kësaj jave, banorët vendosën se cili çift sipas tyre duhet të jetë i zgjedhuri për të improvizuar një dasëm.

    Me shumicë votash fitoi Meritoni dhe Ilnisa, të cilët nuk pranuan në dasëm Sarën. Ky veprim preku shumë këtë të fundit, pasi partneri i saj ngriti dorën që Meritoni të martohej dhe jo ai me Sarën.

    Opinionisti, Arbër Hajdari i’u shpreh troç Sarës, e cila i kërkoi Bardhit që të flasë dhe t’i dalë në mbrojtje.

    Sara: Nuk më vjen mirë për pjesën që gjatë kësaj situate unë kam dalë si një vajzë e vogël që kam dashur vëmendje dhe që kam luftuar për vëmendje. Unë jam sjellë shuëm mirë, jam prekur shumë nga kjo ngjarje.

    Ajo e Prime-it është në lidhje me diçka që Bardhi e ka thënë një ditë para dasmës. Unë dhe Bardhi patëm nëj bisedë ku më tha ‘paske patur të drejtë, këta njerëz kështu e duan. Unë tani do filloj të luaj dhe do mbështes qëllimin tënd.’

    Një ditë më pas ndodhi kjo. Pjesa e prime-it është pse nëse nise të luash, tani ti bën këtë. Ai i dha vëmendje dikujt me të cilin unë isha zënë një ditë më parë.”

    Arbri: “E shëmtuar është ajo që bën ti Sara. Bëre gjithë atë dramë atje, gjithë atë thriller. Tregohu pak më e thjeshtë, ta them për të mirë sepse dukesh shumë arrogante.

    Ti mendon se të gjithë njerëzit janë budallenj dhe do të të besojmë ty që nuk ishte dramë ajo. Pashë Zotin, do ta rrahësh ndonjë ditë atë të shkretin.”

    “Debati ishte për shkak këtë debatit që pati, sepse e ofenduan dhe ajo tha se i dhe prime personit që më ofendoi. Prandaj e përmendi. Nëse unë e kisha ngritur dorën për ty dhe ti për mua, vendimin do e merrte banori i fundit. Unë e dhashë votën për Meritonit dhe nëse ai do e kishte dhënë nuk do e vendosnim ne. Shoku i mirë të rrëzon kush shkon dhe të ngre kur kthehet”- tha Bardhi.

  • Sara deliron: I kam bërë nder Bardhit! Prej meje i përmendet emri

    Sara deliron: I kam bërë nder Bardhit! Prej meje i përmendet emri

    Gjatë një bisede të zhvilluar pasditen e sotme me Gazin, Sara është shprehur se falë saj emri i Bardhit po bëhet i njohur.

    Ajo mendon se emri i tij nuk ka qenë i dëgjuar deri në momentin që ka krijuar lidhje me Sarën brenda shtëpisë. Gjithashtu në fillimet e tij Sara mendon që ai ka qenë shumë pasiv, por Gazi nuk e ka mbështetur këtë gjë.

    Gazi: E di ti për Bardhin që mban një super opinion jashtë?

    Sara: Këtë nuk e dimë as unë dhe as ti, dhe ti nuk mund të mbash përgjegjësi për diçka të tillë.

    Unë mendoj që nderin më të madh në ‘BBV3’ ja kam bërë unë Bardhit. Bardhi ka qenë shumë pasiv dhe emri i tij është përmendur pas lidhjes me mua. Emrin e tij s’e kisha dëgjuar ndonjëherë kaq shumë sa banorëve të tjerë.

  • Çfarë i ndodhi? Endriku shpërthen në lot: Dua të…

    Çfarë i ndodhi? Endriku shpërthen në lot: Dua të…

    Endrik Beba, është një prej banorëve më të rinj të shtëpisë së ‘BBV3’. Me ardhjen e tij, ai solli ‘një rrëmujë’ brenda shtëpisë.

    Pasditen e sotme, produksioni ka publikuar disa pamje të Endrikut që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

    Ai shfaqet i vetëm duke ecur përgjatë pishinës, me lot në sy. Çfarë ndodhi vallë?

    Sakaq një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga familjarët e tij ku shkruajnë në Instagramin e Endrikut: ‘Kur është e shtunë dhe ndjen aromën e rrobave që të vijnë nga familja.’

  • Çfarë ndodhi? Vëllai i Madh paralajmëron për herë të fundit banorët

    Çfarë ndodhi? Vëllai i Madh paralajmëron për herë të fundit banorët

    Vëllai i Madh iu ka bërë një paralajmërim të fundit banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Nëpërmjet një zarfi të kuq u ka dhënë këshillën e fundit banorëve para se të marrë masa.

    E gjitha ka lidhje me rregulloren, të cilët banorët e kanë shkelur disa herë gjatë qëndrimit të tyre.

    “Vëllai i Madh ka vënë re se shpesh herë harroni rregullat bazë të këtij formati. Vini mikrofonin, bindjuni zërit, të respektoni leximin e zarfit, kjo është hera e fundit që Big Brother iu paralajmëron para se të marrë masa për të gjithë shtëpinë,” shkruhej në zarf.

  • “Ledion Liço moderatori më i dobët”/ Deklarata e Sarës që po bën xhiron e rrjetit (Video)

    “Ledion Liço moderatori më i dobët”/ Deklarata e Sarës që po bën xhiron e rrjetit (Video)

    Konkurentja e “Big Brother Vip3”, Sara Gjordeni, është vënë në qendër të vëmëndjes në këtë edicion,për shkak të lidhjes me këngëtarin e njohur Bardhi.

    Por së fundmi, një video e cila po qarkullon në rrjete sociale, tregon Sarën gjatë në një interviste, ku thotë se nuk i ka pëlqyer Ledion Liço kur ka prezantuar “Big Brother”.

    “Nuk më ka pëlqyer Ledion Liço kur ka prezantuar Big Brother-in”,-ka thënë ajo.

    Po këtë vit, a do t’i pëlqejë Sarës se si Ledioni po moderon programin ku ajo po merr pjesë?

  • “Femër e pështirë”, Ilnisa i përmendi familjen dhe babanë e vdekur, Erjola humbet toruan, për pak kalon në përleshje fizike (Video)

    “Femër e pështirë”, Ilnisa i përmendi familjen dhe babanë e vdekur, Erjola humbet toruan, për pak kalon në përleshje fizike (Video)

    Erjola Doçi dhe Ilnisa Agolli e kanë nisur ditën e sotme me një debat shumë të fortë. Gjithçka nisi në kuzhinë teksa gazetarja po bënte për të ngrënë. Pranë saj shkon moderatorja, e cila vendos në zjarr një tigan për të bërë vezë.

    Mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer Ilnisës, e cila me tiganin e saj shtyn atë të Ilnisës. Pas këtij veprimi të Agollit, Doçi shpërthen ndaj saj dhe i thotë ‘skizofrene’.

    Por nuk mbaron me kaq, pasi gjatë debatit Ilnisa i drejtohet Erjolës duke i thënë: “Sa turp, kështu të kanë edukuar prindërit?”.

    Këtu Erjola bëhet keq, përplas gjërat që kishte në duar dhe largohet duke thënë: “Të më përmendësh babën dhe nënën nuk të lejoj”. Kujtojmë se babai i moderatores nuk jeton më.

    Pjesë nga debati:

    Ilnisa: Kështu të kanë edukuar pra, me atë edukatë

    Erjola: Ti nuk më provokon dot mua të dal nga vetja, o femër e pështirë. Më provokon me prindërit kur e di që se kam. O ndyrësirë, po nuk bie në nivelin tënd unë

    Ilnisa: Kujdes me fjalët që thua

    Erjola: Edhe nuk ta kthej me të njëjtën resto

    Ilnisa: Kujdes me fjalët që thua

  • Çfarë ndodhi? Roza Lati shpërthen në lot dhe i jep ‘goditjen’ e fortë…(Video)

    Çfarë ndodhi? Roza Lati shpërthen në lot dhe i jep ‘goditjen’ e fortë…(Video)

    Mbrëmë Roza Lati ka përjetuar një moment dobësie, ku e shtrirë në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, ajo flet për jetën dhe zhgënjimet që ka pasur nga shoqëria.

    Në formë poezie ajo tregon se çfarë ka ndodhur me miqësitë e saj.

    “Të gjitha shoqet më kanë zhgënjyer, njëra mbas tjetrës me radhë, kanë përfituar nga mirësjellja. U kam dhënë shpirtin dhe gjithçka dhe më kanë shitur sa kanë gjetur mundësinë. Kam veç një Klaudia dhe një Olta, një Dasara dhe një Sid, kam mbajtur afër shoqe pafund”, tregon moderatorja e njohur.