Category: Showbiz

  • VIDEO/ “Do të të puth ku të duash ti”- Meri Shehu i bën premtimin Meritonit: Të jap fjalën para publikut që…

    VIDEO/ “Do të të puth ku të duash ti”- Meri Shehu i bën premtimin Meritonit: Të jap fjalën para publikut që…

    Për banorët e nominuar “Vëllai i Madh” kishte një sfidë, të tregojnë me argumente pse duhet të qëndrojnë në shtëpi.

    Konkurrentet e tjerë i kanë bërë disa pyetje të nominuarve. Një prej të nominuarave është edhe Meri Shehu, e cila ka marrë disa pyetje, por ajo që ra më shumë në sy ishte e Meritonit, i cili e pyeti se çfarë do të bëntë ndryshe nëse do vazhdonte të qëndronte në shtëpi.

    Meri Shehu i bëri një premtim publik, duke i thënë se “do të të puth ku të duash ti”.

    Diskutimi:

    Meritoni: Cka do ndryshosh nëse vazhdon të qëndrosh në shtëpi?

    Meri: Do të të puth ty, e sigurt. Japim premtimet

    Meritoni: Dashuri më jap fjalën

    Meri: Është premtim para publikut

    Meri: Ku do të të puth mo vlla?

    Meritoni: E din ti

    Meri: Është shumë private kjo puthje, do ta tregojmë për publikun, por ndoshta jo për banorët

    https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=13e9a6fa-88a4-478f-886d-56b33657b2d2

  • Rikja me veshje provokuese, Romeo i kërkon llogari: Hera e fundit që vishesh këtu

    Rikja me veshje provokuese, Romeo i kërkon llogari: Hera e fundit që vishesh këtu

    Pas puthjeve dhe përqafimeve me Meritonin, Rikja ka habitur së fundmi teksa është parë e përqafuar me Romeon, ndërsa ishte veshur me një veshje provokative. Romeo i ka tërhequr vëmendjen, duke i thënë se duhet të vishet me tuta dhe xhinse.

    Romeo: Për kë u zbukurove sot mi zemra?

    Rike: Për veten zemra, ngela me tuta si çun.

    Romeo: Po të shkojnë mi zemra, hera e parë edhe e fundit që të shoh të vishesh kështu.

    Rike: Në rregull.

    Romeo: Vish tuta dhe xhinse.

    Rike: Mirë.

    Romeo: Hajde mund të veshësh ndonjëherë edhe pantallona të shkurtra. Ndonjëherë të thashë…

  • Do e pësojë si Klodian Duro? Egla paralajmëron: Të martën do them diçka për Julin që do e skualifikojë nga BBV (Video)

    Do e pësojë si Klodian Duro? Egla paralajmëron: Të martën do them diçka për Julin që do e skualifikojë nga BBV (Video)

    Tensioni mes Julian Dedës dhe Egla Cenos vijon të jetë i lartë, ndërkohë që prej fillimit dy aktorët nuk kanë mundur që ta gjejnë dot gjuhën e përbashkët. Gjatë mbrëmjes së djeshme Egla ka paralajmëruar se do të japë gjatë prime-t të ditës së martë një informacion që do të sjellë skualifikimin e Julit si lojtar.

    Sipas saj, ai ka thënë një frazë që atë e ka fyer si femër dhe se një gjë e tillë nuk mund të tolerohet.

    “Të martën unë do të komunikoj, çfarë kam ndërmend të komunikoj dhe ai njeri nuk llogaritet më as lojtar. por as si njeri më, sepse ai ka ofenduar një gjë shumë të rëndësishme në mua, që është femra. Mua të më thuash do heq brekët që të kënaqesh, unë kam vëllezër, kam personalitetin tim, kam moshën time, unë nuk jam çupëlinë.

    Ai është burrë familje, dhe ai e ka fituar Big Brotherin e vet, më bëri mua për të qarë. Unë u qetësova nga lotët që derdha, nuk më vjen turp që qava, nuk më vjen zor për këtë, unë atë ndjej atë bëj. Të qash do shumë guxim, nuk është dobësi, nuk është për mua se bëra një figurë te keqe se qava. Ai thjesht e fitoi Big Brother e vetë, do më hiqte dhe brekët e veta, që ta shihja unë dhe të kënaqesha. Mua sot nuk më dilte e keqja”, u shpreh Egla.

    “Më ra bota në kokë kur më tha atë fjalë, mu errën sytë. Më ishte afruar Vini që kishte dashur që të më largonte nga aty. Nuk e kuptoj as këtë sjelljen e tyre. Hajde të marr unë ty andej se kështu apo ashtu”, tha Egla.

    Ajo shprehet se Julin nuk e njihte nga jashtë personalisht, megjithëse nuk e priste një sjellje të tillë nga ana e tij.

  • “Të lutem thuaji mos të më afrohet”, pyetja e Rikes që përloti Ilnisën

    “Të lutem thuaji mos të më afrohet”, pyetja e Rikes që përloti Ilnisën

    Një pyetje e Rikes drejtuar Ilnisës ka bërë që kjo e fundit të shpërthejë në lot dhe madje i ka kërkuar Meritonit që ajo të mos i afrohet më.

    Rikja dhe Ilnisa janë dy nga banoret e shtëpisë që jaë përplasur shpesh herë me njëra-tjetrën.

    Së fundmi, një pyetje e Rikes drejtuar Ilnisës ka bërë që kjo e fundit të shpërthejë në lot dhe madje i ka kërkuar Meritonit që ajo të mos i afrohet më.

    Rikja ka vendosur që ta pyesë Ilnisën se çfarë shembulli ishte për vajzën e saj dhe kjo pyetje nuk është pritur asapk mirë nga Ilnisa, e cila ka nisur të qajë edhe pse i është përgjigjur që ajo është një shembull i mirë si për vajzën e saj edhe për të tjerët.

    https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d9d4512a-774f-4433-ad03-720c1716a7b1

  • U largua disa ditë më parë nga”BBV3″/ Drini Zeqo ka biletë kthimi? Gazetari zbulon nëse do të rihyjë sërish në lojë

    U largua disa ditë më parë nga”BBV3″/ Drini Zeqo ka biletë kthimi? Gazetari zbulon nëse do të rihyjë sërish në lojë

    Disa ditë më parë Drini Zeqo u largua nga shtëpia e ‘Big Brother’ duke hequr dorë nga çmimi i madh.

    Ai nuk zbuloi arsyen e largimit të tij, por tha vetën se ishte një çështje familjare.

    I ftuar ditën e sotme në një emision Drini Zeqo, Drini u shpreh se ka ende dëshirë për t’u rikthyer në “BBV3” dhe nënkuptoi se mundësia ekziston.

    Drini: Po e shijoja dhe jam gati ta shijojë prap

    Erjona: Çdo të thotë kjo?

    Drini: E kam një biletë kthimi Lori Caffe

    Arjoni: Nëse Ledioni live do të bënte ftesën për tu kthyer

    Drini: Dëshira është… është një aventurë shumë e bukur

    Erjona: Po pasi ke mësuar disa gjëra jashtë

    Drini: Nuk mendoj se kam mësuar shumë se dhe ata që u futën më vonë nuk po bëjë ndonjë gjë të madhe

  • Aulona Musta: Ky vend ka nevojë për shtëpi publike

    Aulona Musta: Ky vend ka nevojë për shtëpi publike

    Gazetarja e njohur, Aulona Musta, identifikohet tashmë si një personazh publik që shpreh hapur mendimin e saj, pavarësisht se shpesh herë i është dashur të përballet me kritika dhe sulme të panevojshme.

    Mbrëmjen e kaluar, Musta ka marrë një mesazh në profilin e saj zyrtar në Instagram, në të cilin një ndjekëse i kërkon gazetares të bëjë publike faktin se ka ardhur koha që në Shqipëri ta hapen shtëpitë publike, në mënyrë që njerëzit që kanë nevoja personale të shfryhen por jo duke ngacmuar fëmijët.

    “Përshëndetje Aulona. Mendoj se juve mund ta bëni publike se në kohën e sotme ka ardhur koha që në Shqipëri të hapen shtëpitë publike se kjo është një arsye që njerëzit janë shkalluar por fëmijët janë viktimat në këtë rast jo moshat e rritura dhe seriozisht duhet të hapen të tilla në Shqipëri të licensuara për njerëzit me nevoja të tilla”.

    Moderatorja ka zgjedhur që ta bëj publik këtë mesazh të marrë në inbox-in e saj, madje duke rënë totalisht dakord me mendimin e ndjekëses.

    “Totalisht dakord me këtë mesazh që më erdhi! Ky vend ka nevojë për shtëpi publike të legalizuara, të shkojnë të shfryhen këtë meshkuj të frustruar, që gjithë ngarkesat seksuale që kanë, i shfryjnë në përdhunime dhe dhunë fizike”, shkruan Aulona në Instastory.

  • “Bëni gati valixhet sepse nesër…”- Banorët e Big Brother VIP njoftohen se janë dënuar! Ja arsyeja

    “Bëni gati valixhet sepse nesër…”- Banorët e Big Brother VIP njoftohen se janë dënuar! Ja arsyeja

    Një zarf i kuq ka ardhur në shtëpinë e “Big Brother Albania”. Zarfi përmbante një lajmërim të rëndësishëm për konkurrentet për thyerjen e disa nga rregullave të formatit.

    “Banorë, në shtëpi janë thyer rregullat në mënyrë të vazhdueshme. Në mënyrë që rregullat të respektohen vëllai i madh është i detyruar të marrë masat. Duhet të filloni të bëni gati valixhet, vendimin do ta mësoni nesër”, lexoi zarfin Romeo.

    Rregullat e thyera janë:

    Pëshpëritja

    Dëmtimi i mikrofonave

    Dëmtimi i ambienteve të shtëpisë

    Dialogu në gjuhë të huaj

    Personifikimi i “Vëllait të madh”

    Teksa i urdhëronte të bënin gati valixhet ata mësuan se vendimin do i komunikohej ditën e nesërme.

    https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d7e966f6-7d6b-467a-9a8e-25c61fb8cb60

  • Koha e Ilnisës mbaroi, ja kush do të jetë lideri i ri i shtëpisë së BBV3

    Koha e Ilnisës mbaroi, ja kush do të jetë lideri i ri i shtëpisë së BBV3

    Ilnisa ka qenë liderja e shtëpisë javën e kaluar, pas largimit të Drini Zeqos nga gara.

    Ilnisa është kritikuar ashpër për rolin e saj si lider, ku madje spektaklin e kaluar, kjo temë u shndërrua në një ndër ngjarjet më të diskutuara të mbrëmjes.

    Ndërkaq, sot ka qenë dita e fundit e moderatores si lidere dhe përmes një zarfi të bardhë, Vëllai i Madh ka lajmëruar se banorët duhet të zgjedhin liderin e ri të shtëpisë.

    Teksa ka qenë të ulur në dhomën e ndjenjës, të gjithë banorët kanë votuar dhe në bazë të votave, Egla është përzgjedhur si liderja e shtëpisë për ditët në vijim.

    https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=36daaaa1-09ce-4387-be1f-c22c71d14054

  • “Hera e tretë në narkozë”/ Efi përfundon në spital, çfarë i ka ndodhur?

    “Hera e tretë në narkozë”/ Efi përfundon në spital, çfarë i ka ndodhur?

    Efi ka treguar se gjendet në ambjentet e spitalit dhe që do i nënshtrohet procedurës së anestezisë.

    Personazhi i njohur televiziv, Efi Dhedhes, nuk e ka nisur ditën e sotme dhe aq mirë. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Efi ka treguar se gjendet në ambjentet e spitalit dhe që do i nënshtrohet procedurës së anestezisë.

    Ajo ka publikuar një video në Insastory, në të cilën shpjegon që është hera e tretë që do i nënshtohet narkozës, ku herën e parë për shkak se ka bërë hundën, herën e dytë për shkak të apandesitit dhe tashmë, e cila është hera e tretë, shkak mesa duket është bërë stomaku i saj.

    “Narkoza e parë për këtë vit. Mesa mbaj mend në vitin 2022, bëra një pasi bëra hundën. Në vitin 2023 bëra apandesitin dhe tani një të vogël për të parë stomakun tim të vogël. Uroj me kaq”, dëgjohet të thote Efi në video, bashkangjitur të cilit ka shkruar: “Me shëndet dhe narkozën këtë vit”.

  • “Borëbardha është Arta, princi…”/ Batutat e Albit për banorët: Shtriga është…

    “Borëbardha është Arta, princi…”/ Batutat e Albit për banorët: Shtriga është…

    Po Shkrekut kush i ngjan më shumë, Albi apo Juli?

    Dita e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” po kalohet shumë qetë dhe me nota humori e batuta nga banorët. Pas ditëve me debate të forta, duket se gjërat janë qetësuar.

    Shumica prej banorëve kanë shfrytëzuar rrezet e diellit dhe kanë qëndruar në oborr, ku kanë biseduar me njëri-tjetrin, por kësaj radhe pa ngritur zërin.

    Madje ata kanë nisur një lojë të lezetshme me personazhe vizatimorë duke i identifikuar me secilin nga banorët.

    Sipas Albit, Arta ngjason me ‘Borëbardhën’, Romeo me ‘Princin’ dhe Roza me shtrigën. Kjo e fundit shkaktoi të qeshura mes banorëve.

    https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e7b6bfc0-b9df-451d-a7ad-4a192d22f3d0